gjyqtarja e Elbasanit Archives - Albeu.com

VENDIMI/ Si shkoi KPK drejt shkarkimit të Enkeleda Kapedanit: Gjyqtarja e “TikTok-ut”, probleme edhe me pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK është ndarë në vlerësimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Shumica e përbërë nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarja Pamela Qirko vlerësuan se Kapedani ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se nuk ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës, si dhe me veprimet e saj ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi ka dalë në pakicë duke i vlerësuar të pabazuara konkluzionet e shumicës dhe kërkon konfirmimin në detyrë të Kapedanit.

Kapedani u shkarkua më 18 maj 2022. Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se cënimi i besimit të publikut tek drejtësia është konkluduar bazuar në paraqitjen nga subjekti në mënyrë të pasaktë të marrëdhënies dhe transaksioneve të kryera nga bashkëjetuesi i saj me një shtetas të dënuar në Itali për krim të organizuar, nga i cili ka blerë një kamion për çmim disa herë më të lirë nga sa e ka shitur pak muaj më vonë, si dhe i ka dhënë një hua në vlerën 28 mijë euro.

Në vlerësimin tërësor të çështjes lidhur me cënimin e besimit të publikut, janë përfshirë edhe regjistrimi i videove nga ana e subjektit të rivlerësimit në ambjentet e punës, që më pas u publikuan në Tik Tok. Po ashtu, shumica vlerëson se Kapedani ka cënuar besimin e publikut edhe me depozitimin në Komision të deklaratave noteriale të denoncuesve të saj, të cilët kanë deklaruar se nuk i kanë kryer ata ankesat.

Ndërsa relatorja Bekteshi çmon se Kapdeani duhej të ishte konfirmuar në detyrë në aplikim të parimeve të proporcionalitetit dhe objektivitetit.

Më 17 janar 2021, në bazë të një marrëveshje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, ILD pas publikimit në TikTok të disa videove të regjistruara prej saj në zyrë dhe teksa drejtonte automjetin.

Deklarim i pamjaftueshëm për pasurinë

Si burim krijimi të një gjendje cash në shumën 400 mijë lekë dhe dhënies së një huaje në vlerën 28 mijë euro, bashkëjetuesi i subjektit ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e një kamioni në tetor të vitit 2016 për çmimin 32 mijë euro, pasuri që e kishte blerë në prill të atij viti nga shtetasi L.L., për shumën 950 mijë lekë.

ILDKPKI ka ngritur dyshime për deklarim të rremë të këtyre transaksioneve, për të cilat vëren se janë kryer jashtë sistemit bankar. Po ashtu, vëren se subjekti ka deklaruar në 2016-ën veprime që sipas dokumenteve janë kryer në 2017-ën, konkretisht huadhënien nga bashkëjetuesi i subjektit, shtetasit L.L.

Edhe Komisioni vëren të njëjtën situatë. “Vihet re se shitja e kamionit është kryer në vitin 2016 dhe huadhënia në vitin 2017. Veprimet financiare që i përkasin dy viteve të ndryshme kalendarike, bashkëjetuesi i subjektit i ka deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2016”, konstaton KPK dhe i ka analizuar këto transaksione sipas viteve përkatëse.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se shitësi i kamionit, e kishte blerë këtë pasuri të luajtshme për vlerën 1.1 milion lekë. Duke ballafaquar çmimin e shitjes së mjetit nga bashkëjetuesi për vlerën 32 mijë euro, me atë të blerjes për shumën 950 mijë lekë, KPK e vlerëson këtë transaksion jashtë logjikës ekonomike dhe ngre dyshime për fiktivitet.

Komisioni nuk e ka konsideruar në analizë vlerën e fitimit të realizuar nga shitja e kamionit, pasi nuk është provuar pagimi i detyrimit tatimor mbi këtë fitim. Për rrjedhojë, në analizën financiare të vitit 2016 është konkluduar balancë negative në shumën 3.2 milionë lekë për të kryer investimet dhe mbuluar shpenzimet familjare.

