goxhaj Archives - Albeu.com

Shtypja e kryengritjes 12 orëshe në pallat/ Lavdia e një burri qëndron në fuqinë për të vendosur fundin e tij
Ata që menduan se Edi Rama i dha Erion Veliajt të paktën privilegjin e humbjes me nder në përplasjen për Bashkinë e Tiranës, u zhgënjyen shumë shpejt.

Të nesërmen e kryengritjes 12 orëshe në pallat, shefi i qeverisë urdhëroi ekzekutimin publik të rebelëve, që kishin guxuar ta sfidonin.

Shkarkimi turpërues i Alban Dokushit dhe Sara Goxhajt, vetëm pak orë pasi kryebashkiaku e kishte quajtur emërimin e tyre në postin e kryetarit të komanduar dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Bashki si keqkuptim, ishte mesazh i qartë.

Edi Rama nuk i lejoi Veliajt as alibinë e kapitullimit me dinjitet, duke i treguar publikut kokat e prera të puçistëve.

Sepse Edi Rama ky është. Ai nuk fal dhe as nuk harron. Kush guxon të ngrejë krye mbi udhëheqësin fuqiplotë, nuk meriton as mëshirën e humbjes me nder.

Por ky ishte vetëm njëri nga qëllimet e largimit të Dokushit dhe Goxhajt. Qëllimi i dytë ishte të priste lidhjet e fundit të Veliajt me bashkinë e Tiranës.

Me largimin e tyre, praktikisht Edi Rama e ka shkarkuar Erion Veliajn nga drejtimi i bashkisë, edhe pse zyrtarisht e mban akoma në detyrë, për shkak të kalkulimeve politike.

Largimi zyrtarisht i Veliajt nga Bashkia e Tiranës, do të impononte zgjedhje të detyrueshme brenda 45 ditëve në Tiranë. Teksa vendi po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, ky është një risk që Edi Ramës nuk i intereson, sepse mund t’i rezervojë ndonjë surprizë të hidhur duke ja komplikuar jo pak edhe llogaritë e 11 majit.

Por ndërsa Rama bën llogaritë e veta nga pozitat e fitimtarit, pozitat e Erion Veliajt vetëm sa përkeqësohen.

Megjithatë, kryebashkiaku ka ende në dorë të vendosë fundin e betejës. Dhe lavdia e burrit qëndron në fuqinë për të vendosur fundin e tij.

Erion Veliaj, ka në dorë të vendosë nëse do të bjerë me shpatë në dorë në fushën e betejës apo të dorëzohet, duke iu përulur mëshirës së Edi Ramës.

Deri tani ka bërë të dytën. Por kjo nuk ja ka përmirësuar aspak pozitat e vështira në të cilat gjendet. Përkundrazi.

Ndaj në këtë pikë zgjedhja më racionale duket evidente. Vikingët kanë patur një proverb të fuqishëm. “Më mirë të luftosh dhe të biesh se sa të jetosh pa shpresë”./Kapitali.al

The post Shtypja e kryengritjes 12 orëshe në pallat/ Lavdia e një burri qëndron në fuqinë për të vendosur fundin e tij appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Tiranës la në burg ish-luftëtarin e UÇK, Goxhaj: Kjo është pengmarrje, kërkoj lirinë
Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar më 31 Korrik, për llogari të Gjykatës Speciale në Kosvë.

Goxhaj kërkoi para gjykatësve lirinë, duke e cilësuar absudre kërkesën e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ai tha para gjykatësit se arrestimi i tij ëhstë pengmarrje dhe se atij duhet t’i jepet menjëherë liria.

Fjala e plotë e Dritan Goxhajt para Gkykatës:

Unë i kërkoj kësaj gjykate që të marrë guximin dhe të ndërpresë pengmarrjen time të kryer nga prokuroria shqiptare nën argatllëk qorrazi për hesap të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale që quhet Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykatës Speciale të Kosovës.

E konsideroj pengmarrje dhe heqje pa të drejtë të lirisë pasi institucioni i prokurorisë në Shqipëri, në injorancë të thellë në kërkesën e saj për arrestimin tim dhe mbajtjen në arrest me burg, në pikën 11 të asaj kërkese pretendon se unë mbaj përgjegjësi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Por, po të kishin marrë mundimin të lexonin vetëm faqen zyrtare të këtyre Dhomave, do kishin dalë nga injoranca e do kishin lexuar e zeza mbi të bardhë se këto Dhoma kanë juridiksion për të hetuar dhe ndjekur penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës dhe/ose Jugosllavisë, për krime të nisura ose të kryera në Kosovë që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që njihet si Raporti i Dik Martit (Dick Marty) ose Rezoluta 1782, për krime të kryera gjatë periudhës 3 (tri) vjeçare nga viti 1998 deri në dhjetor 2000.

Unë kërkoj dhënien fund kësaj pengmarrjeje pasi, ashtu si shihet edhe në juridiksionin e ndërmarrjes kriminale që quhet Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, unë as kam qenë e as jam shtetas i Jugosllavisë. Për më tepër, veprat për të cilat ajo ndërmarrje e përbashkët kriminale më akuzon dhe kërkon ekstradimin tim sipas vetë atyre pretendohet se janë kryer në vitin 2023, ndërkohë që ata kanë juridiksion vetëm për periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Dhe  mbi të gjitha, kjo ndërmarrje kriminale ka juridiksion të hetojë vetëm për “Trajtim çnjerëzor të personave”, ndërsa unë prej tyre akuzohem për dy vepra që nuk kanë lidhje me juridiksionin e deklaruar nga vetë këto Dhoma dhe kjo Zyrë e Prokurorit të Specializuar.

Kërkoj me zë të lartë dhe me gjithë të drejtën time juridike që gjykata të mos bëjë noterin për hesap të Institucionit të Prokurorisë por të lexojë ato që edhe unë lexova dhe ta ndërpresë këtë pengmarrje e të më rikthejë lirinë që më është hequr me pa të drejtë; të më rikthejë lirinë që ka 41 ditë që më është hequr pasi, edhe pse jam dakord me atë çfarë tha mbrojtësi im ligjor, dua të theksoj se në vetvete pengmarrja nuk mund të ketë si koncept përfundim afatesh (të pengmarrjes) pasi pengmarrja është vepër e jashtëligjshme prej momentit të parë që ajo ndodh dhe, në rastin tim, prej datës 31 korrik.

Ndaj, në përfundim të fjalës time, i kërkoj gjykatës që të më kthejë lirinë menjëherë e pa vonesë.

The post Gjykata e Tiranës la në burg ish-luftëtarin e UÇK, Goxhaj: Kjo është pengmarrje, kërkoj lirinë appeared first on Albeu.com.