greket Archives - Albeu.com

Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit
Industria e turizmit në Greqi, po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj, por Athina po i pengon emigrantët me masa të ashpra duke kufizuar migrimin.

“Do të shkoja në gjunjë sot në kishën e Megalokarit për të gjetur një anëtar stafi në kohë për vitin e ardhshëm”, thotë Matina, pronarja e butikut elegant “Armonia” në Tinos.

Ajo i referohet me këtë pelegrinazhit më të famshëm të grekëve, i cili zhvillohet çdo vit më 15 gusht në ishullin Cikladik.

Pelegrinët bëjnë udhëtimin e gjatë deri në kishë në gjunjë, duke u lutur që Virgjëresha Mari t’u plotësojë dëshirat për shëndet, ndihmë dhe mbështetje.

Edhe Matina shpreson për ndihmë: Ajo kërkon me dëshpërim staf, po me pak sukses, edhe pse pagat në Tinos janë pak më të larta se në Athinë dhe ajo mund të ofrojë edhe akomodim. Por po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishullin popullor të pushimeve, mund të shihni tabela që shkruajnë: “Kërkohet Staf”.

Në dyqanin e bizhuterive pranë butikut, një shitëse mjaft e sjellshme Tamar mezi kupton greqisht. Ajo mund të flasë vetëm përshëndetjet e zakonshme dhe pastaj kalon menjëherë në anglisht. Për të kuptuar se çfarë duan klientët më të vjetër grekë, ajo duhet të telefonojë shefin e saj. Megjithatë, argjendari është i kënaqur që ka gjetur një punonjëse për të gjithë verën. Tamar është nga Gjeorgjia, ka ardhur në Greqi ligjërisht si punëtore sezonale dhe punon në Tinos prej një muaji.

Hotelierët grekë kërkojnë me urgjencë punëtorë

Në Greqi mund të vinin për të punuar me dokumente të rregullta më shumë njerëz si Tamar. Pranverën e kaluar, Greqia nënshkroi marrëveshje përkatëse me Armeninë, Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë, si dhe me Indinë, Filipinet dhe Vietnamin, duke u zotuar të rekrutonte 40,000 punëtorë të huaj. Në realitet, megjithatë, këto marrëveshje po zbatohen shumë ngadalë ose me pak ose aspak sukses.

Burokracia është e ndërlikuar, konsullatat greke jashtë vendit kanë mungesë stafi dhe ofertat nuk janë veçanërisht tërheqëse. Prandaj, hotelierët në të gjithë vendin janë ende në kërkim të dëshpëruar për recepsionistë, pastrues, punonjës pishine, portierë, kamerierë dhe kuzhinierë. Sipas Shoqatës Greke të Hoteleve, ka një mungesë prej të paktën 60,000 punëtorësh në industrinë e tyre.

Mungesa e fuqisë punëtore me përmasa të mëdha

Pjesërisht kjo është trashëgimi e pandemisë së koronavirusit 2020-2023, e cila ende ndihet në të gjithë Evropën, thotë Jorgos Hosoglu, President i Federatës Panhelenike të Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit. Problemi është veçanërisht i mprehtë në Greqi: “Po përjetojmë një mungesë të paparë të punëtorëve të kualifikuar dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, pasi punëtorët u larguan gjatë izolimit. Shumë prej tyre nuk janë kthyer kurrë në këtë industri”.

Sipas Hosoglu, një faktor është sezonaliteti në turizëm. Kur turistët largohen dhe hotelet dhe baret në plazh mbyllen, punëtorët kanë të drejtë për përfitime papunësie vetëm për tre muaj.

“Si supozohet të mbijetojnë ata pjesën tjetër të vitit, veçanërisht tani, kur kostoja e jetesës është rritur për një kohë të gjatë”?

Përveç kësaj, një numër gjithnjë e në rritje i grekëve të rinj po kërkojnë punë sezonale në Evropën Veriore, madje edhe në Islandë. Edhe shumë shqiptarë që kanë punuar si fuqi punëtore e lirë në Greqi, për dekada ose po i afrohen daljes në pension ose po largohen nga Greqia.

Shqiptarët e harruar

Fakt është që ekonomia greke është mbështetur tek puna e emigrantëve nga vitet 1990, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në bujqësi dhe ndërtim. Deri në kohën e krizës ekonomike, Greqia ishte shumë e varur nga fuqia punëtore nga Shqipëria. Gjatë programeve të “rimëkëmbjes financiare” (2010-2018), kërkesa ra ndjeshëm. Megjithatë, pas pandemisë, kur ekonomia u rimëkëmb dhe turizmi u rrit kjo kërkesë u shumëfishua

Por të njëjtin zhvillim patën edhe vende të tjera që ofrojnë paga më konkurruese dhe procedura më të thjeshta legalizimi për emigrantët.

