grupin kriminal Archives - Albeu.com

“Metamorfoza”/ GJKKO dënon grupin kriminal, mes tyre ish-policë (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 75, datë 21.11.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale

“Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ismail Zeneli, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Ismail Zeneli me një dënim të vetëm me 15 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Ismail Zeneli me një dënim të vetëm përfundimtar prej 10 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ismail Zeneli do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi), për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm me 9 vjet burgim. – Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Bujar Ajeti (Gremizi) me një dënim të vetëm përfundimtar prej 6 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bujar Ajeti (Gremizi) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 80 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 6 vjet burgim. – Deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.

– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm me 6 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Adrian Cenaj (Dedja), me një dënim të vetëm përfundimtar prej 4 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Adrian Cenaj (Dedja), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 80 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite ligjore dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provoohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Dedan Gjoni me një dënim të vetëm me 12 burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dedan Gjoni me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dedan Gjoni do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Besmir Murtati, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Besmir Murtati me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Besmir Murtati me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Besmir Murtati do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Albert Prenga për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Albert Prenga me një dënim të vetëm me 12 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Albert Prenga me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Albert Prenga do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti, si më poshtë:

– 2(dy) telefona celular, të markës Iphone, ku njëri është i hapur me nr. IMEI **** dhe ****;

– Një aparat telefonik i markës Samsung me nr. IMEI **** dhe nr. ****, pa kartë Sim;

– Automjet me targë ****, t’i kthehen këtij të fundit. 8. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni si më poshtë:

– 1 (një) Aparat telefonik i markës SAMSUNG;

– 1 (nje) aparat telefonik i markes Iphone, t’i kthehen këtij të fundit. 9. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Adrian Cenaj,

– 1 (një) automjet i markës Mercedes Benz ngjyrë gri metalizato me portobagazh me targa ****;

– 1(një) aparat celular me kapak ngjyrë gri Nokia Bisnes me tastierë në gjendje të fikur;

– 1 (një) aparat celular Iphone 12 ngjyrë e zezë;

– 1 (një) Aparat celular Iphone 12 Pro Max me ngjyrë të zezë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Bujar Ajeti:

-1 (një) DVR me bar kod ****;

– 1 (një) Pistoletë model Jericho 941 “Made in Israel”, kalibër 9x19mm me nr. **** me karikator me fishekë 9mm, gjithsej 15 fishekë;

– 1 (një) dylbi të markës “Bushnell” me këllëf;

– 1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** e markës Pulsar;

– 1 (një) dylbi me mbishkrimin **** dhe **** të markës Pulsar së bashku me këllëf;

– 1 (një) këllëf pistoletë, plastic brezi;

– 1 (një) telefon i markës Blackberry i fikur me kartë SIM nr.****;

– Dy thika dhe këllëf;

– 1 (një) shurëse zhurme (silenciator) metalik me ngjyrë të zezë; – 1 (një) armë gjahu gjysëm automatike, e markës “Benelli” model SuperVInci me ngjyrë të zezë;

– 1 (një) dylbi me ngjyrë të zezë e markës “Nikon” me mbishkrim ****.

– Dy fotografi ku në njërën është shtetasi E.B dhe në foton tjetër është Bujar Ajeti (Germizi) bashkë me E.B, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Besmir Murtati:

– Llogaria bankare nr. **** me vlerë 77,998.5 euro të shtetasit M.M, në Bankën Kombëtare Tregëtare;

– Aparat celular markes Iphone, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal të pandehurit Dedan Gjoni:

– 1 (një) kuti plastike me ngjyrë gri, ****; – 1 (një) armë zjarri me nr. **** me mbishkrimin ****;

– Dy krëhëra pistolete **** 14 (katërmbëdhjetë) fishekë 9 mm;

