Granit Plava Archives - Albeu.com

U akuzua se “e dinte për planin e vrasjes së Liridonës”, reagon Behgjet Pacolli
Zhvillime të forta kanë shoqëruar seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, pasi i akuzuari Granit Plava ka dhënë një dëshmi që përfshin pretendime për mbështetje nga figura të larta shtetërore, më konkretisht Behgjet Pacolli.

Para trupit gjykues, Plava deklaroi se i dyshuari për porositjen e vrasjes, Naim Murseli, i kishte premtuar mbrojtje dhe ndikim për të shmangur një dënim të rëndë, duke përmendur edhe emrin e Behgjet Pacolli.

“Ti e di çfarë pushteti kemi ne. Edhe Behgjet Pacolli e di. Nuk të lë më shumë se 2 vjet në burg”, citohet të ketë thënë Plava se i kishte deklaruar Murseli.

Sipas tij, para ngjarjes kishte pasur disa takime me Murselin për të rënë dakord për kryerjen e krimit, ndërsa fillimisht nuk ishte në dijeni se kush ishte viktima. Ai tha se vetëm pas ngjarjes kishte kuptuar se bëhej fjalë për bashkëshorten e Murselit, Liridona Ademaj.

Plava pretendoi gjithashtu se i ishin ofruar përfitime të konsiderueshme, përfshirë një vend pune me pagë mujore, veturë dhe deri në 250 mijë euro nëse do të merrte përgjegjësinë dhe do të vuante dënimin. Sipas dëshmisë së tij, në ditën e ngjarjes ishte dërguar në Prishtinë nga një person tjetër dhe kishte marrë paraprakisht disa qindra euro.

Por, pas kësaj ka reaguar Behgjet Pacolli, i cili i ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Njerëz të çmendur, shumë të çmendur”, ka deklaruar ai për Tëvë1.

Më vonë, përmes një reagimi publik në Facebook, Pacolli ka theksuar se është distancuar prej kohësh nga persona që, sipas tij, po përpiqen të përdorin emrin e tij për të justifikuar veprimet e tyre.

Ai theksoi se askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin e tij për “alibi, mbrojtje apo larje imazhi”, duke shtuar se heshtja e tij ka qenë çështje dinjiteti dhe jo frike.

“Njerëzit më të rrezikshëm nuk janë gjithmonë ata që bota i njeh si të këqij; shpesh janë ata që i ke ndihmuar më së shumti, e që, sapo ua ndal dorën, kthehen kundër teje me helm, përgojim dhe pabesi.Ata harrojnë të mirat që kanë marrë, harrojnë dorën që i ka mbajtur dhe fjalën që i ka mbrojtur. Dhe kur nuk munden më ta mbajnë peshën e zgjedhjeve të veta, kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra që nuk u përkasin më jetës së tyre”.

“Kjo nuk është forcë. Kjo është varfëri karakteri.Po e them qartë: jam distancuar prej kohësh nga çdo njeri dhe nga çdo rrugë që nuk më përfaqëson. Ndihma që i kam dhënë dikujt dikur ka qenë njerëzore, por zgjedhjet që ai ka bërë më pas i përkasin vetëm atij.Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi. Emri im nuk është strehë për askënd që përpiqet të fshehë të vërtetën pas emrit të tjetrit.Kam heshtur nga dinjiteti, jo nga frika”.

“Por heshtja ime nuk është dobësi. Është refuzim për të rënë në nivelin e atyre që, pasi ushqehen nga mirësia, e kthejnë atë në helm.Dhe në fund, njeriu nuk bëhet i lig nga mungesa e përkrahjes; ai thjesht tregon atë që ka qenë brenda tij gjatë gjithë kohës.Gjatë seancës, pretendimet e Plavës janë kundërshtuar edhe nga vetë Naim Murseli, i cili i është drejtuar atij me fjalët “mos rrej”, shkroi Pacolli. /albeu.com/

The post U akuzua se “e dinte për planin e vrasjes së Liridonës”, reagon Behgjet Pacolli appeared first on Albeu.com.

Të dyshuar për vrasjen e Liridonës, Apeli jep vendimin për Murselin, Plavën dhe dy të dyshuarit e tjerë
Gjykata e Apelit në Kosovë ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë.

Pas vërtetimit të aktgjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi më 3 Dhjetor të këtij viti, bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, si porositës, Granit Plavës si ekzekutues dhe Kushtrim Kokallës si bashkëpunëtor iu caktua masa e paraburgimit në një kohëzgjatje prej 30 ditësh, nën dyshimin për vrasjen e 30-vjeçares.

Ndërkohë, kujtojmë se të dyshuarit të katërt në lidhje me këtë ngjarje, shtetasi T.D. i është caktuar masa e paraburgimit më 11 Dhjetor.