Kapedani i ka kundërshtuar këto konstatime me argumentin se transaksionet janë kryer bazuar në shprehjen e vullnetit të palëve kontraktore, si dhe ka sjellë në vëmendje të trupës vendime të Komisionit për raste të ngjashme. Sipas subjektit, huaja është dhënë në vitin 2016 dhe për shkak të mirëbesimit nuk është formalizuar atëherë, por një vit më vonë. Po ashtu, ajo ka theksuar se të ardhurat nga shitja e Kamionit nuk kanë shërbyer për krijimin e ndonjë pasurie, por thjesht janë konsumuar ndër vite.

Edhe relatorja Bekteshi i qëndron variantit të Kapedanit. Sipas Bekteshit, shumica nuk konkludon definitivisht në këtë çështje. “[…]Pasi konstatoj se nga ana e saj/shumicës herë konkludohet se çmimi i blerjes është fiktiv pasi mjete të tilla kanë vlera më të larta në treg, herë konkludohet se çmimi i shitjes është fiktiv, pasi është shitur me vlerë disa herë më të lartë se blerja e tij”, konstaton ajo dhe i çmon pa lidhje me situatën konkrete konkluzionet e shumicës për fiktivitet.

Po ashtu, Bekteshi vlerëson ndryshe edhe për mospagimin në kohë të detyrimeve tatimore për fitimin e siguruar nga shitja e kamionit. Sipas relatores, pagesa me vonesë e tatimit e “shëron” këtë të ardhur si të ligjshme.

“[..]Konkludoj se qëndrimet e subjektit kanë qenë konseguente, të njëjta, të pandryshuara dhe se kurrsesi ajo nuk mund të penalizohet për faktin se i jep ligjit një interpretim të ndryshëm nga Komisioni, aq më tepër që interpretimi i saj nuk ka sjellë asnjë pasojë”, shprehet Bekteshi dhe konkludon se nuk gjen rrethana për penalizimin e subjektit.

Shumica i vlerëson jobindëse shpjegimet e Kapedanit dhe konkludon se ajo ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë, të rremë e të pamjafuteshëm për katë pasuri, si dhe se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. “Subjekti ka tentuar të paraqesë në mënyrë të pasaktë marrëdhënien e bashkëjetuesit të saj me z. L.L në lidhje me huan dhe transaksionet ekonomike që lidhen me shitblerjen e automjetit tip kamion, duke deklaruar të dhëna të pasakta, si dhe duke depozituar dokumentacion fiktiv në lidhje me blerjen në vlerën 950.000 lekë të kamionit, shitjes së tij në vlerën 32.000 euro dhe dhënies së huas në vlerën 28.000 z. L.”, konstaton shumica dhe vlerëson se subjekti e ka cënuar besimin e publikut qoftë dhe vetëm me këtë mënyrë sjelljeje

Kundërshtitë për figurën

Edhe në kriterin e figurës, problemet kanë qenë të lidhura me shtetasin L.L., personi që i shiti bashkëjetuesit kamionin dhe që mori huanë nga vlera e shitjes së asaj pasurie të luajtshme.

Sipas gjetjes së ONM-së, shtetasi L.L. rezultonte I dënuar në Itali me 7 vjet burg dhe gjobë në vlerën 35 mijë euro, për veprën penale “mbajtje, transport dhe shitje e lëndëve psikotrope(trafikimi i narkotikëve)”. Vëzhguesi ndërkombëtar ka dhënë mendim rreth nevojës që Komisioni të vlerësojë nëse është cënuar nga subjekti besimi i publikut, me anën e sjelljes dhe kontakteve sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të etikës, pasi shtetasi l.L. është cilësuar si person tjetër i lidhur.

Në vendimin e KPK thuhet se është hetuar lidhur me provueshmërinë e pasjes dijeni të subjektit dhe bashkëjetuesit të saj për dënimin e shtetasit L.L.. Shumica evidenton përgjigjet e subjektit të rivlerësimit lidhur me pyetjet për transaksionet e kryera mes bashkëjetuesit të saj dhe shtasit L.L. për kamionin dhe huanë.

