grenell richard Archives - Albeu.com

Grenell: Kam folur me Thaçin, Gjykata Speciale është shumë politike
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka treguar për T7 se ka folur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se sistemi i drejtësisë duhet ta bëjë punën siç duhet, por e cilësoi Gjykatën Speciale si shumë politike.

Richard Grenell, i cili po qëndron në Kosovë uroi që sistemi i drejtësisë të punojë më shpejt në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ndërsa tha se Gjykata Speciale e parandaloi arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam folur me ish-presidentin Thaçi. Mendoj se duhet ta lëmë sistemin gjyqësor të bëjë punën e tij. Unë uroj që ata të jenë shumë më të shpejtë. Është e turpshme që u deshën 20 vjet për të arritur në këtë pikë. Mendoj se gjykata është shumë politike, ata e panë që ne po shkonim drejt një marrëveshjeje”, tha Grenell.

Ai u shpreh se “BE-ja duhet të bëjë diçka për këtë” dhe theksoi se “politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi”.

Aktakuza kundër Thaçit që përmban akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, u bë e ditur më 24 qershor 2020, kur ish-presidenti po udhëtonte drejt SHBA-së për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në aeroplanin me të cilin po shkonte në raundin e radhës të dialogut që do të ndërmjetësohej nga administrata Trump, ish-kreu i Shtetit mësoi për akuzat kundër tij dhe ish-kryparlamentarit Kadri Veseli./Express

The post Grenell: Kam folur me Thaçin, Gjykata Speciale është shumë politike appeared first on Albeu.com.

A paguhet ekstra nga Serbia? Përgjigjet Richard Grenell: Asnjë cent!
Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sqaruar pagesën e përfolur nga Serbia për lobim.

Grenell ka mohuar një pretendim të tillë, i cili u ngrit sot nga analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, i cili tha se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin.

“Nuk duhet ti besosh më kurrë kujtdo që ka thënë një gjë të tillë. Nuk është e vërtetë. Ata (Qeveria e Serbisë) nuk më paguajnë mua asnjë cent” – tha Grenell për Gazetën Insajderi.

Ish-i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas Janjiqit ky politikan amerikan haptazi mbron interesat e Serbisë sa herë që i jepet rasti.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.

“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka shtuar Janjiq.

Richard Grenell ditë më parë kujtoi faktin se një vit më parë, më 4 shtator, bota festoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Grenell, presidenti Donald Trump kishte sjellë së bashku kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për siç ka thënë Grenell “të ndërmarrë një hap të madh drejt zgjidhjes së konfliktit të tyre historik”.

“Ishte vizioni i Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe për të ndihmuar në krijimin e një rigjallërimi të plotë në të gjithë Ballkanin. Presidenti Trump besonte se konflikti i perceptuar po ndikonte në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik për të gjithë të përfshirë. Ai gjithashtu besonte se strategjia e të folurit të vazhdueshëm rreth politikës, e udhëhequr nga evropianët, nuk po funksiononte”.

Megjithatë, siç ka vlerësuar Grenell në një shkrim për “theFederalist”, kjo nuk po ndodh në kohën kur Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga Joe Biden.

The post A paguhet ekstra nga Serbia? Përgjigjet Richard Grenell: Asnjë cent! appeared first on Albeu.com.

Grenell kritikon ashpër Bidenin, pasi injoroi Kosovën për Samitin e dhjetorit
Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.

Grenell në një postim në Twitter ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë.

Siç është shprehur Grenell, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.

Ky i fundit, siç tha Grenell ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”.

Postimi i plotë i Grenell:

Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit. Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë!.

The post Grenell kritikon ashpër Bidenin, pasi injoroi Kosovën për Samitin e dhjetorit appeared first on Albeu.com.