gruaja e varur nga shopping Archives - Albeu.com

Ishte e varur nga blerjet, gruaja tregon për të gjithë metodën që e shpëtoi dhe e bëri të kursejë para
Një grua që e përshkruan veten si “të varur nga pazari” ka shpikur mënyrën e përsosur për të ndaluar veten të bëjë blerje impulse që nuk i duhen realisht, duke kursyer paratë e saj gjatë procesit. Alexandra Hourigan ndau këshillën për kursimin e parave në kanalet e saj të komunikimit virtual, ku shpjegoi se sa herë që e gjen veten duke marrë diçka në një dyqan ose duke parë diçka në internet, ajo ka një bisedë me veten se sa kushton.

Gruaja tha se mendon sikur dikush i ofron asaj sasinë e parave që po mendon të shpenzojë, dhe nëse do të preferonte të merrte paratë në dorë sesa të blinte artikullin, atëherë ajo e di që nuk ka nevojë për të.

Alexandra, e cila është nga Australia, tha: “Nëse shihni, për shembull, një këllëf iPhone që e dëshironi vërtet dhe ky këllëf kushton 25 dollarë, dhe unë ju drejtohem dhe ju them:

‘Në rregull, mund të bëni vetëm një zgjedhje, ose të blini këllëfin, ose do t’ju jap 25 dollarë në dorë’. Nëse thoni: ‘Në fakt unë kam vërtet nevojë për një këllëf të ri telefoni, i vjetri s’më bën më punë’, atëherë mund ta blini se e dini që keni vërtet nevojë për të. Ndërsa nëse thoni, ‘E di çfarë? Më duhen 25 dollarë dhe s’po e marr këllëfin e telefonit’, atëherë ju vërtet nuk keni pse ta bëni këtë blerje”.

Postimi i saj pati shumë itneraktivitet, me ndjekës që herë e gjenin të vlefshme këshillën e Alexandrës, herë nuk binin dakord me të. Pati edhe të tjerë që ndanë eksperiencat e tyre, duek treguar se çfarë ka funksionuar për t’i ndaluar nga bëra e blerjeve impulsive.

Një prej tyre tha se përdor këtë teknikë: “Unë gjithmonë e krahasoj produktin që dua të ble me tarifën time për orë në punë. Nëse dikush thotë ‘duhet të punosh 4 orë dhe ne do të japim këtë artikull’, nëse ia vlen, atëherë do ta marr”.

Një tjetër tregoi: “Nëse shoh diçka në një dyqan, i jap vetes një javë kohë, dhe nëse ende mendoj për të pas një jave, e marr. Nëse e kam harruar, e lë”.

The post Ishte e varur nga blerjet, gruaja tregon për të gjithë metodën që e shpëtoi dhe e bëri të kursejë para appeared first on Albeu.com.