Si rezultat, shumë punëtorë të bujqësisë të emigruar nuk u kthyen kurrë në Greqi. Prandaj, duket e qartë se Greqia ka nevojë për një politikë tërheqëse imigracioni. Përveç 60,000 punëtorëve shtesë të nevojshëm në turizëm, nevojiten edhe 50-60,000 të tjerë në sektorin e ndërtimit dhe 60,000 në sektorin e bujqësisë.

Athina ndjek politikë ultra të djathtë në vend të politikës së mençur të migracionit

Por qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të ndjekë politikën kundër imigracionit.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të kapërcyer krizat, skandalet dhe vlerësimet e ulëta në sondazhe është të marrë masa të ashpra ndaj emigrantëve. Qëllimi është të fitohen votuesit e krahut të djathtë.

Ish-Ministri i Migracionit, Makis Voridis, i cili dha dorëheqjen në fund të qershorit për shkak të një skandali që përfshinte subvencione të paligjshme bujqësore të BE-së, tashmë ua ka vështirësuar jetën shumë emigrantëve të ligjshëm. Hapi i tij i parë ishte “ngrirja” e mundësisë së zgjatjejeve të lejeve të qëndrimit. Kjo përbën një problem të madh për emigrantët që kanë jetuar dhe punuar në Greqi – disa prej tyre prej vitesh.

Ministri i ri, Thanos Plevris i ekstremit të djathtë, nuk është marrë aspak me nevojën urgjente për emigracion të ligjshëm që kur mori detyrën. Në vend të kësaj, ai menjëherë ashpërsoi edhe më tej ligjin për azilin. Riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm është përparësia kryesore, sipas tij. Migrantët që hyjnë në Evropë ilegalisht ose kërkesat e të cilëve për azil refuzohen nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë dhe duhet të kthehen menjëherë në vendet e tyre, shprehet ai.

“Burg ose kthim”

Në takimin joformal të Ministrave të Brendshëm dhe të Imigracionit të BE-së në Kopenhagen (22 korrik 2025), Plevris e bëri të qartë se Greqia nuk mund të përballojë më fluksin në rritje të migrantëve nga Libia. Sipas Ministrisë së Jashtme greke, 9,000 njerëz kanë mbërritur që nga fillimi i vitit, kryesisht nëpërmjet ishullit të Kretës. Plevris prezantoi me krenari ligjin e tij të ri. Ai parashikon një dënim me burg nga dy deri në pesë vjet për azilkërkuesit e refuzuar që nuk kthehen në atdheun e tyre. “Kushdo që qëndron ilegalisht në vendin tonë ka dy mundësi: burg ose kthim”, tha ministri dhe bëri të mundur që një poster me këtë deklaratë të prodhohej dhe shpërndahej në mediat sociale./DW

The post Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit appeared first on Albeu.com.

“Kosova është Shqipëri”, grekët kërcënojnë autorët që futën pankartën në stadium, një javë më parë mbyllën gojën përballë nacionalizmit serb
Shfaqja e një baneri me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” në shkallët e stadiumit të AEK-ut të Athinës mbrëmjen e kaluar ndërsa luhej ndeshja e dytë e Europa League mes AEK dhe Ajax-it të Amsterdamit, shkaktoi emocione pozitive mes tifozëve.

Në momentin që u shfaq baneri me mijëra tifozë të pranishëm në stadium brohoritën dhe e duartrokitën.

Fillimisht shfaqja e banerit u komentua si një kundërpërgjigje e tifozëve të AEK ndaj atyre të Olimpiakos, të cilët më 27 shtator shfaqën në stadiumin e tyre banerin “Kosova është Serbi”.

Por kur gjithçka dukej se kishte një frymë miqësore dhe pozitive ndaj shqiptarëve, pa u bërë ende 24 orë ngjarja ka marrë nje tjetër kthesë.

Ndryshe nga tifozët në stadium, drejtuesit e skudrës së AEK e kanë cilësuar nacionalist dhe shovinist mbishkrimin në baner, madje kanë kërcënuar me tone të ashpra, se do të përjashtojnë përjetësisht nga stadiumi përgjegjësit.

Reagimi i ekipit grek të AEK:

PAE AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje paraqitjen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë, e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë dhe sigurisht as me atë për të cilën qëndron që nga themelimi i saj.

AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka bërë, kundër luftës.

Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, PAE AEK deklaron se nuk do të qëndrojë në heshtje.

Tashmë po nisim veprime për të gjetur përgjegjësit edhe për një imazh të çastit, e përsërisim, që shqetësoi me të drejtë masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu ka kundërshtuar fuqishëm.

Ne patjetër do t’i gjejmë përgjegjësit dhe do të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në stadiumin tonë.

Por në 27 shtator të këtij vii ndërsa luhej sfida Olimpiakos-Aris e vlefshme për kampionat u shfaq një tjetër baner më shumë se shovinist e nacionalist ku shkruhej “Kosova është Serbi’, por askush nuk kërkoi ndjesë të nesërmen.

