grupet kriminale Archives - Albeu.com

BIRN: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë e ardhura nga shitja apo qiraja
Prokuroria e Posaçme, ka sekuestruar dhjetra prona dhe pasuri për llogari të autoriteteve britanike dhe vendeve të Bashkimit Europian, si pjesë e luftës transnacionale kundër pastrimit të parave nga grupet shqiptare të krimit të organizuar.

Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretërisë së Bashkuar, ku zbuloi një ‘shtëpi bari’ për rritjen e kanabisit në shkallë industriale.

Brenda katër dhomave, policia gjeti qindra bimë narkotike të parashikuara për të prodhuar 144 kilogramë kanabis me një vlerë tregu prej 1 milion paund, ndërsa arrestoi dy të rinjtë shqiptarë që po kujdeseshin për të.

Operacioni policor nuk ishte i beftë.

Prej vitit 2019, autoritetet britanike ndiqnin me kujdes gjurmët e Ermal Bibës – një 42 vjeçar shqiptar me origjinë nga Lezha, i dyshuar si kreu i një rrjeti në tregtinë e paligjshme të kokainës dhe kanabisit me bazë në Harrogate, një qytezë turistike e njohur për burimet e shumta të ujërave termale.

Biba u arrestua më 5 maj 2022 në Britani dhe u dënua një vit më pas me 13 vjet e gjysmë burg si kreu i një grupi kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Por çështja e tij gjyqësore nuk përfundoi me kaq.

Në korrik të vitit 2024, autoritetet britanike i kërkuan Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri që të gjurmonte pasuritë e Bibës me qëllim final konfiskimin.

Në kërkesën dërguar përmes letërporosisë, autoritetet e drejtësisë në Britani shpjegojnë se sipas hetimeve, Biba kishte përfituar afro 1.45 milionë paund nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohej se mund të ishin transferuar në Shqipëri.

“Për të siguruar që asetet të ruhen në mënyrë që ato të mbeten të disponueshme për konfiskim, Gjykata angleze ka kompetencen të nxjerrë një urdhër ndalimi kundër çdo pasurie që i përket të pandehurit si pronar ligjor”, thuhet në vendimin gjyqësor.

Kjo është vetëm një nga dhjetra letër-porositë e mbërritura në Prokurorinë e Posaçme nga autoritetet e huaja gjyqësore, të cilat kërkojnë identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive në emër të personave të dënuar në vendet e tyre për krim të organizuar.

Prokuroria e Posaçme, i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se kishte sekuestruar për llogari të shtatë shteteve të tjera 94 pasuri në periudhën 2020-2026; të cilat përfshijnë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, para cash, llogari bankare, kompani biznesi dhe një mjet lundrimi.

Në krye të listës qëndron Belgjika me numrin më të lartë të kërkesave dhe 38 pasuri të sekuestruara, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 17 pasuri, Franca me 7 pasuri dhe Italia gjithashtu me 7 pasuri.

Gjurmimi transnacional i pasurive me origjinë kriminale shënon një përpjekje të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar. Sipas ish-prokurorit Eugen Beçi, ky proces është i rëndësishëm, pasi përcjell mesazhin se asetet e grupeve kriminale janë të pasigurta, kudo që ato të investohen.

“Krimi transnacional do përgjigje globale të koordinuar për t’u goditur,” tha Beçi. “Pra, nuk ka rëndësi ku shkojnë paratë e konfiskuara, e rëndësishme është që i hiqen nga dora grupeve kriminale duke i dobësuar ato”, shtoi ai.

Gjurmimi i aseteve

Autoritetet e huaja i klasifikojnë rrjetet kriminale shqiptare si ndër më të fuqishmet në Europë, me degë të konsoliduara në Itali, Greqi, Holandë, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën Qendrore. Ato janë zhvendosur gjithnjë e më shumë nga kanabisi drejt trafikut të kokainës dhe heroinës, për shkak të fitimeve më të larta dhe rrezikut më të ulët operacional.

Sipas analizës së Prokurorisë së Posaçme, roli i Shqipërisë në këtë panoramë lidhet kryesisht me pastrimin e të ardhurave kriminale.

“Vihet re se, shumica e aktiviteteve të rënda kriminale të këtyre grupeve zhvillohet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa Shqipëria përdoret kryesisht për pastrimin e produkteve të veprës penale…,” thuhet në raportin vjetor të SPAK.

Paralelisht me luftën e koordinuar kundër grupeve kriminale aktive, Prokuroria e Posaçme po merr gjithnjë e më shumë kërkesa nga partnerët e huaj për gjurmimin në Shqipëri të pasurive në emër të personave të dënuar jashtë kufijve, si pjesë të ekzekutimit të vendimeve penale ndaj tyre.

Procesi realizohet kryesisht përmes letër-porosive dhe rregullohet ligjërisht nga dy konventa ndërkombëtare; ajo “mbi Ndihmën e Ndërsjelltë Juridike në Fushën Penale” si dhe konventën europiane “Për Pastrimin, Depistimin, Kapjen dhe Konfiskimin e Produkteve të Krimit”.

Sipas të dhënave që SPAK vuri në dispozicion, kërkesat për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive për llogari të shteteve të tjera kishin ardhur nga Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Spanja – vende ku krimi i organizuar me origjinë shqiptare është mjaft i përhapur.

Nga 94 pasuri të sekuestruara në total gjatë viteve 2020-2026, vetëm njëra prej tyre ishte konfiskuar, duke vendosur edhe një praktikë ligjore për trajtimin e mëtejshëm të këtyre letër-porosive.

Rasti kishte të bënte me një kërkesë për ndihmë juridike nga Mbretëria e Bashkuar, e cila synonte identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive në pronësi të një shtetasi shqiptar, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në formën e bashkëpunimit të veçantë kriminal.

Një pasuri e paluajtshme u identifikua në pronësinë e këtij shtetasi, e cila pasi u konfiskua, u lëshua me qira dhe më pas u shit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

“Të ardhurat e qerasë dhe shitjes së kësaj pasurie administrohen nga kjo Agjenci, deri në momentin e finalizimit të nënshkrimit të një marrëveshje me autoritetet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar, me të cilët është dakordësuar se 50% e vlerës së qerasë dhe shitjes së kësaj pasurie do t’i kalojë buxhetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe 50% buxhetit të Shtetit Shqiptar”, tha SPAK në përgjigje.

