gjykim Archives - Albeu.com

Dosja “Metamorfoza”/ SPAK dërgon për gjykim Nuredin Dumanin, Ervis Martinajn dhe anëtarë të grupit “Bajri”
Hetimet për një grup prej nëntë personash në kuadër të dosjes “Metamorfoza” kanë përfunduar dhe çështja është përcjellë për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Në mesin e të pandehurve gjenden emra të tillë si Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i shpallur i zhdukur që nga gushti i vitit 2022, Prekë Kodra, si dhe Aleks Ndreka, i njohur ndryshe si “Leksi i Druve”, të gjithë të lidhur me grupin kriminal “Bajri”.

Akuzat e ngritura nga prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti lidhen me vrasjen e Gjin Boricit Ndoj në Vaun e Dejës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020. Për këtë çështje tashmë po përballen me drejtësinë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri (Brajoviq) dhe të pandehur të tjerë. Sipas SPAK-ut, të pandehurit do të gjykohen edhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, të cilët konsideroheshin si kundërshtarë të grupit “Bajri”, si dhe për përgatitjen e vrasjes së Kleant Musabelliut.

Akuza përfshijnë veprat penale të vrasjes me paramendim të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, grupit të strukturuar kriminal, si dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, krahas veprave të tjera penale.

Dosja “Metamorfoza” do të kalojë në short elektronik në GJKKO për të përcaktuar gjyqtarin që do të drejtojë seancën paraprake. Kjo dosje e ndërtuar nga SPAK-u mbi komunikimet e platformës së koduar Sky ECC, është fraksionuar në disa pjesë. Për disa prej të pandehurve tashmë janë dhënë vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër e proceseve vijon të shqyrtohet në gjykatë.

Lista e plotë e personave që do të përballen me gjykim përfshin: Ervis Martinaj, Denis Brajoviq, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Nuredin Dumani, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Bardhyl Mavraj.

The post Dosja “Metamorfoza”/ SPAK dërgon për gjykim Nuredin Dumanin, Ervis Martinajn dhe anëtarë të grupit “Bajri” appeared first on Albeu.com.

Plasin polemikat në Botëror, FIFA befason me vendimin e fundit para gjysmëfinales
FIFA i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit. Ismail Elfath, është besuar për të gjykuar gjysmëfinalen epike mes Argjentinës dhe Anglisë në Botëror.

Ky takim, do të luhet nesër(15 korrik), prej orës 21:00.

Dhe pse ka pasur kritika të shumta për të, pikërisht pas Uruguai-Spanjë, FIFA i besoi një takim të tillë. Elfath është gjyqtar i lindur në Marok, por përfaqëson Amerikën ku qëndron prej shumë vitesh.

44-vjeçari është i njohur për Mesin, për shkak të ndeshjeve që ka drejtuar në MLS. Për të do të jetë ndeshja e parë e kësaj rëndësie.

Angli-Argjentinë është përballje mjaft interesante, që do të përcaktojë finalistin e dytë. Anglezët shkojnë në këtë takim duke qenë pak më favorit.

The post Plasin polemikat në Botëror, FIFA befason me vendimin e fundit para gjysmëfinales appeared first on Albeu.com.

Rihapet procesi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Koci tregon provën shtesë
<html><head></head><body>

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Gllogjan në vitin 2021.

Ky vendim u mor në seancën e së premtes, ndonëse për atë ditë ishte paraparë shpallja e aktgjykimit.

Avokati i familjes së dëmtuar, Arianit Koci, bëri të ditur se sot pritej vendimi përfundimtar, por gjykata vendosi ta hapë sërish procesin për të administruar një provë shtesë.

Koci: Besoj se pas seancës së radhës do të merret vendimi

“Sot e kemi pritur vendimin. Sidoqoftë, gjykata ka vlerësuar se duhet të vërtetohet edhe një provë, prandaj e ka rihapur gjykimin. Deri më tash, kryetari i trupit gjykues e ka udhëhequr proceduralisht shumë mirë. Unë, si përfaqësues i familjes së dëmtuar, jam i kënaqur dhe besoj se pas seancës së radhës do të merret vendimi dhe personat e akuzuar do të dënohen”, deklaroi Koci.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte informacion për provën që çoi në rihapjen e shqyrtimit, Koci tha se bëhet fjalë për një video.

