Gonzato Archives - Albeu.com

Berisha e quajti “ambasador të Ramës”, reagon Brukseli: BE dënon sulmet personale ndaj Gonzatos! Diplomati ka vepruar me profesionalizëm dhe integritet
Bashkimi Evropian, ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve të Sali Berishës, ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Sipas një zëdhënësi të Komisioni Evropian, deklarata të tilla janë të papranueshme dhe BE i dënon ato me forcë.

Në reagim theksohet se ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri, ka vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet të plotë në detyrën e tij.

Po ashtu, Brukseli shpreh besim të plotë tek ambasadori dhe puna që ai po kryen, duke nënvizuar mbështetjen institucionale ndaj tij.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e plotë të një zëdhënësi të KE.

Reagimi i ambasadorëve të vendeve të BE të akredituar në Tiranë

Një deklaratë e ngjashme u shpërnda edhe nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë.

Në deklaratë thuhet se ambasadorët qëndrojnë të bashkuar ‘në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar’.

Çfarë tha Berisha?

Kujtojmë që dje (9 maj) në Ditën e Europës, kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Berisha e ka quajtur Gonzaton si “ambasadorin e Edi Ramës”, që sipas tij ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel.

Berisha është shprehur si Gonzato është i unifikuar në qëndrime me qeverinë Rama, ndërkohë që nuk ka nguruar të akuzojë dhe paraardhësit e tij, të cilët i ka quajtur si të korruptuar.

“Kurse për sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur se ky sillet sikur të ishte ambasadori i Edi Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar, ka transmetuar në Bruksel trillime më të pavërteta ndaj opozitës. Sikur opozita nuk është për integrimin. Për të mos treguar edhe shumë të tjera. Dhe se kur diskutohet pse nuk iu hoq imuniteti Lubi Ballukut, shkëlqesia e tij, Gonzato, thotë se ky është interpretimi shqiptar i imunitetit”, tha nder te tjera Berisha.

The post Berisha e quajti “ambasador të Ramës”, reagon Brukseli: BE dënon sulmet personale ndaj Gonzatos! Diplomati ka vepruar me profesionalizëm dhe integritet appeared first on Albeu.com.

Sillet si ambasador i Ramës/ Berisha: Gonzato ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, sikur ne nuk jemi për integrimin
Në Ditën e Europës, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Berisha e ka quajtur Gonzaton si “ambasadorin e Edi Ramës”, pasi sipas tij, ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera. Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha.

The post Sillet si ambasador i Ramës/ Berisha: Gonzato ka transmetuar trillime për opozitën në Bruksel, sikur ne nuk jemi për integrimin appeared first on Albeu.com.

S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit/ Dita e Europës, Gonzato: S’mund të ketë shmangie të kritereve, forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësore
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në aktivitetin për çeljen e Javës së Evropës, tha se Shqipëria, si një vend kandidate për t’u anëtarësuar në BE, po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar, por theksoi se, “s’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit”.

“Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE…”, tha ai.

Gonzato theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke e konsideruar atë si investimin më të sigurt për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe rajonit.

“Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim”, deklaroi ai.

Gonzato: Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Europa të qëndrojë si një shtyllë e fortë stabiliteti, siguria e Europës është siguria jonë e përbashkët, për më tepër që Shqipëria, si një shtet që aspiron të bëhet anëtare e ardhshme e BE-së, është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Europës. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë, këtë kemi bërë ne që nga dita e parë e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve.

Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE… Jam shumë i emocionuar për të parë këto interpretime. Unë jam krenar që përfaqësoj që përfaqësoj BE dhe jam krenar për gjithçka përfaqëson BE-ja.

The post S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit/ Dita e Europës, Gonzato: S’mund të ketë shmangie të kritereve, forcimi i shtetit të së drejtës është thelbësore appeared first on Albeu.com.

Rama “revoltohet” me Gonxhen në sy të Gonzatos: Lere mo të flasë se më shkatërrove (VIDEO)
Në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, nuk munguan as momentet e tensionit. Kryeministri Edi Rama, u shfaq i bezdisur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili ndërhynte vazhdimisht gjatë fjalës së tij, në prani të ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato dhe përfaqësuesve të tjerë europianë.

