goditje grupeve kriminale Archives - Albeu.com

Skënder Hita udhëzon policinë në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Fokus te grupet kriminale dhe siguria në shkolla
Siguria e nxënësve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor ka qenë një nga çështjet kryesore të takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, me strukturat policore në Tiranë, Korçë dhe Dibër.

Hita u ka kërkuar drejtuesve vendorë që të ndjekin nga afër zbatimin e masave për mbrojtjen e perimetrit të sigurisë së shkollave dhe garantimin e zhvillimit normal të procesit mësimor.

Ai ka kërkuar gjithashtu shtimin e kontrolleve në ambientet brenda dhe jashtë zonave të sigurisë së institucioneve arsimore, për të identifikuar dhe goditur personat që mund të përfshijnë nxënësit në veprimtari kriminale.

Gjatë diskutimeve, drejtori i Policisë së Shtetit ka vendosur si prioritet edhe rritjen e angazhimit për goditjen e grupeve kriminale, identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur ose me lëndë narkotike, si dhe arrestimin e individëve të shpallur në kërkim.

Strukturave vendore dhe kufitare u është kërkuar forcimi i veprimeve kundër krimeve të rënda, armëmbajtjes pa leje, narkotikëve dhe organizatave kriminale. Në të njëjtën kohë, Hita ka kërkuar zhvillimin e hetimeve proaktive ndaj krimeve në kufi dhe rasteve të trafikut.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të performancës së Policisë, komunikimit me qytetarët dhe rritjes së sigurisë në rrugë. Për këtë qëllim, është kërkuar shfrytëzimi më i efektshëm i teknologjisë për parandalimin e aksidenteve.

Skënder Hita ka nënvizuar se forcimi i besimit të publikut te Policia mbetet i rëndësishëm. Sipas tij, ky objektiv kërkon më shumë punë dhe angazhim, si dhe përdorimin e burimeve njerëzore për trajtimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve që qytetarët përcjellin përmes platformës së bashkëqeverisjes dhe adresave zyrtare.

The post Skënder Hita udhëzon policinë në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Fokus te grupet kriminale dhe siguria në shkolla appeared first on Albeu.com.