gjyqtarë Archives - Albeu.com
Albulena Haxhiu shkarkon 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqjen në vitin 2022
<html><head></head><body>
U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar vendimin për lirimin nga detyra të 18 gjyqtarëve serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Sipas Haxhiut, masa është ndërmarrë pas rekomandimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe është bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore.
“Sot, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka deklaruar ajo.
Vendimi është pjesë e procedurave institucionale që synojnë rregullimin e situatës së krijuar pas largimit me dorëheqje të gjyqtarëve serbë nga institucionet e drejtësisë.
</body></html>
The post Albulena Haxhiu shkarkon 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqjen në vitin 2022 appeared first on Albeu.com.
KGJK-ja mbyll derën për rikthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu pritet të firmosë lirimin e tyre nga detyra
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarëve dhe të stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim. Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, nuk mori qëndrim në votim, ndërsa anëtarja Ivana Milenkoviq votoi kundër.
Pas këtij vendimi, emrat e gjyqtarëve dhe pjesëtarëve të stafit që kishin dhënë dorëheqje pritet t’i përcillen ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky hap do t’i hapë rrugë procedurës për lirimin e tyre nga detyra.
Haxhiu e ka mirëpritur vendimin e KGJK-së dhe ka njoftuar se do të veprojë sapo propozimet t’i dorëzohen zyrtarisht.
“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka bërë të ditur se çdo veprim do të ndërmerret mbi bazën e kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarrë veprime për lirim nga detyra të tyre”, ka deklaruar ajo, transmeton “Bota sot”.
Dorëheqjet e gjyqtarëve dhe stafit serb u paraqitën në nëntor të vitit 2022, në kuadër të largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës.
Gjatë asaj periudhe, dhjetëra gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë serbë u tërhoqën nga institucionet e drejtësisë në veri të Kosovës.
Largimi i tyre ishte pjesë e një vale më të gjerë dorëheqjesh nga institucionet e Kosovës, ku përfshiheshin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.
Dorëheqjet u bënë në kuadër të një strategjie të koordinuar politike të udhëhequr nga strukturat politike serbe dhe Beogradi zyrtar. Për këtë arsye, vendimi i sotëm i KGJK-së konsiderohet edhe si refuzim i mundësisë që një tërheqje institucionale, e realizuar në rrethana të tensionuara politike, të zhbëhet vetëm përmes anulimit të dorëheqjeve.
Çështja e rikthimit të gjyqtarëve serbë është rikthyer muajt e fundit në qendër të debatit politik dhe institucional.
U.d. presidentja Albulena Haxhiu i kishte kërkuar KGJK-së që të përmbyllte procedurat përkatëse lidhur me dorëheqjet. Në korrik, mbledhja e Këshillit nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa shqyrtimi i çështjes mbeti në rend dite.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar gjithashtu se gjyqtarët që u larguan nuk mund të riktheheshin thjesht përmes një vendimi politik. Ai e kishte lidhur largimin e tyre me zhvillimet e vitit 2022.
Me vendimin e fundit të KGJK-së, procedura kalon në fazën e radhës. Propozimet pritet t’i dërgohen u.d. presidentes Haxhiu, e cila ka bërë të qartë se do të ndërmarrë veprimet për lirimin e tyre nga detyra.
</body></html>
The post KGJK-ja mbyll derën për rikthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu pritet të firmosë lirimin e tyre nga detyra appeared first on Albeu.com.
KGJK refuzon rikthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb në sistemin gjyqësor
<html><head></head><body>
Kërkesa për anulimin e dorëheqjeve nga ana e gjyqtarëve dhe personelit të komunitetit serb është hedhur poshtë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
Vendimi u mor gjatë seancës së mbajtur sot, ku 9 anëtarë u shprehën pro refuzimit, ndërsa u regjistrua një votë kundër dhe një abstenim.
Rrustem Thaqi, kryesuesi i KGJK-së, zgjodhi të abstenojë, teksa Ivana Milenkoviq, pjesëtare e këtij organi të drejtësisë, ishte e vetmja që votoi kundër propozimit.
Lista me emrat e atyre që dhanë dorëheqje do t’i përcillet ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në mënyrë që të procedohet me shkarkimin e tyre nga pozitat zyrtare.
