gluten Archives - Albeu.com

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?
Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat. të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të madhe të njerëzve gluteni u shijon shumë. Për të tjerët pas ngrënies fillon tortura me dhimbje barku, të vjella, dhe simptoma të tjera të pakëndshme. Numri i njerëzve që nuk e durojnë dot glutenin është duke u shtuar.

Për këtë dëshmojnë jo vetëm të dhënat nga vende si Finlanda. Një analizë kuantitative e vitit 2020 tregon po ashtu se dekadën e fundit gjithnjë e më shumë njerëz janë sëmurë me sëmundje celiake, një lloj forme e keqe e mungesës së tolerancës për glutenin.

Por sëmundja mund të mos jetë që në fillim celiake. Mund të ndodhë që edhe alergjia ndaj grurit ose ndjeshmëria e ashtuquajtur sensitivitet jo-celiak ndaj glutenit të jenë shkaqet e simptomave të rënda. A është gluteni pra djalli vetë, nga i cili ne duhet të distancohemi sa të mundemi?

Çfarë është gluteni?

Gluteni nuk është gjë tjetër por një proteinë që shfaqet tek drithërat. Në prodhimet me miell gruri ai luan rol në kthimin e brumit në brum të shtrueshëm për t’u hapur në petë ose për ta thurur. Krah grurit, elbit dhe thekrës, gluteni ndodhet edhe tek lloje të tjera drithërash origjinalë dhe drithërash të kryqëzuar si:

Gruri i mbuluar ose spelte, Triticum Spelta

Gruri i dytë, grurërat e forta

Gruri i mbuluar, Emmer Triticum dicoccum

Gruri Tepa Triricum monococcum

Gruri korasan

Një lloj i veçantë gruri spelte

Triticale, gru hibrid krijuar nga modifikimi i grurërave të para

“Gluteni është shumë interesant sepse ka veti shumë të mira funksionuese dhe bën që me grurin të mbruhet një bukë shumë e mirë,” thotë Katharina Scherf. Ajo është profesore për kiminë ushqimore në Institutin e Lajbnicit për biologjinë e sistemeve ushqimore në Universitetin Teknik të Mynihut. Gluten është një nga fushat kryesore të studimit të saj. “Përndryshe, gluteni shkakton sëmundje të caktuara.”

Çfarë shkakton gluteni në trupin e njeriut?

“Ekzistojnë tri forma mungese tolerance për grurin,” thotë Scherf. Njëra është alergjia ndaj grurit, që është një alergji klasike lëndësh ushqimore, gjë që mund të vërehet me shfaqjen e antitrupave të caktuara në gjak. Këto të ashtuquajturat imunoglobina E (IgE) krijohen në trupin e njeriut që reagon alergjik ndaj një ose shumë proteinave.

Sipas shkollës Harvard School of Public Health, simptomat e një alergjie të tillë janë kruarja dhe fryrja e gojës, fytit ose. Në rastet e reaksioneve të rënda alergjike mund të ketë marrje fryme, të vjella, shtrëngime në trup e deri tek shkatërrim të sistemit të qarkullimit të gjakut. “Alergjia nga grurit ndosh tek fëmijët më shpesh se tek të rriturit,” thotë Scherf. Alergjitë mund të „shërohen” me kalimin e viteve dhe të zhduken.

Ndryshe nga alergjia ndaj grurit, prova për të dëshmuar të ashtuquajturën sensitivitet jo celiak ndaj glutenit, është më e vështirë, thotë Scherf. Tek simptomat bëjnë pjesë dhimbjet e barkut që shkaktohen nga fryrja ose bllokimi i jashtëqitjes, diareja dhe lodhja. Të rriturit preken më shpesh se fëmijët. Deri tani nuk ekziston ndonjë provë për të diagnostikuar sensitivitetin jo- celiak ndaj glutenit.

Çfarë është sëmundja celiake?

Kjo sëmundj është e studiuar më mirë nga të tjerat që kanë lidhje me mungesën e tolerancës ndaj glutenit. Sipas Shoqatës Gjermane të Celiakisë, Celiakia vetë nuk është as alergji, as mungesë tolerance për grurin apo glutenin. Në rastin e celiakisë gluteni shkakton një reaksion autoimunitar ku antitrupat sulmojnë qelizat e veta.

Celiakia ka pjesërisht prejardhje gjenetike. Por: “shumë njerëz megjithëse i kanë parakushtet përkatëse gjenetike, nuk sëmuren nga celiakia,” thotë Katharina Scherf.

Si provohet mungesa e tolerancës ndaj glutenit ose celiakia?

