grure Archives - Albeu.com

Më pak grurë në Elbasan, fermerët: S’do mbjellim më! Këtu kanë ngel nga dy pleq me nga dy dhi për shtëpi
Në fushat e Elbasanit fermerët janë drejt përgatitjeve të fundit për korrjen grurit. Sipërfaqja e mbjellë këtë zonë arrin përafërsisht në 7 mijë hektarë. Krahasuar më vitin e kaluar pritet një rendiment më i ulët për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike. Një faktor tjetër ka qenë infeksioni i barërave të këqija të pa trajtuara me spërkatjet e nevojshme gjatë dimrit.

“Në Qarkun e Elbasanit si në të gjithë qarqet e tjera ka filluar korrja e grurit. Për vitin 2024 sipërfaqa e kulturës së grurit për qarkun tonë ka ardhur në ulje, dhe gjithësej si qark kemi mbjellë 6960 ha kulturën e grurit, tha Natasha Berdufi, specialiste e Agjencisë Rajonale e Ekstensionit Bujqësor.

Fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes së grurit. Me 25 lek për kg, ata nuk arrijnë të mbulojnë as koston për kultivimin e kësaj culture bujqësore.

Gani Mjeshtri, fermer, shprehet se “njerzit po largohen dhe ketu kanë ngel nga dy pleq me nga dy dhi në shtëpi, dhe içik shtrenjte janë sidomos mekanikë bujqesore.  Unë kam mbjellë sivjet nga 8 ha, sepse unë e prodhova por nuk shitesh, shitet me çmim shumë të ulet”.

Ashtu si në Maliq, Lushnje e Rrogozhinë edhe në Elbasan ka rënie të sipërfaqes së mbjellë me grurë për shkak të çmimit të ulët të shitjes dhe mungesës së fuqisë punëtore.

The post Më pak grurë në Elbasan, fermerët: S’do mbjellim më! Këtu kanë ngel nga dy pleq me nga dy dhi për shtëpi appeared first on Albeu.com.

Ukraina akuzon Rusinë: Kanë shkatërruar 270 mijë tonë grurë
Sulmet e përsëritura ruse në portet detare dhe lumore të Ukrainës shkatërruan 270,000 tonë drithë në një muaj, tha sot ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.

“Gjithsej 270 mijë tonë drithë u shkatërruan në muajin e sulmeve kundër porteve”, tha ministri në një postim në Facebook, duke denoncuar.

Këto bombardime të përhapura ruse, tetë në numër, sipas ministrit, filluan pasi Rusia u tërhoq në korrik nga një marrëveshje që lejonte Ukrainën të eksportonte prodhimin e saj bujqësor, i cili është thelbësor për sigurinë globale të ushqimit.

Gjatë natës, ushtria ruse kreu një sulm të ri në portin e Ishmail në Danub, i cili derdhet në Detin e Zi, ku forcat e Moskës kanë një prani të madhe: “13,000 tonë drithë u shkatërruan”, tha Kubrakov.

“U dëmtuan terminalet e eksportit të grurit dhe magazinat private, si dhe infrastruktura e ngarkimit”, tha ministri.

The post Ukraina akuzon Rusinë: Kanë shkatërruar 270 mijë tonë grurë appeared first on Albeu.com.

Fundi i marrëveshjes së grurit, sot largohet anija e fundit nga Ukraina, çfarë do të ndodh me eksportet
Anija e fundit do të largohet nga një port në Ukrainë sot në bazë të një marrëveshjeje që lejon eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës në Detin e Zi, tha një zëdhënës i OKB-së.

Kalimi i anijes fillon një ditë përpara se Rusia të largohej nga pakti për pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave, raporton Reuters.

Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen e Detit të Zi për 120 ditë fillestare në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në trajtimin e një krize globale ushqimore që është përkeqësuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë, një nga eksportuesit kryesorë në botë të drithërave.