Rama i është drejtuar Gonxhes me tone të drejtpërdrejta: “Lëre të flasë se më shkatërrove”, duke i kërkuar të mos ndërhynte dhe të linte zyrtarët e Bashkimit Europian të shpreheshin.

Ngjarja ndodhi gjatë inaugurimit të muzeut, i cili rihap dyert pas një periudhe të gjatë rikonstruksioni pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019.

Objekti tashmë pritet të mirëpresë vizitorë vendas dhe të huaj, duke sjellë një pasqyrë të rëndësishme të historisë dhe civilizimit të lashtë të qytetit bregdetar.

Në këtë rihapje, muzeut i shtohet edhe mozaiku i njohur Bukuroshja e Durrësit, i cili rikthehet në vendin e tij origjinal pas shumë vitesh.

The post Rama “revoltohet” me Gonxhen në sy të Gonzatos: Lere mo të flasë se më shkatërrove (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Vendi ndodhet në një pikë vërtet kritike”, ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, ambasadori Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri.

DW: Z. Ambasador, si e vlerësoni situatën aktuale të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE?

Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato: Mendoj se Shqipëria ka bërë vërtet një përparim të jashtëzakonshëm dhe unë ndihem i privilegjuar që kam qenë dëshmitar i kësaj, dhe ndoshta pak më shumë sesa dëshmitar, sepse mendoj se kontribuuam edhe për përfundimin me sukses të procesit të shqyrtimit, kur Komisioni dhe qeveria vlerësuan se çfarë duhej bërë në mënyrë që Shqipëria të kualifikohet si anëtare e Bashkimit Europian dhe më pas, brenda 18 muajsh, arritëm të hapnim gjithë kapitujt e legjislacionit të BE-së, siç e dini, acquis e BE-së, gjë që ishte vërtet një arritje e jashtëzakonshme.

Por tani jemi në një pikë kthese vërtet kritike. Është momenti kur duhet të vlerësojmë nëse Shqipëria ka bërë ndonjë përparim shumë të prekshëm në disa fusha kyçe të ndjeshme, të cilat quhen “Themeloret” në Bashkimin Europian. Në thelb, është ajo çka është në qendër të projektit të Bashkimit Europian, dhe prek çështje të tilla si të drejtat themelore, pra të drejtat e grave, të drejtat e fëmijëve, por prek edhe sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë, konsolidimin e reformës në drejtësi të vitit 2016, shqyrton luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe standardet demokratike.

Pra, kjo është me të vërtetë një fazë shumë, shumë e rëndësishme, në të cilën Komisioni do të vlerësojë nëse legjislacioni dhe rregulloret apo masat që janë marrë nga qeveria muajt e fundit pasqyrojnë një përparim të vërtetë në të gjitha këto fusha. Ne i paraqesim një raport shteteve anëtare dhe pastaj u takon 27 shteteve anëtare të thonë: “Në rregull, tani jemi dakord me vlerësimin e Komisionit”. Nëse e bëjnë këtë, atëherë mund të fillojmë mbylljen e kapitujve, gjë që është absolutisht thelbësore nëse duam të ruajmë afatin kohor ambicioz që qeveria shqiptare i ka caktuar vetes. Dhe është një afat kohor që ne duam ta mbështesim. Është ambicioz, kjo është ajo që ata duan të bëjnë, por ne duam të jemi të dobishëm.

Në këtë kontekst, është gjithashtu e rëndësishme të nënvizohet një gjë, sepse po punojmë nën presion të madh, por mendoj se është e rëndësishme që të mos e bëjmë këtë në dëm të transparencës, përfshirjes, që miratimi i ligjeve dhe masave të bazohet në një debat të hapur, ku njerëzit të kuptojnë çfarë po bëhet dhe pse po bëhet, që ky debat të jetë konstruktiv, në mënyrë që të gjithë elementët e shoqërisë të mund të kontribuojnë në të.

DW: Dhe në këtë rrugë të gjatë drejt anëtarësimit, në një nga aktivitetet e fundit të qeverisë shqiptare, ku morët pjesë edhe ju, për financimin e mirëqenies sociale, ku bëhej fjalë për aksesin e Shqipërisë në 100 milionë euro nga fondet e BE-së, të dedikuara për projekte për përfshirjen sociale, ju bëtë thirrje për transparencë më të madhe me fondet e BE-së. Pse?

