gripi i shpendeve Archives - Albeu.com

Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve shuan pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s”
Vatrat e gripit të shpendëve vazhdojnë ende aktive. E njohur si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, të konstatuara nga shërbimi veterinar në Qarkun e Durrësit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për dy vatra në pularitë e kompanisë “Rea’s” sh.p.k., si dhe tek kompania “AIBA” në pronësi të Armand Dukës.

Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate për mediat, bën me dije se deri më tani në pularitë e këtyre dy kompanive janë konstatura të ngordhur 497 986 pula.

Autoritetet thonë se pulat e ngordhura janë asgjesuar përmes procesit të djegies, por pa dhënë më tepër detaje mbi vendin.

Situata me gripin e shpendëve është reflektuar menjëherë në treg, pasi është shtrenjtuar çmimi i vezëve, ku një vezë ka shkuar deri në 35 lekë.

Vatra e parë me gripin e shpendëve, u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe ferma e AIBA-s në pronësi të Xhafzotaj

The post Ngordhin rreth 500 mijë pula, gripi i shpendëve shuan pularitë e “Rea’s” dhe “AIBA-s” appeared first on Albeu.com.

Gripi i shpendëve/ Vihet në karantinë ferma ‘Rea’s’ në Durrës!
Në Rrashbull të Durrësit, pularia “Rea’s” është vendosur në karantinë, pasi u raportua për ngordhje masive të pulave e zogjve.

Ministria e Bujqësisë, bëri të ditur se kjo fermë është prekur nga gripi i shpendëve, njohur në gjuhën veterinare si sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1.

Në njoftim thuhet se “ferma është vendosur në karantinë”. Pulat dhe vezët do të asgjësohen, por ende nuk ka të dhëna për numrin e krerëve.

Transparenca për publikun, në këtë rast mungon, pasi media nuk u lejua të xhironte në ambientet e kësaj pularie.

Ministria e Bujqësisë, nuk informon për numrin e shpendëve dhe as vendin e groposjes së tyre. Veç “Rea’s” deri më tani nuk ka dyshime për ferma të tjera të prekura, por 68 stabilimente janë njoftuar të marrin masa mbrojtëse.

“Në kuadër të transparencës për publikun informojmë se në datën 3.3.2025, është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, në vendin tonë.

Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë, kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, në subjekti “Rea’s” shpk, me vendodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, ka patur ngordhje shpendësh:, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë  ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla, zogjve, shpendëve, të vezëve, të mishit dhe nënprodukteve të tjera nga Çekia, Polonia, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Italia dhe Bosnje-Hercegovina pasi këto shtete janë të prekura nga influenca aviare.

Gripi i shpendëve është i rrezikshëm, sepse mund të prekë dhe njerëzit ku më të rrezikuarit janë fermerët dhe punëtorët e stabilimenteve.

Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me shpendët e infektuara, si dhe përmes mishit ose vezëve të pa gatuara.

Specialistët thonë se nuk ka rrezik nëse ushqimet janë të gatuara në temperaturë të lartë. Gjithsesi, në rastet kur virusi i tipit H5N1 kalon tek njerëzit jep simptoma që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë por dhe pneumoni.

Ende nuk dihet numri i pulave që kanë ngordhur, teksa subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rrashbull dhe një kapanon në Njësinë Shënavlash, nga të cilët janë raportuar dëmtime vetëm në njërin prej tyre.

“Është ngritur qendra e krizës në Ministrinë e Bujqësisë për menaxhimin e situatës së gripit të shpendëve Pulat dhe vezët do të asgjësohen por ende nuk ka të dhëna për numrin e pulave të ngordhura dhe për numrin e vezëve që do të asgjësohen”, thuhet më tej në njoftim.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Pas konfirmimit, është mbajtur në MBZHR, është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.

Lidhur me rastin, informojmë publikun se strukturat qëndrore dhe rajonale ka vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka njoftuar më herët në faqen zyrtare për konstatimin dhe ndjekjen e gjithë protokolleve veterinare për marrjen e masave në kohë.

AKVMB ka njoftuar gjithashtu, 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Aktualisht, të pranishëm në terren janë strukturat veterinare Rajonale, të Drejtorisë së Përgjithshme të AKVMB dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimin rigoroz të masave të biosigurisë, kufizimin e ekspozimit të shpendëve të tyre në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët bartës të virusit.

Kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër në mbarë botën.

Sipas Organizatave Botërore të Shëndetit të Kafshëve, asaj të Njeriut e me tej janë me qindra vatra aktive të virusit në shpendë dhe në specie të tjera.

