Gjytare Archives - Albeu.com

Pakënaqësitë ndaj gjykatësve, reagon KLGJ: Dhënia e drejtësisë të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi
Një ditë pasi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i dërgoi letër KLGJ-së dhe ILD-së  ku i ankohej për një gjytar të Administratives në lidhje me shembjet e ndërtimeve pa leje, ka reaguar KLGJ.

Përmes një deklarate, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon që funksionarët publikë të mos shprehen publikisht për vendimet e gjyqtarëve për të lejuar ata të ushtrojnë të pavarur funksionin e tyre.

Deklarata e plotë:

“Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat.

Gjithashtu, me keqardhje konstatohet se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të pavarësisë së gjyqtarëve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre për dhënien e drejtësisë.

Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendje të opinionit se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton se gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve dhe se ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose të gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.

Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Ky është kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Qëndrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit.

Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë, të papranueshme në shtetin e së drejtës, në të cilin mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit”, deklaron KLGJ.

Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh bindjen se respektimi i gjyqtarëve dhe i funksionit e dinjitetit të tyre, sjell forcim të shtetit të së drejtës, si dhe rrit transparencën dhe përgjegjësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë vlerat thelbësore të një shteti të së drejtës.

“Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjelljeje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit”, thekson KLGJ./albeu.com

The post Pakënaqësitë ndaj gjykatësve, reagon KLGJ: Dhënia e drejtësisë të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi appeared first on Albeu.com.

Goli i anulluar i Ronaldos ndaj Serbisë, dënohet gjyqtari holandez
Gjyqtari anësor, Mario Diks është dënuar nga Federata e Futbollit të Holandës.

Ky dënim vjen pasi në ndeshjen Serbi – Portugali, Diks nuk pranoi golin e rregullt të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Edhe pse topi kaloi dukshëm vijën, për holandezin nuk ishte gol.

Ekipi i gjyqtareve në Holandë e kanë larguar nga lista arbitrin. Ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtoj për ndeshjet e Kampionatit Europian ‘Euro 2020’.

Mario Diks, the assistant referee that ruled Cristiano Ronaldo’s ‘goal’ against Serbia hadn’t crossed the line, has been dropped from the Netherlands’ officiating team for Euro 2020. https://t.co/4PrLGcmrBB

— Goal (@goal) April 13, 2021

The post Goli i anulluar i Ronaldos ndaj Serbisë, dënohet gjyqtari holandez appeared first on Albeu.com.