Celiakia ose alergjia ndaj grurit mund të dëshmohen nga testi i antitrupave në gjak. Shpesh zgjat megjithatë shumë kohë deri sa të prekurit nga sëmundja diagnostikohen me celiake, thotë Scherf. “Pikërisht tek të rriturit shpesh simptomat nuk janë tipike për sëmundjet e stomakut dhe zorrëve.” Në vend të tyre shfaqen lodhja dhe rraskapitje, që shpjegohen me shkatërrimin e lëkurës së zorrëve dhe mungesës së marrjes së ushqimit që shkaktohet prej tij.

“Megjithatë diagnostika është përmirësuar dukshëm,” thotë Katharina Scherf. Ka mundësi që kjo të jetë arsyeja që numri i pacientëve të sëmurë me celiaki është në rritje.

Gjatë sensitivitetit jo-celiak ndaj glutenit nuk ka antitrupa specifikë që të dëshmojnë sëmundjen. Në raste dyshimi ndihmon vetëm heqja dorë nga përdorimi i produkteve që përmbajnë gluten. „Deri tani nuk ka alternativa të tjera përveç dietës pa gluten” thotë Scherf.

Pa gluten janë për shembull

Misri

Orizi

Gruri i llojit millet proso

Kuinoa

Amaranthi

Tërshëra e pakontaminuar

Mund të thuash shumë kollaj përdor ushqim pa gluten, por nuk është aq e thjeshtë. “Njeriu duhet të merret shumë me temën e ushqimit,” thotë kimistja ushqimore. Sepse gluteni fshihet si lëndë lidhëse ose si emulgator në shumë ushqime të gatshme.

Lajmi i mirë është se me heqjen dorë nga gluteni zhduken edhe simptomat e pakëndshme të shoqëruara me dhimbje. Edhe vetë zorrët e sëmura nga celiakia shëndoshen sërish në pjesët më të shumta të rasteve.

Duhet thënë se gluteni nuk është i dëmshëm për të gjithë ata njerëz që nuk janë alergjik ndaj grurit dhe kanë tolerancë për të./DW/

The post Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni? appeared first on Albeu.com.

STUDIMI/ Gluteni shkakton inflamacion të trurit
Ndërsa ne kemi qenë të vetëdijshëm se si gluteni mund të ndikojë negativisht në traktin tretës dhe masën trupore, shkencëtarët nga Zelanda e Re kanë identifikuar tani për herë të parë se ai gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion të trurit.

Në një studim me minj, shkencëtarët zbuluan se kafshët që konsumonin një dietë me 4.5% gluten përjetuan inflamacion në pjesën hipotalamike të trurit, një zonë që luan një rol integral në funksionet metabolike si rregullimi i sheqerit në gjak.

“Minjtë janë një model i shkëlqyer për të studiuar fiziologjinë njerëzore,” tha studiuesi kryesor Alex Tups, një profesor i asociuar në Universitetin e Otagos.

“Ata kanë një sistem shumë të ngjashëm qarkullues, riprodhues, tretës, hormonal dhe nervor.”

“Pra, është shumë e mundur që i njëjti inflamacion që kemi gjetur te minjtë mund të ndodhë te njerëzit.”

Është vlerësuar se 20 milionë amerikanë kanë një ndjeshmëri ndaj glutenit dhe numrat konservatorë sugjerojnë se rreth 1% e popullsisë vuan nga sëmundja e rëndë celiac, një gjendje autoimune gjenetike që mund të jetë tepër dobësuese dhe për të cilën nuk ka kurë përveç shmangies së glutenit dhe ndotësve të mundshëm.

“Truri ka dy lloje të qelizave imune të ngjashme me makrofagët në gjak,” tha Tups.

“Këto quhen astrocite dhe mikroglia. Ne zbuluam se gluteni si dhe HFD (dieta me yndyrë të lartë) rrit numrin e atyre qelizave imune. Efekti i glutenit të shtuar në një dietë normale rriti numrin e qelizave në të njëjtën masë sikur minjtë të ushqeheshin me HFD. Kur gluteni iu shtua HFD, numri i qelizave u rrit edhe më tej.”

Studiuesit nuk e dinë pse ndodh ky inflamacion, por duket se është i lidhur me një përgjigje ekstreme të sistemit imunitar si ajo që shihet në sëmundjen celiac.

“Kjo është krejtësisht e re dhe kështu që ne nuk e dimë ende pse është kështu,” tha Tups.

“Mund të jetë që përbërësit rezistent ndaj tretjes të glutenit mund të çojnë në një përgjigje imune siç shihet te pacientët celiac që më pas manifestohet në tru.”

Tups paralajmëron se ky zbulim është shumë paraprak dhe nevojiten më shumë studime. Por nënvizon se sa komplekse është ndjeshmëria ndaj glutenit dhe sa të gjera janë implikimet shëndetësore.