The post Gripi i shpendëve/ Vihet në karantinë ferma ‘Rea’s’ në Durrës! appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi i gripit të shpendëve, Shqipëria ultimatum importuesve
Prekja e një sërë shtetesh europiane nga sëmundja e gripit të shpendëve (H5N1) ka nxitur Shqipërinë të marrë masa për të mos hasur një tjetër epidemi në vend. Ministria e bujqësisë ka ndërmarrë masat e menjëhershme nëpërmjet urdhrave të posaçëm duke ndaluar importin e shpendëve nga shumë shtete europiane si Bullgarisë; Italisë; Polonisë, Hungarisë; Sllovakisë; Çekisë; Suedisë etj.

Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24- orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të pa trajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të pa trajtuar termikisht.

“Duhet të rritet shkalla e vigjilencës të zbulohen rastet, të merren masat të vendosen masa kufizuese në tregtimin e tyre por të gjurmohet edhe shëndeti i njeriut i cili ka një shkallë të ulët të kalimit tek njeriu. Ministria e Bujqësisë merr një sërë masash duke marrë parasysh sesi duhet të izolohet. Por është sëmundje e parandalueshme. Risku i shpërthimeve ekziston por ndalohet nëpërmjet masave të biosigurisë”, tha profesori i UBT-së, Xhelil Koleci.

Shqipëria u prek nga kjo sëmundje e influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve 2 vite më parë ku mbi 500 mijë krerë u asgjësuan në shumë qytete të Shqipërisë. “Dallohet nëse preken shpendët shohin prodhim të ulët apo fillojnë ngordhin më shumë se zakonisht. Por duhet njoftuar mjeku veterinar që të izolohet vatra që të bëhet eliminimi i krerëve. Për të mbrojtur më shumë edhe komplekset sepse transmetohet nga shpendët e egra”, shtoi Koleci.

Por si mund të dallohet një person i prekur nga kripi i shpendëve? “Dallohen rastet nëse preken por risku i vogël. Shkakton pasoja të rënda në trupin e njeriut pasi hynë nga mushkëria por nëse preket ka medikamente të posaçme.”, tha ai. Janë rreth 4.8 milionë krerë pula në Shqipëri ndërsa Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë masa në 2 mijë e 304 ferma, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

The post Shpërthimi i gripit të shpendëve, Shqipëria ultimatum importuesve appeared first on Albeu.com.

Rrezik për infektim nga Gripi i Shpendëve, ISHP: Gatuani mirë vezët dhe mishin
Gripi i shpendëve, specifikisht lloji H5N1, është konfirmuar në disa ferma të Kasharit, por deri tani nuk ka raste të infektuara në popullatë. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka bërë të ditur se nga analizat e kryera në njerëz nuk janë regjistruar infeksione.

Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në ISHP ka theksuar se rreziku i infektimit është më i lartë për ata që kujdesen për shpendët, për shkak të kontakteve të afërta dhe spërklave të shpendëve të sëmurë.

Simptomat e gripit H5N1 te njeriu shpesh ngjasojnë me ato të gripit sezonal, por çdo rëndim i frymëmarrjes dhe shfaqja e shenjave të tjera duhet të alarmojnë fermerët që të kërkojnë ndihmë mjekësore.

ISHP rekomandon që qytetarët të gatuajnë vezët dhe mishin e shpendëve në temperatura të larta për të minimizuar rrezikun. Po ashtu, ekspertët i bëjnë thirrje fermerëve dhe drejtuesve të pularive që të ndjekin me rigorozitet protokollet për asgjësimin e shpendëve të sëmurë, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në këtë periudhë, është e rëndësishme që të gjithë të tregojnë kujdes dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit publik.

The post Rrezik për infektim nga Gripi i Shpendëve, ISHP: Gatuani mirë vezët dhe mishin appeared first on Albeu.com.

Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë: Zbulohet një vatër në Mëzez
Një vatër e gripit të shpendëve, është konfirmuar në fshatin Mëzez në Tiranë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, thotë se sëmundja e influencës aviare është konstatuar në një fermë oborri familjare.

Shërbimi veterinar, sipas Ministrisë, ka karantinuar vatrën me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar lëvizjen e shpendëve nga fermat e zonave pranë Tiranës, Vorës dhe Kamzës si dhe tregtimin e shpendëve të gjallë në mjedise të hapura dhe tregje.

Ndërkohë që për çdo dyshim i kërkon fermerëve të komunikojnë me shërbimin veterinar rajonal. Sipas ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deri më tani, nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumit të produkteve me origjinë shtazore.

Megjithëkëtë rekomandohet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik, me temperaturë të larta mbi 75 gradë celcius.

The post Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Ministria e Bujqësisë: Zbulohet një vatër në Mëzez appeared first on Albeu.com.

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve te njerëzit burim i madh shqetësimi
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur ditën e sotme një “shqetësim të madh” për përhapjen në rritje të llojit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit.

Kryeshkencëtari i OBSH-së Jeremy Farrar tha gjatë një konference për shtyp nga Gjenev se mendon se mbetet, një shkak për shqetësimtë madh.

