gomone Archives - Albeu.com

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me 13 gomone, arritën t’u shmangen autoriteteve franceze dhe ato britanike bën vetëm taksinë nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve angleze, duke shënuar numrin më të lartë të kalimeve në muajt e fundit.

Ky është një rekord për muajin dhjetor në një ditë të vetme që nga viti 2018, kur filluan të regjistrohen për herë të parë kalimet me gomone.

Dhjetori  tradicionalisht është një nga muajt më të qetë për kalimet në La Mansh  kur përgjithësisht temperaturat janë më të ulta, si në atmosferë dhe në ujë, tejdukshmëria është më e kufizuar, dhe ka më pak orë me ndriçim dhe koha me mot të keq i bën më të vështira kalimet për shkak të erës dhe dallgëve.

Ky rekord vjen në kohën kur qeveria laburistë e Sir Keir Starmer ka forcuar në mënyrë drastike ligjet anti-emigracion në përpjekje për të dekurajuar kalimet që me sa duket, i injorojnë këto ligje.

Ose këta emigrant dhe grupet kriminale nuk kanë arritur të marrin këto sinjale përmes ndryshimeve në ligjet britanike të emigracionit ose autoritetet franceze të kufirit ende bëjnë sikur tentojnë të frenojnë gomonet, edhe pse financohen bujarisht nga autoritetet britanike me shpresën naive se francezët nuk do donin t’i shkarkonin nga territori i tyre si në këtë rast 800 emigrantë të paligjshëm.

Me shumë gjasa të dyja variantet qëndrojnë.  Vetëm këtë javë Gjermania miratoj një ligj që do dënonte deri në 10 vjet trafikantë që tentonin të sillnin emigrantë drejt Britanisë, ndërkohë edhe Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ishte javën e kaluar në Greqi për një marrëveshje në luftën kundër bandave të trafikantëve të qenieve njerëzore.

Por Ministri hije i opozitës  Chris Philp, thotë se “kjo qeveri e ka dëshiruare La Manshin  në një sistem ku hyrja  është e garantuar dhe kthimi mbrapsht i emigrantëve është një opsion”.

Në fakt pas Brexitit dhe gjatë kohës së qeverisjes së konservatorëve, sic është sot e kësaj dite ka qenë, dhe çeshtja shqetësuese është edhe përsa kohë do mbesë e tillë gjendje edhe pse ka ligje më të ashpra që për momentin dukshëm nuk i frenon dot trafikantët të ndezin motorët e gomoneve dhe emigrantët që me çdo çmim duan të vijnë drejt Anglisë.

The post 800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën appeared first on Albeu.com.

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania
‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Lideri i partisë, Nigel Farage, i ka thënë gazetës ‘The Times’ se vendi po përballet me një “krizë të madhe”, që rrezikon sigurinë kombëtare dhe mund të çojë në trazira publike.

Sipas planit, personat që mbërrijnë mund të arrestohen menjëherë, të ndalohen në baza të vjetra ushtarake të RAF-it dhe, nëse arrihen marrëveshje, të riatdhesohen në vende si Afganistani, Eritrea dhe të tjera që janë burime të rëndësishme mbërritjesh.

Shumë nga këto masa mund të përballen me sfida ligjore dhe kundërshtime politike. Laburistët i kanë quajtur këto plane “ëndrra në diell”, ndërsa konservatorët thonë se ‘Reform UK’ po riciklon idetë e tyre.

‘Reform UK’ deklaron se planet e tyre do të kushtojnë 10 miliardë paund për pesë vjet, por se kjo do t’i kursejë qeverisë para, pasi nuk do të shpenzohet më për hotele për azilkërkuesit dhe shpenzime të tjera.

Sipas projektligjit të propozuar për Migracionin e Paligjshëm (Dëbime Masive), partia e Farage do të konsideronte dërgimin e emigrantëve në territore jashtë detit të Britanisë si ishulli Ascension, si një opsion rezervë.

Gjithashtu do të merrej në konsideratë përdorimi i “vendeve të treta” si Ruanda dhe Shqipëria për të strehuar azilkërkuesit.

Skema e mëparshme e qeverisë konservatore për Ruandën u përball me sfida të shumta ligjore dhe vetëm katër persona u dërguan atje përpara se të anulohej nga qeveria laburiste.

Farage i tha ‘The Times’ se nëse njerëzit e dinë se do të ndalohen dhe do të dëbohen, “do të ndalojnë së ardhuri shumë shpejt”.