Shkëmbim i dyanshëm

Jo të gjithë personat e implikuar në krime i fshehin pasuritë e tyre luksoze; madje ka nga ata që i reklamojnë fare hapur ato. Ky është rasti i Visar Miftarit, një 39 vjeçar nga Mitrovica në Kosovë, i proceduar për tregtimin e kanabisit dhe kokainës nga Gjykata Vendore e Darmstadtit në Gjermani.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme të datës 7 maj 2025, Miftari akuzohet se ka përfituar një vlerë prej 11.2 milionë eurosh nga aktiviteti i tij kriminal në Gjermani.

Përmes përgjimeve dhe mbikëqyrjes telefonike, autoritetet gjermane ranë në gjurmët e disa investimeve të kryera nga Miftari në Shqipëri, mes të cilave një vilë me pishinë në resortin “Green Coast” në Palasë, një automjet Lamborghini si dhe një ndërtesë e paidentifikuar në Shëngjin.

Përveç të dhënave të siguruara përmes përgjimeve telefonike, autoritetet gjermane bënë kërkime në rrjetin social TikTok dhe identifikuan fotografi të vilës dhe makinës luksoze në profilet e bashkëpunëtorëve të Miftarit. Ata kërkuan përmes një letër-porosie sekuestrimin e këtyre pronave dhe pasuri të tjera potenciale të identifikuara në Shqipëri në emër të Miftarit.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK sekuestroi vilën 2-katëshe në Green Coast dhe makinën Lamborghini, të cilat i kaluan për administrim Agjencinë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, deri në një marrëveshje me autoritetet gjermane.

Megjithatë, kërkesat për ndihmë të ndërsjelltë juridike nuk janë vetëm në një drejtim.

Në korrik të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme sekuestroi me ndihmën e Prokurorisë së Veronës në Itali pasuri me vlerë 4 milionë euro në pronësinë e grupit të drejtuar nga Suel Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut Europian.

Mes pasurive të sekuestruara ishin një ndërtesë në Nogarole Rocca, një ndërtesë e dytë në Verona me 30 njësi të përdorura si zyra dhe dyqane si dhe një shoqëri tregtare në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku sipas hetimit transferoheshin shuma të mëdha parash nga Shqipëria.

Në një rast të dytë, SPAK sekuestroi 10 milionë dollarë në kriptovaluta të vëllezërve Çopja në bashkëpunim me autoritetet belge.

Gjurmimi i parave të pista kërkon shpesh metoda të posaçme të hetimit dhe informacion të shkëmbyer në mënyrë të shpejtë me shtetet e huaja. Prej vitit 2025, Shqipëria miratoi ligjin për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve – një strukturë kombëtare e specializuar për inteligjencën pasurore dhe koordinimin ndërkombëtar në funksion të sekuestrimit dhe konfiskimit./BIRN

The post BIRN: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë e ardhura nga shitja apo qiraja appeared first on Albeu.com.

Analiza e BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të dr*gës, për kë bien kambanat?
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, iu rikthye kërcënimit që vjen nga lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine, një shqetësim i përsëritur i zyrtarëve amerikanë që, sipas ekspertëve, shenjestron lidhjet e krimit me politikën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre.

Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi të publikuar të premten nga ambasada amerikane në Tiranë.

“Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, thotë ajo në videon e shkëputur nga fjalimi përshëndetës në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga Byroja Federale e Hetimit, FBI, për hetuesit e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH.

Duke e cilësuar si përparësi kryesore për SHBA-të, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, VanHorn theksoi se; “do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, për të forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë e Sigurisë”.

Mesazhi i VanHorn, përpara hetuesve të SPAK thekson edhe njëherë prioritetin kyç të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, i cili lidhet me luftën kundër grupeve kriminale të narkotrafikut.

Edhe në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio përfshihej ky një shqetësim, ku thuhej se; “partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës dhe atyre që bashkëpunojnë me to”.

Ekspertë të politikës i lidhin këto mesazhe me ndikimin që krimi i organizuar ka në ekonominë dhe politikën shqiptare, me mosfunksionimin e institucioneve ligjzbatuese dhe amnistinë shtetërore ndaj parasë informale që vjen prej këtyre aktiviteteve të paligjshme.

“Trafikantët shqiptarë në Ekuador nuk do të përmendeshin këtu nëse nuk do të kishin bazat dhe ndikimin e tyre në politikën tonë”, i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, duke komentuar deklaratën e përfaqësueses së ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Sipas tij, mesazhi i saj është përsëritje e mesazheve të mëhershme e të shpeshta për qeverinë shqiptare.

Edhe për Afrim Krasniqin, drejtues i Institutit për Studime Politike, ky është një shqetësim i ngritur disa herë nga SHBA për lidhjet e karteleve të drogës dhe grupeve kriminale nga Shqipëria me vendet latine apo në vetë Shtetet e Bashkuara.

Në kontekstin e mesazhit të VanHorn, Krasniqi sjell në vëmendje rastin e dy muajve më parë kur autoritetet amerikane vendosën një paketë të zgjeruar sanksionesh kundër një familje kriminale shqiptare, e cila akuzohet se ka ndërtuar një rrjet të ndërlikuar biznesesh në Meksikë, Kanada dhe Europë për të pastruar fitimet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Njëri prej vëllezerve, Luftar Hysa, u bë i njohur edhe në Shqipëri, kur një fotografi e tregonte atë duke hyrë në zyrën e kryeministrit Edi Rama, një takim që ai e ka përshkruar si diskutim për botimin e një libri. Ndryshe nga Hysa, Edi Rama ka pohuar se takimi lidhej me nje investim potencial në Shqipëri.

“Problemi në rastin tonë është se kur ndodh një fenomen i tillë, qeveria e vendit të tij të origjinës, që është Shqipëria, duhet të niste hetimet e menjëhershme për kapitalin e tyre të investuar në vend, për burimet e kapitalit dhe kufizimin e veprimit të kapitalit të tyre në investime e mëdha publike”, thotë Krasniqi.

Por, sipas tij, rezulton që se ata që janë sanksionuar në SHBA vijojnë të përfitojnë nga fondet publike në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë hetim për burimet financiare dhe investimet që kanë bërë, sidomos në fushën e ndërtimit dhe resortet turistike.

