grosiste Archives - Albeu.com

Në kulmin e sezonit turistik, grosistët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve
Grosistët e pijeve freskuese kanë lajmëruar këto ditë tregtarët e pakicës se do të rrisin çmimet e produkteve këtë muaj.

Linjat e pakicës janë njoftuar se, rritja e çmimeve do të jetë 10-20% për lloje të ndryshme të paketimeve.

Rritja më e madhe do të jetë për lëngjet e frutave në kanaçe, që do të kushtojë 80 lekë nga 60 lekë që shiten aktualisht. Rritje është lajmëruar edhe në pijet e tjera freskuese.

Vendi është në kulmin e sezonit turistik dhe kërkesa për pije freskuese shënon rritje jo të zakontë edhe për shkak të temperaturave të larta. Grosistët po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të transferuar kostot e rritura të lëndëve të para gjatë këtij viti.

Vala e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe pijeve nuk po ndalet. Këto ditë kompanitë e prodhimit të bulmetit rritën njëkohësisht çmimet e produkteve kryesore të qumështit dhe kosit, teksa në tregu po përballet me krizë të furnizimit me djathë.

Prodhuesit e pijeve freskuese kanë pohuar këto ditë, se kostot e prodhimit janë rritur me nga 15-20%. Por ndërkohë tregu i këtyre produkteve po përballet me krizë të shumëfishtë që po vjen nga kostot e lëndëve të para dhe rënia e konsumit dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret nga viti në vit nga emigracioni i lartë i moshave të reja që janë konsumatorët kryesorë të pijeve freskuese. Ikja e njerëzve krijon deficit të menjëhershëm në konsum, i cili po reflektohet jo vetëm tek pijet freskuese, por tek të gjitha produktet e tjera.

Gjithashtu prirja për t’u ushqyer shëndetshëm po ndikon negativisht tek konsumi i pijeve freskuese të cilat kanë në përbërje të tyre sheqer të shtuar. Kjo tendencë është rritur meë tej pas pandemisë Covid-19.

Grupi AGNA është detyruar të shtrenjtojë çmimet e pijeve freskuese këtë vit nga 6 deri në 10% më herët ketë vit. Përfaqësuesit e kompanisë shprehen se shtrenjtimi i çmimeve ka tkurrur konsumin, ndërsa pritshmëritë e stinës së verës nuk janë të kënaqshme.

Çmimet janë rritur edhe nga kompania Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS. “Duke iu referuar vetëm të dhënave numerike, rritja e kostove të prodhimit me 18%, krahasuar me rritjen që pësuan produktet tona me vetëm 6,5%, kuptojmë një hendek prej 11,5% që u mbulua tërësisht nga kompania.

Një boshllëk i mbushur me humbjen e rentabilitetit nga ana e CCBS, e cila vendosi, sipas politikës së kompanisë, të mos spekulojë mbi spekulime, në përpjekje për të kompensuar rritjen e kostove, duke ruajtur përdoruesin përfundimtar”, shpjegoi pak ditë më parë për Monitor, presidenti i kompanisë CCBS, Luca Busi./monitor

The post Në kulmin e sezonit turistik, grosistët e pijeve freskuese lajmërojnë rritjen e çmimeve appeared first on Albeu.com.

Egjipti blen 400 mijë tonë grurë. Grosistët vendas: Çmimet mund të vijojnë rritjen, por furnizimi nuk rrezikohet
Blerësi shtetëror i drithërave në Egjipt, Autoriteti i Përgjithshëm për Furnizimin e Mallrave (GASC) ka përfunduar tenderin ndërkombëtar për blerjen e 400 mijë tonë grurëve.

Gruri është blerë me çmimin e 480 USD/ton nga Rumania, Rusia dhe Bullgaria. Egjipti është një nga importuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Transporti i 6 anijeve me grurë do të bëhet në periudhën 20- 31 qershor, 1 -22 korrik dhe 1 deri 10 gusht.

Grosistët vendas të kontaktuar nga “Monitor” pohuan se mbyllja e tenderit për blerjen e 400 mijë ton grurë nga Egjipti është sinjal për një tjetër rritje të çmimit të grurit në tregjet e huaja. Efektet do të ndihen edhe në tregun vendas. Sipas tyre, edhe vendimi i Indisë për bllokimin e eksportit të grurit për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta si dhe reduktimi 50% i eksportit nga Ukraina për shkak të luftës do të jenë faktorët kryesorë për rritje të çmimit.

“Aktualisht çmimi i grurit në tregjet e huaja është 480 deri 485 USD/ton nga 220 deri 240 USD/ton që ishte vitin e kaluar, pra, është dyfish më i lartë. Situata e çmimeve është e paqëndrueshme. Për shkak të sulmit të një porti në Ukrainë çmimet në tregjet e huaja janë rritur 40 USD për ton nga 440 USD që ishte çmimi pak ditë më parë. Parashikohet në muajt në vazhdim të ketë rritje tjetër të çmimeve”, theksoi një nga grosistët e grurit në vend.

Kompanitë e blojës pohojnë se nuk rrezikohet furnizimi me grurë, ndërsa shtojnë se muaji korrik, kur nis korrja do të jetë përcaktuese për vijueshmërinë e furnizimeve.

Sipas tregtarëve, çmimi i miellit me shumicë në vend është 8,200 deri 8,400 Lekë/kv nga 4,400 deri 4,500 Lekë/kv që ishte vjet (rreth 90% rritje). Sipas furnizuesve konsumi i miellit në vend është deri 40% më pak në raport me vjet për shkak të shtrenjtimit të çmimeve. Çmimet e shitjes së miellit në vend prej disa javësh përcaktohen nga Bordi i Transparencës.

Rritja e çmimit të grurit nisi qysh verën e kaluar, si rezultat i rritjes së kërkesës dhe rënies së ofertës, për shkak të të korrave jo shumë të mira dhe problemeve me zinxhirin e furnizimit. Në muajin tetor 2020, çmimi i grurit të zhdoganuar, sipas kompanive kryesore të blojës, arriti 220 dollarë/ton dhe çmimi i miellit ishte 48 lekë /kg. Një vit më pas nga fundi i shtatorit -fillimi i muajit tetor çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 340 Dollarë/ton dhe çmimi i miellit në treg 55 deri 58 lekë/kg. Çmimi i grurit të zhdoganuar në harkun e 1 viti u shtrenjtua 63%. / Monitor

The post Egjipti blen 400 mijë tonë grurë. Grosistët vendas: Çmimet mund të vijojnë rritjen, por furnizimi nuk rrezikohet appeared first on Albeu.com.