Moska ra dakord të zgjasë paktin e Detit të Zi për 120 ditë të tjera në nëntor, por më pas në mars ajo ra dakord për një zgjatje prej 60 ditësh – deri më 18 maj – nëse nuk plotësohej një listë e kërkesave në lidhje me eksportet e saj bujqësore.

Për të bindur Rusinë në korrik që të lejojë eksportet e grurit në Detin e Zi, Kombet e Bashkuara ranë dakord në të njëjtën kohë të ndihmojnë Moskën me dërgesat e veta bujqësore për tre vjet.

“Ka ende shumë pyetje të hapura në lidhje me pjesën tonë të marrëveshjes. Tani do të duhet të merret një vendim”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas mediave ruse.

The post Fundi i marrëveshjes së grurit, sot largohet anija e fundit nga Ukraina, çfarë do të ndodh me eksportet appeared first on Albeu.com.

Ukraina nis programin e ndihmës ushqimore për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike
Ukraina ka njoftuar për nisjen e një programi ndërkombëtar ndihme të quajtur “Gruri nga Ukraina”, një iniciativë kjo për të fituar mbështetjen e vendeve në Afrikë dhe Azi për përpjekjet e tij për të luftuar pushtimin rus.

“Ukraina ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet garantuese e sigurisë ushqimore botërore dhe madje edhe në kushte kaq të vështira lufte, paria ukrainase punon për hir të stabilitetit global”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy në një konferencë për media gjatë vizitës së kryeministrit të Belgjikës në Kiev, Alexander de Croo.

Programi do të sigurojë dërgesa ushqimore në vendet më të varfra.

Rreth 60 anije do të dërgohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës në vende të tilla si Sudani, Jemeni apo Somalia deri në mes të vitit të ardhshëm, tha Zelensky.

Disa vende evropiane kanë rënë dakord të financojnë dërgesat brenda kuadrit të Programit Botëror të Ushqimit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, për shembull, ka deklaruar tashmë se një anije e programit e sponsorizuar nga Gjermania është në rrugën e saj për të dërguar grurin ukrainas në Etiopi.

Gjatë vizitës së tij, De Croo premtoi gjithashtu ndihmën belge.

“Kjo nismë na lejon të parandalojmë problemet e mundshme me furnizimin me ushqim në disa vende afrikane”, tha De Croo, duke shtuar se programi përfiton gjithashtu ekonominë ukrainase./REL

The post Ukraina nis programin e ndihmës ushqimore për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike appeared first on Albeu.com.

Ukraina akuzon Rusinë për vonesa të qëllimshme në eksportet e grurit
Kievi ka akuzuar Rusinë se ka vonuar më shumë se 165 anije mallrash, që janë nisur drejt porteve ukrainase për t’u furnizuar me grurë, sipas një marrëveshjeje që është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Inspektorët rusë “kanë vonuar me qëllim inspektimet e anijeve”, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase përmes një deklarate më 24 tetor.

“Si rezultat, më shumë se 165 anije janë bllokuar afër Ngushticës së Bosforit, dhe ky numër po vazhdon të rritet çdo ditë”.

Anijet e mallrave që bartin grurë dhe ushqime tjera, në dhe nga portet ukrainase, duhet të inspektohen nga ekipet e organizuara prej Qendrës së Përbashkët të Koordinimit, një grup i krijuar sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia, nën ndërmjetësim të OKB-së dhe Turqisë.

Marrëveshja është nënshkruar pasi ka pasur shqetësime se bllokimi i grurit ukrainas mund të kontribuojë në krizë globale ushqimore.

Ministria e Jashtme ukrainase ka thënë se ka arsye për të besuar se vonesat janë të motivuara politikisht dhe se janë duke kërcënuar sigurinë ushqimore të miliona njerëzve.

Rusia ka kërcënuar më parë me tërheqje nga marrëveshja, e cila i garanton Moskës eksportimin e produkteve të veta të grurit.