“Pra është normale që SHBA të shprehë shqetësimin, si çdo vend tjetër perëndimor, që kapitalet që vijnë nga burimet e drogës vijojnë të legalizohen në Shqipëri dhe përmes aministive, siç ndodhi amnistia e fundit, dhe ato kthehen si pjesë e konkurrencës në ekonominë e tregut, kur në një shtet normal si shtet i së drejtës, anëtar i NATO-s, duhet t’i trajtonte këto si aktivitet kriminal dhe të ndiqte procedurat e një hetimi të thelluar, sekuestros dhe vendosjes para përgjegjësisë të individëve të caktuar”, sugjeron Krasniqi

Nga ana tjetër, ai sheh se ka një mosreagim të agjencive ligjzbatuese për të mbështetur apo të për ecur në të njëjtën linjë me operacionet e SPAK-ut ndaj këtyre grupeve.

Këto agjenci, thotë Krasniqi, “do të duhet të hetonin në mënyrë administrative dhe të verifikonin asetet financiare dhe se kush janë biznesmenët që konsiderohen favoritë dhe janë të privelegjuar si kompani në fushat e mësipërme, por asnjë prej tyre nuk e ka bërë dhe vetë SPAK e ka denoncuar këtë në parlament që s’ka pasur asnjë denoncim nga këto agjenci”.

Po ashtu, Krasniqi e sheh mesazhin e përfaqësueses amerikane në linjë me prioritetet që SHBA kanë vendosur në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, prioritete që janë sipas tij dhe në interes të shqiptarëve për të pasur “politikanë të pastër dhe ekonomi të pastër”.

“Nuk mund të bëhemi një vend i zhvilluar, demokratik dhe shtet i së drejtës nëse kapitali në Shqipëri është informal dhe vjen nga burimet e drogës, nëse individët të cilët kanë ndikim të madh mediatik, politik dhe publik i kanë ndërtuar pasuritë e tyre përmës trafikimit dhe karteleve të drogës dhe nëse resortet dhe investimet kryesore në Shqipëri, përfshi dhe zonat luksoze të kryeqyetit, të jenë të ndërtuara përmes kapitaleve të tilla”, theksoi Krasniqi.

Sipas tij, duke e ‘amnistuar’ paranë informale dhe elementët e krimit të organizuar, vendi krijon “një trashëgimi negative, një mësim negativ për brezin e ri, një bazë ekonomike të paqëndrueshme”, e cila forcon krimin e organizuar, largon konkurrencën dhe e bën politikën dhe më të korruptueshme dhe më të ndërvarur nga presioni i këtyre grupeve./BIRN

The post Analiza e BIRN: Mesazhi amerikan për grupet kriminale të dr*gës, për kë bien kambanat? appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka ndarë në Facebook disa video, ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.

Mziu shkruan se Rilindja është në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Ai denoncon se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.

Mziu thotë se janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes dy qytetarë që po i ndiqnin.

Ai i bën thirrje SPAK-ut të reagojë, pasi nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Denoncimi i plotë:

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

Ndricim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.

Ky është krim elektoral.

Ky është krim zgjedhor.

Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.

The post Denoncimi i Xhelal Mziut: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale, janë dhunuar 2 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ervin Karamuço: Grupet kriminale në Shijak, bënë festë për gradën e një polici të lartë
Gjatë një interviste në emisionin “360 Gradë”, eksperti i kriminalistikës, , Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me arrestimin e Astrit Avdylit, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me krimin e organizuar në Shijak.

Karamuço tha se në Shijak para disa kohësh, është bërë një festë nga një grup kriminal për gradën e një polici të lartë.

Sipas tij, pjesë e festës ka qenë dhe vetë efektivi që është ngritur në detyrë. Karamuço duke mos përmendur emra, tha se AMP është duke e hetuar këtë çështje.

“Edhe nëse policia ka pasur një informacion nga një grup rival sepse ka edhe njerëz informativ policia dhe nuk t’i thotë. Unë di që është një aparaturë që kryqëzohen me të dhëna të tjera, por nuk thuhen.

Ky personi që është arrestuar duhet t’i japë përgjigje pyetjes që ka lidhje me Ervis Martinajn sepse është personi i fundit që është takuar.

Madje janë ushtruar kontrolle në këtë zonë vetëm për këtë shkak. Përpara ca kohësh aty në atë zonë është bërë një festë dhe është festuar grada e një polici të lartë. Pra i kanë bërë një darkë dhe ky ka festuar për gradën e vet. AMP po heton se kush është. Kush është ky person që grupet kriminale kanë festuar?

Pra dyshohet se kanë organizuar një darkë. Nuk është njoftuar asnjë prej komisariateve dhe i vetmi që e ka marrë vesh ka qenë drejtori i qarkut Durrës. Këtë e ka bërë njësia e posaçme në drejtorinë e Përgjithshme.

Ky arrestim ndodhi sepse kishin vendosur një aparaturë që bënte vëzhgimin në distancë të banesave. Kjo e kryqëzuar edhe me informacione që vinin në rrugë operative kanë bërë edhe goditjen finale”, tha Karamuço

The post Ervin Karamuço: Grupet kriminale në Shijak, bënë festë për gradën e një polici të lartë appeared first on Albeu.com.

Intrigat mes të fortëve/ Gazetarja zbardh dosjen: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamit, vrasës nga Kosova dhe Maqedonia…
Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar në “Breaking”, ka rrëfyer intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.

Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale, kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë, edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas saj, Ervis Martinaj, teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende.

Anila Hoxha: “Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.

E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende. Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët.

Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.

Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij.

Nga ana tjetër, edhe përgatitjet e Durim Bamit por edhe Endrit Dokles gjithashtu të dy të kërkuar, janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut”.

The post Intrigat mes të fortëve/ Gazetarja zbardh dosjen: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamit, vrasës nga Kosova dhe Maqedonia… appeared first on Albeu.com.

Grupet kriminale shqiptare në Amerikën e Jugut akses në nivele të larta qeverisëse, konkurrojnë dhe vendasit! Po shtrihen dhe në Lindjen e Mesme e vendet skandinave
TIRANE- Përmes raportit për vitin 2023, Prokuroria e Posaçme ka identifikuar qartë shtrirjen e grupeve kriminale shqiptare nëpër tregjet e botës të trafikut të drogës. Ata janë të pozicionuara në Amerikën e Jugut, ndërsa harta e aktivitetit të tyre po zgjerohet në tregjet kriminale në Lindjen e Mesme ku sigurojnë  “kokainë”, “heroinë”,“marijuanë” dhe “risinë”,  për ti trafikuar më pas drejt Shqipërisë drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së.

