Grigels Muçollari Archives - Albeu.com

Grigels Muçollari: Kullat në Tiranë, do të fitojnë 90 milionë euro duke ndërtuar në tokë shtet
Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, ka reaguar lidhur me konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e kompleksit administrativ.

Muçollari shprehet se konkursi ishte një shfaqje për të mbuluar planin e tij të vërtetë, që është ndarja e trojeve dhe pasurive shtetërore me miqtë ndërtues të Kryeministrit, aty ku do të ngrihen kulla me vlerë të paktën 90 milionë euro në këtë fazë të parë.

“Pas emërtimit ‘energjizimi i qytetit’, fshihet një plan biznesi për të fituar të paktën 50 milionë euro me kullat tek ATSH dhe 40 milionë euro tek Inxhinieria e Ndërtimit.

Edhe motivi se dhënia e këtyre trojeve në vendet më të shtrenjta të Tiranës, vjen në këmbim të ndërtimit të zyrave për qeverinë, është një justifikim i dobët. Ne kemi një qeverisje të keqe, jo se zyrat nuk janë në gjendje të mirë, por sepse ato janë të zhytura në korrupsion, në çdo nivel të ekzekutivit.

Trojet më të lakmuara të Tiranës futen në një procedure me negocim, pra pa transparence, pa tenderim.

Bëhet fjalë për 130 mijë metra katrorë ndërtim, ku shteti, merr më pak se 35 përqind, kur në këto zona, sipas tregut, pronari i tokës përfiton të paktën 45 përqind.

Në këtë proces ku Edi Rama sillet si pronar i trojeve e godinave shtetërore, nuk gjendet dot interesi dhe përfitimi i publikut.

Përfituesi i madh është ndërtuesi, i cili dihet se është i paracaktuar, mik dhe klient personal i Edi Ramës.

Në klastrin e parë, ai që do të marrë ATSH për të bërë grataçelë, llogaritet që me çmimet e tregut do të fitojë rreth 50 milionë euro.

Ai që do të bëjë kullë dhjetëra katëshe pranë inxhinierisë, do të fitojë mbi 40 milionë euro”, tha Muçollari.

The post Grigels Muçollari: Kullat në Tiranë, do të fitojnë 90 milionë euro duke ndërtuar në tokë shtet appeared first on Albeu.com.

Grigels Muçollari ngre alarmin: Biskota fëmijësh me metale dhe qumësht i rrezikshëm kanë hyrë në Shqipëri, AKU nuk merr asnjë masë
Ditën e sotme, përmes një deklarate, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka denoncuar të tjera produkte të rrezikshme që kanë hyrë në Shqipëri.

Muçollari ka prezantuar tre dokumente të ardhura nga sistemi RASFF i Komisionit Europian, ku bëhet e ditur se në Shqipëri ka hyrë biskota me copa metali për fëmijë, ka hyrë qumësht i rrezikshëm dhe domate me nivel të lartë pesticidi.

Sipas tij, Mungesa e sigurisë ushqimore në vend është tronditëse.

Gjithashtu, Muçollari u shpreh se; “të gjitha dështimet dhe korruptimet e Rilindjes në këto 11 vite kanë lënë gjurmë në jetën e secilit”.

Deklarata:

“Mungesa e sigurisë ushqimore në vend është tronditëse dhe me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Të gjitha dështimet dhe korruptimet e Rilindjes në këto 11 vite kanë lënë gjurmë në jetën e secilit. Por pasiguria ushqimore ka efekte të pakthyeshme, dhe këtë e tregojnë shifrat në rritje të sëmundjeve, që vijnë kryesisht nga ushqimet e dëmshme.

Sot do të bëjmë publike 3 raste që dëshmojnë se sa kriminale është qeveria dhe levat e saj.

Autoritetet e vendeve fqinje dhe të BE njoftojnë se produkte me përmbajtje të lëndëve të rrezikshme janë futur ne territorin shqiptar dhe kanë përfunduar në treg.

Qeveria Shqiptare, nëpërmjet AKU dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, nuk kryejnë detyrën e parashikuar në ligj.

Ky mosveprim do të thotë që lëndë të dëmshme, helmuese, apo kancerogjene futen në trupin e fëmijëve, të moshuarve e të çdo shqiptari që i konsumon.

Nga ky sulm, do të duhej të na mbronte qeveria, me Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.

Sipas këtij dokumentit të siguruar nga sistemi RASFF i Komisionit Europian, Italia fqinje na bën me dije që në territorin shqiptar është futur një sasi me biskota për fëmijë me përmbajtje copëza metali të panjohura.

Qeveria nuk e ka kryer detyrën, që është komunikimi i riskut për publikun apo bllokimi i këtij malli. Biskotat me prani grimcash metalike janë shitur lirisht në tregjet tona duke vënë në rrezik serioz shëndetin e fëmijëve.

Një tjetër dokument i datës 8 shkurt që vjen nga Zvicra njofton se në vendin tonë ka hyrë një sasi e konsiderueshme domatesh te thata nga Tunizia, me përmbajtje të lartë të pesticideve të ndaluara.

