grupin Archives - Albeu.com

Rama mbledh grupin dhe qeverinë, zbardhet nisma e re e socialistëve
Këtë të shtunë, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbledhur sot grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi ka nisur në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Burime nga brenda mbledhjes, i thanë gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, se javën e ardhshme deputetët, ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe të PS do të nisin një tur të quajtur “Punët për Shqipërinë”.

Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit.

Ky tur, do të vijojë në të gjithë vendin deri në 12 qershor kur shënohet dhe 35 vjetori i krijimit të PS.

Veç kësaj parafushate, kryetaret e bashkive pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre.

The post Rama mbledh grupin dhe qeverinë, zbardhet nisma e re e socialistëve appeared first on Albeu.com.

Rama mbledh grupin, PS propozon ndryshime ligjore: 7 institucionet nuk do të preken nga pezullimi i detyrës
Pasi ka marrë nën avokati Belinda Ballukun, e cila akuzohet nga SPAK për afera të shumta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku ish-ministri Ulsi Manja tha se mazhoranca ka propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ku ndaj 7 subjekte përfshirë kreun e qeverisë duhet të përjashtohen nga masa pezullim nga detyra.

Në total bëhet fjalë për 7 subjekte, Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe kreun e KLSH-së.

“Neni ka të bëjë me masat ndaluese. Në pikën 1 sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese, pezullimi nga detyra, që është një masë që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës që lidhet me dënimin përfundimtar. Nuk jemi te e dyta, por jemi te pezullimi nga detyra, ku thuhet se masa nuk shtrihet te të zgjedhurit nga ligji elektoral. Ne propozojmë që në pikën dy, të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet pezullimi nga detyra. Ky rreth shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH-së. Nga tre subjekte ndaj të cilëve neni 242 përjashton masën e pezullimit nga detyra, i shtohen 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Manja.

The post Rama mbledh grupin, PS propozon ndryshime ligjore: 7 institucionet nuk do të preken nga pezullimi i detyrës appeared first on Albeu.com.

Diskutime me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së/ Berisha: Të ngremë njerëzit, të protestojmë para ambasadave
Zbardhen diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionuar parlamentare. Deputetët kanë hedhur ide të ndryshme në lidhje me aksionin opozitar.

Sipas gazetarit Osman Stafa, bëjnë të ditur se deputeti Tomor Alizoti, ka thënë që diktaturat nuk përmbysen as me ndërkombëtarë dhe as me ambasada.

Ai është shprehur se duhet të marrin vendime afatgjate politike.

Ndërsa Sali Berisha, ka deklaruar se duhet që të protestonën ashtu sic u protestua në Shtëpinë e Bardhe, kur kryeministër ishte Fatoës Nano.

Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë forumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.

Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtarët as me ambasadat. Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

Sali Berisha: Shumë ide të vyera. Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Krytarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën. Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

DEBATI ME DYER TE MBYLLURA NE GRUPIN E PD-së

Fatmir Mediu: Ne duhet ta ndërtojmë reagimin nëpërmjet diskutimit dhe debatit me njerëzit, dhe kjo kërkon një organizim në të gjithë Shqipërinë. Përsa i takon marrëdhënieve me partnerët, duhet të flasim me ta duhet të jemi partnerët.

Me ta duhet të diskutojmë dhe për ngjarjet e sotme, unë mendoj se duhet t’u kërkojmë takim, e t’u shpjegojmë gjërat. Se nuk mjafton që ata të na shohin nga ballkoni (i parlamentit teksa shihnin seancën të enjten).

Bledjon Nallbati: Si fillim unë mendoj se duhet të bëjmë një kërkesë për të përsëritur seancën e sotme. Së dyti, nëse qeveria nuk pranon përsëritjen e seancës, duhet që ndërkombëtarëve t’ua bëjmë të qartë, se ne do të kushtëzojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin. Ne nuk mund të rremë si manekinë në Kuvend, teksa Rama na thotë sesi duhet të sillemi, s’jemi aty për show-n e Ramës.

Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normlaitet me këtë qeveri.

Saimir Korreshi: Unë jam për radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.

Ina Zhupa: Para një jave kryesia e partisë dhe grupi kemi marr vendim per te mos lene asnjë hapësire institucionale te pashfrytezuar ne perballjen me Ramen. Do duhet edhe ne kete rast t’i qendrojme vendimit te marr dhe te shfrytëzojmë hapësirat institucionale. Ne nuk kishim asnje skenar per ta prishur seancën, ne ishim aty per te fol per interesin publik, te gjithe ishin përgatitur, por u reagua ne mbrojtje te dinjitetit te parlamentit. Por nese i meshojmë idesë qe po degjoj ketu se meqenëse Rama na pamundësoi seancën me te rëndësishme, ne tani te vazhdojmë me skenarin qe pamundësojmë seancat, apo te përshkallëzojmë situatën, do te duket sikur nisim te njejten rruge qe kemi bere me pare, edhe njerezit mund te mendojne qe edhe kjo sot ishte pjese e skenarit tone per ate rruge, dhe jo arroganca e pushtetit.