Marrëveshja duhet të vazhdohet muajin e ardhshëm.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë më 24 tetor, se Moska i ka kërkuar OBK-së të dhëna për destinacionin final të eksporteve të grurit ukrainas.

Sipas tij, “përditësimet” e nevojshme për të shmangur zhbllokimin, do të varen nga koha kur Rusia siguron këtë informacion.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

The post Ukraina akuzon Rusinë për vonesa të qëllimshme në eksportet e grurit appeared first on Albeu.com.

Vazhdon eksporti i grurit ukrainas, 5 anije u nisën sot nga Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi
Gjatë ditës së sotme, anija Brave Commander u largua nga porti ukrainas i Pivdennyi, në jug të Ukrainës, duke transportuar ngarkesën e parë të ndihmave ushqimore humanitare nga Ukraina për në Afrikë që nga pushtimi i Rusisë.

Në momentet e fundit, ministria turke e mbrojtjes ka thënë se gjithsej pesë anije janë larguar sot nga portet e Ukrainës duke transportuar misër dhe grurë.

Tre nga anijet ishin nga Chornomorsk në rajonin jugor të Odesa dhe dy nga Pivdennyi, duke e çuar numrin total të anijeve që do të largoheshin nga Ukraina pasi vendi nënshkroi një marrëveshje me Rusinë për të rihapur portet e Detit të Zi në 21.

Marrëveshja synon të lejojë kalimin e sigurt të dërgesave të grurit brenda dhe jashtë Odesa, si dhe Chornomorsk dhe portin e Pivdennyi aty pranë.

Marrëveshja përfshin kontrolle në anijet hyrëse dhe dalëse për t’u siguruar që vetëm drithërat janë duke u zhvendosur, si dhe një angazhim nga Ukraina dhe Rusia për të mos sulmuar portet ose anijet tregtare ose të tjera civile./albeu.com

The post Vazhdon eksporti i grurit ukrainas, 5 anije u nisën sot nga Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë, Rusia njofton hapjen e korridoreve humanitare për eksportin e grurit
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka deklaruar se Rusia do të hapë dy korridore humanitare në Detin e Zi dhe Azov për të lehtësuar eksportin e grurit, shkruan The Guardian.

“Po merren një sërë masash për të garantuar sigurinë e anijeve në ujërat e Detit të Zi dhe Azov. Rreziku i minave në ujërat e portit të Mariupolit është eliminuar plotësisht”, tha Shoigu.

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk po pengon eksportin e drithërave të Ukrainës dhe se autoritetet në Kiev thjesht duhet të çminojnë ujërat e tyre, një akt që do t’u mundësonte gjithashtu anijeve luftarake ruse qasje në bregdetin jugor të Ukrainës.

The post Lajm i mirë, Rusia njofton hapjen e korridoreve humanitare për eksportin e grurit appeared first on Albeu.com.

Egjipti blen 400 mijë tonë grurë. Grosistët vendas: Çmimet mund të vijojnë rritjen, por furnizimi nuk rrezikohet
Blerësi shtetëror i drithërave në Egjipt, Autoriteti i Përgjithshëm për Furnizimin e Mallrave (GASC) ka përfunduar tenderin ndërkombëtar për blerjen e 400 mijë tonë grurëve.

Gruri është blerë me çmimin e 480 USD/ton nga Rumania, Rusia dhe Bullgaria. Egjipti është një nga importuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Transporti i 6 anijeve me grurë do të bëhet në periudhën 20- 31 qershor, 1 -22 korrik dhe 1 deri 10 gusht.

Grosistët vendas të kontaktuar nga “Monitor” pohuan se mbyllja e tenderit për blerjen e 400 mijë ton grurë nga Egjipti është sinjal për një tjetër rritje të çmimit të grurit në tregjet e huaja. Efektet do të ndihen edhe në tregun vendas. Sipas tyre, edhe vendimi i Indisë për bllokimin e eksportit të grurit për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta si dhe reduktimi 50% i eksportit nga Ukraina për shkak të luftës do të jenë faktorët kryesorë për rritje të çmimit.

