gripi shpendeve Archives - Albeu.com

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë
Gripi i shpendëve ka infektuar pacientin e parë njerëzor në Evropë. Rasti me infeksionin A(H9N2) është identifikuar në rajonin e Lombardisë së Italisë.

Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj bën me dije se pacienti ka probleme shëndetësore, me sëmundje bashkëshoqëruese dhe e ka marrë infeksionin në një vend jo evropian.

Ai aktualisht, ndodhet i shtruar në spital.

“Të gjitha kontrollet e nevojshme u kryen menjëherë dhe kontaktet përkatëse u identifikuan, si pjesë e aktiviteteve të zakonshme të parandalimit dhe mbikëqyrjes”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Italisë.

Sipas asaj që dihet aktualisht rreth gripit të shpendëve, infeksioni ndodh nëpërmjet ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj shpendëve të infektuar, por edhe nëpërmjet kontaktit me mjedise ose materiale të kontaminuara.

Rastet njerëzore klasifikohen si me patogjenitet të lartë ose të ulët, varësisht nga ashpërsia e sëmundjes.

Rastet e para shkaktojnë infeksione të rënda sistemike me vdekshmëri të lartë, ndërsa rastet e dyta shkaktojnë simptoma të lehta ose aspak të frymëmarrjes, por mund të mutohen në forma më agresive.

The post Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë appeared first on Albeu.com.

Konfirmohet një tjetër rast i gripit të shpendëve në Durrës
Ditën e sotme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka informuar se është konfirmuar një tjetër rast i pranisë së sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1), në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në zonën e mbrojtjes së karantinuar në fshatin Maliq Muҫo, Durrës.

Shërbimi veterinar rajonal së bashku me perfaqësues së MBZHR, janë paraqitur menjëherë në subjekt për tu njohur me gjendjen shëndetësore të shpendëve, duke konstatuar 1848 shpendë të ngordhur.

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit për vendosjen e stabilimentit në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare, të cilat janë dërguar dhe analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Pas konfirmimit nga ISUV për rezultatin pozitiv të analizimit, në MBZHR është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ministrisë për Pushtetin Vendor dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Njoftimi i Ministrisë:

Janë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200 datë 3.3.2025 dhe Urdhri 240, datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”.

Njoftojmë fermerët dhe mbarështuesit e cilësdo lloj specieje shpendësh se vijon të jetë e ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë, në zbatim të Urdhrit të Ministrit Nr. 240 datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, i cili përcakton:

Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë sipas tabelës 4, të shtojcës 5, të Urdhrit Nr. 177, datë 28.3.2023 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Mbikëqyrjes së Influencës Aviare”, vetëm me autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj Sëmundjes së Influencës Aviare dhe të jenë shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Shërbimi Veterinerar Rajonal po mbikqyr dhe monitoron nëpërmjet gjurmimit dhe kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV.

Vetëm ditën e sotme janë monitoruar 211 ferma me 2958 krerë nga 5 grupe Veterinerësh Zyrtarë të Kontrollit të pranishëm në terren. Gjithashtu, është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët dhe shpendërritësit në të gjithë vendin të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë lëvizjen e shpendëve për qëllime tregtare, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.

Për cdo rast dyshimi, kërkohet komunikimi i menjëhershëm me shërbimin veterinar rajonal në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mail: info@akvmb.gov.al dhe evitimi i kontaktit me shpendët e dyshuar.

The post Konfirmohet një tjetër rast i gripit të shpendëve në Durrës appeared first on Albeu.com.

Brazili shpall “urgjencën shëndetësore” për shkak të gripit të shpendëve
Autoritete në Brazil kanë shpallur urgjencë shëndetësore për shkak të gripit të shpendëve.

Ministria e Shëndeësia njoftoi mbrëmë se janë gjetur raste të reja të gripit të shpendëve te shpendët e egra. Urgjenca shëndetësore do të mbahet për 180 ditë.

Ministria tha  se po “mobilizon burimet” për të parandaluar përhapjen e virusit. Janë ndaluar panairet, konkurset dhe ekspozitat e shpendëve, pasi Brazili është eksportuesi kryesor në botë i shpendëve.

Dje, autoritetet braziliane njoftuan se kishin identifikuar tre raste të reja të gripit të shpendëve, duke e çuar në tetë numrin total të rasteve të raportuara që nga mesi i majit në këtë vend.

Të gjitha rastet përfshijnë zogj të egër (shtatë në shtetin Espirito Santo dhe një në Rio de Zhaneiro, në juglindje të vendit)./albeu.com/

The post Brazili shpall “urgjencën shëndetësore” për shkak të gripit të shpendëve appeared first on Albeu.com.

Zyrtare! Zbulohen 3 vatrat e para të gripit të shpendëve në Shqipëri
Janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, jofton se po monitoron situatën dhe thekson se “Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan”.

Njoftimi

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8.   Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.  Në vijim, Urdhëri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla.  Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare.

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar.  Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjenës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre.

The post Zyrtare! Zbulohen 3 vatrat e para të gripit të shpendëve në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Shpërthen gripi i shpendëve në Kinë, konfirmohet rasti i parë në njerëz
Një 41-vjeçar në Kinë është konfirmuar pozitiv me gripin e shpendëve.  Zyrtarët nuk dhanë detaje se si kinezi u infektua, por lloji H10N3 mendohet se nuk përhapet lehtë nga njerëzit tek njerëzit.

Banori i provincës Jiangsu, i cili u diagnostikua javën e kaluar, tani është shëruar dhe është gati për të dalë nga spitali, informon albeu.com.

Ka shumë lloje të gripit të shpendëve dhe nuk është e padëgjuar që njerëzit që punojnë me shpendë herë pas here infektohen.

Gjurmimi i kontakteve nuk gjeti ndonjë rast tjetër të virusit. Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Pekinit (NHC) tha të martën banori i qytetit të Zhenjiang u shtrua në spital në 28 prill dhe u diagnostikua me H10N3 një muaj më vonë.

Komisioni gjithashtu tha që H10N3 nuk kishte gjasa të përhapet me shpejtësi./albeu.com

The post Shpërthen gripi i shpendëve në Kinë, konfirmohet rasti i parë në njerëz appeared first on Albeu.com.