“Qëllimi i këtij ligji është dëbimi masiv,” tha Farage për ‘The Times’.

“Kemi një krizë të madhe në Britani. Nuk është vetëm një kërcënim për sigurinë kombëtare, por po shkakton edhe zemërim publik që, sinqerisht, nuk është larg nga trazirat”.

“Së ka vetëm një mënyrë për të ndalur njerëzit që të hyjnë në Britani: t’i ndalosh dhe t’i dëbosh.”

Farage gjithashtu kërkon që Britania të dalë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

ECHR u krijua në vitin 1950 dhe përcakton të drejtat dhe liritë që u takojnë qytetarëve në 46 shtetet nënshkruese.

Ky traktat është një pjesë qendrore e ligjit për të drejtat e njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përdorur për të ndalur përpjekjet për të dëbuar emigrantë që konsiderohen të paligjshëm në vend.

The post Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania appeared first on Albeu.com.

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit ujor
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Krenar Velaj, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.

27-vjeçari u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i lënduar rëndë turisti gjerman.

Velaj ishte duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt, ndërsa turisti ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.

Për pasojë ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Fillimisht ka qenë vetë 27-vjeçari që e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës.

The post Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit ujor appeared first on Albeu.com.

Tjetër tragjedi në ujërat greke! Përmbytet gomonia, 8 viktima
Një tragjedi detare ndodhi në veri të ishullit grek të Samos, ku një gomone me emigrantë u mbyt. Deri tani, janë gjetur trupat e 6 fëmijëve dhe 2 grave, ndërsa 36 persona janë shpëtuar.

Gomonia ishte nisur nga brigjet turke dhe në zonë mbizotëronte mot i keq. Operacioni i shpëtimit përfshin anije shpëtimi, helikopter dhe forcën policore. Fluksi i emigrantëve nga Turqia në Greqi është rritur ndjeshëm, me numrin e emigrantëve në qendrat e pritjes që ka arritur 28,000. Procesi i azilit është i ngadalësuar, duke i bllokuar ata në Greqi.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR nga fillimi i vitit e deri tani rreth 54,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi, nga brigjet turke, numri i dytë më i madh në Evropën Jugore pas Italisë.

The post Tjetër tragjedi në ujërat greke! Përmbytet gomonia, 8 viktima appeared first on Albeu.com.

Gomonia rrezikoi të fundosej, shpëtohen 11 turistë në Vlorë
Policia kufitare dhe roja bregdetare në Vlorë i kanë ardhur në ndihmë një gomone me 11 persona në bord.

Gomonia ka qënë duke ardhur për në portin e Vlorës, por një defekt në motor ka bërë që mjeti lundrues të rrezikojë për shkak dhe të detit me dallgë.

Policia kufitare ka bërë të mundur duke e tërhequr gomonen me 11 pushues në bord dhe duke i sjellë në kalatat e portit te Vlorës .

Asnjë pushues nuk ka pësuar lëndime.

The post Gomonia rrezikoi të fundosej, shpëtohen 11 turistë në Vlorë appeared first on Albeu.com.

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç
Një shqiptar është dënuar me 9 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar pasi organizonte kalime me gomone për emigrantët, përfshirë fëmijë të moshës pesë vjeç nga Franca veriore përmes Kanalit të La Mansh-it.

Autori i identifikuar si Mustaf Cunaj, 41 vjeç ishte një ndër personat në Mbretërinë e Bashkuar i cili bashkëpunonte me kontrabandistë që besohet se kishin sjellë rreth 10,000 njerëz në vend, raporton Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Ai përdorte pseudonimin ‘John Brown’ për të kontaktuar emigrantët përmes WhatsApp dhe për të rregulluar lëvizjet.

“Kam pesë persona, ata nuk dinë të veshin jelek shpëtimi pasi janë fëmijë të vegjël”.

Hetuesit e lidhën atë me të paktën 31 kalime, duke përfshirë fëmijët deri në pesë vjeç, me çmimet nga 8,000 £ në 7,500 £.

Cunaj u arrestua për herë të parë në tetor 2022 dhe më pas në shtator 2023 duke u akuzuar për veprën penale, kontrabandë e qenieve njerëzore.

Ai fillimisht e mohoi përfshirjen në krimin e imigracionit, duke deklaruar se i vinte anëtarët e familjes në kontakt me të tjerët vetëm nëse ata ishin të interesuar të vinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ditën e sotme (23 prill) Cunaj në Gjykatën e Kingston Crown pranoi akuzat e ngritura ndaj tij.