“Aktualisht çmimi i grurit në tregjet e huaja është 480 deri 485 USD/ton nga 220 deri 240 USD/ton që ishte vitin e kaluar, pra, është dyfish më i lartë. Situata e çmimeve është e paqëndrueshme. Për shkak të sulmit të një porti në Ukrainë çmimet në tregjet e huaja janë rritur 40 USD për ton nga 440 USD që ishte çmimi pak ditë më parë. Parashikohet në muajt në vazhdim të ketë rritje tjetër të çmimeve”, theksoi një nga grosistët e grurit në vend.

Kompanitë e blojës pohojnë se nuk rrezikohet furnizimi me grurë, ndërsa shtojnë se muaji korrik, kur nis korrja do të jetë përcaktuese për vijueshmërinë e furnizimeve.

Sipas tregtarëve, çmimi i miellit me shumicë në vend është 8,200 deri 8,400 Lekë/kv nga 4,400 deri 4,500 Lekë/kv që ishte vjet (rreth 90% rritje). Sipas furnizuesve konsumi i miellit në vend është deri 40% më pak në raport me vjet për shkak të shtrenjtimit të çmimeve. Çmimet e shitjes së miellit në vend prej disa javësh përcaktohen nga Bordi i Transparencës.

Rritja e çmimit të grurit nisi qysh verën e kaluar, si rezultat i rritjes së kërkesës dhe rënies së ofertës, për shkak të të korrave jo shumë të mira dhe problemeve me zinxhirin e furnizimit. Në muajin tetor 2020, çmimi i grurit të zhdoganuar, sipas kompanive kryesore të blojës, arriti 220 dollarë/ton dhe çmimi i miellit ishte 48 lekë /kg. Një vit më pas nga fundi i shtatorit -fillimi i muajit tetor çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 340 Dollarë/ton dhe çmimi i miellit në treg 55 deri 58 lekë/kg. Çmimi i grurit të zhdoganuar në harkun e 1 viti u shtrenjtua 63%. / Monitor

The post Egjipti blen 400 mijë tonë grurë. Grosistët vendas: Çmimet mund të vijojnë rritjen, por furnizimi nuk rrezikohet appeared first on Albeu.com.

Kriza dhe rritja e çmimeve, panik për rezervat shtetërore në Kosovë
Rritja e çmimeve të karburanteve, vajit ushqimor, miellit e bukës kanë qenë së fundmi temat kryesore të ekonomisë në Kosovë. Situata ka ngjallur panik te qytetarët se sa rezerva shtetërore ka Kosova

Nga Fatos Shala

Lufta në Ukrainë dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit shkaktuan panik në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ku në javët e fundit u rrit kërkesa për blerje të miellit, vajit, karburanteve e shumë produkteve të tjera.

Situata shkaktoi panik dhe debatin se a ka Kosova rezerva të mjaftueshme.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, u bënë thirrje qytetarëve të mos krijojnë stoqe të produkteve në shtëpi.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vitin e kaluar, por edhe këtë vit, ka thënë se shteti ka blerë naftë, miell, produkte ushqimore dhe higjienike, duke mos specifikuar ndonjë periudhë kohore, për të cilën ato do të mjaftonin.

Edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Kosova është e furnizuar mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme. Për t’i shtuar rezervat, Qeveria e Kosovës ndau 10 milionë shtesë më 23 shkurt.

Që nga viti 2012, Kosova ka filluar grumbullimin e rezerva shtetërore, të cilat mund të shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore dhe krizave të tjera.

Rezervat konsiderohen sekret shtetëror

Sasia e saktë, lloji i produktit dhe vendndodhja e mallrave që janë në kuadër të rezervave shtetërore nuk dihen. Qeveria i konsideron sekret dhe nuk flet për rezervat. Ato konsiderohen edhe si ‘sekret shtetëror’ sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore.