Madje mediat greke as që e përmende fare një skandal të tillë, e kaluan në heshtje. Shumë menduan se një baner i tillë ishtë mbështetja që tifozët e Olimpiakos ja bënë si dhurarë sivllezërve të tyre serb të Cervena Zvezdës, pa i dhënë më tej asnjë ngjyrimi skandali apo shovinizmi, siç ndodhi me rastin e një dite më parë.

Sërish Greqia vepron me dy standarde, kur bëhet fjalë për shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës, ndërsa heshti para një skandali si ai i 27 shtatorit, kur në shkallët e stadiumit të Olimpiakosit shpaloseshin pankarta shoviniste serbe. /Taulant Halili/AlbEu.com/

The post “Kosova është Shqipëri”, grekët kërcënojnë autorët që futën pankartën në stadium, një javë më parë mbyllën gojën përballë nacionalizmit serb appeared first on Albeu.com.

“Donin t’i vinin zjarrin pyllit”, gjykata greke jep masën “arrest shtëpie” për biznesmenin shqiptar dhe miqtë e tij që morën “peng” emigrantët
Gjykata helene ka vendosur masën “arrest shtëpie” për biznesmenin shqiptar Astit Tota, dhe dy qytetarë grekë, të cilët ndihumuan atë të mbyllnin brenda nja kamioni 13 emigrantë sirianë dhe pakistaneë.

Gjithashtu autoritet greke ju kanë hequr pasaportës Totës dhe dy miqve të tij, në mënyrë që të mos largohen nga vendi.

Një ditë më parë Totatha për mediat greke se veprimi i tij dhe i dy miqëve të tij ëhstë i justifikuara, pasi ata kanë ndaluar emigrantët që po tentonin t’i vinin zjarrin pyllit në Evros.

Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet  automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.

Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në nëndrejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.

The post “Donin t’i vinin zjarrin pyllit”, gjykata greke jep masën “arrest shtëpie” për biznesmenin shqiptar dhe miqtë e tij që morën “peng” emigrantët appeared first on Albeu.com.

Vranë grekun në Athinë, dalin para gjykatës 100 tifozë kroatë
Gati 100 tifozë kroatë të futbollit dolën para një gjykate në Athinë të mërkurën, për t’u përballur me akuza serioze penale, që përfshijnë vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për shkak të dyshimeve se u përfshinë në një përleshje vdekjeprurëse mes tifozëve më 8 gusht.

Të rinjtë e arrestuar – shumica e të cilëve e mbuluan kokën me fanellat e tyre për ta fshehur identitetin – dolën para gjykatësit një ditë pasi një tifoz 29-vjeçar grek u ther me thikë për vdekje pranë stadiumit të AEK-ut të Athinës, duke e shkaktuar anulimin e ndeshjes kualifikuese mes klubit grek dhe Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Zyrtarët e gjykatës thanë se gjykatësi i ngarkoi me aktakuzë të gjithë 103 të dyshuarit, përfshirë 97 qytetarët kroatë. Në aktakuzë janë përfshirë, po ashtu, edhe akuzat për sulme të shumta dhe posedim të jashtëligjshëm dhe përdorim të materialit shpërthyes.

Akuzat për vrasje ka mundësi të hidhen poshtë ndaj shumicës së pandehurve gjatë vazhdimit të hetimeve.

Video amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Dhjetë persona u lënduar dhe katër mbesin të hospitalizuar.

Në vendet e tjera në Greqi, policia ka vendosur bllokada nëpër rrugë dhe i ka shtuar kontrollet nëpër kufij, në kërkim të të dyshuarve tjerë.

Autoritetet thanë se gjashtë shtetas kroatë u arrestuan duke tentuar të largoheshin nga vendi. Pesë nga ta u arrestuan në portin veriperëndimor, Igoumenista, ku po përgatiteshin të hipnin në një traget për Itali, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në një autobus për Shqipëri.

AEK-u i ka bërë thirrje shtëpisë së futbollit evropian, UEFA, ta ndëshkojë “rëndë dhe menjëherë” Dinamo Zagrebin, duke shprehur zhgënjimin se ndeshja e parë e rrethit kualifikues do të zhvillohet në Zagreb në fund të këtij muaji.

Qeveria e Kroacisë dhe Dinamo e kanë dënuar fuqishëm sulmin në Athinë. Por klubi i Zagrebit i ka mbrojtur veprimet e veta, duke ngulur këmbë se ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet.

Dinamo i kundërshtoi thirrjet e AEK-ut që ajo të përjashtohet nga garat evropiane.

Ndërkohë, në një komunikatë të përbashkët, kryetarët e Athinës dhe Zagrebit, Kostas Bakoyannis and Tomislav Tomasevic, bënë thirrje për qetësim të situatës.

“Athina dhe Zagrebi kanë marrëdhënie miqësore, dhe si kryetarë, ne jemi të vendosur për fuqizimin e tyre. Kjo dhunë e pakuptimtë nuk ka vend në stadiumet, qytetet dhe shoqëritë tona”, thanë ata./ REL

The post Vranë grekun në Athinë, dalin para gjykatës 100 tifozë kroatë appeared first on Albeu.com.