Ambasadori Gonzato: Nëse shikoni gjithë projektet e ndryshme që kemi, janë pak a shumë 100 milionë euro që po investojmë për lehtësimin e tranzicionit që nga arsimi deri te tregu i punës, që është kaq thelbësor për të rinjtë. Mbaj mend që për mua ishte një nga periudhat më stresuese të jetës sime kur mbarova universitetin dhe më duhej të filloja të gjeja një punë, sepse e kupton që arsimimi yt nuk të jep medoemos mjetet për qenë gati për tregun e punës.

Dhe ne e bëjmë këtë me aktorë dhe partnerë të ndryshëm, mund të jenë OJQ-të, mund të jetë qeverisja vendore, mund të jenë ministritë, por, në përgjithësi, ajo që është e rëndësishme është që jo vetëm t’u ofrojmë përfitime qytetarëve shqiptarë, por ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur.

Sepse unë kam edhe përgjegjësi financiare, menaxhoj paratë e taksapaguesve të Bashkimit Europian, dhe këto para duhet të trajtohen në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Është e rëndësishme që autoritetet shqiptare të miratojnë mekanizmat e nevojshëm për ta garantuar këtë transparencë, sepse kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, shumë nga fondet e Bashkimit Europian që janë aty për të treguar solidaritet ndaj shtetit të saj anëtar, i delegohen autoriteteve vendore dhe menaxhohen prej tyre. Pra, autoritetet vendore duhet të japin prova se po e bëjnë këtë në përputhje me rregulloret financiare të BE-së, se mënyra se si përzgjidhni një projekt, për shembull, për financim, është objektive, bazohet në kritere transparente, nuk bëhet sepse dikush njeh dikë dhe paratë alokohen në bazë të kontaktit personal. Pra, kemi nevojë për këtë transparencë dhe kemi nevojë për këtë rigorozitet në procedura.

DW: Z. Ambasador, kur bëhet fjalë për gjetjet tuaja, dua t’i kthehem financimit IPARD në lidhje me bujqësinë. Çfarë po ndodh me këto fonde të bllokuara?

Ambasadori Gonzato: Në fazën në të cilën ndodhemi ka ende negociata mes Brukselit dhe Tiranës, mes Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare ka ngarkuar një auditor të jashtëm për të bërë një auditim. Ata kontrollojnë çfarë grantesh, kush ka marrë grante, kush ka marrë pagesa, kontrollojnë rregullsinë e këtyre pagesave dhe gjithashtu vlerësojnë nëse paratë janë shpenzuar siç duhet apo jo, si dhe i llogarisin këto para.

Pastaj kanë shqyrtuar veprimet e ndërmarra nga qeveria pas ngjarjes, për të vlerësuar nëse ato janë të mjaftueshme për të garantuar mekanizmat mbrojtës që ne kërkojmë. Sepse Bashkimi Europian është i vendosur të vazhdojë t’i ndihmojë fermerët shqiptarë. Mendoj se ky është një komponent i rëndësishëm i ndihmës sonë për Shqipërinë. Sektori bujqësor ka nevojë për gjithë ndihmën që mund të marrë, në mënyrë që të bëhet konkurrues, sepse kur Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, do t’i duhet t’i bëjë ballë konkurrencës së fermerëve të BE-së.

Por ne nuk mund ta bëjmë këtë nëse nuk kemi gjithë garancitë e mjaftueshme se paratë po menaxhohen siç duhet, dhe presim që qeveria shqiptare ta marrë seriozisht këtë. Pra, topi tani është ende në fushën e qeverisë shqiptare për ta vlerësuar këtë raport auditimi dhe për ta siguruar Brukselin se masat që kanë marrë janë të mjaftueshme që ne të rifillojmë ndihmën, ndihmën financiare në kuadër të IPARD-it.

DW: Dua t’ju pyes për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila është një nga investimet më të mëdha të Bashkimit Europian. Çfarë mendoni për punën e SPAK-ut aktualisht?

