grua shqiperi Archives - Albeu.com

Nusreti kërkoi nuse në Shqipëri, por miqtë dhe gruaja i zhvatën 1500 Euro
Një burrë nga Kosova, i cili erdhi për të kërkuar grua në Shqipëri, këmbëngul se është mashtruar nga miqtë dhe të njohurit, që pasi e kanë zhvatur, kanë mbyllur telefonat dhe nuk i përgjigjen më.

Sipas komisariatit numër një në Tiranë, burri është emigrant prej shumë vitesh në Gjermani, vend në të cilin krijoi njohje dhe miqësi me shqiptarë. Në një nga udhëtimet drejt Tiranës, ai u bind se kishte ardhdur momenti që të gjente një grua dhe të martohej, ndaj nuk la gurë pa lëvizur.

“Erdha në Tiranë. Pimë kafe me shokun tim nga Kosova dhe më pas takova një të njohurin tim me emrin E,. Konsumuam kafe dhe në muhabet e sipër, i thashë të më njihte me një vajzë të mirë se dua të martohem”.

Për këtë kërkesë burri nuk premtoi këpucë, si veprojnë shumë të rinj, sipas një zakoni, në të cilin japin dhurata për ndërmjetësin. Por premtoi se do të paguante një shumë eurosh.

Ai shprehet më tej në denoncimin pranë agjentëve, që nuk u ka mbetur gjë tjetër, përveçse të shkruajnë deklaratën e tij dhe kërkesën për ta zbardhur krimin që i ndodhi. Burimt e “Gazeta Si”, zbulojnë detaje nga dosja pranë oficerit A.Ll.

“Bisedën se do i jepja 1500 euro, dhuratë e bëra me E., që ishte shok i imi këtu në Tiranë. Shoku ishte me një zonjë në moshë që nuk hezitoi, por më tha: ‘Ta gjej unë një nuse ty’”.

Gruaja, sipas burrit të mashtruar, ka telefonuar një vajzë të re, e cila është përgjigjur dhe nuk ka vonuar shumë që e reja t’i bashkohej tavolinës.

“Vajza u prezantua si F.L. Atë ditë biseuam normalisht në kafe, shkëmbyem numrat e telefonit për të vazhduar njohjen dhe unë u largova në Gjermani”, – denoncon Nusreti.

Njohja mes të dyve, ka vazhduar sipas të mashtruarit përmes bisedave në telefon. Derisa burri është bindur se duhet të bënte sërish valixhet gati dhe të kthehej në Tiranë ku e priste nusja e ardhshme e tij.

“Mora familjen, motrat, vëllezërit për ta bërë njohjen si e do zakoni dhe për t’u fejuar. U ulëm me vajzën e re, F.L.,në një kafe shumë të njohur në Tiranë. Biseduam gjatë dhe u çuam nga tavolina dhe shkuam drejt një argjendarie që është përballë një qendre tregtare në Tiranë”, kujton burri, që siç rezultoi më vonë, jo vetëm mbeti pa grua, por mbeti dhe me xhepat bosh.

“Aty, sipas zakonit, i bleva F. një unazë floriri, që shkoi 57 mijë lekë të reja dhe pasi kreva pagesën dolëm nga dyqani. Nusja, kur dolëm më tha befas; duhet të shkoj tek nëna se e kam shumë sëmurë dhe duhet të jem në spital”.

Me gjithë këmbënguljen e dhëndrit, nusja nuk ka pranuar që të shoqërohej në spital nga krushqit, e po ashtu as nga burri i sapo konfirmuar, thotë burimi i Gazetasi.al.

“Së bashku me familjen, udhëtuam për në Kosovë, dhe isha i shqetësuar dhe vazhdimisht e pyesja nusen për mamanë se si ishte me shëndet. Ajo më tregoi se e ëma ishte sëmurë dhe gjatë bisedës më kërkoi euro, pasi i duheshin për të ëmën”.