Vranë gazetarin grek dy vite më parë, vëllezërit Lala kishin një konlikt të hapur me banditët shqiptare, çfarë u paralajmërua nga burgu (EMRAT)
Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me përfshirjen kriminale të dy vëllezërve Jani dhe Strato Lala 40 dhe 48-vjeç, të cilët janë autorët e dyshuar të vrasjes së gazetarit Giorgos Karaivaz në 9 prill 2021 dhe të boksierit Hari Kontogiorgi në 6 dhjetor 2021.

Sipas mediave disa muaj para vrasjes së Kontogiorgit, në policinë e Athinës kishin mbërritur telefonata anonime që paralajmëronin ngjarjen por edhe flisnin për një konflikt të hapur mes dy vëllezërve Lala dhe një grupi kriminal shqiptar i cili sëfundmi është akuzuar për vrasjen e 40 vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ndodhur në 21 shkurt në një lokal në Nea Ionia të Athinës. Konkretisht bëhet fjalë për grupin që si bazë ka lokalin “BellaVita” në Athinë.

Nga 7 personat e dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e shkurtit, policia greke ka arritur të arrestojë vetëm 33 vjeçarin Olsian Nurixhi alias Ernest Nurixhi dhe një 23 vjeçar të njohur si “Dhimitri” apo “Nektarios” ndërkohë që vazhdon të jetë në kërkim fieraku Elis Salaj 34 vjec dhe 4 persona të tjerë.

Ky grup kriminal që dyshohet se ka lidhje me një personazh të njohur shqiptar të botës së krimit, i burgosur në Greqi, dyshohet se ka lidhje edhe me ngjarje të tjera të rënda në Greqi, të cilat si bazë kanë konfliktet për drogë, hakmarrje dhe marrjen nën kontroll të sigurisë së lokaleve të natës.

TELEFONATA

“Shkruani saktësisht atë që do t’ju them, sepse gjërat janë shumë serioze. Do të ketë masakër. Shqiptari …(përmendet emri) i cili ndodhet në burg ka një grup shqiptarësh që frekuentojnë Bela Vitën. Ata janë shumë të rrezikshëm, kanë pistoleta dhe kallashnikovë dhe filluan të godasin lokale për çështje të kontrollit të sigurisë. Morën në kontroll sigurinë e lokaleve në qendër të Athinës. Nuk sqarohen mirë në lokale, shkojnë shumë egër. Godasin edhe njerëz të mëdhenj, pronarë të vjetër të sheshit me lokale”.

Në të njëjtën kohë, informatori i panjohur duket se i njeh riorganizimet e grupeve të natës si dhe qëllimet e tyre, pas ekzekutimit të një kundërshtari.

Siç e përmend në mënyrë karakteristike në telefonatën e tij më 1 gusht 2021: “Ata shikojnë më tej. Ata tani janë të mirëpritur edhe në Nes Filadelfia. Në Filadelfia tani që vranë Kefalan, ka mbetur vetëm Kontogiorgis. Shqiptarët kanë probleme me J. L dhe vëllain e tij dhe grupin e tij, por nuk e di pse. Ndoshta për Nea Filadelfian, ndoshta për të tjera mes tyre”.

Më 17 shtator 2021, i njëjti informator bën sërish thirrje për ndjekje penale të zhvatësve dhe thotë: “Ju kam thënë për luftën kundër shqiptarëve të BellaVitës dhe njerëzve të L. Ju thashë se do të merrja sërish” duke dhënë ndërkohë dy numra telefoni celular.

Në datën 11.11.2021 ky person merr sërish në telefon dhe pasi u ka theksuar drejtuesve të policisë se “e kanë gati”, mësohet të thotë: “Ta dini Kontogiorgi është edhe ai brenda trukut, ja punoi Kefalasit dhe tani po kërkohet për të bërë L. (nënkupton një nga vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Karaivazit). Nuk e di kush do të vrasë i pari. Kontogiorgis shkon mirë me shqiptarët. Edhe ata kanë problem me L. dhe njerëzit e tij. Ata kanë dërguar njerëz në kërkim të L. dhe njerëzve të tij”.

Megjithatë, nga këto informacione konkrete, policia greke filloi të vërë në “mikroskop” veprimin e grupit shqiptar “Lions” që vrau hidraulikun delvinjot në Nea Ionia zbuloi se bëhet fjalë për një grup veçanërisht aktiv dhe jo thjesht pjesëtarë të një grupi me rrezikshmëri “të ulët” që merren me mbrojtjen e shtëpive publike dhe sigurimin e mbrojtjes për këngëtarë të quajtur “trappers”.