</body></html>
The post KGJK refuzon rikthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb në sistemin gjyqësor appeared first on Albeu.com.
Gjyqësori në veri, në pritje të rikthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë
<html><head></head><body>
Në Qendrën për Energji Qytetare (CEC) në Mitrovicën e Veriut, të enjten u zhvillua konferenca me temën “Gjyqësori në veri të Kosovës: Sfidat aktuale dhe perspektivat për zhvillimin institucional”, e organizuar nga Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike (ACDC). Në këtë aktivitet u trajtuan vështirësitë e sistemit të drejtësisë në veri, si edhe mundësia që gjyqtarët, prokurorët dhe stafi administrativ serb të rikthehen në institucionet e drejtësisë. Pjesëmarrësit paraqitën qëndrime të ndryshme për këtë çështje.
Drejtori ekzekutiv i ACDC-së, Dushan Radakoviq, deklaroi se negociatat kanë hapur tashmë procesin për kthimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në drejtësi. Ai tha se pret që gjyqtarët dhe prokurorët të nisin punën më 1 shtator.
Radakoviq: Gjyqtarët dhe prokurorët serbë mund të rikthehen në sistemin e drejtësisë më 1 shtator
Radakoviq tha se pretendimet e raportuara nga mediat, se zgjedhjet nuk kishin pasur pjesëmarrje prej 1.5%, rezultuan të sakta, ndërsa aktualisht në punë mungojnë gjyqtarët dhe prokurorët nga komuniteti serb. Sipas tij, procesi është shtyrë dhe periudha e verës, kur aktiviteti politik është më i ulët, është shfrytëzuar për përpjekjet për rikthimin e tyre. Ai tha se Këshilli Gjyqësor ishte paraparë të merrte pjesë në konferencë, por shtoi se është zhvilluar një takim serioz ku është biseduar se kthimi ka nisur nëpërmjet negociatave. Radakoviq theksoi se nuk dëshirojnë të krijojnë presion shtesë, pasi personat e përfshirë, sipas tij, janë nën presion të jashtëzakonshëm.
Ai bëri të ditur se në takimet e ditëve të fundit është arritur pajtim që, sapo gjykata të hapet dhe njerëzit të rikthehen, të mos shpenzohet kohë për mënyrën dhe procedurat e kthimit. Sipas tij, ka çështje sigurie dhe probleme që do të adresohen gjatë procesit. Radakoviq tha se është premtuar pjesëmarrja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe drejtorit në konferencën e ardhshme, për të cilën ai shpreson se do të mbahet në mes të shtatorit, ku do të shpjegohen hapat e mëtejmë dhe pritjet.
Si qëndrim personal, Radakoviq tha se pret rikthimin e njerëzve në gjykatë më 1 shtator. Ai njoftoi gjithashtu se dje, veçanërisht anëtarët, e kanë informuar Këshillin Gjyqësor për dëshirën e tyre për t’u kthyer dhe për t’i tërhequr dorëheqjet. Rreth 130 persona kishin paraqitur dorëheqje më 6 nëntor 2022, ndërsa një numër më i vogël ka dorëzuar kërkesë zyrtare. Ai solli shembullin e 24 gjyqtarëve që kishin punuar, duke thënë se vetëm 16 prej tyre mund të rikthehen.
Radakoviq paralajmëroi se mungesa e stafit të mjaftueshëm në gjykata dhe prokurori mund ta vështirësojë më tej funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai njoftoi se tre persona nga veriu e kanë kaluar provimin e jurisprudencës.
Shefi i Seksionit për Drejtësi në UNMIK, Andrea Lako, vlerësoi se mbajtja e konferencës në Mitrovicë ka një rëndësi të veçantë. Ai tha se tema lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e drejtësisë në veri të Kosovës.
Lako: Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë do të ndihmonte rikthimin e normalitetit në veri
Lako tha se është i kënaqur që konferenca po zhvillohet në Mitrovicë, të cilën e cilësoi si qendrën e këtij problemi. Ai shprehu shpresën për lajme të mira në të ardhmen e afërt, duke përmendur zërat pozitivë për rikthimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit të gjykatës. Sipas tij, një rikthim i tillë do të mundësonte kthimin gradual të normalitetit.