Kur dhëndrri i bindur se duhet ta ndihmonte nusen, i ka kërkuar të dhënat që t’ja niste përmes bankës, e reja ka fikur telefonin.

“Nga ky moment, biseda mes nesh u ndërpre, ajo ka fikur telefonin, i kërkova takim, por nusja u shpreh se nuk do që të vazhdojë më dhe ka fikur telefonin”, – i thotë agjentit të komisariatit numër një, Nusreti.

I nevrikosur, dhëndrri i ri është kthyer në Tiranë me shpresën se do komunikonte me ndërmjetësit dhe me nusen. Por asnjë nuk është i disponueshëm ta takojë, ndaj ai pasi ka pritur gjatë, ka shkuar direkt e në polici.

“Komunikova me F., i thashë që t’më takonte, nuk pranoi. I thashë pastaj që të më kthejë sendet dhurata dhe unazën e çmuar, por ajo nuk pranoi”, – thotë në denoncim burri nga Kosova. Pas këtij çasti, ai është bindur se e gjitha kjo është një mashtrim dhe se miqtë nga Tirana, së bashku me nusen nuk janë gjë tjetër përveç se mashtrues.

“Kërkoj ta ndjek në rrugë ligjore”, – thotë i mashtruari, i cili, sipas policisë është gënjyer që në fillim, pasi ka dyshime se vajza e re nuk ështe prezantuar me identitetin e saj të vërtetë.

Në listën e personave që do pyeten, bën me dije një burim policor pranë komisariatit numër 1, është shoku i kosovarit dhe gruaja që nuk është identifikuar ende dhe që në këtë rast ishte në rolin e shkuesit për të realizuar një martesë që nuk u krye./SI

The post Nusreti kërkoi nuse në Shqipëri, por miqtë dhe gruaja i zhvatën 1500 Euro appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i gruas që e la bashkeshortin për një tjetër: Nuk punonte, lypja në rrugë për para!
Çifti jetonte në një varfëri të skajshme. E vetmja që nxitej për të fituar të ardhura, ishte nusja e shtëpisë që sipas pretendimeve të saj, detyrohej për të dalë në rrugë dhe për të lypur. Deri ditën kur kupa u mbush dhe gruaja e re, nënë e tre fëmijëve vendosi që t’i thoshte stop gjithçkaje, të mbyllte derën e banesës dhe të dilte prej andej me fëmijën në gji drejt një adrese të panjohur.

Për të gjetur adresën e 32 vjeçares F.R  që u largua me vajzën dy muajshe dhe djalin tjetër, ndërsa më të madhin, por edhe ai mitur e la në shtëpi, u angazhuan dy drejtori policish. Ajo e Durrësit dhe e Tiranës, pasi sipas burimeve të Gazetasi.al, gruaja kishte ikur nga Tirana drejt qytetit bregdetar për të jetuar me një tjetër burrë që e njihte përmes të motrës përpara se ajo të lidhte kurorë.

Një burim tregoi se kallzimi i  bashkëshortit me inicialet G.R u dorëzua në komisariatin numër 3, por që pas qarjeve të tij dhe ankesave për braktisje u zbulua një tjetër histori që lidhet drejtpërdrejtë me varfërinë.

“Jemi të martuar prej 7 vitesh dhe marredhëniet tona kanë qenë shumë të mira, jetojmë në një shtëpi me qira së bashku me nënën. Prej pesë vitesh kam qenë sëmurë. Gruaja doli nga banesa dhe tha do dilte tek një shoqe. Mori dy më të vegjëlit, kurse djalin katër vjeç e la në shtëpi. U vonua dhe mbasi e telefonoja po më thoshte po vij avash avash. Në darkë tha nuk vij më, kam gjetur burrë tjetër”.

I befasuar, 32 vjeçari shton pranë policisë se ka dyshuar se mos bashkëshortja bënte shaka, por kur ajo është vonuar akoma më shumë, ai i ka shkruar “ti nuk shkel më në këtë shtëpi, sill fëmijët dhe nuk ke për t’i parë më asnjëherë me sy”.