The post Vranë gazetarin grek dy vite më parë, vëllezërit Lala kishin një konlikt të hapur me banditët shqiptare, çfarë u paralajmërua nga burgu (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Si e parashikonin fundin e botës, filozofët dhe mitologjia e lashtë greke
Kohët e fundit vizionet tona mbi fundin e botës, kanë variuar nga kërcënimi i krizës klimatike dhe i luftës bërthamore, deri tek imagjinimi i skenarit kur ne njerëzit i nënshtrohemi dhe në fund zëvendësohemi nga robotët që operojnë përmes Inteligjencës Artificiale.

Më herët ka pasur tregime biblike të engjëjve që derdhnin zorrët e tyre mbi Tokë, duke i kthyer detet në gjak. Por para tyre çfarë mendonin grekët e lashtë për fundin e botës? Për shumë grekë të lashtë, përfshirë filozofët Platonin dhe Aristotelin, bota nuk ka një fund, sepse ajo është ciklike.

Platoni besonte se të mbijetuarit do të rindërtonin gjithmonë jetën e tyre pas një katastrofe të madhe. Shumë nga stoikët besonin tek Ekpirosis, shkatërrimi periodik i kozmosit – çdo 36.000 vjet sipas Platonit – përpara se të fillonte sërish një cikël i ri. Poeti grek, filozofi ekonomik, bashkëkohësi i Homerit, dhe kronikani i rastësishëm i historisë, Hesiodi, shkruanin për një lloj apokalipsi që do të ndodhte, ku Perënditë shkatërrojnë njerëzimin.

Pesë epokat e njeriut sipas mitologjisë greke

Në poemën epike “Veprat dhe ditët” (Viti 700 Para Erës Sonë), Hesiodi i ndau në 5 periudhat e historisë. Ato ishin Epoka e Artë, Epoka e Argjendtë, Epoka e Bronzit, Epoka Heroike dhe Epoka e Hekurit, dhe e përshkruan përparimin e njerëzimit përmes thjerrëzave të mitologjisë greke.

Epoka e Artë nisi menjëherë pasi “zotat e pavdekshëm që banojnë në Olimp, krijuan një racë të artë njerëzish të vdekshëm”. Pastaj erdhi një “brezi i dytë njerëzish, që ishte prej argjendi dhe më pak fisnik”. Ai u pasua nga Epoka e Bronzit, një brez i tretë që ishte “i tmerrshëm dhe i fortë” dhe i etur për dhunë.

“Ata e shkatërruan veten, kaluan në shtëpinë e lagësht të Hadesit të ftohtë, dhe nuk lanë pas ndonjë emër. Sado të tmerrshëm që ishin, Vdekja e zezë i mori, dhe kështu ata lanë dritën e ndritshme të diellit”- shkroi Hesiodi. Në disa versione të rrëfimit, Zeusi dërgon një përmbytje për të vrarë njerëzit e Epokës së Bronzit.

Pas kësaj, ai krijoi një “racë heronjsh të ngjashëm me Perëndinë”, dhe në këtë kohësupozohet se jetuan shumica e heronjve mitologjikë grekë përfshirë Perseun, Odiseun dhe Akilin. Hesiodi ankohej se nuk kishte lindur në Epokën e Heronjve, por në epokën tjetër.

“Sepse tani është Epoka e Hekurit,ku njerëzit nuk pushojnë kurrë së punuari fort ditën dhe u trishtuar natën; dhe Perënditë do t’i vënë në telashe të rënda”. Hesiodi besonte se kjo epokë “e hidhur” dhe “mizore” do të ishte e fundit.

“Sidoqoftë, edhe këta do të kenë disa të mira të përziera me të këqijat e tyre. Dhe Zeusi do ta shkatërrojë këtë racë njerëzish të vdekshëm edhe kur ata t’i kenë flokë e thinjur”- shtoui ai më tej. Hesiodi përshkruan më shumë detaje rreth kësaj epoke, duke e parë atë si një kohë kur keqbërësit lavdërohen për veprat e tyre të dhunshme dhe kur njerëzimi kënaqet me të keqen. “Dhe atëherë Aidos dhe Nemesis, me format e tyre të ëmbla dhe të mbështjella me rroba të bardha, do të largohen nga toka, dhe do të braktisin njerëzimin për t’u bashkuar me shoqërinë e Perëndive të pavdekshme. Dhe pikëllime të hidhura do t’u lihen njerëzve të vdekshëm, teksa nuk do të ketë asnjë ndihmë kundër të keqes”. Shpresojmë që bota të jetë ciklike, sepse nuk do të donim që të merrte fund njëherë e përgjithmonë.

The post Si e parashikonin fundin e botës, filozofët dhe mitologjia e lashtë greke appeared first on Albeu.com.

Mitologjia greke, bota që zëvendësoi frikën me bukurinë
Grekët, ndryshe nga egjiptianët, i krijuan perënditë e tyre sipas imazhit të vet.