The post 8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë në pesë vite, asnjë kalim me gomone në Britani gjatë Krishtlindjeve
Për Mbretërinë e Bashkuar, Krishtlindja që lamë pas ishte e para, gjatë së cilës nuk pati zbarkime të reja nga emigrantët.

Autoritetet britanike kanë bërë me dije lajmin duke shtuar se  prej 10 ditësh në brigjet e Britanisë së Madhe nuk ka zbritur asnjë emigrant të ri.

Sipas tyre, moti i paqëndrueshëm dimëror mund të ketë ndikuar në ndalimin e prurjeve të reja të emigrantëve në brigjet britanike.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sekretari i Brendshëm britanik,  James Cleverly deklaroi se “nuk pati mbërritje të vogla me varkë gjatë Krishtlindjeve për herë të parë që kur filluan në 2018.

“Mbrëmë, oficerët tanë të Forcave Kufitare dhe partnerët e tyre francezë punuan së bashku për të ndaluar një varkë që nisej në plazhet.

Ata kanë luajtur një rol vendimtar në shkurtimin e vendkalimeve me 35%”,- shtoi ai.

Mediat raportojnë se më 16 dhjetor ishte grupi i fundit prej 55 emigrantësh i cili ka zbritur në tokën angleze, duke mbërritur me një varkë.

Numri i kalimeve këtë vit është 36% më i ulët në krahasim me këtë kohë të vitit të kaluar.

Në vitin 2022, një rekord prej 45,774 personash mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar, por totali i këtij viti deri më tani është 29,437.

The post Për herë të parë në pesë vite, asnjë kalim me gomone në Britani gjatë Krishtlindjeve appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Mbytet gomonia me emigrantë, 61 të zhdukur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Mesdheut, ku një gomone e cila vinte nga Zëara është mbytur në brigjet e Libisë, duke bërë që 61 persona që ishin në bord të zhduken.

Gomonia me 86 emigrantë në total, është mbytur në brigjet e Libisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga “International Organization for Migration”, organizata ndërkombëtare e emigrantëve.

Zëdhënësi i organizatës, Flavio Di Giacomo, përmes një postimi në rrjetin social “X”, shtoi se “mbi 2250 njerëz kanë humbur jetën në Mesdheun qendror këtë vit. Një numër që për fat të keq tregon se nuk po bëhet mjaftueshëm për të shpëtuar jetë në det”, shkruan ai.

Alarmi i parë u dha nga qendra e kërkim-shpëtimit në Romë me kërkesë të rojes bregdetare libiane.

Anija Ocean Viking të SOS Mediterranee, kishte arritur të shpëtonte 26 emigrantë duke i grumbulluar në bordin e një varke të vogël.

Më pas, anija mori urdhër të kthente kursin e saj drejt Italisë me destinacion portin e Livornos.

Të mbijetuarit u kthyen në Libi. Në portin e Tripolit ata deklaruan se fillimisht në gomone ishin  86 persona.

The post E rëndë/ Mbytet gomonia me emigrantë, 61 të zhdukur appeared first on Albeu.com.

“Shqiptarët ndihmojnë kriminelët të arratisen”, tarifa e majme për t’i nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar”, publikohen rastet
Trafikuesit shqiptarë të emigrantëve kanë gjetur një mënyrë të re për të përfituar para, veç atyre që marrin duke çuar emigrant të paligjshëm në Britani.

Ata tashmë marrin para edhe nga kriminelë të kërkuar, përfshirë edhe vrasësit, për t’u arratisur përmes La Manshit, sipas një artikulli të Daily Mail.

Media britanike shkruan se shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime emergjente në pjesën e pasme të kamionëve për ‘njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia’.

Njëri deklaroi për një gazetar të Daily Mail se mund të arratisej nga Britania e Madhe për 3,000 paund. Një tjetër llogari kontrabandisti që funksionon në Tiktok ofron një shërbim me porosi prej 17,500 paund për t’u shpëtuar kriminelëve duke falsifikuar dokumente që ata të paraqiten si shoferi i dytë në kabinën e një kamioni. Trafikanti tha se truku përdorej në mënyrë rutinore për të nxitur emigrantët e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia britanike po ndjekin të paktën 38 kriminelë të dyshuar shqiptarë, përfshirë 9 të kërkuar për vrasje dhe dy përdhunues të dyshuar.

Dyshohet se disa prej tyre mund të jenë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me ndihmën e kontrabandistëve.