Rezervat menaxhohen nga Departamenti i Rezervave Shtetërore, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Zyrtarët e kësaj ministrie nuk kanë pranuar të flasin kurrë për sasinë e as organizimin e rezervave shtetërore, me arsyetimin se ato konsiderohen sekret.

Kërkesa për grurë për frymë në Kosovë është rreth 200 kilogramë, ose në total, rreth 400 mijë tonë grurë në vit. Në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se sasia e grurit në dispozicion mbulon nevojat për më së shumti tre muaj.

“Në Kosovë duhet të jenë diku edhe 40 mijë deri në 50 mijë tonë grurë duke mos marrë parasysh rezervat e fermerëve që janë nëpër shtëpitë e tyre. Mendoj se ka sasi të madhe te fermerët, sepse po e shohim kohëve të fundit se është rritur kërkesa për shitje të grurit nga fermerët, sepse ka çmim të leverdishëm dhe ata janë të interesuar ta shesin”.

Shaban Halimi, një nga themeluesit e rezervave shtetërore të Kosovës, në një deklaratë për media, ka thënë se vendimi për të krijuar rezervat shtetërore të Kosovës, është marrë pas rrëshqitjes së një orteku bore në fshatin Restelicë në Komunën e Dragashit. Në këtë tragjedi humbën jetën dhjetë persona.

Ai thotë se në rast të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme natyrore, apo agresioni ushtarak, Kosovës i mbarojnë rezervat shtetërore për një periudhë prej dhjetë ditësh.

“Qeveria duhet të reflektojë dhe të kuptojë rolin dhe rëndësinë e rezervave shtetërore që mund të kenë ato në rast të agresionit, fatkeqësive natyrore e mos dhëntë Zoti, edhe në rast të ndonjë lufte. Qeveria duhet ta rrisë sasinë e miellit si produkt kryesor.

Të ketë miell për periudhë sa më të gjatë. Pastaj naftën, sepse nafta paralizon jetën në përgjithësi, e më tej vijnë produktet e tjera ushqimore të gatshme, siç janë pastat, kripa, sheqeri, vaji e të tjera, mjetet higjienike, por assesi nuk duhet përjashtuar ujin, sepse është produkt kryesor për jetën”.

Rritja e çmimeve tronditi qytetarët

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, veç bizneseve, faj për rritjen e panikut te qytetarët, iu vë edhe krerëve institucionalë.

“Jo vetëm bizneset, por edhe krerët institucionalë e kanë rritur nivelin e panikut te qytetarët pas fillimit të luftës në Ukrainë, kinse Serbia do ta sulmojë Kosovën. Mirëpo, s’ka vend për panik dhe nëse shteti ka nxitur frikë te qytetarët duhet të reagojë, por pa i dëmtuar bizneset”.

Sipas tij, në Kosovë më shumë ka pasur “rritje spekulative”, se sa reale. Dhe kjo, thotë se është bërë në emër të tregtisë së lirë dhe ekonomisë së hapur.

“Por, besoj që është momenti kur Inspektorati i Tregut duhet të jetë më aktiv dhe mbi të gjitha, edhe bordi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës është anormale në këtë kohë krize të mos jetë i kompletuar. Institucionet duhet të veprojnë për të minimizuar pasojat e kësaj krizë”.

Selatin Kaçaniku, i cili me organizatën e tij “Konsumatori” monitoron çmimet prej 16 vitesh, thotë se një rritje e tillë e çmimeve nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Jo vetëm që është rritja më e madhe e çmimeve, por është edhe rritja më e shpejtë që ne e mbajmë mend. Ne kemi parasysh se rritjet e çmimeve ndikohen nga tregjet globale, por nuk mund të arsyetohet Qeveria, pasi e ka mandatin të veprojë”, deklaroi Kaçaniku.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja e madhe e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari në vend, duke theksuar se ka shtuar kontrollin dhe mbikëqyrjen për ata tregtarë që manipulojnë me çmimet ashtu sikur ditë më për parë me vajin.