Kapedani ka deklaruar ndër të tjera se mes bashkëjetuesit dhe shtetasit L.L ka pasur njohje shoqërore. Pas këmbënguljes së vëzhguesit ndërkombëtar për të dhënë detaje për mënyrën e njohjes së shtetasit L.L., Kapedani ka shpjeguar se ai është lindur në të njëjtën zonë me bashkëjetuesin e saj dhe se kanë njohje që në fëmijëri.

Një tjetër rrethanë që evidenton shumica si indicie për miqësinë mes tyre, është edhe fakti se bashkëjetuesi i subjektit është përmendur në një procedim penal ku palë në konflikt ka qenë L.L. dhe një shtetas tjetër.

Bazuar në këto deklarime dhe në transaksionet e kryera për shitjen e kamionit dhe dhënien e huasë, Komisioni ka ngritur dyshime se bashkëjetuesi i subjektit kishte pasur dijeni mbi dënimin e shtetasit L.L. në Itali.

Pas kalimit të barrës së provës, Kapedani ka deklaruar se bashkëjetuesi i saj dhe shtetasi L.L. kanë pasur njohje se kanë lindur në të njëjtin fshat, por ka theksuar se ata nuk kanë pasur ndonjëherë lidhje shoqërore me njëri-tjetrin, të paktën deri në vitin 2016 kur është kryer shitja e mjetit dhe dhënia e huasë.

Kapedani ka sjellë si argumente edhe faktin se asnjë institucion shtetëror nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi të shtetasit L.L. dhe se një rrethanë e tillë nuk nuk është pasqyruar në media.

Lidhur me raportimin e bashkëjetuesit në një konflikt ku palë ka qenë shtetasi L.L., Kapedani këmbëngul se nuk ka asnjë provë që kjo e dhënë të jetë e vërtetë. Sipas saj, emri bashkëjetuesit të saj duhet të jetë shënuar nga një punonjës policie, si hakmarrje individuale.

Edhe Bekteshi në pakicë vlerëson se nuk qëndrojnë konstatimet e shumicës, duke pretendiuar se kontratat mes bashkëjetuesit të subjektit dhe shtetasit L.L. janë lidhur në padijeni të plotë të dënimit në Itali.

Bungo dhe Qirko i vlerësojnë të pabazuara në fakte e në ligj pretendimet e Kapedanit. “Pas kalimit të barrës së provës, është përpjekur të përjashtojë një marrëdhënie shoqërore midis bashkëjetuesit të saj dhe shtetasit L.L ku, ndërkohë, në lidhje me huan ka deklaruar se bazuar në marrëdhënien e mirëbesimit që ekzistonte midis bashkëjetuesit dhe këtij shtetasi nuk u pa e nevojshme formalizimi i saj me shkrim në kohën e dhënies së huas”, konstaton shumica dhe shton se rrethanat tregojnë për një marrdhënie shoqërore mes bashkëjetuesit dhe shtetasit L.L., që nuk mund të klasifikohet si kontakt i rastësishëm.

Në përfundim, shumica konstaton gjendjen e cënimit të besimit të publikut për subjektin e rivlerësimit, duke marrë në konsideratë faktin e ndërthurjes së interesave personale të Kapedanit dhe bashkëjetuesit të saj, me një person të dënuar për vepra që përfshihen në krimin e organizuar.

Profesionalizmi

Ndryshe nga procesi disiplinor në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ILD dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ lidhur me videot e Tik Tok, ku Kapedani bazuar në një marrëveshje të kërkuar prej saj, u pezullua nga detyra për gjashtë muaj, shumica e Komisionit i vlerëson rrethanat si penalizuese.