– Një dokument me mbishkrimin “Autorizim për mbajtje armë zjarri në banesë” me nr. regjistri **** datë 12.09.2019 për armën model SigSaur me numër ****, gjithsej 9 (nëntë) fletë, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, një pasaportë në emër të shtetasit B.V.G, datëlindje **** me nr. ****, t’i kthehet shtetasit B.G.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale provat materiale, 1 (një) automjet të markës Range Rover Evoque me Nr.shasie **** me targë ****, bashkë çelësin dhe dokumentacionin në pronësi të shtetasit A.Ç, t’i kthehet shtetasit M.Ç.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 22.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

The post “Metamorfoza”/ GJKKO dënon grupin kriminal, mes tyre ish-policë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

SPAK godet grupin kriminal/ Si i transferonin miliona euro para të pista nga Zvicra në Shqipëri, përmes sistemit “Hawala”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave.

Sipas SPAK, nga veprimet hetimore në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë zvicerane, janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat kanë provuar faktin se personat nën hetim me iniciale E.F, B.F dhe P.K, në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë që janë me banim në Luzern, Zvicër, kanë ngritur sistemin “Hawala”.

Përmes këtij sistemi, kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme parash, që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.

Si bëhej transferimi i parave?

“Hawala”, iu ka mundësuar personave nën hetim dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale, të transferonin në mënyrë të shpejtë shuma monetare nga Zvicra në Shqipëri, për një periudhë disa vjeçare, të paktën prej vitit 2020 dhe në vazhdim.

Ddërguesit e parave, dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim E.F, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë.

Më pas, personi nën hetim E.F, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Për të realizuar këtë veprimtari kriminale, personat nën hetim në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, kanë përdorur zyra të këmbimit valutor, zyra të transferimit të parave dhe agjenci turistike.

Qëllimi i kësaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka qënë realizimi i fitimeve, ku vlera e përfitimit monetare që përfitohej nga personat nën hetim ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë mes personit nën hetim E.F dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.

MASAT E SIGURISË

Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj tre personave nën hetim, me iniciale E.F, B.F dhe P.K.

Gjithashtu, janë Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim P.K dhe B.F., ndërsa personi nën hetim E.F aktualisht ndodhet i arrestuar në Zvicër.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal nr.49/3 viti 2023, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake dhe ato të kryera nga autoritetet e drejtësisë zvicerane, janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat kanë provuar faktin se personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K, në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë që janë me banim në Luzern, Zvicër, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave.

Përmes këtij sistemi kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme të parave që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.

Ky sistem informal i transferimit të parave, i njohur me emërtimin “Hawala”, iu ka mundësuar personave nën hetim dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale, të transferonin në mënyrë të shpejtë, shuma monetare nga Zvicra në Shqipëri, për një periudhë disa vjeçare, të paktën prej vitit 2020 dhe në vazhdim.

Personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim E.F, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë. Më pas, personi nën hetim E.F, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Në këtë mënyrë mundësohej transferimi i parave në një kohë shumë të shpejtë, pa qënë e nevojshme që të kryhej transportimi i menjëhershëm fizik i parave nga Zvicra në Shqipëri, si dhe njëkohësisht bëhej e pamundur për agjencitë e zbatimit të ligjit, rregjistrimi i transfertave të parave, identifikimi i personave dërgues dhe pritës të parave, si dhe verifikimi i burimit të parave që transferoheshin.

Hetimet kanë treguar se ky sistem i transferimit të parave është përdorur nga dhjetra persona, se depozitimet e shumave monetare në Zvicër janë kryer në qindra raste dhe se shumat monetare të transferuar janë në miliona euro. Vijojnë veprimet hetimore për llogaritjen e vlerës së plotë të shumave monetare që janë transferuar.

