Goce Dellçev Archives - Albeu.com

Nis manifestimi për Goce Dellçevin në Shkup
Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunën në Shkup kanë nisur aktivitetet për shënimin e 151-vjetorit të lindjes të Goce Dellçevit – figurë historike për të cilën kanë pretendime edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria.

Goce Dellçev ka udhëhequr një rezistencë maqedono-bullgare kundër Perandorisë Osmane në periudhën e vitit 1900.

Për shkak të frikës për incidente, rrugët që çojnë te varri i Dellçevit, në Kishën e Shën Spasit, janë bllokuar nga forcat speciale të policisë, ndërsa lejohen të kalojnë vetëm delegacionet shtetërore dhe mediat e akredituara enkas për këtë ngjarje.

“Nuk mund të ketë ardhje spontane në pjesën zyrtare të manifestimit, sepse ashtu është organizimi, meqë rreziku është në nivel më të lartë se më parë. Asnjëherë më parë nuk ka pasur tensione të tilla si tani. Pikërisht ky është qëllimi i strukturave radikale që të krijojnë tensione”, ka deklaruar ministri i Brendshëm maqedonas, Oliver Spasovski.

Policia maqedonase u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, për të garantuar sigurinë e të gjitha delegacioneve që do të marrin pjesë në manifestim.

Një grup bullgarësh kanë paralajmëruar ardhjen në këtë manifestim ndërsa eurodeputeti Angel Xhambaski, i njohur për retorikën e tij nacionaliste, ka kërcënuar presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, duke kujtuar atentatin ndaj ish-mbretit serb, Aleksandar Karagjorgjeviq.

Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë ka njoftuar se ministri bullgar, Ivan Demerxhiev dhe zëvendësi i tij Vençisllav Katinov, do të vendosin gjithashtu lule në varrin e Dellçevit në Shkup.

Delegacione të Presidencës maqedonase, Qeverisë, zyrtarë të tjerë, politikanë dhe shoqata qytetare, kanë përkujtuar lindjen e Dellçevit, duke vendosur lule mbi varrin në Kishën e Shën Spasit.

Autoritetet kanë bërë thirrje për një festë paqësore dhe dinjitoze të këtij përvjetori.

Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë rritur në nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat: “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar, është sulmuar fizikisht, gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve, duke çuar në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

Dy shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, që nga viti 2017 – kur kanë nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë – nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet historike.

Mes tjerash, shtetet kanë mospajtime për prejardhjen e shumë personaliteteve historike, përfshirë edhe Goce Dellçevin, dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi bullgarët pretendojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”./REL/

The post Nis manifestimi për Goce Dellçevin në Shkup appeared first on Albeu.com.

Mickoski: Do të dorëzojmë në Kuvend një deklaratë për të forcuar veprën e Goce Dellçevit
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas vendosjes së luleve mbi varrin e Goce Dellçevit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, theksoi se VMRO-DPMNE-ja sot në Kuvendin e Maqedonisë do të dorëzojë deklaratë me të cilën, siç tha, duan të marrin mbështetje nga të gjitha partitë politike, parlamentare dhe joparlamentare, për të forcuar themelet për karakterin dhe veprën e Goce Dellçevit.

“Unë pres që të gjitha partitë politike, qofshin ato parlamentare apo jashtë parlamentit, ta mbështesin deklaratën”, tha Mickoski, i cili nuk deshi të japë më shumë detaje për përmbajtjen e deklaratës dhe paralajmëroi konferencë të posaçme për media për këtë temë në Kuvend.

Vlerësojmë, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, se duhet ta shënojmë këtë ditë dhe të gjithë ata që thonë se luftojnë për identitetin maqedonas duhet sot ta mbështesin pa kushte këtë deklaratë./alsat

The post Mickoski: Do të dorëzojmë në Kuvend një deklaratë për të forcuar veprën e Goce Dellçevit appeared first on Albeu.com.