Subjekti ka pretenduar se në rastin konkret gjetjet e Komisionit lidhur me publikimin e disa videove të saj në rrjetin social “Tik Tok”, janë jashtë periudhës së rivlerësimit dhe se i vetmi organ kushtetues që ka juridiksion dhe kompetencë për t’i hetuar ato është ILD-ja, ndërsa për për të marrë një vendim është KLGJ-ja. Kapedani e quan çështjen si gjë të gjykuar dhe është mbështetur në këtë argument prej anëtares në pakicë të Komisionit, Brunilda Bekteshi.

Por, shumica sjell në vëmendje përmbajtjen e marrëveshjes së lidhur midis gjyqtares Kapedani dhe ILD-së, ku konstatohet se subjekti ka përdorur ambientin e zyrës së kryetarit, si dhe ambiente të tjera të gjykatës, “për të realizuar video të imazhit të vet personal, me lëvizje dhe sjellje provokuese, të shoqëruara në sfond me muzikë të natyrës jo të hijshme dhe të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati”.

“Sjelljet dhe veprimet e subjektit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës por në ambientet e ushtrimit të detyrës, provohet se janë sjellje që diskreditojnë pozitën dhe figurën e magjistratit dhe dëmtojnë besimin e publikut në sistemin gjyqësor, duke u parashikuar si shkelje disiplinore[…]”, citohet në vendimin e KPK përmbajtja e pikës 14.18 të marrveshjes mes ILD-së dhe subjektit, të nënshkruar nga kjo e fundit.

Po ashtu, në marrëveshje është dakordësuar se veprimet e Kapedanit kanë “cënuar besimin edhe të një vëzhguesi të zakonshëm te ky institucion në dhënien e drejtësisë”. Duke u bazuar në vetë ato çfarë ka pranuar në marrëveshje Kapedani, shumica ka çmuar që ta shqyrtojë këtë situatë në vlerësimin e përgjithshëm të të tre kritereve.

Nga 12 denoncimet e depozituara nga publiku, në katër raste ka rezultuar se subjekti ka depozituar deklaratë noteriale të denoncuesve ku pretendohet se nuk i kanë kryer ata ankesat. Pretendimet e subjektit se këta persona janë kontaktuar nga avokati vlerësohen deklarative nga shumica, e cila i vlerëson këto veprime të Kapedanit në kundërhstim me etikën e magjistratit. /BIRN

The post VENDIMI/ Si shkoi KPK drejt shkarkimit të Enkeleda Kapedanit: Gjyqtarja e “TikTok-ut”, probleme edhe me pasurinë appeared first on Albeu.com.

GJKKO jep masën e arrestit për gjyqtaren e Elbasanit, lihet në burg avokati
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka ka apeluar kërkesën e saj në GJKKO, por ky i fundit e ka rrëzuar poshtë duke lënë në fuqi vendimin e parë.

Masa e arrestit që rëndon ndaj gjyqtares është “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës gjyqësore ajo është shprehur se vendimet e saj kanë qenë të drejta dhe të arsyetuara ndërkohë që e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim.

Gjykata dhe të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Kujtojmë se ky vendim u la në fuqi edhe në Gjykaten e Posaçme të Apelit./albeu.com

The post GJKKO jep masën e arrestit për gjyqtaren e Elbasanit, lihet në burg avokati appeared first on Albeu.com.

PËRGJIMET/ “Do pimë kafen e mëngjesit, rrofsh të keqen”, zbardhet biseda e avokatit sekser për paratë që do t’i shkonin gjyqtares së Elbasanit
Detaje të reja kanë dalë nga dosja e përgjimeve për çështjen ku është e përfshirë gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.

Ky i fundit luajti rolin e ndërmjetësit për t’i ofruar para gjyqtares, që ajo të lironte nga burgu Xhulio Musain, i dënuar për plagosje.

Ndërkohë, me Pashajn, avokati i Musait, komunikonte shtetasi Taulant Ramollari.

Abc ka zbardhur bisedën e Ramollarit me Pashajn, ku kuptohet se ata do të takohen në kafe, para gjyqit të Musait.

Pjesë nga përgjimet:

Ramollari: Avokat mirëmbrema.