“Me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.309/2023 të datës 12.12.2023, të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri N.M, ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.4, lidhur me nenin 31 të KPRK, i pandehurit G.P, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të KPRK dhe veprës penale secili veç e veç mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK, si dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale marrëveshja për të kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.6 lidhur me nenin 35 të KPRK”, thuhet në njoftimin e Apelit.

The post Të dyshuar për vrasjen e Liridonës, Apeli jep vendimin për Murselin, Plavën dhe dy të dyshuarit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Kreu vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plavën tentojnë ta sulmojnë në burg
Granit Plava, i cili akuzohet se e kreu vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor, me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, është tentuar të sulmohet në qendrën e paraburgimit, tha për Express drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani.

Dibrani tha se stafi i qendrës së paraburgimit ka reaguar menjëherë për ta parandaluar rrahjen.

“Nuk ka pasur rrahje. Ka pasur vetëm tentim-sulm dhe stafi ka reaguar menjëherë”, tha Dibrani, duke shtuar se “është parandaluar rrahja”.

Ai mohoi edhe disa raportime se Plavës i është gjetur një litar, ndërsa tha se “në asnjë rrethanë nuk ka pasur tentim për vetëvrasje”.

“Në momentin që stafi ka vërejtur se e ka dëmtuar batanijen, ka reaguar”, tha drejtori i Shërbimit Korrektues.

Gjykata Themelore e Prishtinës para një jave ka bërë të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”. Dorasin, sipas Gjykatës, Naim Murseli e kishte pajisur edhe me armën me të cilën ishte kryer krimi.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Naim Murseli para një jave doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

/Gazeta Express

The post Kreu vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plavën tentojnë ta sulmojnë në burg appeared first on Albeu.com.

Darka e fundit e Liridonës! Vrasësi i saj u pikas në restorantin ku ajo ishte bashkë me Naim Murselin dhe fëmijët
Mediat kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt natën e të mërkurës së 28 nëntorit në Prishtinë.

Ftesa besëprerë e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve.

Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuar vrasjen e Liridona Ademajt për qëllime të ulëta.

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë.

Siç shkruan sot portali Indeksonline, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Portali Indeksonline shkruan se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes. /Gazeta Express

The post Darka e fundit e Liridonës! Vrasësi i saj u pikas në restorantin ku ajo ishte bashkë me Naim Murselin dhe fëmijët appeared first on Albeu.com.

Vrau Liridonën në sy të fëmijëve, autori zbërthehet para policisë: Naimi më pagoi 30 mijë euro për t’i qëlluar gruan
Pas arrestimit nga policia e Kosovës, në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, Granit Plava ka deklaruar edhe shumën sa u pagua nga bashkëshorti i të ndjerës për të kryer krimin.

Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Naim Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes. Policia e Kosovës arrestoi edhe bashkëshortin e 33-vjeçares si të implikuar në vrasje.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes. Liridona Murseli është vrarë me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët. Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre u ishte bërë pritë nga grabitësit.

The post Vrau Liridonën në sy të fëmijëve, autori zbërthehet para policisë: Naimi më pagoi 30 mijë euro për t’i qëlluar gruan appeared first on Albeu.com.

Autori i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit pranon para policisë: Jam paguar nga bashkëshorti i viktimës
Policia e Kosovës, ka arrestuar mbrëmjen e sotme, 1 dhjetor dy persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje, 29 nëntor.

Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Siç raporton Koha, Granit Plava, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë.

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy vendndodhjeve në Gjakovë, nga vjen Murseli.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.

Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje./albeu.com

The post Autori i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit pranon para policisë: Jam paguar nga bashkëshorti i viktimës appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Naim Murseli u takua me autorin e krimit para vrasjes së Liridonës, policia hap kamerat
Mbrëmjen e së mërkurës, 29 nentor, një vrasje në rrugën “Dalip Alshiqi” tronditi Prishtinën. Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

Burimet e njëjta kanë pohuar se Naimi ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Janë gjetur prova bindëse që dëshmojnë fajësinë e Naimit në këtë rast. Sipas tyre, ekzistojnë xhirime të kamerave që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.

Ky i fundit është arrestuar po ashtu nga policia. Burime të Indeksonline kanë shtuar se i dyshuari në fjalë është Granit Plava. Plava ka pranuar akuzën, duke shtuar dyshimet që vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.

Ai dhe Murseli raportohet të jenë bashkëfshatarë. Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë” ka bërë të ditur policia.

The post DETAJE/ Naim Murseli u takua me autorin e krimit para vrasjes së Liridonës, policia hap kamerat appeared first on Albeu.com.