Sërish Qeveria nuk e ka kryer detyrën për informimin e publikut. Sërish asnjë masë të marrë nga AKU.

Një tjetër dokument, i 17 prillit, tregon sinjalizimin e ardhur nga Estonia për proteinën e qumështit, me rrezikshmëri te lartë. Sërish AKU nuk e ka kryer detyrën të parashikuar në ligj për informimin efikas të publikut, dhe askush nuk e di, nëse është bërë ndalimi i tregtimit të këtij produkti.

Komunikimin e riskut ne lidhje me këto produkte, detyrë ligjore e AKU, e kryen Qendra Alert nëpërmjet uebsitit të saj. Një organizatë jo fitimprurëse për mbrojtjen e konsumatorëve me buxhet fare modest gjen përgjegjësinë që duhet të kishte një qeveri e tërë për të garantuar sigurinë ushqimore.

Pse Institucionet përgjegjëse nuk e zbatojnë ligjin?

Mungesa e përgjegjësisë dhe korrupsioni galopant qe ka pushtuar zyrat e shtetit janë arsyet që këta zyrtarë të Rilindjes rrezikojnë shëndetin e fëmijëve e te moshuarve dhe të gjithkujt që ushqehet ne territorin shqiptar, demokratë, socialistë apo të pa parti qofshin.

Siguria ushqimore është çështje e sigurisë kombëtare. Kushdo që rrezikon jetën e njerëzve, duhet dhe do të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Partia Demokratike e ka një prej angazhimeve kryesore sigurinë ushqimore. Ekspertët tanë po punojnë për një program me zgjidhje të qarta.

Siguria ushqimore, siguria e jetës, siguria e së ardhmes ndërtohen vetëm me zgjedhje të lira dhe me qeveri të përgjegjshme”, u shpreh ai.

The post Grigels Muçollari ngre alarmin: Biskota fëmijësh me metale dhe qumësht i rrezikshëm kanë hyrë në Shqipëri, AKU nuk merr asnjë masë appeared first on Albeu.com.

Grigels Muçollari: Edhe godina e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, do të bëhet kurban për të ngritur një gradaçelë
Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, është shprehur se godina e Agjencisë së Trajtimit të Pronave do të bëhet kurban për të ngritur një gradaçelë.

Sipas Muçollarit, kjo është pronë e pasuri e qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë, që kanë punuar e kontribuar në këtë vend prej vitesh.

“Në një proces jo-transparent, pa garë, me fitues të paracaktuar, një mik apo klient i kryeministrit, do ta ketë shansin të bëjë një biznes me fitim të paktën 40 milionë euro”, u shpreh ai.

“Banorët e kësaj zone, dhe qytetarët në përgjithësi nuk përfitojnë asgjë nga kjo skemë. Kjo sepse çmimet në këtë grataçelë do të jenë shumë të larta, të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm, nga një çift të rinjsh që duan të krijojnë familje, apo nga shumë vetë që janë në nevojë strehimi”, theksoi Muçollari.

Deklarata e plotë:

Ndodhemi në njësinë 7, në qytetin e Tiranës. Kjo godina shtetërore këtu pas meje, Agjencia e Trajtimit të Pronave, në një nga zonat emblematike të Tiranës këtu pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, është në tjetër kurban në planet e Edi Ramës, që do të flijohet për t’u bërë një grataçelë.

Në një proces jo-transparent, pa garë, me fitues të paracaktuar, një mik apo klient i kryeministrit, do ta ketë shansin të bëjë një biznes me fitim të paktën 40 milionë euro.

Por kjo godinë, ashtu si dhe të tjerat që janë pjesë e këtij pazari të ri, që ne ua kemi bërë të ditur këto kohë, nuk është pronë e Edi Ramës.

Është pronë e pasuri e qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë që kanë punuar e kontribuar në këtë vend prej vitesh.

Banorët e kësaj zone, dhe qytetarët në përgjithësi nuk përfitojnë asgjë nga kjo skemë. Kjo sepse çmimet në këtë grataçelë do të jenë shumë të larta, të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm, nga një çift të rinjsh që duan të krijojnë familje, apo nga shumë vetë që janë në nevojë strehimi.

E gjitha, është thjeshtë një mundësi e re pasurimi për një grusht njerëzish, dhe një gropë e re për pastrimin e parave të pista.

Grataçelat e Ramës dhe miqve të tij, nuk e ndihmojnë Tiranën në shtimin e gjelbërimit, as të hapësirave, as në pastrimin e ajrit.

Përkundrazi, dëmtojnë edhe më shumë qytetin, cilësinë e jetës dhe oksigjenin që thithim çdo ditë.

Qytetarët e Tiranës nuk duhet ta lejojnë Edi Ramën të sillet si pronar i vendit, i pronave dhe trojeve shtetërore e publike. Ne duhet ta ndalim këtë aferë të re të kryeministrit, në fund të mandatit të tij.