Avokati: Ca bën, mirë, mirëmbrëma, si ke qenë ti?

Ramollari: Mirë, tani jam.

Avokati: Ca bën ti njëherë?

Ramollari: Mirë.

Avokati: Mirë ke qenë ti?

Ramollari: Mirë mirë, nesër ca ore do dalësh, të vij të takoj?

Avokati: Po nesër nga ora 9 afërsisht do jem unë.

Ramollari: Mirë, pimë kafen në mëngjes nga ora 10.

Avokati: E të shikojmë orarin.

Ramollari: Mirë, po dal nga ora tetë e gjysmë dhe pimë kafe.

Avokati: Ok, mirë mirë.

Ramollari: Mirë, mirë të keqen?

Avokati: Mirë.

Ramollari: Hajd, të kam flori, rrofsh të keqen.

Avokati: Hajd, mirupafshim.

Ramollari: Natën e mirë, natën, natën.

The post PËRGJIMET/ “Do pimë kafen e mëngjesit, rrofsh të keqen”, zbardhet biseda e avokatit sekser për paratë që do t’i shkonin gjyqtares së Elbasanit appeared first on Albeu.com.

“Donte një dyshe euro”, zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtares dhe avokatit në Elbasan
Zbardhen përgjimet që “fundosën” gjyqtaren Zamira Vyshku, e cila akuzohet për korrupsion.

Tashmë gjyqtarja Vushku ndodhet në masën “arrest shtëpie”, pasi në bashkëpunim me avokatin Ilir Pashaj, kërkoi një shumë lekësh në këmbim të ndryshimit të masës për të arrestuarin Xhulio Musajin, i arrestuar për plagosje.

Sipas të dhënave në dosjen hetimore, janë bërë përgjime ambientale dhe telefonike të gjyqtares dhe avokatit, por edhe të personave të tjerë të përfshirë në rastin korruptiv. Më poshtë sjellim disa pjesë nga dosja e prokurorisë, ku flet Taulant Ramollari dhe Andrea Tirana.

PËRGJIMET:

A: Sa do të merrja në telefon prandaj thashë

B: Jo re pse?

A: Ee. bana muhabet unë

B: Ca tha?

A: Një dyshe do

B: Epo mirë

A: Shqiptare

B: Mirë

A: I thash unë me zot i kemi mbledhur, donte dy euro, i thashë nuk kam. Dy shqiptare i thashë

B: He?

A: Thashë unë me zor i kemi mbledh i thash, dhjeçe, njëqindshe, njerëzit tanë i thashë unë

B: Ehë

A: Mirë tha ai nesër do marri një raport, do e anuloj gjyqin nesër

B: Po pra

A: E do shkoj unë ta marr raportin

B: Dysh do ja marrësh?

A: He se do e marr unë po nuk flas dot nëpër telefona o burr po hë

B: E mirë hajde pra

A: Takohemi në shtatë te kafja

B: Mirë hajde

A:Hajde, hajde natën/BW/

The post “Donte një dyshe euro”, zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtares dhe avokatit në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Vettingu “djeg” gjyqtaren e “Mafia-s”
Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedeni, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione.

Sipas burimeve, trupa gjykuese ka vendosur shkarkimin e saj, pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër. Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni. KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë atë shitjes së kamionit.

Kujtojmë se prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë dhe dëgjonte muzikë që promovonte dhunë./albeu.com/

The post Vettingu “djeg” gjyqtaren e “Mafia-s” appeared first on Albeu.com.

Skandali me videot në TikTok, ILD pranon kërkesën për t’i dhënë pagë 6 muaj gjytares Enkeleda Kapedani
Skandali me videot në TikTok, ILD pranon kërkesën për zbutjen e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleda Kapedani

Në maj të 2021 u publikuan videot e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila sfilonte në gjykatë dhe i postonte ato në rrjetin social TikTok.

Pas publikimit të videove, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetim disiplinor dhe kërkoi nga KLGJ ta pezullonte nga detyra.  Pas kaq muajsh, ILD ka pranuar kërkesën e Kapedanit për marrëveshje duke pranuar shkeljen disiplinore.