Përse ndodhi, apo kur, për këtë nuk kemi asnjë ide. Ne dimë vetëm që tek poetët më të hershëm të Greqisë, lindi një pikëpamje e re, e cila as nuk ishte ëndërruar kurrë në botën para tyre, por as nuk e la kurrë botën pas tyre. Me ardhjen e Greqisë, njerëzimi u bë qendra e Universit, gjëja më e rëndësishme e tij. Ky ishte një revolucion i mendimit. Deri atëherë, qeniet njerëzore pak rëndësi kishin patur. Me Greqinë, njeriu kuptoi fillimisht se çfarë ishte njerëzimi.

Grekët i bënë perënditë, sipas imazhit të tyre. Kjo nuk ishte futur kurrë më parë në mendjen e njeriut. Deri atëherë, perënditë nuk kishin patur fare të ngjashëm në realitet.

Ato ishin ndryshe nga gjithë qeniet e gjalla. Në Egjipt, një kolos i lartë, i palëvizshëm, përtej fuqisë së imagjinatës, i fiksuar në gur njësoj si kolonat gjigande të tempujve, ishte një përfaqësim i formës njerëzore, e cila qëllimisht ishte bërë jonjerëzore. Ose një figurë e ngurtë, një grua me kokë maceje, që linte të kuptohej për mizorinë çnjerëzore. Apo një sfinks monstruoz dhe misterioz, i ftohtë ndaj gjithçkaje të gjallë.

Në Mesopotami, gjejmë basorelievë me forma kafshërore ndryshe nga çdo bishë që është njohur ndonjëherë, njerëz me koka zogjsh dhe luanë me koka demash, të dy me krahë shqiponjash, krijesa të artistëve të cilët që kishin për qëllim të prodhonin diçka që nuk ishte parë kurrë, përveçse në mendjen e tyre, një konsumim i jorealitetit.

Këta dhe të ngjashmët e tyre, ishin ata që adhuronte bota para-Greke. Por, mjafton të mendosh për një statujë të një perëndie greke, kaq normale dhe e natyrshme në bukurinë e vet, për të perceptuar se çfarë ideje e re i kishte ardhur botës. Me ardhjen e saj, universi u bë racional.

Shën Pali thoshte se e padukshmja duhet të kuptohet prej të dukshmes. Kjo nuk ishte një ide hebreje, ishte greke. Në botën e lashtë, vetëm në Greqi njerëzit merreshin me të dukshmen: ata e gjenin kënaqësinë e dëshirave të tyre, në atë që shihnin në botën që i rrethonte. Skulptori shihte atletët që garonin në lojëra dhe ndjente se, asgjë që ai mund të imagjinonte, nuk do të ishte aq e bukur sa ata trupa të fuqishëm. Dhe kështu krijoi statujën e Apollonit. Rrëfimtari gjeti Hermesin mes njerëzve që ndeshte në rrugë. Ai e shihte perëndinë si “një djalë të ri në moshën kur rinia është më e bukur”, siç thotë Homeri. Artistët dhe poetët grekë kuptuan se sa i mrekullueshëm mund të ishte njeriu, i drejtë, i shpejtë dhe i fuqishëm. Ai ishte përmbushja e kërkimit të tyre për bukurinë. Ata nuk kishin dëshirë të krijonin ndonjë fantazi, me formën e mendjeve të tyre. I gjithë arti dhe mendimi i Greqisë vërtitej përreth qenieve njerëzore.

Perënditë humane e bënin qiellin një vend të njohur dhe të pëlqyeshëm. Grekët ndiheshin si në shtëpi aty. Ata dinin se ç’bënin atje banorët hyjnorë, çfarë hanin dhe pinin, ku i shtronin banketet dhe si dëfreheshin. Sigurisht që duhej t’ua kishe frikën; ata ishin shumë të fuqishëm dhe të rrezikshëm kur ishin të zemëruar. Gjithësesi, me kujdesin e duhur, njeriu mund të ndihej mirë me ta. Ai ishte madje i lirë të qeshte me ta. Zeusi, që përpiqej të fshihte aventurat e dashurisë nga e shoqja, ishte një figurë qendrore argëtimi. Grekëve u pëlqente edhe më shumë për këtë. Hera ishte një personazh komedie, gruaja tipike xheloze, dhe marifetet e saj për të futur në siklet të shoqin dhe ndëshkuar rivalet, në vend që t’i mërzisnin grekët, i argëtonin edhe më shumë. Histori të tilla jepnin një ndjesi miqësore. E qeshura në praninë e një sfinksi egjiptian apo një bishe asiriane ishte e pamendueshme, por në Olimp ishte krejt e natyrshme dhe kjo i bënte perënditë shoqëri të mirë.

Edhe në tokë, hyjnitë ishin shumë tërheqëse nga pikëpamja njerëzore. Në formën e vashave të bukura ato popullonin pyjet, lumenjtë, detin, në harmoni me tokën dhe ujërat e kristaltë.