“Nëse gluteni çon në inflamacion hipotalamik te njerëzit dhe për këtë arsye dëmtim të trurit, ai mund të jetë i keq në afat të gjatë, si rritja e peshës trupore dhe rregullimi i dëmtuar i sheqerit në gjak,” tha ai.

“Nëse këto efekte bëhen të vazhdueshme, ato mund të përkeqësojnë rrezikun e, për shembull, funksionin e dëmtuar të kujtesës, i cili lidhet me rregullimin e shqetësuar të sheqerit në gjak.”

Megjithatë, disa lajme të mira: nuk ka asnjë arsye për të ndaluar bukën nëse nuk keni probleme me tretjen e glutenit.

Hulumtimi u botua në Journal of Neuroendocrinology.

/Albeu.com.

The post STUDIMI/ Gluteni shkakton inflamacion të trurit appeared first on Albeu.com.

Mjekja Albana Daka: Si të kuptoni që trupi nuk jua pranon glutenin, ushqimet që duhet të shmangni
Celiakia është një sëmundje autoimune që prek njerëzit që kanë intolerancë permanente ndaj glutenit. Mjekja nutricioniste, Abana Daka shpjegoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se celiakia është një sëmundje e predispozuar gjenetike, e cila që shkakton dëmtime në zorrën e hollë.

Daka shpjegoi se personat celiakë nuk duhet të konsumojnë gluten për gjithë jetën ndërsa ata që kanë intorelancë ndaj tij, duhet të ndjekin një regjim pa këtë proteinë për të paktën një periudhë 6 mujore. Ajo shtoi se simptomat më të shpeshta është pesha e dobët, kapsllëk ose diarre si dhe lodhje kronike.

Por si ta dallojmë nëse kemi celiaki, intolerancë apo alergji ndaj glutenit?

“Alergjia ndaj glutenit nuk është shumë e shpeshtë, dhe ndodh kryesisht në moshat e vogla për shkak të mospjekurisë të sistemit imunitar në kohë mund të kemi një reagim të sistemit imunitar me rritjen e igE për glutenin. Në rastin e alergjisë kemi rritje të igE për glutenin dhe në rastin e intorelancës apo celiakisë nuk kemi rritje të igE dhe në këtë rast përcaktojmë se është alergji.”, shpjegoi Daka.

“Ka produkte pa gluten por jo të gjitha drithërat kanë gluten. Drithërat e grupit të grurit kanë përbërje, drithërat e tillë si mistri, orizi, kuinoa dhe soja nuk kanë gluten. Mund të përdorim produkte drithërash që i është hequr gluteni, bukë pa gluten. Duhet të kemi parasysh se gluteni është pjesë përbërëse dhe e ushqimeve të paketuara sidomos lëngjeve dhe salsave.”, tha mjekja.

The post Mjekja Albana Daka: Si të kuptoni që trupi nuk jua pranon glutenin, ushqimet që duhet të shmangni appeared first on Albeu.com.

Cilat janë ushqimet më të këqija për sistemin tretës?
Funksionimi i duhur i sistemit tretës është veçanërisht i rëndësishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm. Mirëpo, a e dini se çfarë të shmangni? Nëse jo, jua tregon albeu.com më poshtë!

Zakone të këqija

Alkooli, pirja e duhanit, zgjedhja e ushqimeve të pashëndetshme, mënyra e jetesës së ulët dhe konsumimi i tepërt i kafeinës janë zakone të dëmshme, si për shëndetin ashtu edhe për gjendjen e traktit gastrointestinal.

Ankthi dhe stresi

Ankthi dhe stresi i tepërt detyrojnë traktin gastrointestinal të funksionojë me një ritëm të shpejtë, duke krijuar probleme në proceset që ndodhin. Prandaj, është mirë të jemi në gjendje të menaxhojmë emocione të tilla në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Sheqeri

Siç dihet, sheqeri nuk mund të na sjellë aspak dobi, pasi nuk përmban asnjë nga lëndët ushqyese që i duhen trupit tonë. Në të njëjtën kohë, shkakton një problem të madh në zorrë dhe çon në rritje të tepërt të majave.

Gluteni

Shumë njerëz kanë një intolerancë ndaj glutenit, kështu që është mirë ta shmangni atë. Për më tepër, është vërejtur se ky përbërës, nëse konsumohet në sasi shumë të mëdha mund të çojë në akumulimin e lëngjeve, duke shkaktuar fryrje, dhimbje barku dhe çrregullime të tretjes.

Ushqime të përpunuara

Ushqimet e përpunuara shkaktojnë shtim në peshë, nëse konsumohen në intervale të rregullta, rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, si dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në të njëjtën kohë, ngërçet, dhimbjet e forta të barkut dhe fryrja e barkut janë “simptoma” të zakonshme pas konsumimit të tyre./albeu.com

The post Cilat janë ushqimet më të këqija për sistemin tretës? appeared first on Albeu.com.