Ambasadori Gonzato: Unë mendoj se SPAK-u po bën një punë shumë, shumë të rëndësishme. Nëse flisni me shtetet anëtare, do të shihni se ato e vlerësojnë jashtëzakonisht punën e bërë nga SPAK-u, për shembull, në luftën kundër krimit të organizuar, në shpartallimin e bandave kriminale që veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në BE dhe, veçanërisht, në disa shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Ato e vlerësojnë jashtëzakonisht punën që po bën SPAK-u në bashkëpunim me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, si dhe me EUROPOL-in dhe EUROJUST-in për gjurmimin e këtyre bandave, për gjurmimin e aktiviteteve të tyre dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sepse ky po bëhet një shqetësim në rritje në shtetet anëtare të BE-së. Roli që luajnë rrjetet shqiptare, për shembull, në trafikun ndërkombëtar të drogës ka ndikim edhe në sigurinë e disa qyteteve në Europën Veriore. Ndaj, kjo vlerësohet jashtëzakonisht shumë.

Së dyti, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga elementët kyç për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Kjo është në thelb të procesit themelor që thashë më parë. Pra, ne e shohim SPAK-un si një institucion që luan rol themelor në këtë drejtim, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivel politik, dhe nuk shohim asnjë pengesë për thirrjen dhe hetimin e politikanëve të rangut të lartë. Mendoj se ky është një element i rëndësishëm për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë. Është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim. Pra, padyshim që vlerësimi është pozitiv.

Ne mendojmë se duhet bërë më shumë për anën parandaluese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse, për shembull, në kuadër të “Themeloreve”, një nga masat që u miratua së fundi nga Shqipëria, si pjesë e këtij hapi fillestar në procesin e anëtarësimit, ishin kriminalizimi i pastrimit të parave. Kjo do të jetë një mënyrë e rëndësishme edhe për të minuar financiarisht disa nga aktivitetet e paligjshme që kryejnë këto rrjete. Pra, ne presim që qeveria të miratojë jo vetëm strategji për parandalimin e korrupsionit, por edhe të zbatojë masa konkrete në këtë drejtim.

DW: Por strategjia që po ndërmerr qeveria shqiptare është ndryshimi i legjislacionit për pezullimin e kërkesave për heqjen e imunitetit nga SPAK-u. Si i konsideroni këto përpjekje të qeverisë shqiptare?

Ambasadori Gonzato: Ne po e ndjekim nga afër këtë ndryshim të propozuar në Kodin e Procedurës Penale, që është neni që i lejon një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. Sepse çdo gjë që lidhet me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë është diçka që ne e ndjekim nga afër dhe e vlerësojmë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet kandidate. Sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Pra, ne presim që çdo nismë legjislative të jetë në përputhje me angazhimet e përgjithshme të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër se si ndikon kjo në këta elementë.

DW: Z. Berisha, udhëheqësi i opozitës, e ka sulmuar vazhdimisht SPAK-un për punën e tij dhe tani kjo përpjekje e qeverisë shqiptare. A mendoni se z. Berisha dhe z. Rama po përpiqen të minojnë punën e SPAK-ut?

Ambasadori Gonzato: Nuk do të spekuloj për këtë. Ajo që është e sigurt është se ne kemi shprehur vazhdimisht në raportet tona vjetore shqetësimin tonë në lidhje me sulmet kundër gjyqësorit. Ne kemi thënë se, në të vërtetë, gjyqësori dhe sistemi gjyqësor janë bërë më të qëndrueshëm ndaj këtyre sulmeve, edhe sepse është një sistem i pavarur. Por, megjithatë, mendojmë se këto sulme nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka që e shohim me shqetësim. Është diçka që nuk duhet të vazhdojë.

DW: Dhe një pyetje e fundit, cili është mesazhi që keni për klasën politike në Shqipëri në lidhje me anëtarësimin në BE?

Ambasadori Gonzato: Mendoj se vizita e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, pasi tregon se njerëz me prejardhje shumë të vështirë politike, që vijnë nga shtete të ndryshme snëtare, me pikëpamje të ndryshme, mund të punojnë së bashku. Dhe mesazhi që ata u dhanë homologëve të tyre ishte mjaft i unifikuar, gjë që, në fakt, më habiti, sepse mendova se do të kishte më shumë divergjencë pikëpamjesh për këtë.

Ishte shumë pozitiv, ishte një mesazh që thoshte se duhet ta merrni seriozisht këtë, duhet të udhëhiqni me shembull, veçanërisht në fusha si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe duhet të garantoni që, nga njëra anë, të ketë hapësirë për opozitën, pra shumica t’i japë hapësirë opozitës për të luajtur rolin e saj, dhe nga ana tjetër opozita ta luajë rolin e saj në mënyrë konstruktive. Ndaj, mendoj se ky ishte një mesazh shumë i mirë që vinte nga politikanët për politikanët, kështu që unë nuk mund veçse ta përsëris./DW

The post “Vendi ndodhet në një pikë vërtet kritike”, ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë appeared first on Albeu.com.