Ndaj sugjeroj te niset me kerkesen per ta kthyer parlamentin ne ligjshmeri, duke anulluar kete seance te jashteligjshme dhe riberjen e saj sipas rregullave. Te cojme sa me shpejt dy kerkese padite ne kushtetuese per dekretin e begajt dhe ate per ndryshimin e rregullores. Edhe seancen e ardhshme duhet te jemi te pergatitur per te kerkuar fjalen sipas rregullores dhe per te bere demaskim te plote te shkeljeve dhe per te pasur mundesi me pas te mbrojme interesin e qytetareve.

Ramadan Lika: Doktor Rama na ka bere favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madhe. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit.

Xhelal Mziu: Duhet të reagojmë si grup parlamentar, i koordinuar më përpara. Nuk duhet të biem pre e lojës së maxhorancës. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi denoncimi e reagimi në Parlament dhe në komisione, për të ngritur frymën dhe për të krijuar një mardhënie partneriteti me faktorin ndërkombëtar dhe ngritjen e shpresës në terren.

Klevis Balliu: Rama nuk e do debatin se humb dhe siç bëri sot do të bëj gjithë kohës. Ne duhet ta përshkallëzojmë aksionin. Këtu po vdes paralamentarizmi. Ai po shkel kushtetutën, dhe ne na mbetet vetëm një rrugë: të bëhemi gati për radikalizim. Duhet të kemi reagime të forta brenda parlamentit, reagime të forta edhe jashtë parlamentit. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë lloj forme përbaltjeje. Rama ka për qëllim ta shkatërroj parlamentin, parlamentin se do më, se parlamenti është i bezdisshëm dhe ky kryeministër i ka problem denoncimet në parlament se aty e dëgjojnë shqiptarët.

Ky do ta përsërisë ngjarjen e sotme në një formë ose tjetër. Ky nuk i sjell deputetët as në televizione, dhe tani nuk do t’i sjellë edhe në parlament. Ky do robotin atje. Dhe vetë nuk do të vi më. Duhet të gjejmë një formë për të reaguar brenda parlamentit dhe nuk duhet të përjashtojmë reagime të forta pa kufizime, qoftë jashtë qoftë brenda.

Ivi Kaso: Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional.

Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sër gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit.

Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e procedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balacat e pushtetit. Strumbullari i senacës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.

Belind Këlliçi: Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptar të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptar, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në parlament.

Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që si kemi numrat, por të lemë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median.

Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë formumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë. Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndërkombëtaret as me ambasadat. Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.

Sali Berisha: Shumë ide të vyera. Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Kryetaret e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën. Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

The post Diskutime me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së/ Berisha: Të ngremë njerëzit, të protestojmë para ambasadave appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ SPAK çon në GJKKO grupin e Laert Haxhiut, ja 15 akuzat me të cilat do të përballen 8 të akuzuarit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin për gjykim të proçedimit penal Nr.227/1, viti 2023 (i ndarë nga procedimi penal nr.227), ndaj 9 (nëntë) të pandehurve: Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa – të akuzuar për bashkëveprim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të tij, (parashikuar nga nenet 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal).

Në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal, qëndron personi nën hetim, Laert Haxhiu, i cili e drejton dhe organizon atë, kurse pjesëtarë të këtij grupi janë të pandehurit Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini.

Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet se ka kryer veprat penale si më poshtë:

1. “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më datë 05.04.2021 në Lushnjë;

2. “shkatërrimi i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më datë 29.05.2021, ora 02:15, lagjia “Gafurr Muço”, pallati Nr.4, Lushnjë;

3. “vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21.15, në Tepelenë;

4. “vrasje me paramendim” e ndodhur më datë 02.06.2021, me viktimë Fridman Xhaferraj, trupi i të cilit u gjet i pajetë më datë 13.06.2021, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë;

5. “vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;

6. “vrasje për gjakmarrje” me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;

7. “vjedhje me armë” e automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant-bar-restorant Palmanova,Tiranë;

8. “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje;

9. “shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës;

10. “shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje;

11. “shkatërrim i pronës me eksploziv” sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje;

12. “vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, e ndodhur më datë 22.02.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);

13. “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës në Lushnjë, në periudhën prill-maj 2023;

14. “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në mjedise të hapura për publikun;

15. “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’në sasi të mëdha;

Krahas pjesëtarëve të grupit kriminal të përshkruar më sipër, hetimi ka provuar përfshirjen në kryerjen e krimeve edhe të të pandehurve si më poshtë:

I pandehuri Bujar Abedini, akuzohet për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”, e ndodhur më datë 01.06.2021, rreth orës 21:15, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Çajup Selimi;

I pandehuri Mariglen Topuzi, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e kryer në dëm të Fridman Xhaferraj, më datë 02.06.2021, trupi i të cilit u gjet më pas (datë 13.06.2021) tek rezervuari i Gjançit;