Më datë 5 janar, ILD dhe magjistratja u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të pranimit, për caktimin ndaj magjistrates E.K. të masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj.

Njoftimi i policisë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pranon kërkesën e magjistrates E.K. për marrëveshje duke pranuar shkeljen disiplinore

Në kuadër të hetimit shtesë disiplinor, ILD ka pranuar kërkesën e magjistrates E.K. me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për arritjen e një marrëveshjeje, (bazuar në nenin 135, paragrafët 1- 4 të ligjit nr. 96/2016), duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

Hetimi disiplinor ndaj magjistrates E.K., i realizuar në përputhje me afatin 3 ditor të pezullimit të magjistratit, nisi me iniciativë në Maj 2021 nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pas publikimit gjerësisht në media e rrjetet sociale, të disa videove, ku shfaqej magjistratja E.K., në ambientet ku ushtronte detyrën dhe brenda një automjeti, me lëvizje e sjellje provokuese, shoqëruar me muzikë të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati. Më 07.06.2021 KLGJ pranoi kërkesën e ILD për pezullimin e magjistrates E.K. dhe kërkoi hetime shtesë lidhur me propozimin për shkarkim nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore.

Në kuadër të vijimit të hetimit disiplinor nga ILD, magjistratja E.K. depozitoi më 30.09.2021 pranë ILD-së, “Kërkesë për arritjen e marrëveshjes”, duke pranuar shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.

ILD vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara:

Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj.

Magjistratja ka depozituar me shkrim dorëheqjen e saj nga pozicioni i Zëvendëskryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si shenjë reflektimi ndaj shkeljes disiplinore të kryer nga ana e saj.

Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologjik, familjar, mediatik dhe institucional, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij.

Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private.

Magjistratja ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka qenë pengesë lidhur me vazhdimin e hetimeve, apo vënien në dispozicion të ILD të mjeteve apo informacionit të nevojshëm.

Më dt.05.01.2022, ILD dhe magjistratja u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët të pranimit, për caktimin ndaj magjistrates E.K. të masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “d”, neni 110 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 103, paragrafi 1, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shkelje të Kodit të Etikës Gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me Vendimin nr. 171, datë 22.04.202: Seksionit “C” “Parimi i integritetit”, shkronja “a” dhe “b”, Seksioni “Ç” “Parimi i sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje”, pika 9, shkronja “c”.

The post Skandali me videot në TikTok, ILD pranon kërkesën për t’i dhënë pagë 6 muaj gjytares Enkeleda Kapedani appeared first on Albeu.com.

Nga videot në Tik-Tok te çështja e Viktor Ymerit, rrëfimi i gjyqtares Enkeleda Kapedani
Komisioni i Vetingut do të vendosë ditën e premte për fatin e gjyqtares së pezulluar të Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila ishte protagoniste në media në maj të këtij vitit për shkak të publikimit të disa videoje në Tik-Tok, të realizuara në zyrë, korridoret e gjykatës dhe makinë. Për shkak të këtyre videove, KLGJ-ja e ka pezulluar gjyqtaren me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka nisur një procedim disiplinor. Zonja Kapedani u paraqit e vetme ditën e djeshme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatin e verifikimit.

Nga prezantimi i dosjes, Enkeleda Kapedani rezultoi pa probleme serioze sa i takon pasurisë. Pasuria e gjyqtares Kapedani rezultoi në vlerën 90 mijë USD. Gjyqtarja ka në shtëpi me vlerë 50 mijë euro të blerë me kredi.

Për këtë pasuri në dosje thuhet se “Subjekti është pronare e vetme e apartamentit. Subjekti ka shpjeguar se babai i  saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare. KPK ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit”.

Trupa gjykuese i kërkoi gjyqtares llogari për përdorimin e një makine, të cilën nuk e kishte deklaruar si dhe për blerjen e një mjeti tip kamion nga bashkëjetuesi i saj në vlerën e 9.5 mijë USD, duke e shitur 32 mijë euro.