Koci: Video e re ririhapë shqyrtimin gjyqësor

“Gjykata e ka arsyetuar sot vendimin e vet. Bëhet fjalë për një video dhe për fjalën përfundimtare të prokurores. Sidoqoftë, do ta shqyrtojmë dhe do të përfundojë edhe ky proces”, tha Koci.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, tre të pandehurit dyshohet se e kanë organizuar dhe realizuar sulmin në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me motiv hakmarrjen.

Në aktakuzë thuhet se objektiv i sulmit ishte shoferi i autobusit, tashmë i ndjeri Gani Gjokaj. Prokuroria pretendon se familja Mehmetaj e konsideronte atë përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, dhe se kjo ka qenë arsyeja e krimit.

Dosja e rastit përshkruan se Halil Mehmetaj ishte zotuar për hakmarrje ndaj Gjokajt dhe se, gjatë varrimit të vajzës së tij, kishte vendosur orën e dorës në arkovin e saj.

Sipas akuzës, para ngjarjes të pandehurit kishin vëzhguar zonën ku ndodhi sulmi, duke përzgjedhur një vend të largët nga shtëpitë dhe pa kamera sigurie. Prokuroria pretendon se ata i kishin zënë pritë autobusit që qarkullonte në linjën Gjakovë, Gllogjan, ndërsa nga sulmi mbetën të vrarë tre persona.

Organi i akuzës pretendon se Kastriot Mehmetaj, i armatosur me një pushkë automatike AK-47, kishte shkuar në këmbë deri në vendin e ngjarjes. Kur autobusi u afrua, ai kishte dalë në mes të rrugës duke u shtirur si i dehur, me qëllim që shoferi të ngadalësonte ose të ndalonte. Sipas aktakuzës, pasi autobusi uli shpejtësinë, ai qëlloi në drejtim të shoferit Gani Gjokaj, duke e lënë të vdekur, ndërsa nga të shtënat humbën jetën edhe dy nxënës 17 vjeçarë, L.H. dhe G.M., si dhe u plagos rëndë F.T.

Më tej, aktakuza thotë se pas sulmit Kastriot Mehmetaj ishte larguar në drejtim të fshatit Shaptej, ku e priste me veturë Kreshnik Mehmetaj. Prokuroria pretendon se, pasi ishin kthyer në shtëpi, arma e përdorur në krim ishte shkatërruar.

Po ashtu, Halil Mehmetaj akuzohet se nga 14 qershori 2020 deri më 26 nëntor 2021 kishte nxitur Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn për vrasjen e Gani Gjokajt, duke e fajësuar vazhdimisht atë për vetëvrasjen e vajzës së tij, Heroina Mehmetaj.

</body></html>

The post Rihapet procesi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Koci tregon provën shtesë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Trafik i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 15 persona, mes tyre vëllezërit Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj
SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehur për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr. 184/3 të vitit 2024, në ngarkim të 15 të pandehurve, të akuzuar si më poshtë vijon:

Artur Hoxhosmani, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në formën e drejtimit,

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me fishekët e gjetur në banesë, e parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal,

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal, si dhe

“Futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, e  parashikuar nga Neni 324/a/1 të Kodit Penal.

Genti (alias Kili, alias Ekil) Nderjaku dhe Nazmi Shahini (alias Drazhi), për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në rolin e drejtuesit.

1. Devid Patrut (alias Devid BORAJ, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri), për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, (në episodin e 13.12.2020, Guajaquyil, Ekuador) parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal në formën e drejtimit.

2.Klevis Hoxhosmani, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar, më shumë se një herë (në episodet e datës 06-07.06.2020, Roterdam, Holandë; dhe 28.10.2020, Roterdam, Holandë) nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal në formën e pjesëmarrësit.

3.Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, dhe Amer (alias Ilir) Lloshi, për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/a/1 (në episodin e datës 28.10.2020, Roterdam, Holandë) dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, si dhe

“Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal në formën e pjesëmarrësit.