Kjo është mrekullia e mitologjisë greke – një botë njerëzish, të çliruar prej frikës paralizuese të një të Panjohure të gjithëpushtetshme. Pakuptueshmëritë e tmerrshme që adhuroheshin tjetërkund, dhe shpirtërat e frikshëm me të cilat ishte mbushur toka, ajri dhe deti, ishin të ndaluara në Greqi.

Mund të duket e çuditshme të thuash se njerëzit që krijuan mitet, nuk pëlqenin irracionalen dhe kishin një dashuri për faktet; por kjo është e vërtetë, sado që fantastike të jenë disa prej historive. Cilido që i lexon më vëmendje, zbulon se gjërat edhe më të paarsyeshme ndodhin në një botë që është në thelb racionale dhe e bazuar në fakte. Herkuli, jeta e të cilit ishte një luftë e gjatë kundër përbindëshave, është thënë gjithmonë se e ka patur shtëpinë në Tebë. Vendi i saktë ku Afërdita lindi nga shkuma, mund të vizitohej nga çdo turist në lashtësi: ndodhej shumë pranë kishullit të Kiterës.

Pegasusi, kali me krahë, pasi fluturonte gjithë ditën, kthehej përnatë në stallën e tij në Korinth. Një vendbanim i njohur lokal i bënte rela gjithë qeniet mitike. Nëse kjo përzierje duket fëmijërore, mendoni pak se sa i arsyeshëm është sfondi, krahasuar me Xhindin që del nga hiçi në llambën e Aladinit, dhe i cili rikthehet tek asgjëja pasi realizon detyrën.

Irracionalja e tmerrshme nuk ka vend në mitologjinë klasike. Magjia, kaq e fuqishme në botën para dhe pas Greqisë, është pothuaj joekzistente.

Nuk ka burra dhe janë vetëm dy gra me fuqi të mbinatyrshme të frikshme. Magjistarët dhe shtrigat e liga që vërtiteshin nëpër Evropë dhe Amerikë, madje deri në kohët e fundit, nuk kishin aspak vend në historitë e grekëve. Circe dhe Medea janë të vetmet shtriga dhe ato janë të reja dhe të bukura, jo të frikshme. Astrologjia, që ka lulëzuar qysh prej ditëve të Babilonisë së lashtë e deri sot, mungon tërësisht në Greqinë klasike.

Ka shumë histori për yjet, por asnjë gjurmë të idesë që ata ndikojnë në jetët e njerëzve. Astronomia është ajo që mendja greke krijoi prej yjeve. As edhe një histori e vetme nuk ka një prift magjik, i cili është i tmerrshëm sepse ka disa marifete me të cilat të vërë përfund deri edhe perënditë.

Prifti rrallë shihet dhe nuk është kurrë i rëndësishëm. Tek Odisea, kur një prift dhe një poet bien në gjunjë para Odiseut, duke iu lutur që t’ua kursejë jetën, heroi vret priftin pa u menduar, por shpëton poetin. Homeri thotë se kishte frikë të vriste një njeri, të cilit perënditë i kishin mësuar artin hyjnor. Jo prifti, por poeti, kishte favorin e hyjnive dhe askush nuk ndihej ndonjëherë i frikësuar prej një poeti. Edhe fantazmat, të cilat kanë luajtur një rol kaq të madh dhe të frikshëm në të tjera vende, nuk shfaqen kurrë në ndonjë histori greke. Grekët nuk kishin frikë prej të vdekurve – “të vdekurit e gjorë”, siç i quante Odiseu.

Bota e mitologjisë greke nuk ishte një vend terrori për shpirtin e njeriut. Eshtë e vërtetë që perënditë ishin të paparashikueshme. Nuk mund ta dije se ku do të godiste rrufeja e Zeusit. Megjithëkëtë, të gjitha hyjnitë kishin një bukuri njerëzore, dhe asgjë që ka bukuri njerëzore nuk mund të jetë e frikshme. Shkrimtarët e hershëm të mitologjisë greke, transformuan një botë të mbushur me frikë, në një botë të mbushur me bukuri. / Nga Libri “Mythology – Timeless tales of Gods and Heroes”

The post Mitologjia greke, bota që zëvendësoi frikën me bukurinë appeared first on Albeu.com.

Grekët bëhen gati për luftë: Erdogani mund të na sulmojë deri në Pranverën e ardhshme
Mediat greke kanë dhënë alarmin në lidhje me ndonjë episod të mundshëm lufte me Turqinë deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm nëse Erdogani sheh se i rrezikohet pushteti. Protothema ka bërë një shkrim të gjatë sot në lidhje me balancat e fortës dhe situatën në Mesdhe duke theksuar se gjithçka mund të ndodhë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe grekët duhet të bëhen gati.

Gazeta greke i referohet burimeve qeveritare në Greqi, të cilët e kanë marrë parasysh situatën tepër delikate, me të cilën do të përballen duke njoftuar edhe aleatët.