Relatorja Brunilda Bekteshin tha se transaksioni dukej i dyshimtë për shkak të diferencës së së çmimit të blerjes me atë të shitjes, ndonëse tatimet kishin dorëzuar dokumentacion që konfirmon pagesën e detyrimeve tatimore për fitimin e krijuar nga shitja e kamionit. Kapedani dha dy shpjegime. Së pari, gjyqtarja solli në vëmendje një vendim të KPK, ku konkludohej se shitja e makinave në tregun e lirë është një aktivitet mjaft fitimprurës dhe çmimi ishte dakordësuar me vullnet të lirë. Së dyti, ajo tha se të ardhurat e përfituara nuk ishin përdorur për krijimin e asnjë pasurie, duke shtuar se kjo rrëzon dyshimet për pastrim parash.

Sa i takon mjetit, gjyqtarja tha se nuk ishte e saj, ndërsa shtoi se kishte provuar burimin e ligjshëm të pronarëve për blerjen e mjetit në vitin 2009, që ishin daja dhe djali i tij.

Çështja e Viktor Ymerit

Nga vlerësimi i dosjeve nga KLGJ-ja dhe KPK-ja sa i takon aftësive profesionale, Enkeleda Kapedani rezultoi pa probleme. Megjithatë, trupi gjykues e pyeti gjyqtaren për çështjen e lirimit nga burgu të Viktor Ymerit, i dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, shokë të Lul Berishës.

Në nëntor të 2018, Gjykata e Apelit të Durrësit projektoi lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, duke i hequr dënimin e përjetshëm dhe dënuar me 25 vite burg. Për shkak të uljeve të dënimit, atij i kishin mbetur më pas edhe 1 muaj e 23 ditë burg, kur u lirua nga Enkelejda Kapedani.

E pyetur nga trupi gjykues, gjyqtarja Kapedani dha këtë shpjegim “Në lidhje me çështjen Viktor Ymeri më keni drejtuar tre pyetje. Dua t’ju sqaroj njëherë e mirë, duke qenë se kjo çështje po më përndjek. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam liruar asnjë të dënuar të përjetshëm. Këtij shtetasi ja ka ndryshuar dënimin e përjetshëm Gjykata e Apelit të Durrësit që ja ktheu në 25 vjet burgim. Kur këtë çështje erdhi tek Enkeleda Kapedani, nga provat që sollën në gjykatë, atij i kishin mbetur vetëm 1 muaj e 23 ditë. I kishte mbetur dënim për 1 muaj e 23 ditë. Çfarë fitimi do të kishte?”, sqaroi ajo.

Në fund të seancës, trupa gjykuese u ndal tek videot e Tik-Tok-ut. Komisioni i Vetingut e pyeti gjyqtaren nëse përdorimi i institucionit për regjistrimin e videove mund të cenonte etikën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Gjyqtarja tha se kjo çështje po shqyrtohet nga KLGJ-ja, duke shtuar se nuk mund të gjykohej dy herë. Megjithatë, Kapedani dha një sqarim për anën subjektive sa i takon videove.