4. Julian Meçaj dhe Bledar Polovina, për kryerjen e veprave penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal (me tipologjinë e krimit vazhdues, përgjatë periudhës janar 2020-mars 2021, kryer në formën e shitjesh dhe ofrimit për shitje), parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 dhe 6 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Bashkim Haxhija dhe Endrit Sinani, për kryerjen e veprave penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal (me tipologjinë e krimit vazhdues përgjatë periudhës janar 2020-mars 2021, kryer në formën e shitjesh dhe ofrimit për shitje), parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 dhe 6 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyEcc, të cilat janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaj, me persona të proceduar nga autoritetet shqiptare, apo persona ende të paidentifikuar, kanë trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazil, Ekuador e Kolumbi) dhe Spanja e Maroku për në vendet evropiane (Itali, Belgjikë, Spanjë, Holandë etj.,), si dhe kanë tregtuar dhe ofruar për shitje në këto shtete evropiane në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, sasi të konsiderueshme prej 8126 kg lëndë narkotike:

7261 kg, lëndë narkotike e llojit kokainë

590 kg, bimë narkotike e llojit hashash

275 kg, bimë narkotike e llojit kanabis sattiva.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit Artur Hoxhosmani, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), Nazmi Shahini (alias Drazhi), Devid Patrut (alias Devid Boraj, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj dhe Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri), kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme që lidhen me narkotikët, ndërsa të pandehurit Klevis Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Bashkim Haxhija, Julian Meçaj, Bledar Polovina dhe Endrit Sinani, kanë patur rolin e pjesëmarrësve.

Prokuroria e Posaçme, ka depozituar pranë gjyqtarit të seancës paraprake kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj 3 (tre) personave nën hetim, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në aktet e administruara gjatë hetimit, është konkluduar se, për një nga episodet e atribuuara të hetuarit Devid Patrut, ky i fundit është dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë.

Për rrjedhojë, në këtë rast gjen zbatim parimi i gjësë së gjykuar (ne bis in idem). Ndërsa, për të hetuarit Ilir Lloshi dhe Julian Pjetri, u konkludua se fakti penal i atribuuar nuk ekzistonte ose nuk u arrit të provohej kryerja e veprave penale.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet franceze, spanjolle, belge, britanike, holandeze, braziliane, italiane, ekuadoriane të drejtësisë, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit të masave të sigurimit personal në bashkëpunim me strukturat e hetimit me Policinë e Shtetit.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurve që kanë marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm në fushën e narkotikëve dhe vijimin e hetimit pasuror/financiar kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 184/3 të vitit 2024, dhe numërtimin si procedimi penal nr. 184/3.1 i vitit 2026.

SPAK falenderon autoritetet e drejtësisë franceze, spanjolle belge, britanike, holandeze, braziliane, italiane, ekuadoriane, Eurojust dhe Europol, për mbështetjen dhe ndihmën në këtë procedim.

The post EMRAT/ Trafik i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 15 persona, mes tyre vëllezërit Hoxhosmani, Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim katër persona për pastrim parash, përdoren disa kompania për të futur fondet! Sekuestrohen pasuri në Dhërmi!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për gjykim katër persona të huaj, të akuzuar për pastrim parash.

Të pandehurit janë Domingo Romillo Iriarte, Mihaela Munteanu Manole, Alvaro Romillo Castillo dhe Doris Pere.

Sipas SPAK, tre të parët akuzohen për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa Doris Pere për pastrim parash në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë vitit 2024 të pandehurit krijuan tre shoqëri tregtare në Shqipëri. Konkretisht, “Wingwort” sh.p.k., “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k. të cilat nuk ushtronin aktivitet real ekonomik, por përdoreshin për të futur në ekonominë formale fonde me origjinë të dyshuar kriminale.

SPAK thotë se janë konstatuar transaksione bankare me vlera të larta, fatura të dyshuara si fiktive, transferta ndërkombëtare pa dokumentacion justifikues, si dhe investime në pasuri të paluajtshme dhe automjete luksoze.

Sipas dosjes hetimore, një pjesë e fondeve janë përdorur për blerjen e dy pronave në zonën e Dhërmiut, me sipërfaqe totale 23.16 hektarë, për një vlerë të deklaruar prej 1.62 milionë eurosh. Ekspertiza ka konstatuar se vlera reale në treg e këtyre pasurive ishte më e lartë se ajo e deklaruar në kontratat e shitblerjes.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.136 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

1.Domingo Romillo Iriarte, i akuzuar për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,”Kryerje e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 287, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

2.Mihaela Munteanu Manole, e akuzuar për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 287, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

3.Alvaro Romillo Castillo, i akuzuar për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 287, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

4.Doris Pere, e akuzuar për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të pandehurit kanë krijuar dhe përdorur shoqëritë tregtare “Wingwort” sh.p.k., “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k., të regjistruara në Shqipëri gjatë muajit qershor 2024 me kapital minimal, me të njëjtën adresë për të tre shoqëritë, por pa zhvilluar veprimtari reale ekonomike.