Në raportin e SPAK thuhet se grupet kriminale shqiptare janë pozicionuar mjaft mirë në disa shtete të Amerikës së Jugut, duke arritur të konkurrojnë edhe organizatat kriminale vendase.  Jo vetëm kaq duket që kanë arritur të korruptojnë dhe të kenë akses në nivele të larta qeverisëse, të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës efektiv.

E ndërsa Franca është shfrytëzuar si vend strehimi nga drejtues të organizatave kriminale të rëndësishme, të cilët i janë fshehur ndjekjes penale në Shqipëri, Në Spanja grupet kriminale po investonë paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal.

Gjermania po përdoret si destinacion i përzierjes së drogave të forta. Tendencë e rëndësishme është dhe shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve në vendet skandinave siç është Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.

Vihet re se, Porti i Durrësit po përdoret edhe nga grupe kriminale të Maqedonisë së Veriut për trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës në Itali dhe më pas në shtete të tjera të BE-së.

Pjese nga raporti i SPAK

Amerika e Jugut

Siç edhe u citua më lart, grupet kriminale janë të pozicionuara në Amerikën e Jugut ku më pas, përmes lidhjeve me grupet kriminale shqiptare të aktivizuara në tregjet kriminale të BE-së, Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor, ato arrijnë të eksportojnë sasi të konsiderueshme të narkotikëve dhe të një cilësie të lartë për grupet shqiptare, por dhe ato të kombësive të tjera. Këto grupe kriminale kanë arritur të pozicionohen mjaft mirë në disa shtete të Amerikës së Jugut dhe me sukses po konkurrojnë edhe organizatat kriminale vendase. Vihet re se, grupet kriminale shqiptare, kanë arritur të korruptojnë dhe të kenë akses në nivele të larta qeverisëse, të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës efektiv.

Bashkimi Evropian

Grupet kriminale shqiptare janë mjaft aktive në tregjet e trafikut të narkotikëve në BE, kryesisht në trafikun e kokainës, heroinës, marijuanës dhe hashashit, por dhe në tregje të tjera kriminale si, në trafikimin e mallrave të kontrabanduar dhe kryerja e transaksioneve me anë të mashtrimit kompjuterik (call center).

Itali

Grupet kriminale shqiptare janë aktive thuajse në të gjitha rajonet e Italisë, dhe nga hetimet e kryera në bashkëpunim me agjensitë partnere, gjatë vitit 2023 janë evidentuar aktivitete kriminale, të cilat kryheshin në Puglia, Toskana, Lombardi, Piemonte dhe Friuli-Venecia Giulia.

Beneluks

Edhe gjatë vitit 2023, janë evidentuar aktivitete të grupeve kriminale shqiptare në Belgjikë dhe Holandë. Ajo që vihet re është se, këto grupe kanë lidhje ose janë zgjatues të grupeve kriminale shqiptare, të cilët janë rezident në Amerikën e Jugut dhe i përdorin portet e zonës së Beneluksit për të trafikuar më pas kokainën në BE dhe Britaninë e Madhe. Vihet re gjithashtu se, grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive edhe në rritjen e plantacioneve me kanabis, kryesisht në Belgjikë, në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp. Në Holandë, grupet kriminale shqiptare janë më aktive në Roterdam, për shkak edhe të portit më të madh hyrës në Beneluks.

Francë

Sipas hetimeve të përfunduara në vitin 2023, u evidentua një grup kriminal shqiptar me një strukturë të organizuar dhe të sofistikuar, i cili operonte në territorin e Francës dhe Shqipërisë në trafikimin e mallrave të kontrabanduara dhe pastrimin e parave. Struktura e këtij grupi kriminal tregon se, edhe tregjet kriminale në Francë përbejnë interes për grupet kriminale shqiptare. Vihet re se, territori i shtetit francez është shfrytëzuar gjithashtu si një vend strehimi nga drejtues të organizatave kriminale të rëndësishme, të cilët i janë fshehur ndjekjes penale në Shqipëri.

Spanjë

Një vend tjetër i BE-së, ku grupet shqiptare kanë qënë aktive është edhe Spanja. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar grupe shqiptare të përfshira kryesisht në trafikun e kanabisit dhe në fushën e kryerjes së transaksioneve me anë të mashtrimit kompjuterik. Spanja ka shërbyer gjithashtu, si një nga pikat kyçe të lëvizjes së kokainës nga Amerika e Jugut për në tregjet kriminale të BE-së. Kryesisht grupet shqiptare garantojnë sjelljen e sasive të kokainës nga Ekuadori në portet e Spanjës, (p.sh. portin e Algeciras), duke e fshehur atë në ngarkesa produktesh të ndryshme (p.sh. frutash ekzotikë, banane, peshk etj.). Spanja është një ndër vendet, ku gjithashtu, grupet kriminale shqiptare, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, po investojnë në pastrimin e produkteve kriminale.

Gjermani

Grupet kriminale shqiptare janë aktivë në trafikun e narkotikëve dhe kryesisht atë të kokainës. Nënvizohet se, një ndër portat hyrëse të sasisë të kokainës është dhe aeroporti i Frankfurtit. Gjermania përveç importit të kokainës dhe heroinës, vijon të shërbejë edhe si destinacion I përzierjes së drogave të forta, të cilat trafikohen më pas në të gjithë BE-në. Vihet re gjithashtu se, ndër viktimat kryesore të aktivitetit kriminal të transaksioneve me anë të mashtrimit kompjuterik janë edhe shtetas gjerman.

Vendet skandinave

Një tendencë e rëndësishëm e shtrirjes së aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në BE, janë dhe vendet skandinave. Grupet kriminale shqiptare në këto vende janë poli-kriminale, por më shumë të fokusuara në trafikun e narkotikëve (kokainë dhe marijuanë) duke u vendosur në një prej këtyre shteteve, siç është Danimarka dhe duke e shtrirë aktivitetin e tyre më pas edhe në tregjet kriminale të Norvegjisë dhe Suedisë. Kryesisht, struktura drejtuese e grupeve që operojnë në këto tregje është hierarkike dhe bazohet në lidhjet familjare dhe shoqërore të cilët kanë funksione vendimmarrëse në organizatë dhe mbikëqyrin anëtarët e tjerë me role dytësore.