I pandehuri Idriz Manej akuzohet për veprën penale “moskallëzimi i krimit’’, i vrasjes së Fridman Xhaferaj, ndodhur më datë 02.06.2021 në Korçë, trupi i të cilit u nxorr pas disa ditësh nga rezervuari i Gjançit;

I pandehuri Enriko Xhahysa, akuzohet si bashkëpunëtor me Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Laert Haxhiu etj persona të paidentifikuar, në vrasjen për gjakmarrje në dëm të Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;

I pandehuri Bledar Berberi akuzohet dhe për “mbajtje pa leje e ofrim për shitje të armëve e municionit’’, para ngjarjes së datë 27.12.2021, në Gjocaj, Peqin, ku u vra Albi (Dijonist) Bashaliu;

I pandehuri Artan (Marjus) Tafani akuzohet për kryerjen i vetëm të veprave penale “vjedhje me armë” e pikës së këmbimit valutor, në pronësi të Shezai Çobo, në rrugën Tom Plezha, Astir, Tiranë, më datë 24.06.2023 dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”, në mjedise të hapura për publikun, në rastin arrestimit të Artan (Marjus) Tafani, më datë 24.09.2023, tek Hotel “Rio”, në autostradën Lushnje-Fier, lagjia Saver.

Është dokumentuar se aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia.

Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal, ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.

Hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe të tjerë personave nën hetim, si dhe për persona të paidentifikuar, vijojnë në kuadër të proçedimit penal nr.227 i viti 2023.

The post EMRAT/ SPAK çon në GJKKO grupin e Laert Haxhiut, ja 15 akuzat me të cilat do të përballen 8 të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

Blenë restorante, hotele e klub futbolli në Itali, SPAK godet grupin shqiptaro-italian, kontrolle në 4 qytete
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Antimafian italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatim taksat.

Sipas një njoftimi të dhënë nga SPAK në rrjetin social “X”, bëhet fjalë për një shumë prej 13.5 milion eurosh në 12 vite përmes mashtrimit.

Mësohet se pjesë e aktiviteteve të këtij grupi, janë blerjes ose dhënie me qira të 31 bizneseve, restorantesh në Firence, dy hoteleve, makina me qira, kompani të prodhimi birre dhe aksione të një klubi amator.

Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, njofton SPAK shkurtimisht në platformën “X”.

HETIMET

Hetimet zbuluan se shoqata kriminale kishte përdorur të ardhura të paligjshme për të blerë ose marrë me qira biznese të shumta tregtare në zemër të Firences. Në veçanti, 31 restorante, dy hotele dhe biznese të makinave me qira dyshohet se janë blerë me para të pista. Për më tepër, organizata do të kishte investuar në një kompani të prodhimit të birrës dhe në aksione të një klubi futbolli amator nga Ischia.

23 kontrollet u kryen nga Guardia di Finanza dhe SCICO në disa qytete italiane, duke përfshirë Firencen, Livornon dhe Napolin. Policia përdori gjithashtu njësi të specializuara të qenve, të ashtuquajturit “qentë e parave” nga Bolonja, Rimini dhe Firence, për të gjetur para cash dhe mallra të tjera me vlerë. Hetimi mori dimension ndërkombëtar, me kërkime të koordinuara edhe në Shqipëri nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë. Agjencitë ligjzbatuese shqiptare kryen kontrolle në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane.

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve italiane dhe shqiptare bëri të mundur shtrirjen e hetimit përtej kufijve kombëtarë, duke treguar përkushtimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Kërkimet në Shqipëri përfaqësonin një hap themelor në çmontimin e shoqatës kriminale dhe identifikimin e pasurive të fituara me para të pista. Sipas hetimeve, promotorët dhe organizatorët e shoqatës kriminale janë një italian dhe një shqiptar.

Me kalimin e kohës, të dy do të kishin përfshirë shumë subjekte të tjera në rrjetin e aktiviteteve të paligjshme. Disa të dyshuar do t’i kishin riinvestuar paratë e paligjshme në mallra luksi, për të fshehur gjurmët e aktiviteteve të tyre të paligjshme. Operacioni i përbashkët i Guardia di Finanza, SCICO, DDA e Firences dhe SPAK vijon për të çmontuar përfundimisht shoqatën kriminale dhe për të nxjerrë në dritë të gjitha aktivitetet e paligjshme të kryera. Hetimi paraqet një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Drejtues te grupit janë Eluert Kamami 40 vjec, Giuseppe Taglialatela 55-vjec ish-portier i Fiorentines dhe Napolit, tashme perfaqesues ligjor i klubit te Ischia dhe Alessandro Bigi 49-vjec nga Firence.

Emrat e personave ne hetim:

Eluert Kamami, Alessandro Bigi, Albiona Ziaj, Gazment Kociu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Giuseppe Taglialatela, Eros Gjona dhe Orkes Kamami.

The post Blenë restorante, hotele e klub futbolli në Itali, SPAK godet grupin shqiptaro-italian, kontrolle në 4 qytete appeared first on Albeu.com.