Sipas provave të administruara, këto shoqëri janë përdorur si mekanizma për futjen e fondeve me origjinë të dyshuar kriminal, në qarkullimin dhe integrimin në ekonominë formale. Hetimet kanë evidentuar, transaksione bankare dhe tatimore me vlera të konsiderueshme, fatura të dyshuara si fiktive, pagesa pa dokumentacion ekonomik justifikues, si dhe transferta ndërkombëtare me subjekte të huaja, të lidhura me personat e përfshirë në këtë skemë.

Shoqëria “Wortend” sh.p.k. ka realizuar qarkullime financiare në vlera të larta, të cilat nuk përputhen me aktivitetin e deklaruar dhe kapacitetet reale ekonomike të saj. Gjithashtu, janë konstatuar kreditime bankare që tejkalojnë vlerën e faturave të lëshuara, pagesa ndaj shoqërive të huaja pa dokumentacion justifikues, si dhe blerje të pasurive të paluajtshme dhe automjeteve me vlerë të lartë. Një pjesë e fondeve janë përdorur për blerjen e dy pasurive të paluajtshme në zonën e Dhërmiut, me sipërfaqe totale 23.16 hektarë, kundrejt vlerës 1,621,200 euro.

Nga akti i ekspertimit vlerësues ka rezultuar se vlera e tregut e këtyre pasurive në momentin e shitblerjes ishte më e lartë se vlera e deklaruar në kontratë.

Gjatë hetimit është administruar informacion i ardhur përmes bashkëpunimit ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës, ku rezulton se disa prej të pandehurve janë subjekt hetimi për vepra penale të mashtrimit.

Nga analiza e provave, ka rezultuar se i pandehuri Domingo Romillo Iriarte ka pasur rolin drejtues dhe organizues në krijimin dhe funksionimin e skemës, duke administruar shoqëritë tregtare, duke orientuar qarkullimin e fondeve dhe vendosur për investimet në pasuri të paluajtshme dhe asete të tjera.

Të pandehurit Mihaela Munteanu Manole dhe Alvaro Romillo Castillo dyshohet se kanë marr pjesë në këtë strukturë kriminale përmes rolit të tyre formal në shoqëritë, “Wortnova” sh.p.k. dhe “Wortend” sh.p.k., duke kontribuar në krijimin e pamjes së ligjshme të veprimtarisë ekonomike dhe në qarkullimin e fondeve.

Ndërsa e pandehura, Doris Pere dyshohet se ka ndihmuar në funksionimin e skemës duke kryer veprime administrative, bankare dhe organizative në Shqipëri përfshirë sigurimin dhe përdorimin e adresave për shoqëritë tregtare, si dhe kryerjen e pagesave të ndryshme në emër të tyre.

Mbi pasuritë në pronësi të të pandehurve Domingo Romillo Iriate, Alvaro Romillo Castillo dhe Mihaela Munteanu Manote është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka çmuar se provat e mbledhura janë të mjaftueshme për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve të sipërcituar.

The post EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim katër persona për pastrim parash, përdoren disa kompania për të futur fondet! Sekuestrohen pasuri në Dhërmi! appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të dërgojë për gjykim pesë persona të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vendimi u mor në seancën paraprake të datës 1 qershor 2026, nga gjyqtarja Olkeda Lice, pasi gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Të pandehurit që do të përballen me gjykimin janë Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza.

Sipas akuzës, ata dyshohen për “trafikim të narkotikëve”, “kultivim të bimëve narkotike”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Gjykata urdhëroi që dosja e hetimeve dhe aktet e seancës paraprake të kalojnë për gjykim në themel.

Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejon ankim.

Çështja tashmë kalon për shqyrtim në gjykimin kryesor në GJKKO.

The post EMRAT/ GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal appeared first on Albeu.com.

Trafik i lëndëve narkotike nga Roterdami dhe Barcelona, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin Igli Haxhiaj
SPAK ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore për shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 49/3/1 të vitit 2026, në ngarkim të pandehurit, Igli Haxhiaj.