Për të realizuar këtë veprimtari kriminale, personat nën hetim në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, kanë përdorur zyra të këmbimit valutor, zyra të transferimit të parave dhe agjenci turistike, për të fshehur qëllimin e vërtetë të veprimtarisë së tyre, pasi në të vërtetë këto aktivitete janë përdorur për të depozituar sasitë e parave në Zvicër dhe për të dorëzuar dhe për të shpërndarë sasitë e parave në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj veprimtarie nga grupi i strukturuar kriminal ka qënë realizimi i fitimeve, ku vlera e përfitimit monetare që përfitohej nga personat nën hetim ishte 6% e shumës së parave që transferohej, që ndahej më pas në mënyrë të barabartë mes personit nën hetim E.F dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.

Krahas veprimtarisë kriminale të mësipërme, personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K kanë realizuar edhe aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike në disa Kantone në Zvicër, duke përdorur persona të tjerë si shpërndarës të lëndëve narkotike në sasi më të vogla, si dhe duke siguruar furnizimin e tyre me lëndë narkotike.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.68 datë 14.07.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim E.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (1) dhe 334/1 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim B.F, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim P.K, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 287/1 shkronjat (a), (b) dhe (ç), 333/a, paragrafi (2) dhe 334/1 të Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në datën 19.07.2025 ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim P.K dhe B.F. Ndërsa personi nën hetim E.F aktualisht ndodhet i arrestuar në Zvicër.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ndërsa vijojnë hetimet për fakte te tjera penale apo për persona të tjerë, të përfshirl në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post SPAK godet grupin kriminal/ Si i transferonin miliona euro para të pista nga Zvicra në Shqipëri, përmes sistemit “Hawala” appeared first on Albeu.com.

Policia greke godet grupin kriminal, arrestohen 23 persona, mes tyre edhe shqiptarë
Policia greke, po zhvillon një megaoperacion që ka për synim goditjen e një grupi kriminal. U bë me dije se janë dhjetra urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria për grupin kriminal të përfshirë në tentativë vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me zjarr, plagosje si dhe cështje droge e armësh.

Deri tani janë arrestuar 23 persona, ndërkohë që operacioni vijon.

Grupi kriminal mësohet se drejtohej nga një personazh që ndodhet në burg. Mes të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve, aktualisht i burgosur, është përfshirë në një skandal të kohëve të fundit ku ai kishte lidhje me efektivë të burgut të Janinës dhe kryente veprimtari të paligjshme aty.

Detaje lidhur me operacionin, pritet të bëhen publikë në orët në vijim.

The post Policia greke godet grupin kriminal, arrestohen 23 persona, mes tyre edhe shqiptarë appeared first on Albeu.com.

SPAK dënon me 140 vite burg grupin kriminal, të përfshirë edhe efektivë policie
140 vite burg ka dhënë GJKKO për grupin e të arrestuarve më 9 janar të një viti më parë në kuadër të operacionit “Gjergova” në Skrapar, të cilët akuzohen se ‘përmbytën’ zonën me kanabis dhe për pastrim parash.

SPAK lëshoi 23 urdhër arreste, ndër të cilët edhe efektivë policie dhe zyrtarë.

Te akuzuar per kultivimin:

Arben Lekli 15 vite burg

Sefedin Doka 12 vite burg

Alban Bendo 12 vite burg

Fatjon Beshiri 12 vite burg

Anxhela Beshiri 10 vite burg

Esmeraldi Kaposhi 6 vite burg

Selfo Kaposhi 6 vite burg

Zylyftar Zhurda 6 vite burg

Ilda Ballo 6 vite burg

Olgert Dusho 6 vite burg

Elson Dusho 6 vite burg

Teki Dusho 6 vite burg

Fuat Dusho 5 vite burg

Enver Muçaj 1 vit burg

Altin Sula 6 vite burg

Redian Shimi 6 vite burg

Ilir Shimi 5 vite burg

Zyrtarët e akuzuar për “Shpërdorim detyre”:

Astrit Duro 2 vite burg

Bardhyl Cela 2 vite burg

Edmond Zotkaj 2 vite burg

Fatos Lamaj 2 vite burg

The post SPAK dënon me 140 vite burg grupin kriminal, të përfshirë edhe efektivë policie appeared first on Albeu.com.