greqi arrest sarande Archives - Albeu.com

Po tentonin të trafikonin një sasi të madhe droge drejt Greqisë, arrestohen 4 persona në Sarandë
Policia e Shtetit ka vënë në pranga 4 shtetas në Sarandë, ku janë sekuestruar 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Dritan Delishi, 35 vjeç, Litavit Laçi, 23 vjeç, Ylli Daci, 29 vjeç dhe Flori Bardhi, 37 vjeç u kapën nga uniformat blu duke transportuar 9 kilogramë kanabis drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transportuesit”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve. Vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si bashkëautor në këtë veprimtari kriminale, njeri prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal. Sekuestrohen 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;

-L. L., 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;

-Y. D., 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;

-F. B., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L dhe F. B, gjatë tentativës për ta tranportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

The post Po tentonin të trafikonin një sasi të madhe droge drejt Greqisë, arrestohen 4 persona në Sarandë appeared first on Albeu.com.