Në debatin parlamentar për çmimet, Kurti paralajmërojë se do të ndëshkohen të gjithë ata tregtarë që manipulojnë me çmimet. Ndërsa për çmimin e vajit prej 3.49 euro, Kurti tha se ishte një kurdisje.

“Rritja e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari, ne si qeveri jemi duke punuar në vazhdimësi që të mbështesim qytetarët e sidomos ata që janë më të cenueshëm. Krizat na prekin të gjithëve, ndonëse jo të gjithëve njësoj.

Ne kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë, ashtu siç u dëshmua pak ditë më parë, ku ka të tillë që synojnë përfitim në emër të krizës.

Madje, fitimin e duan si super profit. Janë inspektuar e po vazhdojnë të inspektohen operatorë ekonomikë në tërë Kosovën[…]të gjitha ata shitës që manipuluan me çmimet në kurriz të qytetarëve duhet të ndëshkohen e do të ndëshkohen. Çmimi prej 3 euro e 49 centë për një litër vaj ishte hapur kurdisje”.

Ku ruhen rezervat shtetërore

Rezervat shtetërore nuk janë në depo e as magazina në pronësi të institucioneve të Kosovës. Shteti nuk ka depo e as magazina të tilla, pasi, sipas ekspertëve, kjo do të kërkonte investime të mëdha financiare dhe burime njerëzore.

Për këtë arsye, rezervat janë tek operatorët ekonomikë privatë, të cilët kontraktohen nga Departamenti i Rezervave Shtetërore.

Sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore, në bazë të marrëveshjes, atyre iu përcaktohen sasitë, mënyra e ruajtjes dhe kontrollit, si dhe dalja në treg e këtyre produkteve. Si me produktet ushqimore dhe higjienike, e njëjta procedurë vlen edhe për naftën dhe produktet e saj.

Nafta, aktualisht, ruhet tek operatorët ekonomikë privatë, të cilët kanë rezervuare në dispozicion. Ata kontraktohen nga institucionet e Kosovës dhe kanë për detyrim sigurimin e cilësisë, sigurisë dhe mirëmbajtjes.

Qeveria aktualisht është duke punuar në rregullimin e rezervave të detyrueshme të naftës. Projektligji që rregullon këtë aspekt është në konsultim publik.

Sipas projektligjit, në ruajtjen e rezervave shtetërore të Kosovës i jepet përparësi ruajtjes së rezervave në territorin e Kosovës, edhe pse një sasi mund të ruhet në territorin e një shteti anëtar të BE-së ose anëtari të Traktatit të Komitetit të Energjisë me marrëveshje dypalëshe.

Projektligji ka gjetur mbështetjen e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. “Rezervat e naftës nuk do të dërgohen vetëm te një operator ekonomik. Rezervat shtetërore do të ndahen në tërë territorin e Kosovës në mënyrë të barabartë”.

Bazuar në projektligjin e ri, rezervat e detyrueshme, do të mbahen në objekte deponuese dhe do të jenë të gatshme, ose fizikisht të qasshme gjatë gjithë kohës, në përputhje me kontratën e deponimit.

Kompania që mban rezervat e detyrueshme duhet ta bëjë këtë në përputhje me legjislacionin përkatës për cilësinë e produkteve të naftës në Kosovë dhe Departamenti i Rezervave Shtetërore do të ketë qasje të pakufizuar në verifikimin e cilësisë dhe kushteve të tjera të kontratës, thuhet ndër të tjera në projektligjin që pritet të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës.

The post Kriza dhe rritja e çmimeve, panik për rezervat shtetërore në Kosovë appeared first on Albeu.com.