gratë sipërmarrëse histori Archives - Albeu.com

8 gratë sipërmarrëse që ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes
Që në vitet e hershme, gratë kanë pasur aftësinë për të bërë diçka vetë, e këtë duke e filluar që nga zeroja. Kjo ka qenë diçka më e vështirë se sa tani, sepse atëbotë gratë përballeshin me paragjykime të ndryshme, duke i lënë kështu pa të drejta dhe përkrahje.

Edhe sot të bërit biznes është një gjë e vështirë, pa dallim gjinie, e sidomos kur fitimet e tij arrijnë shifra milionëshe, por janë disa gra që ia kanë dalë mbanë, madje edhe para 200 vitesh. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sjellim historitë e 8 grave, që në 8 fusha të ndryshme kanë arritur t’i prekin majat, duke u bërë ballë gjithë paragjykimeve të kohës.

Elizabeth Arden

Në një kohë kur ishte shumë e rrallë që gratë të vendosnin grim, e aq më pak të bënin biznes, kanadezja Arden hapi SPA-në e parë në “Fifth Avenue”, në New York, që në vitin 1910. Ajo punësoi kimistë për të krijuar produkte për kujdes ndaj lëkurës. Në vitin 1922, kompania e saj u bë e para e njohur globalisht, ndërsa në vitin 1946, ajo ishte gruaja a e parë që doli në kopertinën e revistës “Time”, një gjë që deri atëherë nuk kishte ndodhur. Deri në fund të jetës së saj, Elizabeth Arden kishte më shumë se 100 sallone në gjithë botën.

Carrie Crawford Smith

Carrie Crawford Smith, ishte një grua afro-amerikane, e cila hapi një agjenci punësimi, në mënyrë që t’i ndihmonte të gjenin punë një numër i madh i migrantëve, që po zhvendoseshin nga jugu në veri. Biznesi i saj ju ndihmoi edhe të bardhëve, por sidomos u përqendrua te migrantët me ngjyrë. Kjo agjenci e Smith, ishte më shumë se sa vetëm biznes: ajo e pa atë si një mundësi për ta promovuar përparimin dhe dinjitetin racor.

Cheung Yan

Në vitin 2006, me një pasuri personale prej 3.4 miliardë dollarë, Yan u rendit si gruaja më e pasur në botë, por që gjithçka e ndërtoi vetë. Cheung Yan e krijoi kompaninë e saj për riciklim të letrës në vitin 1985 në Hong-Kong. Pas një periudhe sa qëndroi në SHBA, duke mbledhur letra të përdorura, ajo u kthye përsëri në Kinë dhe filloi me “Nine Dragons Paper”, në të cilën është kryetare bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo kompani tashmë konsiderohet si sipërmarrja më e madhe në botë për reciklim të letrës, e që ka një staf prej 18 mijë të punësuarish me kohë të plotë.

Bethlehem Tilahun Alemu

Alemu e filloi biznesin e saj, pasi i pa shokët dhe fqinjët e saj në fshatin Zenabwork të Etiopisë, duke u përpjekur për të jetuar. Pas kësaj, ajo mendoi që t’i fuste në funksion aftësitë e tyre artizanale, për të krijuar një brend këpucësh, bazuar në një mënyrë tradicionale të riciklimit të gomave. Kompania e saj “SoleRebels”, tashmë prodhon sandale, shapka, këpucë dhe çizme të lidhura, të gjitha këto të bëra nga materialet vendase, si fibrat bimore, gomat e ricikluara, apo pambuku organik. Kjo kompani është kompania më e njohur afrikane për këpucë që shet në 30 shtete të ndryshme të botës.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey ka pozitë si ekzekutiv i medias, aktore dhe filantrope miliardere. Ajo është e njohur më së shumti si drejtuese e programit të saj, jashtëzakonisht të popullarizuar; “The Oprah Winfrey Show”, i cili u transmetua për 25 sezone, nga 1986 në 2011. Në 2011, Winfrey filloi rrjetin e saj televiziv, “Rrjeti Oprah Winfrey” (OWN).

Sipas revistës Forbes, Winfrey ishte personi afrikano-amerikan më i pasur i shekullit të 20-të dhe i vetmi person që është miliarder me ngjyrë për tre vjet me radhë.

Revista Life e përshëndeti atë si gruan më me ndikim të brezit të saj. Në shtator të 2002-s, Winfrey u emërua marrësja e parë e çmimit “Academy of Television Arts & Sciences Bob Hope Humanitarian”. Në 2005-n “Business Week” e emëroi Winfrey-n si “filantropin më të madh me ngjyrë në historinë Amerikane”. Organizata e saj për bamirësi grumbulloi më shumë se 50 milionë dollarë për programe bamirësie, përfshirë arsimin e vajzave në Afrikën e Jugut dhe lehtësimin e viktimave të Uraganit Katrina.

Margaret Rudkin

Rudkin filloi të bënte miell gruri të bluar në mulli nga guri për djalin e saj, i cili vuante nga astma dhe alergjitë e ushqimit, në fermën e familjes në Coonecticut. Shpejt, mjeku i djalit, filloi t’i këshillonte edhe pacientët e tjerë që të ushqeheshin me bukën e saj. Kështu që, burri i Rudkin i transportonte bukët në dyqanet e ushqimeve me pakicë.

Duke qenë se buka e saj u bë e njohur, kah fundi i vitit 1939 ajo shiti më shumë se një million bukë dhe produkte për Reader’s Digest. Në vitin 1940, e kaloi biznesin e saj nga garazhi në fabrikën personale, duke shtuar këtu edhe biskota në listën e produkteve, një dekadë më vonë. Ajo ia shiti biznesin e saj “Campbell Soup” për 28 milionë dollarë në vitin 1961, duke u bërë kështu gruaja e parë që shërbeu në bordin e drejtorëve të kësaj kompanie.

Lydia Pinkham

Në vitin 1875 Lydia Estes Pinkham nga Massachusetts i shndërroi ilaçet bimore që i përgatiti në shtëpi në një biznes të madh, duke i reklamuar produktetet e saj te gratë dhe duke i edukuar ato rreth shëndetit. “Pinkham’s Vegetable Compund” u bë njëra ndër më të njohurat për ilaçe në shekullin e 19. Pinkham u vlerësua si zë i fuqishëm për shëndetin e grave, në një kohë kur nevojat shëndetësore të tyre nuk njiheshin nga komuniteti mjekësor. “Cooper Laboratories”, e bleu kompaninë në vitin 1968, pilulat dhe lëngjet mjekësore janë ende të stampuara me emrin e Pinkahm te disa farmaci.

Eliza Lucas Pinvkney

Ajo është e njohur si agrokulturalistja e parë për futjen e ngjyrës blu të indigos në Amerikën Veriore. Sa ishte në shkollë në Londër Eliza e zbuloi dashurinë e saj për botanikën. Sa ishte ende e re familja e saj migroi në Shtete të Bashkuara, atje babai bleu tri plantacione. Pasi u rrit dhe e kuptoi se industria e tekstilit në rritje po krijonte nevojë për ngjyra të reja, Pinckey filloi të prodhonte ngjyrën e kaltër me një cilësi shumë të lartë. Kështu, ajo vazhdoi të prodhonte materiale cilësore me këtë ngjyrë, duke u bërë kështu e dyta në eksport. Ajo u bë gruaja e parë e pranuar në “South Carolina Business Hall of Fame” më 1989.

The post 8 gratë sipërmarrëse që ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes appeared first on Albeu.com.