Në biseda e sipër me mesazhe, sipas policisë e reja i ka premtuar që djalin do t’ia kthente, por vajzën jo, meqënëse i jepte ende gji.

Sipas policisë, përgjatë grindjeve dhe akuzave, në një moment në telefonin e gruas ka dalë një burrë që e ka urdhëruar të shoqin”mos telefono më tek ky numër, jam L.”

Sipas policise, mbasi kanë kaluar disa ditë dhe ai nisi kërkimet private për gjetjen e të shoqes, një i njohur i familjes e ka telefonuar duke i thënë: “çdo gruaja jote në Porto Romano duke mbledhur bidona”.

Ka tentuar të komunikojë dhe të lidhet në orët në vijim me bashkëshorten, por ka qenë e pamundur, derisa së bashku me të ëmën dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë vendosur të udhëtojnë drejt Durrësit. Por teksa është ballafaquar me të vërtetën dhe me faktin që e shoqja po jetonte me një tjetër, gjatë grindjes dhe debateve duke kërkuar fëmijët, burri pretendon se u dhunua nga partneri tjetër i të shoqes. Mbas kësaj rrethane, G.R u paraqit në polici ku denoncoi për braktisje të fëmijëve dhe kërkoi kthim të të shoqes në shtëpi.

Burimet e Gazetasi.al tregojnë se komisariati numër 3 kërkoi ndihmën e policisë bregdetare për të shoqëruar nënën e tre fëmijëve në polici, së bashku me burrin e panjohur. Dëshmia e saj ka ndryshuar versionin e historise, por sidoqoftë nuk e lehtëson nga hetimi.

“Jam martuar me G.R dhe përditë vuanim për tu ushqyer. Ai nuk punon. E ema nuk punon, mua më nxirrte për të lypur me dhunë. Aq sa po dyshoja që më donin vetëm për para. Më herët kam mbajtur me para edhe kunatin e vogël deri ditën që u martua dhe lëvizi në shtëpi tjetër. Dilja për të lypur me fëmijët e vegjël dhe të gjitha paratë mi merrnin. G. R. më thoshte pëditë dil lyp se nuk kemi bukë për të ngrënë, nuk më bënte më shpirti për të lypur. Në këtë gjendje të papërballueshme më shkruante në telefon ndonjëherë K. që e njoh prej fëmijërisë. Më pyeste si isha dhe prej një viti u lidha me të. Në njërën prej ditëve më kërkoi të martoheshim bashkë dhe mbasi u mendova gjatë vendosa të largohem”, thotë gruaja.

Ajo këmbëngul se nuk kthehet më tek bashkëshorti, teksa policia pyet se përse kishte dalë të mblidhte plastikë nëpër kosha.

“I dashuri im i ri, shiti biçikletën ditën e parë për ne për të blerë ushqime, më tregoi se fëmijët do t’i donte sikur të ishin të tijët. Të nesërmen mbasi vrava mendjen se çdo bëja, thashë do dal të mbledh për të shitur”. Gruaja insiston se ka gjetur dashurinë e jetës dhe se në kushtet kur shfytëzohej, nuk e lidhte asgjë me të shoqin. “Nuk ndjej më asgjë për të, ai ndonjëherë më gjuante që të dilja të lypja dhe vazhdimisht ushqimet i blija vetëm unë. Isha kthyer si nënë për të dhe jo si një grua. Kjo gjë duhet të merrte fund”, tha gruaja. Policia e komisariatit numër tre shton për Gazetasi.al se me kërkesë të 32 vjeçares i kanë dhënë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, por nga ana tjetër i kanë përpiluar dokumentet për braktisje të të miturve. /gazeta si

The post Rrëfimi i gruas që e la bashkeshortin për një tjetër: Nuk punonte, lypja në rrugë për para! appeared first on Albeu.com.