Ai theksoi se integrimi nuk ka rëndësi vetëm politike. Sipas Lakos, komuniteti ka nevojë që gjyqtarët dhe prokurorët e vet të jenë pranë tij, në mënyrë që qasja në drejtësi të realizohet pa pengesa.
Avokati Shyqyri Syla tha se përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë në Kosovë ka kaluar në disa etapa. Ai vlerësoi se rikthimi i tyre do të ishte i rëndësishëm si për institucionet, ashtu edhe për komunitetin serb në veri të vendit.
Syla: Integrimi i strukturave gjyqësore në veri e bëri funksional sistemin e drejtësisë
Syla deklaroi se funksionimi i gjyqësorit në veriun e Kosovës ka qenë i vështirë, sidomos pas luftës, kur pati disa faza të integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Ai tha se pas shpalljes së pavarësisë, ata i lanë institucionet dhe se edhe personat e tjerë u dëbuan nga ndërtesa, gjë që paraqiti një sfidë të madhe për drejtësinë.
Sipas tij, për 10 vjet ka pasur pengesa të mëdha për funksionimin e shpejtë dhe të drejtë të organeve gjyqësore. Në Vushtrri, tha ai, nuk ekzistonin kushte pune, por me kalimin e kohës u arrit marrëveshja për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013/2016 për integrimin e strukturave gjyqësore në veri.
Ai theksoi se procesi nuk ishte i lehtë dhe se personalisht kishte kontaktuar e negociuar kthimin e tyre pa praninë e faktorit ndërkombëtar. Syla tha se kishte zhvilluar biseda me kryeprokurorin e asaj kohe në prokurorinë paralele, nëse nuk gabon, si dhe kishte organizuar disa takime me Këshillin Prokurorial dhe me ish-kryeprokurorin e Shtetit, Ismet Kabashi.
Syla vlerësoi se integrimi i tyre ishte disi më i lehtë dhe pa kushtëzime. Ai tha se ky ishte një proces i mirëpritur jo vetëm për politikën, por edhe për vetë komunitetin, siç kishte theksuar Lako në fjalën hyrëse. Sipas tij, integrimi nuk bëhet për arsye politike, por për nevojat e komuniteteve dhe për t’u siguruar atyre qasje më të mirë në drejtësi.
Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, tha se përfaqësimi i komuniteteve në institucionet e drejtësisë është detyrim kushtetues. Ai e cilësoi kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serb si vazhdim të procesit të nisur me integrimin e vitit 2017.
Shala: Përfshirja e komuniteteve në drejtësi është detyrim kushtetues dhe jo çështje politike
Shala tha se, duke u nisur nga parimet e përgjithshme, integrimi është një obligim kushtetues. Sipas tij, përfaqësimi i komuniteteve në institucione, përfshirë ato të drejtësisë, kërkohet nga Kushtetuta dhe synimi është pikërisht zbatimi i saj. Ai theksoi se komunitetet përfaqësohen në Kuvend dhe në komuna, prandaj duhet të kenë përfaqësim edhe në sistemin e drejtësisë.
Sipas Shalës, integrimi i gjyqësorit në vitin 2017 përbënte një arritje të madhe, sepse funksionalizoi gjykatat dhe evidentoi punët e problemet që, siç përmendi avokati Syla, ishin krijuar ndër vite. Ai tha se situata nisi të rikthehej gradualisht në rrjedhën e saj dhe qasja në drejtësi mori drejtim tjetër, pasi gjyqësori u pa si institucion që u përket të gjithëve, pa ndarje mes komuniteteve.
Ai deklaroi se, pavarësisht dilemave të mëdha në fillim, procesi funksionoi mirë për disa vjet. Shala tha se fatkeqësisht një rast i vetëm u përdor si arsyetim për dorëheqjen e të gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës nga sistemi i drejtësisë. Sipas tij, kjo përbënte kthim prapa në raport me integrimin e sistemit të drejtësisë.
Shala tha se fakti që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i kanë pranuar dorëheqjet ka mbajtur të hapur mundësinë për rikthimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serb në drejtësi. Ai e vlerësoi këtë si hap të rëndësishëm për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Diskutimi për drejtësinë në veriun e Kosovës nuk u përqendrua vetëm te rikthimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb. Gjatë konferencës u trajtuan edhe sfidat që hasin avokatët dhe palët në marrëdhëniet e tyre me institucionet e drejtësisë.
