grereza Archives - Albeu.com

Pickimet e grerëzave, trajtimet natyrale dhe mënyrat si t’i mbani larg
Prej pickimit dhe panikut që përhapin, grerëzat janë shqetësuese për të mëdhenj dhe të vegjël. Për më tepër, ato përbëjnë një rrezik jete serioz për njerëzit që janë alergjikë ndaj pickimit të këtyre insekteve fluturuese.

Përse Pickojnë Grerëzat?

Grerëzat pickojnë në momentin që ndihen të kërcënuara. Ndryshe nga bletët, grerëzat mund të sulmojnë viktimën e tyre më shumë se një herë. Shanset për pickim janë tepër të larta nëse njeriu qëndron pranë folesë së tyre apo përpiqet t’i largojë ato me forcë. Thumbi i grerëzave është i mbushur me helm, që shkakton jo vetëm dhimbje, por edhe reagime alergjike me pasojë jetën. Nëse personi ka alergji ndaj pickimit, ai mund të përballet me një shok anafilaktik që është një gjendje kërcënuese për jetën. Trajtimi i vetëm në këtë rast është një injeksion adrenaline ose ultrakorteni.

Si Të Trajtoni Pickimin E Grerëzës

Gjëja e parë që duhet të bëni pas një pickimi është që të hiqni thumbin nga lëkura duke përdorur thonjtë, piskatore vetullash ose cepin e një karte plastike. Ekspertët thonë se përdorimi i monedhave apo unazave të floririt pa hequr thumbin, shkakton përhapjen e helmit. Pas heqjes së thumbit, lajeni zonën me ujë dhe sapun dhe vendosni një kompresë të ftohtë me akull të cilën duhet ta mbani për 10 minuta. Kruarja e fortë e zonës së enjtur mund të rrisë rrezikun e një infeksioni.

Si Të Shmangni Pickimin Nga Grerëza

Ekspertët rekomandojnë shmangien e parfumeve të rënda që tërheqin insektet. Shmangni rrobat me ngjyra të ndezura dhe mbi të gjitha qëndroni të qetë nëse një grerëz ju afrohet. Lëvizjet e panikosura do t’ju bëjnë shënjestër më tërheqëse për grerëzat. Vetëm në këtë rast duhanpirësit kanë një përfitim, pasi grerëzat largohen nëse i afron cigaren e ndezur ose ndaj tyre lëshohet shtëllunga e tymit të cigares.

Si Të Shmangni Afrimin e Grerëzave Në Shtëpi

Pastroni sa më shpesh koshat e plehrave, duke qenë se grerëzat tërhiqen pas sheqerit dhe karbohidrateve. Kur gatuani mbyllni dyert e kuzhinës dhe mbajeni gjithmonë shtëpinë të pastër. Shmangni mobiljet shumëngjyrëshe në kopështin tuaj sepse tërheqin grerëzat.

Masat Parandaluese Kundër Grerëzave

Vaji esencial i nenexhikut pengon hyrjen e grerëzave në shtëpinë tuaj. Mjafton të spërkatni disa zona të shtëpisë me vaj nenexhiku dhe grerëzat do të qëndrojnë larg. Në shtëpi ju mund të ngrini edhe kurthe kundër grerëzave. Një prej tyre është shërbeti të cilin mund ta hidhni në një shishe plastike të ndarë në dysh. Pjesën e grykës mund ta vendosni kokëposhtë në pjesën tjetër të shishes duke formuar një hinkë të mirëfilltë

The post Pickimet e grerëzave, trajtimet natyrale dhe mënyrat si t’i mbani larg appeared first on Albeu.com.

Erdhi sezoni i grerëzave, ngjyra që duhet të vishni për t’i mbajtur larg
Teksa hyjmë për në muajt e ngrohtë, hyjmë edhe në sezonin e insekteve.

Më të bezdisshmet, pickimi i të cilave dhemb më shumë, janë grerëzat. Sipas specialistit të ruajtjes Buglife, ka 9000 lloje grerëzash. Askush nuk i do në shtëpi. Në trup jo e jo.