Britani e Madhe

Grupet kriminale shqiptare kanë një aktivitet të konsiderueshëm, kryesisht në fushën trafikut të kokainës dhe kanabisit në Britaninë e Madhe. Mendohet se, disa nga këto grupe kriminale mund të konsiderohen ndër ato grupe që kanë influencë shumë të rëndësishme në tregun e kokainës në këtë vend. Në vitet e fundit, grupet kriminale shqiptare janë përfshirë edhe në rritjen e kanabisit në të ashtuquajturat “shtëpitë e barit”, ku bëjnë pjesë një numër i konsiderueshëm të rinjsh. Ajo që është vënë re, nga rastet që ka ndjekur Prokuroria e Posaçme, është rritja e përdorimit të dhunës së grupeve kriminale të përfshirë në rritjen e kanabisit, qoftë në rastin e grabitjeve, por dhe në atë të larjes së hesapeve.

Lindje e Mesme

Vihet re, një prirje e grupeve kriminale shqiptare në zgjerimin e hartës së tyre të tregjeve kriminale edhe në Lindjen e Mesme. Kështu, në të paktën një rast, hetimet treguan se grupi kriminal shqiptar kishte siguruar “kokainë”, “heroinë”,“marijuanë” dhe “risinë”, në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, për ti trafikuar ato më pas drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së.

Rajoni

Grupet kriminale shqiptare po përdorin disa porte si pika kyçe hyrëse të kokainës, e cila vjen nga Amerika Latine për të hyrë në rajon dhe për t’u transportuar më pas në BE. Në hetimet e vitit 2023 është evidentuar se, kokaina vjen me kontenier e fshehur në ngarkesa të ndryshme si p.sh. “pleh organik”, e cila transportohet nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit të Tivarit, në Malin e Zi. Ngarkesat futen në Shqipëri nëpërmjet transportit në rrugë tokësore , për t’u marrë më pas nga personat e specializuar të transportit dhe magazinimit të kokainës, për të bërë ekstraktimin e saj, duke ruajtur pastërtinë maksimale. Vihet re se, Porti i Durrësit po përdoret edhe nga grupe kriminale të Maqedonisë së Veriut për trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës në Itali dhe më pas në shtete të tjera të BE-së. Zhvillimi i linjave të reja të kokainës nëpërmjet Shqipërisë nga grupet kriminale të Maqedonisë së Veriut tregon se, për këtë trafik po përdoren linja që dikur njiheshin si rrugët e trafikut të heroinës.

The post Grupet kriminale shqiptare në Amerikën e Jugut akses në nivele të larta qeverisëse, konkurrojnë dhe vendasit! Po shtrihen dhe në Lindjen e Mesme e vendet skandinave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale, Hoxha ngre alarmin: Janë prishur balancat në Durrës, grupet kriminale kanë kaluar të gjitha në një anë
Situata zgjedhore duket se edhe këtë herë do të jetë mjaft e nxehtë në zona të caktuara, për shkak të ndikimit të madh që kanë grupet kriminale.

I ftuar në “Të Paespozuarit”, gazetari investigativ Artan Hoxha theksoi se në disa qytete janë prishur balancat nga grupet krininale, pasi të gjitha tashmë anojnë vetëm nga njëra forcë politike.

Sipas tij në Durrës janë prishur balancat dhe të gjithë organizatat kriminale janë në krah të mazhorancës, duke ngritur alarmin për ndikimin e tyre në zgjdhje.

Ndërkohë i pranishëm në të njëtën stuio kanidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, theksoi më shumë shqetësuese në qytetin bregdetar mbeten patronazhistët se sa grupet kriminale.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Organizatat kriminale në Durrës janë shumë prezente. Nuk e di nëse zoti Cara ka patur problematikë direkte, me shantazhe dhe presione, por ajo që mund të them me të dhënat që kam në terren, më rezulton se pjesa dërrmuese e strukturave të krimit të organizuar, që merren me narkotrafikun, krimet e rënda, janë kundër zotit Cara.

Igli Cara: Këto janë zgjedhje lokale. E kuptoj kur thotë zoti Hoxha, që janë të rreshtuar, sepse zoti Rama i mbron ata. Deri në këtë moment që flasim, flasim për presion të grupit të zotit Dako, patronazhistët, drejtorët janë në terren. Por, unë nuk trembem nga kjo. Sa u përket grupeve që thatë, mendoj se me to duhet të merren organet ligjzbatuese.

Artan Hoxha: Të marr vetëm drejtorin e hipotekës. Presione, shantazhe. Pse? Sepse ka të bëjë me resurset që ka Shqipëria. Njëlloj edhe me portin, paratë që po investohen janë para shqiptarësh që kanë vajtur në gadishullin arabik dhe po rikthehen këtu. Edhe në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe kreu i SPAK, nuk ka qenë kurrë kaq i evidentuar Durrësi për kriminalitetin. Ju me programin tuaj, e keni parashikuar, a u është dhënë garanci qytetarëve, si do ju mbroni pronat?

Igli Cara: Për zgjedhjet i kemi marrë masat që qytetarët të votojnë të qetë dhe vota e tyre të mos transformohet.

Artan Hoxha: Po sjell një shembull, dosja e famshme 339, ishte modeli më i qartë se si në Shqipëri, krimi i organizuar ndërhynte në zgjedhje. Kontakti i tyre ishte kryetari i bashkisë. A e ke vlerësuar këtë situateë?

Igli Cara: Sot e gjithë administrate bën presion, intimidon drejtuesit. Zoti Dako bashkë me grupin e tij.

The post Zgjedhjet lokale, Hoxha ngre alarmin: Janë prishur balancat në Durrës, grupet kriminale kanë kaluar të gjitha në një anë appeared first on Albeu.com.

Qetësia zgjati vetëm 8 muaj, krimi që shfaqi “fantazmën” e Ervis Martinajt
Qetësia zgjati vetëm 8 muaj.

Atëherë kur të gjithë, madje edhe Policia, po mendonte se një grupi kriminal i Ervis Martinajt ishte dobësuar, sinjali i rizgjimit u dha nga breshëritë e kallashnikovëve.

Në një rrugicë të errët të “Don Boskos” në Tiranë, plumbat e kallashit, të nisur për të larë hesapet mes grupeve kriminale, i morën jetën një gruaje të pafajshme.

