gjyqi ne japoni Archives - Albeu.com

Ish-shefi i Nissan: Si u arratisa përmes kutive nga Japonia dhe pse dëshiroj të dal në gjyq
Përktheu Romarjo Xhemali-albeu.com

Ish-shefi i arratisur i Nissan-it, Carlos Ghosn, ka thënë se dëshiron të dalë në gjyq pas akuzave për evazion fiskal dhe transaksione të dyshimta, në mënyrë që të pastrojë emrin e tij.

Ai foli për BBC pasi Franca lëshoi një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij, duke iu referuar disa pagesave të dyshimta.

Ghosn tha se e priste diçka të tillë, edhe pse ishte i befasuar me momentin.

Ghosn u përball me akuza për sjellje të pahijshme financiare kur u largua nga Japonia në vitin 2019.

Ish-kreu i Nissan-it, dikur një nga figurat më të fuqishme në industrinë e makinave, aktualisht nuk është në gjendje të largohet nga Libani, pasi ai është subjekt i një njoftimi të kuq të Interpolit të lëshuar nga Japonia.

Ai i tha BBC-së: “Unë dua të dal në gjyq sepse vetëm kështu mund të heq qafe Njoftimin e Kuq që sot më ndalon të largohem nga Libani”.

Ai tha se donte një gjyq në Liban për akuzat e ngritura kundër tij në Japoni, dhe për ato që dolën nga hetimi francez dhe ishte “plotësisht i sigurt” se mund të provonte pafajësinë e tij.

Prokurorët në Francë po hetojnë pretendimet se zoti Ghosn ka dërguar miliona euro nga Renault përmes Suhail Bahëan Automobiles.

Sipas raporteve të botuara fillimisht në ëall Street Journal, ai i përdori paratë për blerje personale, duke përfshirë atë të një jahti 120 metrash,raporton albeu.com.

Një gjykatës hetues në Francë tani ka lëshuar pesë urdhër-arreste ndërkombëtare kundër zotit Ghosn dhe katër personave të lidhur me një shpërndarës makinash në Oman.

Ghosn i tha BBC-së të premten: “Nuk kishte asnjë euro [nga Nissan apo Renault] që përfundoi duke përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi”.

Ai mohoi se ishte një i arratisur nga drejtësia – dhe përsëriti pretendimet e mëparshme se ishte larguar nga Japonia sepse nuk do të kishte pasur një gjyq të drejtë atje.

Ghosn tha se akuzat kundër tij ishin pjesë e një komploti për të prishur planet e tij për një bashkim të plotë midis Renault dhe Nissan.

Që nga arratisja e tij, Carlos Ghosn ka pohuar vazhdimisht se akuzat kundër tij në Japoni ishin të pabaza.

Sipas tij, ato ishin pjesë e një komploti, të krijuar për ta penguar atë nga orkestrimi i një bashkimi midis Nissan dhe partnerit të tij francez Renault.

Por prej disa vitesh një hetim i veçantë po zhvillohet në heshtje në Francë. Një gjykatës hetues së fundmi e mori gjatë në pyetje Z. Ghosn në Bejrut.

Vendimi për të lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar sugjeron se pala franceze beson se ka një rast të vërtetë për t’u përgjigjur të paktën,raporton albeu.com.

Ghosn ka thënë se do të ishte i lumtur të dilte në gjyq në Francë për të pastruar emrin e tij dhe avokatët e tij duken të sigurt se kjo do të ndodhte. Por ka një problem.

Atij i është ndaluar të largohet nga Libani, sepse ende i nënshtrohet një kërkese ekstradimi nga Japonia, edhe pse kjo kërkesë ka shumë pak gjasa që të plotësohet.

Ghosn dikur drejtonte Aleancën Renault-Nissan-Mitsubishi, një nga grupet më të mëdha të prodhimit të makinave në botë.

Ai u arrestua në Japoni në fund të vitit 2018 dhe u përball me një sërë akuzash, duke përfshirë pretendimet se qëllimisht kishte keqraportuar të ardhurat e tij dhe kishte përdorur paratë e kompanisë për të financuar stilin e tij të jetesës. Ai mohoi çdo pretendim të tillë.

Ai ka folur më parë për arratisjen e tij dramatike nga Japonia, e cila përfshinte maskimin për të kaluar pa u vënë re nëpër rrugët e Tokios, duke u fshehur në një kuti të madhe pajisjesh muzikore dhe duke ikur në Libanin e tij të lindjes, ndërsa priste gjyqin.

Ghosn, i cili ka pasaporta braziliane, libaneze dhe franceze, nuk mund të ekstradohet në Francë nga Bejruti, megjithëse ai konfirmoi për BBC se është marrë në pyetje si pjesë e hetimit.

Ai tha se mendonte se Franca kishte lëshuar urdhër-arrestin sepse sipas ligjit të saj hetimi nuk mund të mbyllej nëse ai nuk ishte në territorin francez, raporton albeu.com.

“Pra, në një farë mënyre ne prisnim të ndodhte diçka e tillë,” tha ai. “Ajo që ishte befasuese ishte koha…dhe gjithashtu që ne e dinim për këtë përmes një gazete amerikane…pa u njoftuar zyrtarisht”.

Më parë, avokati i tij, Jean Tamalet në King & Spalding, i tha BBC-së: “Ne besojmë se kjo lëvizje është i vetmi mjet teknik që ata gjetën se mund të gjykojnë çështjen në një gjykatë në të ardhmen.”

Urdhëresat janë lëshuar edhe kundër pronarëve aktualë dhe ish-drejtorëve të distributorit të makinave, Suhail Bahëan Automobiles.RXh/albeu.com/

The post Ish-shefi i Nissan: Si u arratisa përmes kutive nga Japonia dhe pse dëshiroj të dal në gjyq appeared first on Albeu.com.