grevat ne maqedoni Archives - Albeu.com

LSM bën thirrje për grevë në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) bën thirrje për grevë në sektorin publik.

Greva pritet të mbahet me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të saj dhe të punësuarve në sektorin publik nga marrëdhënia e punës.

Burime nga LSM bëjnë me dije se greva është paralajmëruar për më 22 qershor, ndërsa afati për përmbushjen e kërkesave të tyre është deri më 21 qershor të këtij viti.

“Përkujtojmë se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë që më 29 korrik të vitit 2021 në Qeveri dhe te kryetari i Qeverisë ka dorëzuar propozim për marrëveshje të përgjithshme kolektive për sektorin publik, ndërsa nga ana e Qeverisë, KKQRMV ishim informuar se në drejtim të realizimit të angazhimeve të përgjithshme, shkresa me propozimin është dorëzuar për veprim të mëtutjeshëm kompetent në MPPS. Edhe pse u mbajtën disa takime sa i përket propozimit të LSM-së për Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive për sektorin publik nuk pati marrëveshje”, njoftuan nga LSM./albeu.com/

The post LSM bën thirrje për grevë në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Greva në arsim vazhdon! SASHK nuk e pranon ofertën e Qeverisë për rritje të pagave për 10%
Greva e përgjithshme e Sindikatës për Arsim dhe Shkencë vazhdon edhe nesër. Ofertën e Qeverisë për rritjen e rrogave për 10% nuk e pranojnë, për shkak se siç thonë, e njëjta është afërsisht sa është edhe inflacioni, 8,8%, që shumë lehtë do ta “shkrijë” këtë përqindje.

“Këshilli i SASHK-ut diskutoi sot, ndërsa në bazë të qëndrimit të mbi 500 organizatave sindikale të këtyre veprimtarive që janë pjesë e SASHK-ut, përkatësisht, mbi 95% janë shprehur kundër ofertës së dhënë verbale”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut.

Situatë të ngjashme kishte edhe në periudhën prej 2002-2006 kur në pushtet ishte LSDM-ja, thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke akuzuar për gjendjen në arsim, në shenjë përkrahjeje për mësimdhënësit.

“Kjo që po ndodh në Republikën e Maqedonisë në lidhje me sektorin e arsimit dhe të gjitha këto protestat përmes të cilave e ngritin zërin të punonjësit në arsim dhe të gjithë ata që e edukojnë popullin, nuk është diçka e rastësishme gjithmonë kur LSDM-ja është në pushtet“, theksoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE -së.

Në interes të nxënësve është që procesi i tyre mësimor të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë, thonë nga LSDM-ja.

“Mësimi duhet të vazhdojë, në interes të fëmijëve, përmes dialogut deri te rroga më të larta”, deklaroi Nenad Kociq, deputet i LSDM-së.

Ndërprerja e procesit mësimor mund negativisht të ndikojë ndaj nxënësve dhe procesit edukativ dhe mësimor. Mungesa e mësimit mund ta prolongojë vitin shkollor, negativisht të ndikojë në regjistrimet dhe në dhënien e provimit profesional për rreth 500 mësimdhënës.

Nga SASHK-u reagojnë për, siç thonë, qasjen negative të institucioneve kompetente për negociatat dymujore që janë pa epilog, pa përgjigje dhe pa propozim për kërkesat me shkrim.

Oferta për 10% sipas tyre nuk korrespondon me lartësinë e rritjes së pagës minimale. Nuk ka stimulim për kthimin e dinjitetit të këtij profesioni. Një prej çështjeve më të rëndësishme është harmonizimi i rrogave sipas marrëveshjes kolektive, gjë e cila janë të gatshëm të realizohet me dinamikë prej 2 viteve./TV 21

The post Greva në arsim vazhdon! SASHK nuk e pranon ofertën e Qeverisë për rritje të pagave për 10% appeared first on Albeu.com.