Reklamimi në TikTok, i gjetur nga Mail thotë: “Njerëzit që duan të largohen nga Anglia sa më shpejt të jetë e mundur, për të shkuar në Francë ose Belgjikë në pjesën e pasme të kamionit. Çmimi 2500 sterlina”.

Një tjetër llogari në TikTok kishte mbi 140 video me reklama të tilla për hyrje dhe dalje me kamion. Ndërsa një faqe e tretë e drejtuar nga një bandë tjetër kërkon kontakt të drejtpërdrejtë nga kushdo që dëshiron të kthehet në BE nga Anglia me kamion.

Faqja kishte mbi 40 postime, shumë prej të cilave ofronin kalim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar ose me kamion ose me jaht.

Kur një gazetar i infiltruar i Daily Mail kontaktoi këtë faqe dhe la të dhënat e tij, ai mori një mesazh nga një kontrabandist shqiptar me një numër telefoni në Mbretërinë e Bashkuar. Në shkëmbimet e mëvonshme në WhatsApp, gazetari u justifikua se një i afërm i tij në Mbretërinë e Bashkuar duhej të arratisej sa më shpejt që të ishte e mundur, sepse ai kishte goditur me thikë një anëtar të bandës rivale që po përpiqej të grabiste shtëpinë e tij të kanabisit. Viktima kishte vdekur më vonë në spital. Historia ishte e sajuar.

Duke kërkuar vetëm 3 mijë £ për në Francë, kontrabandistit iu deshën vetëm disa minuta për të transmetuar një kod postar të një parku në periferi të Ashford, Kent, një autostradë e vogël nga tuneli i Channel dhe Dover. Takimi ishte për në orën 1 të mëngjesit.

“Njeriu juaj duhet të jetë në atë adresë sonte. Është një restorant i vogël dhe një pikë karburanti. Shoferi do të jetë aty. Dorëzoi paratë shoferit dhe pa asnjë shqetësim ai do të jetë në Francë. Thuaji njeriut tënd se nëse shoferi kërkon detaje, t’i thotë që ka një problem urgjent familjar dhe dëshiron të dalë sa më shpejt”.

Një tjetër llogari kontrabandisti e quajtur “Travel Agency London” thotë se për 17 500 £ të merrte nga një banesë në Leeds. Ai premtonte një udhëtim në kabinën e një kamioni belg për të dalë jashtë Mbretërisë së Bashkuar duke të kompletuar me dokumente të rreme udhëtimi.

Të dyshuarit shqiptarë në kërkim kanë arritur të arratisen nga Britania e Madhe në shumë raste.

TikTok ndaloi llogaritë e kontrabandistëve pasi u njoftua nga Daily Mail, por kur faqe të tilla hiqen ato zakonisht rishfaqen shpejt në një formë tjetër të ngjashme. Një zëdhënës i TikTok tha: “Ne kemi zero tolerancë për përmbajtjen që lehtëson kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Videot dhe llogaritë në fjalë janë ndaluar dhe ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me zbatuesit e ligjit në Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët për të gjetur dhe hequr përmbajtje të kësaj natyre.”

The post “Shqiptarët ndihmojnë kriminelët të arratisen”, tarifa e majme për t’i nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar”, publikohen rastet appeared first on Albeu.com.

Rrezikoi jetën e personave në bord, gjobitet pronari i një gomoneje në Vlorë
Me nisjen e sezonit të ri turistik, janë shtuar dhe kontrollet detare të policisë sa i takon ruajtjes së sigurisë. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e kontrolleve në det kanë ushtruar kontroll në mjetet lundruese në sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues gomone e vogël (shtetas kosovar), pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kishte mungesë të dokumentacionit, si dhe kishte udhëtuar me mjetin lundrues gomone me motorr 8 KF, në Karaburun, duke rrezikuar jetën e personave në bord. Po në vijim të këtyre kontrolleve, është bllokuar një mjet lundrues argëtimi, pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Kontrollet do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare dhe në këtë kuadër Policia Kufitare e DVKM Vlorë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e përdoruesve të mjeteve lundruese, për zbatimin e ligjshmërisë nga ana e tyre. Gjithashtu, Policia Kufitare është e vendosur në zbatimin me korrektësi të ligjit dhe ndëshkimin pa asnjë mëdyshje të shkelësve të ndryshëm, përdorues të mjeteve lundruese./Albeu.com/

The post Rrezikoi jetën e personave në bord, gjobitet pronari i një gomoneje në Vlorë appeared first on Albeu.com.