Për fat të mirë, rezulton se ka disa mënyra unike për t’i mbajtur larg thumbuesit.

Vishni rroba të kuqe

A e dini se shumica e insekteve nuk mund ta shohin ngjyrën e kuqe? Këtu përfshihen grerëzat! Grerëzat tërhiqen nga nuancat më të shndritshme si e verdha dhe e bardha, sepse u duken të ngjashme me nuancat që kërkojnë grerëzat nga lulet dhe nuk tërhiqen nga nuancat më të errëta si bluja dhe e zeza. Gjithsesi më i sigurt je me të kuqen. Grerëzat s`do të afrohen kurrë, sepse thjesht nuk ju shikojnë.

Përzieni borzilokun dhe hudhrën

Borziloku dhe hudhra të përziera bashkë i çorientojnë grerëzat. Mbajtja e bimëve të borzilokut dhe thelpinjve të hudhrës rreth shtëpisë tuaj – veçanërisht pranë dritareve – mund të ndihmojë në mbajtjen e grerëzave jashtë.

Era e mentes

Grerëzat e urrejnë erën e mentes, kështu që nëse përzieni pak vaj menteje me sapun enësh dhe e spërkatni nëpër shtëpi, jo vetëm që shtëpia juaj do të ketë erë të freskët nenexhiku, por edhe grerëzat do të largohen menjëherë.

Përfitoni sa më shumë nga sezoni i kastravecit

Grerëzat e urrejnë shijen acidike të lëvozhgës së kastravecit! Kështu që shpërndani pak nëpër dritare.

Bëni vetë kurthe grerëzash

Nëse jeni lloji i personit që ju pëlqen të mbajë kavanoza reçeli pasi të keni mbaruar punë me to, mund t’i përdorni për një kurth të improvizuar grerëzash.

Largo Parfumet

Kjo ndoshta nuk është aq befasuese. Era e parfumeve, sidomos sepse krijohen edhe me aromat e luleve, i tërheq insektet shumë.

The post Erdhi sezoni i grerëzave, ngjyra që duhet të vishni për t’i mbajtur larg appeared first on Albeu.com.

5 hapat e ndihmës së shpejtë që duhet t’i keni vath në vesh, çfarë duhet të bëni kur ju pickon grerëza
Pickimi i një grerëze mund të jetë diçka e padëmshme për shumë prej nesh, ashtu si mund të vendosë në rrezik jetët e shumë të tjerëve. Për t’u siguruar që asgjë e keqë nuk do t’ju ndodhë bëni mirë të dini ndihëmn e shpejtë që jepët në kësi rastesh.

5. Nëse e dini që pickimi i grerëzës ju bën alergji duhet patjetër të merrni ndihmën e shpejtë.

Nëse ndjeni marramendje, gjuhën e fryrë, lëkurë acaruar duhet të bëni një gjilpërë. Pickimi i një insekti mudn t’ju marrë dhe jetën.

4. Hiqni thumbin

Grerëzat lënë pas pickimit dhe thumbin e tyre (në të shumtën e rasteve). Kini kujdes mos këpusni thumbin, por sigurihuni ta hqini të gjithin me ndihmën e një pickatoreje.

3. Bëni kompresa të ftohta

Inflamacioni dhe ënjtja pas një pickimi janë të pashmangshme, por ato mund të minimizohen duke aplikuar diçka të ftohtë në zonën e prekur. Zgjedhja më e mirë do të ishte akull i mbështjellë në një copë, por nëse kjo nuk është e mundur, mund të përdorni çdo objekt metalik.

2. Trajtoni lëkurën ku grenza ju ka pickuar

Lani lëkurën me sapun dhe më pas mund ta mbuloni zonën e pickuar me një pastë të formuar me sodë buke dhe ujë. Pasta e dhëmbëve dhe mjalti gjithashtu kanë veti qetësuese.

1. Merreni ilaçe

Analgjetikët dhe antihistaminet janë të domosdoshëm për lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktimin e një reaksioni alergjik.

The post 5 hapat e ndihmës së shpejtë që duhet t’i keni vath në vesh, çfarë duhet të bëni kur ju pickon grerëza appeared first on Albeu.com.