Çfarë shkruan Protothema:

Një lojë me zjarrin mes Turqisë dhe Greqisë do të zhvillohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, deri në fund të prillit 2023, kur vendi fqinj do të futet në ethet e periudhës parazgjedhore, siç parashikohet nga figurat kryesore të qeverisë greke. Gjatë gjashtë muajve në vazhdim deri në maj, pala greke po përgatitet për të gjitha eventet, pasi në Athinë kryeministri, udhëheqja e diplomacisë greke dhe aparati ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e kuptojnë se askush nga aleatët e Greqisë në tërësi, madje edhe vetë bota nuk është në gjendje të parashikojë se ku do ta çojë Turqinë dhe raportetet me ne Rexhep Tajip Erdogan.

Me qëllim që presidenti i Turqisë të vijë në vete dhe të ndalojë kërcënimet për luftë kundër Greqisë, në Athinë janë aktivizuar kanalet e komunikimit me vendet mike dhe aleate ku ka një mirëkuptim të përbashkët për rolin destabilizues të Ankarasë.

Më tej, gazeta flet edhe për një sulm të mirëfilltë ushtarak të Turqisë ndaj ishujve grekë që janë përballë tokës turke.

Si në kanalet zyrtare të komunikimit ashtu edhe në diskutimet jozyrtare midis zyrtarëve grekë dhe bashkëbiseduesve të tyre perëndimorë, ka një shqetësim të vazhdueshëm për një sulm turk në Egje. Të gjithë e kanë të paqartë tani se cilat janë qëllimet e vërteta të Erdoganit në Egje dhe janë gati për çdo skenar. Pyetja është: A do të kalojë Erdogani në sulm ushtarak apo thjesht do të vijojë në retorikën e fortë ndaj Greqisë.

Në kuadër të përgatitjes së qytetarëve turq për çdo skenar, Erdogani vazhdon të demonizojë Greqinë duke akuzuar Athinën për qëndrim agresiv dhe armiqësor me rastin e debatit të brendshëm për shtrirjen e mundshme të ujërave territoriale greke në 12 milje detare në jug të Kretës.

Pasi u parapri nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili kërcënoi me luftë duke e bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejonte që ujërat territoriale greke të zgjerohen as një milje përtej 6 miljeve detare, Erdogan mori përsipër të specifikonte “përgjigjen” e planifikuar të tyre.

Turqia do të futet në zgjedhjet Presidenciale në pranverën e ardhshme, të cilat konsiderohen tepër delikate për pushtetin e Erdoganit pasi ekonomia turke po performon dobët, gjë e cila konsiderohet si e vetmja që mund të kërcënojë partinë aktuale që drejton vendin. Prandaj, ekspertët ndërkombëtare dyshojnë se Erdogan mund të nxisë një konflikt të jashtëm me qëllim forcimin e pozitave brenda Turqisë duke bërë që grekët të jenë të parët të rrezikuar.

The post Grekët bëhen gati për luftë: Erdogani mund të na sulmojë deri në Pranverën e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Burimi nëntokësor i “Syrit të Kaltër” u dorëzohet grekëve? Reagon ministria e Turizmit: E pavërtetë!
Reagim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron:

Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut./albeu.com

The post Burimi nëntokësor i “Syrit të Kaltër” u dorëzohet grekëve? Reagon ministria e Turizmit: E pavërtetë! appeared first on Albeu.com.

Erdogani kërcënon grekët? Respektoni marrëveshjen ose do ta pësoni si paraardhësit tuaj
Marrëdhëniet Greqi-Turqi janë tronditur muajin e fundit, si pasojë e shkeljeve ajrore dhe detare nga dy vendete sipas Athinës zyrtare dhe Ankarasë.

Kohët e fundit zyrtar turk dhe grekë kanë dalë në media, duke kritikuar politikat e njëri tjetrit.

Situata u tensionua akoma më shumë kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i kërkoi SHBA-ve të mos i shesin Ankarasë avionë luftarakë.

Ditën e sotme presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi kryeministrin grek, se ky i fundit nuk ka respektuar marrëveshjet për të cilat dy vendet kanë rëndë dakord.

Erdogan tha se dy liderët kanë rënë dakord që mos bëjnë deklarata kundër njëri-tjetrit.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogani tha se historia do të përsëritet dhe se grekët do të pësojnë të njëjtat gjëra si paraardhësit e tyre 100 vite më parë.

“Unë ju prita dhe ju ofrova ushqim, ne ramë dakord të bisedonim pa palë të treta, por pas 15 ditësh ju shkuat në SHBA dhe folët kundër nesh dhe për avionët F-16. Kur para 100 vitesh paraardhësit tuaj shkuan ta bënin këtë, ju e dini se çfarë u ndodhi atyre, mos vuani të njëjtën gjë”, këto ishin fjalët e Rexhep Tajip Erdogan./albeu.com

The post Erdogani kërcënon grekët? Respektoni marrëveshjen ose do ta pësoni si paraardhësit tuaj appeared first on Albeu.com.