“Duke iu referuar një vendimi të KPA-së për një gjyqtare të Apelit, e cila prej një viti nuk paraqitet në detyre, KPA vlerëson se çështjet e etikës i takojnë KLGJ-së dhe jo Vetingut. Nga viti 2017 e në vijim është kompetencë e KLGJ-së. ILD ka kërkuar pezullim dhe KLGJ është shprehur se nuk jemi përpara rastit kur gjyqtari ka lënur rëndë figurën e gjyqtarit dhe i ka kthyer pas dosjen ILD ta plotësojë. Kërkoj nga ana juaj që sa kohë unë jam e proceduar nga KLGJ dhe kam një masë, s’mund të merret në konsideratë. Më lejoni të flas edhe për anën subjektive. Është fakt që jam një gjyqtare profesioniste, nuk çaloj profesionalisht. Dua t’ju them që persona të pakënaqur nga puna ime u kapën pas jetës sime personale. Në një hark të shkurtër, jeta ime profesionale mori goditje shumë të fortë. Ajo për të cilën punova më përkushtim gjithë jetën, m’u kthye kundër. Shpreh bindjen se veshja dhe preferencat muzikore nuk kanë ndikuar në detyrën time dhe ushtrimin e saj me integritet, dinjitet dhe bazuar në ligj. Jam një gjyqtare që nuk bëj kompromis, këta të pakënaqur përdoren jetën time personale dhe ngritën dyshime mbi atë që unë përfaqësoj. Mundi dhe sakrifica, papritur u gjenda përballë një gjyqi popullor me pasoja shumë të rënda për shëndetin tim, karrierën dhe familjen time. Kam vetëm një kërkesë, ju lutem mos më gjykoni për veshjen dhe muzikën. Kam dhënë prova se jam një gjyqtare e patrembur dhe shërbëtore e ligjit. Fatkeqësisht më ndodhi të jetoj në një shoqëri, ku imorali bën moral”./Shqiptarja.com/

The post Nga videot në Tik-Tok te çështja e Viktor Ymerit, rrëfimi i gjyqtares Enkeleda Kapedani appeared first on Albeu.com.

Videot virale në “TikTok”: KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të kryegjyqtares Kapedani, detyrat që i ngarkon ILD-së
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Ne vendim thuhet se, KLGJ i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas KLGJ, ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

KLGJ gjithashtu i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon. Po ashtu i ka caktuar ILD-së  të dokumentojnë tekstet që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates./albeu.com

The post Videot virale në “TikTok”: KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të kryegjyqtares Kapedani, detyrat që i ngarkon ILD-së appeared first on Albeu.com.

Tik Tok i “bëri gropën”, koha kur gjyqtarja e Elbasanit konkurronte për Miss Shqipëria (VIDEO)
Ditën e djeshme, në mediet online u shpërndanë me shpejtësi video të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila ishte shumë aktive në Tik Tok.

Emri dhe videot e saj u bënë virale duke shkaktuar reagime në shumta nga njerëzit dhe nga organet e drejtësisë.

Siç u bë e ditur që të hënën, Kapedani ka konkurruar për Miss Shqipëria në vitin 2003. Atë kohë, gjyqtarja ka qenë vetëm 18 vjeç dhe thoshte se merrte pjesë në këtë spektakël për të hedhur një hap drejt së ardhmes.

Kujtojmë se pas publikimit të videove, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë e vuri nën hetim, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i dënoi rëndë veprimet e saj duke u shprehur se është një nga zyrtarët e drejtësisë që nuk kanë kaluar Vettingun janë pikërishta ata që gërryejnë sistemin e drejtësisë.

Kapedani bëri disa reagime në rrjete sociale duke thënë se ajo nuk kishte Tik Tok dhe e gjitha ishte një sulm ndaj imazhit të saj./albeu.com

The post Tik Tok i “bëri gropën”, koha kur gjyqtarja e Elbasanit konkurronte për Miss Shqipëria (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Videot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit, reagon sërish gjyqtarja e Elbasanit: Ndihem keq, po më dëmtojnë imazhin
Nënkryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani është vënë nën hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit të disa videove në Tik Tok, ku zyrtarja shihet në ambientet e punës.

Ndërkohë që pritet të merret vendimi për të, gjyqtarja ka reaguar sërish ku shprehet se, publikimi i këtyre videove është bërë vetëm për t’i dëmtuar imazhin.

Më tej ajo thotë se, po pret me qetësi verifikimin dhe se shpreson që ky të mos jetë sulm personal ndaj saj, pasi është grua dhe nënë.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.

Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.

Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, thuhet në regimin e saj./albeu.com

The post Videot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit, reagon sërish gjyqtarja e Elbasanit: Ndihem keq, po më dëmtojnë imazhin appeared first on Albeu.com.