Ndonëse rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit të kaluar, mbrëmjen e 12 marsit u shfaq fantazma e Ervis Martinajt.

Emri i tij doli në skenë duke sjellë jo pak përshtjellim për të gjithë ata që e mendonin edhe të vdekur.

Atentati që kishte në shënjestër Fatjon Muratin dhe njerëzit e tij, ktheu vëmendjen e Policisë tek vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Aty ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

17 KORRIK 2022

VRITET KUSHERIRI I ERVIS MARTINAJT

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë para 8 muajsh, kohë kur një shkresë e klasifikuar e rendiste atë të parin ndër 6 persona që duhej të pyetej për masakrën e Fushë-Krujës.

Prokuroria e Krujës kërkoi në atë kohë marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e 17 korrikut, ku mes tre të vrarëve ishte edhe djali i xhaxhait i Ervis Martinajt.

Mes emrave që kërkonte organi i akuzës për t’u pyetur ishin Gentjan Reçi, nipi i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, të cilët kanë lidhje krushqie me Endrit Doklen, si dhe tre persona të tjerë.

Grupi hetimor mblodhi në atë kohë prova të shumta në vendngjarje, dy aparate celularë pjesërisht të djegur dhe më shumë se 60 orë filmime të kamerave të sigurisë.

Nga rindërtimi i skenës së krimit, u konkludua se autorë mund të kenë qenë katër persona të përgatitur për ngjarje të tilla dhe që e njihnin mirë zonën.

Tre prej tyre kanë hapur zjarr me breshëri sapo mjeti “Passat” me të cilin udhëtonin viktimat u fut në mbikalim. Vendi ishte zgjedhur me kujdes, që Martinaj, Hoxha dhe Vata të mos kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Edhe pse u pyetën në lidhje me këtë ngjarje, si persona që mund të kishin dijeni, Prokuroria nuk mundi të provonte asgjë dhe të gjithë u lanë të lirë.

Atëherë kur pritej një kundërsulm, që do të merrte hak për vrasjen e Brilant Martinajt, pa u bërë një muaj nga ngjarja, Ervis Martinaj denoncohet i zhdukur.

9 GUSHT 2022

DENONCIMI PËR ZHDUKJEN E ERVIS MARTINAJT

Më datë 10 gusht 2022, shtetasi Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt, banues në Fushë- Kuqe, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, kallëzuesi bëri me dije se kishin humbur kontaktet me nipin e tij, ndërkohë që ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme, me vendimin nr.42, datë 17 maj 2022 ka caktuar ndaj Ervis Martinajt masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 4 vepra penale, një prej të cilave, grup i strukturuar kriminal.

Faik Martinaj, në kallëzimin e tij ka shpjeguar se më datë 9 gusht 2022, rreth orës 22.00, janë njoftuar nga një i afërmi i tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që për arsye sigurie nuk e identifikon me emër, i cili kishte humbur kontaktet me nipin e tij Ervis Martinaj.

Telefoni i tij rezultonte i fikur, çka e bënte të dyshonte se mund të ishte zhdukur nga persona të paidentifikuar.

Faik Martinaj shpjegonte se që prej kohës që nipi i tij Ervisi është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, ai dhe familja e tij nuk kishin pasur kontakte me të dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

I pyetur lidhur me motivet dhe personat që mund të jenë përfshirë në zhdukjen e nipit të tij, Faik Martinaj sqaronte se që prej dhënies së dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, i cili e akuzonte nipin e tij Ervisin për disa krime të rënda, kishin filluar edhe problemet për të.

Ai ka hedhur dyshime për grupe kriminale dhe posaçërisht tek shtetasi Endrit Dokle.

Lidhur me faktin e kallëzuar është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale edhe shtetasi Mustafa Martinaj, babai i shtetasit Ervis Martinaj, i cili ka dhënë të njëjtat shpjegime lidhur me kohën dhe rrethanat e zhdukjes së djalit të tij.

Ai ka deklaruar se kontakti i fundit me të, kishte qenë në datë 9 gusht 2022, në orën 19:30, me të afërmin e tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk tregohet se kush është.

Pas këtij kallëzimi, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për rrëmbim personi, por nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së Ervis Martinajt.

Është hetuar në disa drejtime nga ana e organit të akuzës, janë vënë në përgjim shumë persona, por deri më sot nuk është konkluduar asgjë.

Ai konsiderohet “i humbur”, edhe pse ka pasur aludime se mund të jetë vrarë.

Por për aq kohë sa nuk ka një trup të pajetë, nuk ka as vrasje.

E për aq kohë sa kjo nuk mund të provohet, nuk mund të përjashtohet as mundësia që Ervis Martinaj të jetë gjallë.

Për Policinë e Shtetit, fakti që prej zhdukjes së tij, nuk kishte pasur ngjarje kriminale, të paktën përplasje me armë mes grupeve siç kishin ndodhur më parë, shpjegonte dobësimin e grupit të tij.

Kjo e dhënë ishte edhe një lloj indikacioni që e shtynte Policinë të mendonte se Ervis Martinaj edhe mund të ishte vrarë.

Por ngjarja e së dielës mbrëma në “Don Bosko”, duket se e ringjalli duke kthyer fantazmën e tij, shkruan Abcnews.

Si ndodhi ngjarja dhe pse Policia e Prokuroria dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje është grupi i Ervis Martinajt?

12 MARS 2023

VRITET NJE GRUA, PLAGOSEN 6 PERSONA

Në orën 21:05, dy persona qëllojnë me breshëri automatiku në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit në “Don Bosko”, duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe.

Gjashtë persona të tjerë mbëtën të plagosur, mes tyre edhe mbesa 10-vjeçare e viktimës që u dëmtua nga xhamat e thyer.

Të plagosurit janë: Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shaholli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Vëllai, xhaxhai dhe djali i xhaxhait të Fatjon Muratit kanë qenë në lokal, në një tavolinë bashkë me personat e tjerë që u plagosën. Të gjithë të afërm me njëri-tjetrin.

Viktima, Mimoza Paja, kishte filluar punë si banakiere para 10 ditësh. Ajo jetonte me qira bashkë me djalin dhe mbante edhe mbesën 10 vjeçe. Ajo u plagos lehtë nga ciflat e xhamave.