Frika është se virusi H5N1, i cili ka pasur një ” shkallë vdekjeprurëse jashtëzakonisht të lartë” te njerëzit e infektuar pas kontaktit me kafshë të sëmura , do të përshtatet dhe do të jetë në gjendje të përhapet nga personi në person.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që H5N1 është transmetuar nga personi në person.

Nga fillimi i vitit 2023 deri më 1 prill 2024, OBSH njoftoi se regjistroi në 23 vende gjithsej 889 raste të gripit të shpendëve te njerëzit dhe 463 vdekje , pra një shkallë vdekshmërie prej 52%

Në fillim të prillit, autoritetet amerikane njoftuan se një burrë kishte rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve pasi ishte infektuar nga një lopë në Teksas, që ishte infektuar nga nje pulë.  Aktualisht, rastet e transmetimit të virusit te njerëzit janë shumë të rralla.

Një fëmijë nëntë vjeçar që mbante llojin H5N1 vdiq nga gripi i shpendëve në Kamboxhia në shkurt, ndërsa tre vdekje të tjera nga e njëjta sëmundje u regjistruan në vend në vitin 2023

The post OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve te njerëzit burim i madh shqetësimi appeared first on Albeu.com.

“Koha për tu përgatitur” Ekspertët: Gripi vdekjeprurës i shpendëve është potencialisht afër pandemisë së ardhshme
Gripi i shpendëve është rrezikisht afër për të shkaktuar pandeminë e ardhshme njerëzore, kanë paralajmëruar ekspertët. Shkencëtarët ngritën shqetësime pasi një person në SHBA e kapi sëmundjen nga një lopë, duke sugjeruar se H5N1 shumë patogjenik po bëhet më i mirë në përhapje.

Rasti i ri, i zbuluar në Teksas, nxiti një konferencë urgjente ku morën pjesë studiues të gripit të shpendëve, mjekë dhe zyrtarë nga agjencitë qeveritare. Dr. Suresh Kuchipudi, një studiues i gripit të shpendëve në Pittsburgh, paralajmëroi se ky virus ka qenë në krye të listës së pandemisë për shumë, shumë vite dhe ndoshta dekada.

“Dhe tani po afrohemi rrezikshëm me këtë virus që mund të shkaktojë një pandemi. Është vërtet koha që të jemi të përgatitur”, tha Kuchipudi.

Por eksperti në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. James Wood, nga Universiteti i Kembrixhit sugjeroi, megjithatë, se ky rast në vetvete nuk është shkak për shqetësim.

“Zbulimi i një rasti të vetëm njerëzor në SHBA nuk tregon se virusi do të bëhet një pandemi njerëzore. Ka pasur një shkallë të madhe të ekspozimit njerëzor me këtë grup virusesh gjatë tri viteve të fundit dhe ajo që është e veçantë është se janë zbuluar kaq pak raste njerëzore,” tha ai.

Paralajmërimi vjen pasi mijëra pinguinë të ngordhur janë zbuluar në Antarktidë, të cilët mendohet se janë vrarë nga gripi i shpendëve. Ndërkohë vitet e fundit, H5N1 ka vrarë miliona zogj të egër dhe shpendë në mbarë botën. Ai gjithashtu ka filluar të kërcejë te kafshët e tjera, duke përfshirë macet, arinjtë, dhelprat, luanët e detit.

Lopët u shtuan në listën gjithnjë në rritje javën e kaluar kur SHBA raportoi infeksione H5N1 në tufat e qumështit. Që atëherë, rastet janë konfirmuar ose janë nën hetim në pesë shtete Teksas, Kansas, Michigan, New Mexico dhe Idaho. Ndryshe, vë në pah The Sun, për tu bërë një pandemi, një virus duhet të jetë në gjendje të infektojë lehtësisht njerëzit ose kafshët dhe të përhapet midis tyre.

Dhe deri më tani, nuk ka asnjë provë se gripi i shpendëve mund të transmetohet mes njerëzve. Megjithatë, ekspertët kanë frikë se shkalla e madhe e përhapjes aktuale mund t’i japë virusit më shumë mundësi për të evoluar, duke mundësuar që H5N1 të përhapet më mirë midis gjitarëve dhe potencialisht njerëzve.

Gjithashtu hulumtimet tregojnë se shkalla e vdekshmërisë tek njerëzit që preken nga gripi i shpendëve mund të jetë deri në 60 për qind. Të paktën 887 njerëz janë infektuar me gripin e shpendëve në 20 vitet e fundit dhe 462 prej tyre kanë vdekur.

The post “Koha për tu përgatitur” Ekspertët: Gripi vdekjeprurës i shpendëve është potencialisht afër pandemisë së ardhshme appeared first on Albeu.com.