Gonzato i përgjigjet Berishës: Deklaratë pakëndshme, më shqetësoi nënkuptimi!
Deklaratës së papërshtatshme të Sali Berishës për orientimin seksual, iu përgjigj në “Top Story” ambasadori Silvio Gonzato.

Në një intervistë për Grida Dumën, ambasadori tha se e cilëson të pakëndshme deklaratën për jetën personale, dhe se është prekur nga “nënkuptimi se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale”.

Pjesë nga intervista:

Grida Duma: A kanë ata, ky komision, të drejtë të thonë diçka pasi Sali Berisha tha para ndërtesës së parlamentit, duke ju drejtuar juve, në një mënyrë të papërshtatshme? A reagoi siç duhej komisioni me të cilin keni, le të themi, bashkëpunim zyrtar?

Ambasadori: Dëgjoni, e di që është folur shumë për këtë. Mendoj se është koha të kthejmë faqen, për të qenë i sinqertë. Por më lejoni të them vetëm një gjë. Në nivel personal, deklaratat që janë bërë në atë rast, por edhe në raste të tjera në lidhje me jetën time private, do t’i përkufizoja thjesht si të pakëndshme, për të qenë i sinqertë. Dhe ato nuk më prekin edhe aq shumë. E dini, unë jam i rritur, siç thatë edhe ju, një burrë i moshuar. Unë i di zgjedhjet e mia, i kam bërë dhe u qëndroj besnik. Nuk kam pse të justifikoj asgjë. Ajo që më shqetësoi në atë rast ishte nënkuptimi se për shkak të këtyre zgjedhjeve personale, këto zgjedhje personale po më turbullonin gjykimin dhe se po bëja gjëra si ambasador i BE-së për shkak të historisë sime personale.

Kjo është diçka që nuk mund ta pranoja, sepse besoj se po e bëj punën time në mënyrë profesionale, me integritet. Dhe kështu isha vërtet i lumtur që shefja ime, Komisionerja Kos, ndërhyri dhe tha se kishte besim të plotë tek unë dhe kjo është e gjitha që më duhej. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër. Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të thotë nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar.

The post Gonzato i përgjigjet Berishës: Deklaratë pakëndshme, më shqetësoi nënkuptimi! appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i Gonzatos: Nëse prekni sistemin e drejtësisë, kompromentoni shanset për në BE!
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u ndal në disa nga çështjet më të ndjeshme të javëve të fundit. I ftuar në një intervistë në “Top Story”, Gonzato tha një mesazh në ‘emër’ të Bashkimit Europian se nëse prekni sistemin e drejtësisë, ‘kompromentoni shanset tuaja për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian’. Ndër të tjera, Gonzato nënvizoi se struktura e qeverisjes nuk mund të preken, sepse pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe nga legjislativi duhet të respektohet.

Pjesë nga intervista:

Grida Duma- Ju keni thënë mos e prekni strukturën kushtetuese që është tani, që do të thotë se keni parë ndonjë kërcënim nga Parlamenti për të ndërhyrë politikisht në kontrollin e disa prej strukturave të drejtësisë?

Ambasadori: Jo, jo realisht. Por ndjeva nevojën për të sqaruar disa gjëra, sepse njerëzit thonë, po, por ka aspekte të caktuara të gjyqësorit që nuk funksionojnë aq mirë. Dhe sigurisht, e dini, ju bëtë një reformë të madhe në vitin 2016. Tani jemi në vitin 2025. Ndoshta është koha të shohim mënyrën se si po funksionojnë aspekte të caktuara të reformës. Por ajo që them unë është se themelet, arkitektura, struktura e qeverisjes nuk mund të preken, sepse pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe nga legjislativi duhet të respektohet. Përndryshe, ne humbasim arritjen më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria.

Grida Duma: Pra, nëse politika dëshiron të heqi njërën nga strukturat, GJKKO përshembull, a është e mundur kjo nga Parlamenti?

