-Greqi Archives - Albeu.com

Flakët përfshijnë malin pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë
Një vatër zjarri është aktivizuar në një zonë pyjore me terren të vështirë pranë kufirit greko-shqiptar, në Plai­si Filiat, afër vendbanimit Kotsikas.

Zjarri është përhapur në pjesën e lartë të malit, duke penguar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse nga toka. Të dhënat paraprake tregojnë se, për momentin, vendbanimi nuk rrezikohet nga flakët.

Një numër i madh forcash zjarrfikëse po drejtohet drejt zonës së prekur, ndërkohë që pritet të angazhohen edhe mjete ajrore për operacionin e shuarjes. Ekipet në terren po përpiqen ta vendosin zjarrin nën kontroll, ndërsa autoritetet vazhdojnë të mbikëqyrin situatën.

The post Flakët përfshijnë malin pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Greqi/ Shqiptari humb gruan dhe djalin që po shkonin në punë: Humba gjithçka…
Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur mëngjesin e sotëm, ka tronditur komunitetin e Paleokomit në Serres. Një grua shqiptare 43-vjeçe dhe djali i saj 21-vjeçar humbën jetën, teksa ishin nisur drejt vendit të punës.

Brenda pak çastesh, bashkëshorti dhe babai i viktimave mbeti pa gruan dhe të birin.

Duke folur mes lotësh për televizionin publik grek ERT, ai u shpreh: “Humba si gruan ashtu edhe fëmijën tim. Ata ishin duke shkuar në punë, nuk e di çfarë ndodhi. Humba gjithçka.” Deklarata e tij ka prekur opinionin publik grek, ndërkohë që familja po përjeton një tragjedi të jashtëzakonshme.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, në afërsi të Paleokomit. Sipas autoriteteve greke, automjeti drejtohej nga 21-vjeçari, ndërsa e ëma 43-vjeçare udhëtonte në sediljen e pasagjerit. Për shkaqe që mbeten nën hetim, makina hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion. Goditja ishte tepër e fuqishme dhe nënë e bir ndërruan jetë në vend.

Drejtuesi 56-vjeçar i kamionit, i cili pësoi plagë të lehta, tregoi për televizionin Mega çastet e aksidentit: “Po lëvizja normalisht në korsinë time me rreth 75-80 kilometra në orë. Papritur pashë një makinë që po vinte drejt meje. Kishte humbur kontrollin dhe kishte kaluar në kahun tim. U përpoqa të shmangesha duke lëvizur majtas, por nuk pata kohë”.

Në qendër të hetimeve pritet të jenë regjistrimet e kamerës së instaluar në kamion. Mediat greke raportojnë se, kur ndodhi përplasja, shoferi po zhvillonte një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook përmes kamerës së automjetit, e cila fiksoi të gjithë ngjarjen. Në pamje shihet kamioni duke udhëtuar normalisht në rrugën Amfipolis–Drama, ndërsa makina që vinte përballë kapërcen vijën ndarëse dhe futet në korsinë e tij, duke e bërë përplasjen të pashmangshme.

Ekspertët pritet ta shqyrtojnë videon, e cila vlerësohet si një provë me rëndësi për të përcaktuar plotësisht dinamikën e aksidentit.

Dy viktimat ishin shtetas shqiptarë, të vendosur prej vitesh në zonën e Paleokomit, ku punonin në një biznes lokal. Në komunitet njiheshin si njerëz punëtorë dhe të respektuar. Tragjedia ka sjellë pikëllim të thellë te banorët, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi.

Pas aksidentit, shoferi i kamionit u dërgua në Spitalin e Dramës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Hetimet e autoriteteve greke vazhdojnë për të zbuluar arsyen pse automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari kaloi në korsinë e kundërt, duke shkaktuar aksidentin që i mori jetën atij dhe nënës së tij.

The post Aksidenti tragjik në Greqi/ Shqiptari humb gruan dhe djalin që po shkonin në punë: Humba gjithçka… appeared first on Albeu.com.

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin e kërkuar për atentat, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit
Një shtetas shqiptar 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për përfshirje në një atentat në Greqi, ka rënë në prangat e forcave speciale vendase.

Sipas raportimeve të mediave helene, Adriano Bushi u kap në orët e para të mëngjesit në zonën Ovrya të Patrës, aty ku po qëndronte përkohësisht. Operacioni u zhvillua nga hetuesit e Departamentit të Krimeve, të cilët u mbështetën nga njësia speciale EKAM dhe ekipet operative të DAOE.

Mbi të rëndonte një urdhër arresti i lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë në Achaia, me akuzat për “vrasje me dashje në tentativë” dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe lëndët plasëse.

Hetimet tregojnë se Bushi dyshohet të ketë marrë pjesë në një ngjarje të regjistruar më 7 prill 2026 në Nea Souli të Patrës. Sipas autoriteteve greke, ai dhe tre persona të tjerë kishin organizuar një takim me dy shtetas grekë, si pasojë e një konflikti të mëparshëm.

Sapo të dy personat mbërritën në pikën e takimit, mbi ta u qëllua me armë zjarri. Si rezultat, njëri prej tyre pësoi plagë të rënda depërtuese dhe frakturë në këmbën e majtë. Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar personin e katërt që dyshohet se ishte i përfshirë në atentat.

The post Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin e kërkuar për atentat, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit appeared first on Albeu.com.