grupi PS Archives - Albeu.com

Pas përplasjes me Ramën në mbledhjen e Grupit të PS, Spiropali del me mesazh të koduar: Mbaje fytyrën nga…
Socialistja Elisa Spiropali, ka bërë një postim në “Facebook”, një ditë pas debatit me ministren Erjona Ismaili. “Të dielë të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali krahas fotos.

Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat, prodhoi një ditë më parë përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish-ministre e këtij dikasteri dhe ish-ministre e Jashtme.

Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Kur ministrja Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë.

Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme, i është përgjigjur me fjalën “urdhëro”?

Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje.

Të njëjtat burime tregojnë se Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time. Nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.

Përplasja mes ministres dhe ish-ministres nuk ka mbaruar me kaq, pasi Spiropali ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Ismaili.

Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.

Situatën në fund e ka qetësuar Erion Braçe, i ulur pranë Spiropalit.

Ky debat vjen një javë pas debatit në distancë mes Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit, për mungesën e ish-shefes të diplomacisë shqiptare në votimin e kërkesës së SPAK në kuvend për Belinda Ballukun.

Deklarata e Taulant Ballës se; “nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar, do të pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, Elisa Spiropali iu përgjigj me një koment në Facebook ku shprehte gatishmërinë dhe dakordësinë e diskutimit në grup të mungesës së saj në seancë.

“Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë”, shkruante Spiropali.

Por kjo nuk ndodhi sot në këtë mbledhje të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist me ministrat.

The post Pas përplasjes me Ramën në mbledhjen e Grupit të PS, Spiropali del me mesazh të koduar: Mbaje fytyrën nga… appeared first on Albeu.com.