Ambasadori: Parlamenti është shprehja e popullit të Shqipërisë. Pra, e dini, ata mund të nxjerrin ligje, mund të ndryshojnë kushtetutën. Por qartë, mesazhi që vjen nga Brukseli është se nëse e bëni këtë, atëherë i kompromentoni shanset tuaja për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sepse, siç e kemi thënë vazhdimisht, reforma në drejtësi me arkitekturën është vendosur, dhe kjo është një kërkesë absolute.

The post Paralajmërimi i Gonzatos: Nëse prekni sistemin e drejtësisë, kompromentoni shanset për në BE! appeared first on Albeu.com.

“Fola për binaritet, jo bipolaritet”- Berisha sqaron deklaratën për Gonzaton: Nuk fyeva askënd!
Kreu i PD-së Sali Berisha replikoi me ministrin Toni Gogu në parlament lidhur me deklaratën e kryedemokratit kur iu referuar me fjalën binaritet ambasadorit Silvio Gonzato.

Toni Gogu u shpreh se kjo përbnë një incident të rëndë diplomatik teksa pretendon se Berisha ka fyer ambasadorin.

Ky i fundit, theksoi se fjala binaritet nuk është fyerje. Sakaq shtoi se nuk ka asnjë direktivë të BE-së që imponon një adaptim për identitet të shumëfishtë në legjislacion.

Berisha: Injoranca nuk është argument. Parafolësi e ngatërron fjalën binar me fjalën bipolar. Zot fale se nuk di ç’thotë. Fjala binar në konceptin tim nuk është fyerje. Binar quhet burri dhe gruaja. Gjini binar do të thotë mashkull dhe femër. Ti që ngrihesh dhe thua është fyerje duhet të ndjehesh keq me veten tënde. Nuk e bën asnjë nxënës i klasës së katërt këtë gabim.

Të na tregojë cilën direktivë. Kam kërkuar nga ekspertët dhe më thanë se nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me përkatësi të shumëfishtë. Dyfishësia dhe shumëfishësia janë binaritet dhe multipolariteti. Bipolaritetin e di shumë mirë kryetari yt. Ai ta thotë mirë. Asnjë diskriminim. Thashë binar. Nuk mund të jetë fyerje kurrë. As gay nuk mund të jetë fyerje kurrë. Qenka binar fyerje. Turp.

The post “Fola për binaritet, jo bipolaritet”- Berisha sqaron deklaratën për Gonzaton: Nuk fyeva askënd! appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i BE-së takon ministren Koçiu/ Gonzato: Siguria dhe migracioni është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu takoi sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e angazhuar për përmbushjen e kritereve fillestare të kapitujve 23 dhe 24, me fokus te sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe siguria.

“Në takimin e sotëm falenderova Ambasadorin e Bashkimit Evropian Silvio Gonzato dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në reformat e nisura”, shkruan Koçiu.

Ambasadori Gonzato theksoi se progresi në dosjet që lidhen me punët e brendshme, sigurinë dhe migracionin është thelbësor për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi se këto reforma nuk janë vetëm të rëndësishme për integrimin në BE, por edhe domethënëse për qytetarët shqiptarë, pasi sjellin mbrojtje për personat në situata të cenueshme, institucione më të forta dhe më shumë siguri për qytetarët. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese shqiptare me asistencë teknike dhe financiare.

The post Ambasadori i BE-së takon ministren Koçiu/ Gonzato: Siguria dhe migracioni është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE appeared first on Albeu.com.

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE
Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e mirëqeverisjes dhe transparencës në vend.

“Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura dhe të pajisura me burimet dhe mandatin e duhur për të ushtruar kontroll mbi të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe të donatorëve të tjerë. Çfarëdo ndryshime që do të bëhen duhet të jenë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit dhe standardeve të BE”, tha Gonzato.

Sipas tij, angazhimi i KLSH për transparencë, si dhe roli i saj në parandalimin e mashtrimit, identifikimin e parregullsive në prokurimin publik dhe përmirësimin e kontrollit të brendshëm, është thelbësor për ndërtimin e një kulture llogaridhënieje në administratën publike.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për ndryshimin e ligjeve apo për dhënien e rekomandimeve. Sfida kryesore është ndryshimi i mendësisë,” u shpreh Ambasadori, duke theksuar se “një KLSH e pavarur, e besueshme dhe efektive është një gur themeli për mirëqeverisjen dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Gonzato.

The post 100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE appeared first on Albeu.com.