gogel Archives - Albeu.com

Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit…
Gazetari Elvi Fundo, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show, ka zbëthyer skemën sesi kompania e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, shpërndan paratë e inceneratorit dhe reklamave te mediat.

Gjithashtu, Fundo solli në kujtesë rritjen e kompanisë “Gogel” të Arbër Veliajt nga një kompani periferike në 2015, ku nisi të bëhej shpërndarësja kryesore e reklamave në media, deri në 4 miliardë lekë në vit.

Mes të tjerash, gazetari listoi mediat të cilat paguhen nga Arbër Veliaj si; mediat e Carlo Bollinos 10 mijë euro në periudhë fushate, apo “Tema” e Mero Bazes që rezulton se ka marrë 500 mijë euro vetëm nga “Gogel”.

“Paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër në media dhe këtë mund ta përmend dhe më poshtë dhe mediat që paguheshin me paratë e inceneartorëve sulmonin prokurorët, SPAK-un.

Pagesat e tjera jepeshin për mediat e tjera, Carlo Bollinos, ka dalë edhe dokumenti i cili thotë na duhen 10 mijë euro për fushatë, apo si paguheshin portalet.

Urdhri është në kuptimin çoni para te këto media që të pushojnë. Bëni ortakëri me mediat e mëdha dhe filloni bjeruni dhe sulmoni ata që na investigojnë.

Në këtë kohë, na u krijua kompania “Gogel” kompania e vëllait të Erion Veliajt nga një kompani periferike në vitin 2015, pas ardhjes se kryebashkiakut në pushtet bëhet një nga shpërndarësit kryesorë të reklamave në media, 4 miliardë lekë në vit.

Kemi gjetur që financohen mediat me paratë e “Gogel”, ku futen paratë e kompanive të rëndësishme ndërkombetare, por edhe të “One”, kjo e fundit përfitonte tendera në Bashkinë Tiranë dhe reklamat ndaheshin nga ky person, mjafton të monitorosh mediat, të gjitha përfshirë dhe Gazetën Tema të Mero Bazes që merrnin lekët e “Gogel”, ishin mediat më agresive dhe sulmuese ndaj SPAK-ut.

Nuk publikonin akuzën por sulmonin prokurorët dhe kritikët e Erion Veliajt, ose ata që mbështesnin hetimet, sepse menduan se me propagandë dhe me paratë që kishin marrë do ta zgjidhnin këtë problem.

Një gazetar i pasur është një gazetar që qelbet erë, shikoni pasuritë e Mero Bazes, sipas të dhënave zyrtare janë 500 mië euro vetëm nga kompania e vëllait të Veliajt”, tha gazetari Elvi Fundo.

The post Gazetari i njohur zbulon si paratë e inceneratorëve shpërndaheshin me urdhër nga lart: “Gogel” jep deri në 4 milionë euro reklama në vit… appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Pse u fsheh sulmi i “maskave” në zyrat e ONE?
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi bastisjen e maskave në zyrat e kompanisë telefonike “One” natën e Krishtlindjeve 2024 dhe njoftimin e policisë vetëm pas tre muajve.

Lala tha se në orën 02.30 të mëngjesit të 25 dhjetorit dy persona të maskuar kanë hyrë në godinë dhe sipas të dhënave kanë dëmtuar një pajisje, por këto të dhëna nuk janë pranuar zyrtarisht.

Sipas saj, policia ka nisur hetime për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Lala hedh dyshime se mund të jetë ndërhyrë në server dhe se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Gazetarja tha se ka dyshime të forta se në këtë ngjarje fshihet diçka, por sipas saj, në këto 3 muaj mund të kenë ndodhur shumë gjëra dhe mund të jenë fshirë pamjet.

“Policia thotë se nuk ka pasur dijeni deri në ditën që u njoftua nga media. Arsyeja pse kjo ngjarje u mbajt e fshehtë ka një pikëpyetje të madhe. Gentian Koçi, punonjës sigurie në kompaninë “One”, ka pranuar se është e vërtetë që dy personat e maskuar që duket sikur kanë levë në dorë kanë hyrë në zyrat e kompanisë, por pretendon se kanë dëmtuar vetëm një nga dyert dhe duke qenë se nuk kanë dëmtuar gjë tjetër, nuk kanë kallëzuar.

Personat e tjerë nën hetim janë Arsid Feshti punonjës sigurie në “One”, dhe Erald Sina është drejtues departamenti në zyrat e pasurisë së kompanisë “One”. Në momentin që ngjarja ka ndodhur Gentian Koçi nuk ka njoftuar policinë, por vetëm kompaninë private dhe është vendosur që si nga kompania “One” dhe nga kompania e sigurimeve “Nazeri 2000” që kjo ngjarje të mos denoncohet.

Dyshimet që pas kësaj ngjarje fshihet diçka, janë të forta. Dyshimet janë se aty mund të kenë ndodhur shumë gjëra. Por që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë shumë e gjatë dhe që nga 25 dhjetori mund të jetë ndërhyrë në pamje për të mos përfshirë persona të tretë.  Kompania “One” është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë ngjarje Prokuroria Tiranë ka çelur hetim për dy vepra penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ka dyshime, por për momentin kjo ngjarje hetohet në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk është futur SPAK, nuk dimë nëse ka lidhje me dosjen Veliaj. Nëse do të ketë dyshime, do bashkohet me dosjen kryesore të zotit Veliaj. Po kqyren shumë kamera të bizneseve përreth.  Të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt po hetohen. Po shikohen të gjitha transaksionet që ka pasur me të gjitha kompanitë.

Në ato ambjente janë serverat e kompanisë dhe kompjuterat që mbajnë të gjithë bilancet. Dyshimet janë që mund të kenë ndodhur shumë gjëra, hetimi do ta përcaktojë. Që kur ka ndodhur ngjarja, ka kaluar kohë e gjatë dhe shumë pamje filmike, mund të jetë ndërhyrë për zhdukjen e çdo prove. Kompania One është kliente kryesore e kompanisë së vëllait të Veliajt. Prokurorët po e shohin edhe këtë aspekt. Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për dy vepra penale, veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës dhe për moskallëzim krimi.

Prokuroria ka dyshime. Nuk kemi përgjigje zyrtare, a është futur SPAK në këtë çështje dhe a po heton SPAK këtë aspekt, për të parë a ka lidhje me dosjen Veliaj. Nëse ka dyshimin më të vogël, SPAK e tërheq dhe e bashkon me dosjen kryesore. Deri në këto momente nuk është bashkuar. Për hetuesit, që po merren me çështjen po merren shumë kamera sigurie rreth bizneseve, po kqyren celularët. Kjo foto më ka ardhur në telefon dhe në atë kohë kam komunikuar me policinë dhe policia ka kthyer përgjigje se nuk ka informacion. Më pas konfirmoi se ngjarja kishte ndodhur. Se çfarë kanë tentuar të fshehin, i mbetet hetimit”- tha Lala.

The post VIDEO / Pse u fsheh sulmi i “maskave” në zyrat e ONE? appeared first on Albeu.com.