Franca në alarm nga gripi i shpendëve, rrit nivelin e rrezikut
Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpezëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin.

Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vjetëve të fundit.

Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.

Franca ka thënë javën e kaluar se e ka identifikuar rastin e parë të prekur me këtë virus, në veriperëndim të shtetit.

Rritja e nivelit të rrezikut nënkupton se të gjithë shpezët duhet të mbahen në ambiente të mbyllura dhe duhet të merren masa mbrojtëse shtesë për ta shmangur përhapjen e sëmundjes.

Ndonëse grupi i shpezëve nuk shkakton dëme në ushqim, përhapja e tij përbën shqetësim për qeveritë dhe industrinë e shpezëve, për shkak të dëmeve që mund të shkaktojë në tufat e shpezëve, në tregti të mishit dhe në bartje eventuale të njerëzit. /REL

The post Franca në alarm nga gripi i shpendëve, rrit nivelin e rrezikut appeared first on Albeu.com.

“Gripi i shpendëve ka ndryshuar”, frika e shkencëtarëve: Mund të bëhet më vdekjeprurës dhe ngjitës
Një burrë në Kili i infektuar me një grip të shpendëve ka mutacione të dyshimta, thanë të premten zyrtarët e shëndetësisë amerikane.

Studimet sugjerojnë se mutacionet e reja mund të bëjnë që virusi të jetë më vdekjeprurës dhe të përhapet më lehtë.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë që mutacionet e bëjnë më të lehtë që virusi të ngjitet në mushkëritë e një personi, një zhvillim që do të ngrinte shqetësime për përhapjen midis njerëzve.

Pavarësisht mutacioneve të reja, kërcënimi për njerëzit nga virusi mbetet i ulët, kanë thënë zyrtarët e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Mutacionet, të cilat janë vërejtur vetëm në një pacient të shtruar në spital, mund të kenë ndodhur pasi burri u sëmur, shtoi CDC.

Ky lloj gripi, i quajtur A H5N1, u identifikua për herë të parë si një kërcënim për njerëzit gjatë një shpërthimi të vitit 1997 në Hong Kong, kur vizitorët në tregjet e shpendëve u infektuan.

Rreth 868 raste të H5N1 në njerëz janë raportuar gjatë dy dekadave të fundit dhe mbi gjysma (456) kanë qenë fatale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ka pasur disa raporte të transmetimit nga njeriu te njeriu, por kjo është shumë e rrallë.

Shumica dërrmuese e njerëzve të infektuar e morën atë drejtpërdrejt nga zogjtë.

Frika është rritur muajt e fundit për shkak të shpërthimit aktual “të paprecedentë” midis shpendëve dhe gjitarëve.

Ekspertët shqetësohen se shkalla e madhe e përhapjes aktuale mund t’i japë virusit më shumë mundësi për mutacion, gjë që mund të mundësojë që H5N1 të përhapet më mirë te njerëzit.

Shkencëtarët po i bëjnë thirrje qeverisë të krijojë një  vaksinë të re të gripit të shpendëve përpara se virusi të mësojë të kalojë në mënyrë më efektive te njerëzit./Albeu.com/

The post “Gripi i shpendëve ka ndryshuar”, frika e shkencëtarëve: Mund të bëhet më vdekjeprurës dhe ngjitës appeared first on Albeu.com.

Gripi i shpendëve në Peru, Autoritetet japin alarmin: Mijëra pelikanë kanë ngordhur
Më shumë se 5500 pelikanë kanë ngordhur në Peru javët e fundit për shkak të ‘shpërthimit’ të gripit të shpendëve. Disa plazhe të vendit mes tyre dhe zona të mbrojtura janë mbushur me kufoma të tyre. Sipas biologëve, mbi 13.000 shpendë kanë ngordhur për shkak të përhapjes së gripit H5N1. Autoritetet kanë deklaruar alarmin shëndetësor për të parandaluar përhapjen në pulari.

Zyrtarët shëndetësorë me rroba mbrojtëse

H5N1 mund të përhapet mes zogjve me shpejtësi nëpërmjet pështymës dhe sekretimit të jashtëqitjes. Virusi mund të përhapet edhe te njerëzit nëse ata janë në kontakt të ngushtë me një zog të infektuar, por shkencëtarët thonë se lloji aktual nuk paraqet rrezik të lartë. Autoritetet e shëndetit bujqësor të Perusë kanë paralajmëruar njerëzit që të mos prekin zogjtë e ngordhur dhe nëse shohin të tillë në plazhe të njoftojnë autoritetet dhe të mos i prekin. Përveç Perusë, gripi i shpendëve ka prekur Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpendët e egër janë më të prekurit, sidomos ata detarë.

The post Gripi i shpendëve në Peru, Autoritetet japin alarmin: Mijëra pelikanë kanë ngordhur appeared first on Albeu.com.