Policia e Tiranës, në një njoftim zyrtar, shpjegoi edhe dinamikën e ngjarjes:

Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit Fatjon Murati.

Dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj, autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Spitalit të Traumës. Kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj.

Nisur nga dinamika që shpjegon Policia, ngjarja duket thuajse identike me një tjetër vrasje të ndodhur në Laç më 1 nëntor të vitit 2021.

Bëhet fjalë për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi.

Një kamera sigurie ka fiksuar momentin e vrasjes së tij. Në video shfaqet Xhelal Reçi, i cili futet në një prej bizneseve të tij.

Pak çaste me pas, një makinë “Toyota” ndalet para hyrjes se biznesit ku ai ishte futur.

Dy persona të armatosur me automatikë zbresin nga mjeti dhe hapin zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes autorët largohen me shpejtësi. Makina e tyre gjendet e djegur pak kohë pas ngjarjes në Milot.

Një skenë kjo identike me vrasjen që ndodhi të dielën në Tiranë. Madje Policia nuk përjashton mundësinë që të jetë kryer nga të njëjtët persona.

Kjo lidhet edhe me faktin e përplasjeve mes dy grupeve por edhe me atë çfarë përfaqësonte ish-polici i vrarë.

Xhelal Reçi, dikur punonjës policie, kishte disa biznese në Laç. Ai konsiderohej si person pa probleme.

Pas vrasjes së tij, Policia i përqendroi hetimet në konfliktet e djalit të tij, Besnikut, i cili i shpëtoi një atentati në gusht të vitit 2020.

Në atë kohë, autorët iu afruan makinës së Besnik Reçit me një motor dhe hapën zjarr edhe pse ai shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Reçi mundi të shpëtojë për shkak të manovrimit të shpejtë. Që nga ajo kohë nuk ka asnjë autor të identifikuar të kësaj ngjarjeje.

Por çfarë i lidh këto dy ngjarje përveç skemës së njëjtë?

8 TETOR 2022

ARRESTOHET FATJON MURATI

Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi më 13 në korrik të vitit 2022, gjatë operacionit të kodura “Ruger” u sekuestrua një arsenal armësh në zonën e Farkës.

Në atë operacion Policia arrestoi shtetasin Kristjan Gjini.

Ndërsa në kutinë e një prej pistoletave të sekuestruara, u fiksuan gjurmët e gishtave të Fatjon Muratit.

Më 8 tetor të vitit të kaluar, Fatjon Murati u arrestua kur po lëvizte me një makinë të blinduar bashkë me Endrit Doklen dhe kunatin e Dokles, Gentjan Reçin.

Ata u ndaluan fillimisht nga një patrullë policie që u kërkoi kartat e identitetit. Dokle, Reçi dhe Murati, kanë dhënë dokumentet dhe më pas policia ka vijuar me verifikimin në sallën operative.

Nga verifikimi rezultoi se Fatjon Murati, ishte person në kërkim si i dyshuar për mbajtje pa leje të arsenalit të armëve të sekuestruar në Tiranë.

Policia ka kontrolluar edhe makinën e blinduar të Dokles, por nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.

Murati u arrestua, ndërsa Dokle dhe kunati i tij u lanë të lirë.

Gentian Reçi, kunati i Endrit Dokles, është njëkohësisht nipi i ish-policit të vrarë, Xhelal Reçi.

Nga ana tjetër, duket se edhe vetë Dokle kishte hesape të pambyllura me Ervis Martinajn. Kjo lidhet me dëshminë e dhënë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

29 MARS 2022

ARRESTOHET NUREDIN DUMANI

Mbrëmjen e datës 29 mars të vitit 2022, nga strukturat e Policisë së Shtetit është finalizuar operacioni policor i koduar “Arratia”, gjatë të cilit u arrit të arrestohet një prej personave më të kërkuar, i dyshuar për disa vrasje.

Rreth orës 22:25, në lagjen “Apollonia” në Fier, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit Nuredin Dumani.

Arrestimi i tij u konsiderua një sukses i madh për Policinë, pasi përveçse ai ishte një prej më të kërkuarve, u kthye edhe në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Falë dëshmisë së tij, në maj të vitit të kaluar u realizua operacioni tjetër, i koduar “Plumbi i artë”, i cili nxori në skenë shumë emra të botës së krimit.

Vrasje të kryera me porosi e të tjera që nuk ishin realizuar.

Mes emrave që përmendi Nuredin Dumani ishin edhe Ervis Martinaj e Endrit Dokle. I pari si autor i dyshuar dhe që rezulton i shpallur në kërkim pikërisht prej rrëfimit të Dumanit dhe i dyti si palë e dëmtuar.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Elbasanit, si dhe në bazë të informacioneve të mara nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme, Policia organizoi operacionin, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

U ekzekutuan 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa burgje, sepse të dyshuarit ishin arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.

Shumë të tjerë u shpallën në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Ndër të tjera, në rrefimin e tij para prokurorëve të SPAK, Nuredin Dumani tha se një zarf i bardhë kishte shkuar në dorën e tij nga Ervis Martinaj.

Martinaj i kishte lënë dorë të lirë që të kërkonte sa para të donte për të kryer ekzekutimin e Endrit Dokles.

Dumani thotë: “I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen”.

Më pas hyn në skenë bashkëpunërori tjetër i drejtësië, Henrik Hoxhaj. Ai ka treguar se Nuredin Dumani i kishte dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Endrit Dokle.

Kjo kishte ndodhur para një viti kur ai bisedonte shpesh me Nuredinin. Në një nga këto biseda që kryenin në telefon ai i ka kërkuar që të gjente ku ishte Endrit Dokle dhe duhej të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500 mijë euro.

I penduari ka treguar se e ka parë Doklen duke lëvizur me një makinë të blinduar pranë Liqenit Artificial. Sipas tij ai nuk ishte një objektiv i lehtë.

Megjithatë ka treguar se nuk ka kryer asnjë veprim kundër tij, duke qenë se nga bisedat në telefon me Nuredin Dumanin kjo porosi kishte mbetur pezull.

Ndërsa për arsyen se përse Ervis Martinaj e donte të vdekur Endrit Doklen, asnjëri prej bashkëpunëtorëve nuk kanë pasur dijeni.

Megjithatë dyshimet lidhen me parandalimin e një hakmarrje të mundshme në lidhje me vrasjen e Xhelal Reçit.