Të bashkohemi e të ngremë zërin, të tregojmë vendosmëri në luftën ndaj korrupsionit. Me 11 korrik, në orën 20:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

The post Grigels Muçollari: Edhe godina e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, do të bëhet kurban për të ngritur një gradaçelë appeared first on Albeu.com.

Muçollari: Ish-ATSH shndërrohet në një kullë dhjetra katëshe, këto pasuri shtetërore e publike trajtohen sikur të ishin pronat e Ramës
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari është shprehur se ish-Atsh-ja një ndërtesë e njohur në Tiranë, është në listën e qeverisë për t’u shndërruar në një kullë dhjetra katëshe.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:

Kjo godinë, ish-Atsh-ja një ndërtesë e njohur në Tiranë, është në listën e qeverisë për t’u shndërruar në një kullë dhjetra katëshe.

Bëhet fjalë për planin e Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishës në pronat dhe godinat shtetërore.

Me vendimin 328 të datës 29 maj, është autorizuar Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që të nisë konkursin për marrjen e ideve se si do të zhvillohen këto prona.

Deri tani nuk ka transparencë për publikun, se cilat janë të gjitha trojet që qeveria do të ndajë me privatët, me klientët e saj të preferuar në zonat më të mira e më të shtrenjta të Tiranës.

Këto pasuri shtetërore e publike trajtohen sikur të ishin pronat e Edi Ramës.

Edi Rama nuk është pronar i ATSH-së, as i tokës së Aviacionit Civil, apo Insititutit të Ndërtimit, apo të Kadastrës në hyrje të Parkut të Liqenit.

Këto janë prona dhe pasuri të shqiptarëve, të të gjithë atyre që kanë paguar taksa e detyrime e që vazhdojnë kontribuojnë me punën e mundin e tyre për këtë vend.

Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë për këtë projekt që është një tjetër akt abuzimi e klientelizmi, me fitues të paracaktuar në paradhomën kryeministrore.

Ftojmë qytetarët të reagojnë, të kërkojnë të drejtën e tyre. Qytetarët duhet të pyeten, pasi këto janë prona e pasuri të shqiptarëve, jo të Edi Ramës.

The post Muçollari: Ish-ATSH shndërrohet në një kullë dhjetra katëshe, këto pasuri shtetërore e publike trajtohen sikur të ishin pronat e Ramës appeared first on Albeu.com.

“Me paratë e taksapaguesve ka hedhur shtat hoteli me vlerë 15 mln euro” Muçollari: Erjon Veliaj thotë se nuk e dinte, por a mund të mos shihet ky hotel?
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka deklaruar sot se me paratë e taksapaguesve të Tiranës ka hedhur shtat një hotel në që është në pronësi të drejtorëve të bashkisë Tiranë, të përshirë në dosjen ‘5D’.

Nga pranë themeleve të hotelit në qytetin e Durrësit Muçollari tha se paratë që drejtorët e arrestuar tashmë morën nga buxheti garantohen më tej nga qeveria me status special.

Deklarata e plotë:

Ky hoteli këtu, sipas asaj që ka zbardhur Prokuroria deri tani dhe raportimeve në media, është produkt i 5D. Kompania e drejtorëve të Erjon Veliajt, pasi u pasurua me tenderat e Bashkisë së Tiranës, pasi bëri 22 milionë euro deri në vitin 2022, mendoi te realizonte një investim të zgjuar e të dilte në det.

Me paratë e taksapaguesve të Tiranës, me buxhetin e tyre, ka hedhur shtat kjo godinë këtu, e vlerësuar të pakten 15 milionë euro.

Redi Molla është edhe me letra pronar me 25 përqind të aksioneve.

Erjon Veliaj, i cili i fshihet, nuk mban përgjegjësi, nuk jep dorehëqjen, thotë se nuk e dinte. Po a mund të mos shihet ky hotel? Ndërkohë, i konfirmuar dhe i pagëzuar nga qeveria me status special. Pra paratë që drejtorët e Veliajt morën nga buxheti i Tiranës, garantohen më tej nga qeveria me status special.

Korrupsioni është një nga sfidat me të mëdha që ka Shqipëria. Këto para këtu, janë para që u mohohen padrejtesisht qytetarëve të Tiranës.

Disa zona në kryeqytet, me dhjetëra mijë banorë, nuk kanë një çerdhe, një kopësht, një shkollë.

Ama, Erjon Veliaj u ka krijuar kushtet drejtorëve të tij që të pasurohen e të kenë hotel 15 milion eurosh.

Mjaft është mjaft dhe është mjaft për Erjon Veliajn.

Ai mund të ketë imunitet nga drejtësia sot, por ne sëbashku me qytetarët do jemi nesër para Bashkisë për të protestuar. Për ti’ treguar atij që abuzon me besimin dhe taksat e njerëzve se është përgjegjës dhe do të mbajë përgjegjësi para ligjit e para qytetarëve./ Panorama

The post “Me paratë e taksapaguesve ka hedhur shtat hoteli me vlerë 15 mln euro” Muçollari: Erjon Veliaj thotë se nuk e dinte, por a mund të mos shihet ky hotel? appeared first on Albeu.com.