</body></html>
The post Gjyqësori në veri, në pritje të rikthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë appeared first on Albeu.com.
KGJK vulos rezultatet e zgjedhjeve, Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani anëtarët e rinj
<html><head></head><body>
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave themelore, Gjykatës Administrative dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhje, anëtari i KGJK-së, Ahmet Imami, paraqiti ecurinë e plotë të procesit zgjedhor, duke nënvizuar se ai është realizuar sipas planit dhe kalendarit të miratuar nga Këshilli, si dhe nën vëzhgimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile.
“Kjo ka qenë një proces i zgjatur me të dyja datat që është zhvilluar, por më lejoni shkurtimisht me paraqit këtë kronologji. Ashtu siç e dimë të gjithë, Këshilli Gjyqësor ka miratuar datat e zgjedhjeve në gjykatat themelore të vendit. Komisioni, në bazë të planit dhe kalendarit, ka organizuar procesin si vijon: 16 qershor janë organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga katër kandidatë të nominuar, kandidatja e kualifikuar në votimin zgjedhor ka qenë gjyqtarja Valentina Sopjani. Më 17 qershor Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe në Ferizaj. Në Gjilan nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm për t’u kualifikuar në votimin zgjedhor, ndërsa në Ferizaj ka qenë gjyqtari Ilir Bytyqi. Më 18 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe në Pejë. Në Mitrovicë, kandidat të kualifikuar kemi pasur gjyqtarin Agron Maxhuni, kurse në Pejë, kandidati i kualifikuar ka qenë gjyqtari Besnik Shala. Ndërsa më 19 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prizren, ku sipas rezultatit të datës 19 qershor, kandidatja e suksesshme, e kualifikuar në votimin zgjedhor, ka qenë gjyqtarja Diona Bajrami. Me datën 22 qershor, komisioni ka pranuar një e-mail ku kandidati, respektivisht gjyqtari Besnik Shala, është tërhequr nga gara. Komisioni ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për datën 23 qershor, të cilët kanë qenë: gjyqtari Agron Maxhuni nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega Vushtrri; gjyqtarja Diona Bajrami nga Gjykata Themelore në Prizren; gjyqtari Ilir Bytyqi nga Gjykata Themelore në Ferizaj; dhe gjyqtarja Valentina Sopjani nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Me datën 23 qershor është mbajtur votimi zgjedhor, ku sipas rezultatit nga këta katër kandidatë të kualifikuar, votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor i kanë fituar gjyqtari Agron Maxhuni dhe gjyqtarja Valentina Sopjani. Është me rëndësi të theksohet se si në zgjedhjet e mbajtura në gjykatat themelore, po ashtu edhe në tubimin zgjedhor, kemi pasur monitorim nga partnerët ndërkombëtarë dhe nga shoqëria civile. Po ashtu, vlen të theksohet se i gjithë procesi i votimit zgjedhor është paraqitur drejtpërdrejt në faqen e Këshillit. Një risi në këtë proces ka qenë se çdo votë e numëruar është paraqitur në ekran dhe të gjithë pjesëmarrësit në tubim kanë pasur mundësi ta shohin se si bëhet numërimi më tutje. Unë, para se t’i propozoj Këshillit certifikimin e rezultateve, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time anëtarëve të komisionit gjyqësor, gjyqtares Afërdita Bytyqi dhe gjyqtarit Fahret Velija, po ashtu edhe stafit mbështetës, të cilët asnjëherë nuk janë kursyer që të kontribuojnë që procesi të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, në bazë të elaborimit që bëra, unë i propozoj Këshillit Gjyqësor që të certifikojë rezultatet, ku kandidatët e zgjedhur, respektivisht anëtarët e rinj të zgjedhur nga ky proces zgjedhor, janë gjyqtari Agron Maxhuni dhe gjyqtarja Valentina Sopjani”, tha ai.
Pas këtij prezantimi, KGJK-ja miratoi certifikimin e rezultateve dhe zyrtarizoi zgjedhjen e gjyqtarit Agron Maxhuni dhe gjyqtares Valentina Sopjani si anëtarët më të rinj të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve.
</body></html>
The post KGJK vulos rezultatet e zgjedhjeve, Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani anëtarët e rinj appeared first on Albeu.com.