Kjo ishte një ndër arsyet se përse Prokuroria kërkoi dëshmitë e Endrit Dokles, Gentjan Reçit dhe Fatjon Muratit në lidhje me atentatin e trefishtë ku u vra nipi i Ervis Martinajt, Brilanti.

Prokuroria kishte dyshime në atë kohë se vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, mund të kishte lidhje me ekzekutimin e ish-Policit Xhelal Reçi, në Laç.

Në shtator të vitit të kaluar, Endrit Dokle është pyetur për masakrën e Fushë-Krujës. Ndërsa më vonë, kanë dhënë deklarime edhe Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi.

Grupi i hetimit nuk ka gjetur asnjë provë që t’i lidhë ata direkt apo indirekt me ngjarjen.

Por duket se atentatorët e së dielës mbrëma në Tiranë, nuk kanë pasur nevojë për prova. Të paktën jo për Fatjon Muratin.

Pista kryesore e ngritur nga Prokuroria në lidhje me ngjarjen ku mbeti e vrarë gabimisht banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të afëtm të Muratit, është ajo e hakmarrjes.

Hetuesit thonë se po verifikojnë edhe pista të tjera, por ajo më e rëndësishmja lidhet me vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vetë Fatjon Murati ishte larguar nga Shqipëria ditën e ngjarjes. Nëse i frikësohej një atentati të mundshëm apo ishte thjeshtë një nga ato arratisjet e tij rutinë, ndonëse ishte në arrest shtëpie, këtë nuk mund ta themi.

Megjithatë, ajo që dihet me siguri është fakti se atentatorët, mbrëmjen e ngjarjes kanë synuar eleminimin e njërëzve të afërt të tij.

Kjo shpjegohet me faktin se është qëlluar mbi 15 herë me breshëri nga dy armë kallashnikov, në drejtim të tavolinës ku ishin ulur njerëzit e afërm të Muratit.

Fatjon Murati banon 50 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Pesë ditë para ngjarjes është verfikuar nga shërbimet e Komisariatit nr.3, duke qenë se ishte në arrest shtëpie dhe ka rezultuar në banesë.

Ka dyshime se ditën e ngjarjes ai është larguar nga Shqipëria, fillimisht drejt Kosovës e më pas në Turqi.

Ai ka udhëtuar ditën e djelë, që në zbatim të një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, kufiri mund të kalohet pa u regjistruar nga njëra anë.

Ata që udhëtojnë drejt Kosovës regjistrohen vetëm në dalje nga ana e Policisë së Kosovës, ndërsa ata që vijnë në Shqipëri, regjistrohen në hyrje nga Policia shqiptare.

Por Policia thotë se, ndonëse ndaj Fatjon Muratit ka pasur një masë sigurimi “arrest shtëpie”, për aq kohë sa ai nuk është person në kërkim, kjo masë nuk shënohen në sistemin kufitar.

Kjo shpjegon edhe faktin se përse ai nuk është ndaluar nga Policia e Kosovës.

MAKINA E DJEGUR

Tjetër element që e bën të ngjashëm atentatin e 12 marsit me atentate të tjera të ndodhura gjatë viteve 2022 e 2021, është mekanizmi i autorëve për të zhdukur provat.

Më datë 13 mars, grupi hetimor është rikthyer në vendngjarje ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Po më datë 13 mars, në orët e para të mëngjesit, në vendin e qujatur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë së Policisë Durrës, kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor ka këqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin.

Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se mjeti tip BMW seria 5, me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14 mars 2021, në lagjen nr.13  Durrës.

Të gjitha provat metariale të sekuestruara në vendngjarje dhe në fshatin Likmetaj, janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore ku po u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Ngjarja e së dielës ishte stuhia pas qetësisë 8 mujore.

Shpresat për zbardhjen e saj janë të vakëta.

Por në rast se zjarri nuk ka zhdukur çdo provë në makinë e në armët e krimit, grupi hetimor mund të ketë gjetur një çelës që do të zbardhë jo vetëm krimin e 12 marsit.

Hetuesit janë thuajse të bindur që kjo ngjarje është vazhdim i serialit të përgjakshëm që deri tani ka vrarë 13 persona.

Serial që nga njëra anë ka pa pasur grupin e Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër kanë qenë disa grupe të tjera.

Fatjon Murati, mund të ketë hesape pa mbyllur edhe me persona të tjerë, por duket se hesapet me grupin e Ervis Martinajt ishin ato që i rëndonin më shumë.

Ai e mori mesazhin të dielën mbrëma. Për Policinë dhe Prokurorinë mesazhi ishte i qartë dhe të gjithë të dhënat i çojnë në zonën e Kurbinit.

Por ajo që duket se është rishfaqur pas kaq kohësh, është përplasja mes grupeve kriminale.

E bashkë me të duket se është rishfaqur edhe hija e Ervis Martinajt.

The post Qetësia zgjati vetëm 8 muaj, krimi që shfaqi “fantazmën” e Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

“Big Brother” në Vlorë, çmontohen 16 kamera të kontrolluara nga grupet kriminale
Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera në Vlorë, të cilat dyshohet se ishin në kontrollin e grupeve kriminale.

Ato ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”, pa lejen përkatëse të organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijon faza e tretë e planit operacional policor të koduar “Fijet”.

Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet.

Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Kujtojmë që ditën e djeshme policia e Shkodrës realizoi fazën e dytë të operacionit “Fijet” dhe çmontoi 38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, duke e çuar nç 59 kamera numrin total. Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

/albeu.com

The post “Big Brother” në Vlorë, çmontohen 16 kamera të kontrolluara nga grupet kriminale appeared first on Albeu.com.

Kreu i SPAK: Grupet kriminale janë bërë shumë të egra, kanë shtrirë aktivitetin deri në Dubai
Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar në një konferencë se grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Sipas Krajës, ato janë bërë më të egra dhe tregtia e drogës ka arritur deri në Dubai.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë vërë shumë të egra. Flas për vrasjet e ndodhura kohët e fundit”, ka thënë drejtuesi i SPAK.

Më tej, Kraja u shpreh se nuk ka asnjë shtet, nuk lufton i vetëm aktivitetin e grupeve kriminale, prandaj sipas tij është krijuar dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./albeu.com

The post Kreu i SPAK: Grupet kriminale janë bërë shumë të egra, kanë shtrirë aktivitetin deri në Dubai appeared first on Albeu.com.