I pandehuri është hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej datës 27.11.2025, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç i Kodit Penal.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimeve 49/3 të vitit viti 2023 (nr.49 viti 2019) dhe nr.29 viti 2024, që lidhen me veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2, 334/1, 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Këto procedime penale janë hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Në Shqipëri, hetimet paraprake për procedimin penal nr.49/3 të viti 2023 (nr.49 viti 2019) janë zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Hetimet e përbashkëta kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Grupi i strukturuar kriminal operonte nga territori shqiptar dhe me degëzime në territorin italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare, duke hyrë në portet kryesore të Europës Veriore për ta transportuar më pas në Itali në rrugë tokësore, të fshehur në automjete të rënda.

Ndërsa hetimet paraprake të zhvilluara për procedimin penal nr.49 viti 2019 të Prokurorisë së Posaçme në kohën kur kanë ndodhur faktet penale kanë qënë të karakterit “sekret hetimor”, bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Faktet penale në ngarkim të të pandehurit Igli Haxhiaj:

1. Gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr.49 të vitit 2019, është vendosur lejimi i përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për disa nga të dyshuarit e grupit kriminal si edhe i bisedave ambientale në dy automjete në përdorim të një prej anëtareve të grupit kriminal (D.M.).

Për instalimin dhe realizimin e përgjimeve ambientale në dy automjetet e përmendur më sipër si edhe vëzhgimeve apo përgjimeve në vende publike të subjekteve të tjera të këtij procedimi penal është ngarkuar policia gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Në këtë fazë të hetimeve paraprake, i pandehuri Igli Haxhiaj në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka qënë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të subjekteve të këtij procedimi penal, duke kryer veprime vëzhgimi ndaj shtetasit D.M. dhe automjeteve në përdorim prej tij.

Nga hetimet paraprake është provuar se i pandehuri Igli Haxhiaj i ka zbuluar shtetasit D.M. faktin se ky i fundit ka qenë objekt i hetimeve të këtij procedimi penal si edhe i veprimeve që lidhen me përgjimin telefonik dhe vëzhgimin në vende publike. Ai gjithashtu i ka dhënë shtetasit D.M të dhëna dhe i ka zbuluar përmbajtjen e akteve që përbëjnë “sekret hetimor”. Në këto rrethana, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer veprën penale “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete”, e parashikuar nga neni 295/a, paragrafi (3) i Kodit Penal.

2. I pandehuri Igli Haxhiaj i ka kryer veprimet e mësipërme të zbulimit të të dhënave dhe përmbajtjes së akteve procedurale që përbëjnë “sekret hetimor”, në këmbim të kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të parregullta. I pandehuri Haxhiaj ka komunikuar përmes paltformës së enkriptuar SKY ECC me shtetasin D.M., i cili konsiderohet si një nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, duke i ofruar atij informacion që lidhet me veprimet hetimore që po kryeshin në atë moment, ndaj këtij shtetasi. Nga këto biseda provohet qartë fakti se i pandehuri Igli Haxhiaj e ofronte informacionin në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës prej 15.000 euro.

Në këto rrethana, provohet se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

3. Nga hetimet e kryera dhe nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara nga i pandehuri Igli Haxhiaj përmes aplikacionit SkyECC me persona të tjerë, provohet fakti se në shumë komunikime dhe biseda ai flet për tregtimin e lëndëve narkotike dhe shkëmben biseda për llojin e lëndës narkotike, çmimet apo lidhur me veprimet për blerjen dhe shitjen e saj.

Në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në momentin kur është njohur me faktet dhe rrethanat që lidheshin me shitjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike gjatë bisedave të kryera me persona të tjerë në aplikacionin SkyECC, Igli Haxhiaj ka pasur detyrimin ligjor të kryente veprimet procedurale për të hetuar veprat penale dhe autorët e tyre si dhe të informonte me shkrim prokurorin kompetent mbi elementët thelbësore të faktit, me qëllim rregjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Mosveprimet e mësipërme bien në kundërshtim me nenet 30 dhe 293 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenet 17 dhe 85 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Këto mosveprime përbëjnë moskryerje të rregullt të detyrës, pasi legjislacioni ngarkon me përgjegjësi individuale punonjësin e policisë për çdo veprim apo mosveprim në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.

Në rrethanat e mësipërme, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

The post Trafik i lëndëve narkotike nga Roterdami dhe Barcelona, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin Igli Haxhiaj appeared first on Albeu.com.

Nuk zbatuan vendimet për ndërtimet pa leje dhe shkaktuan mbi 11 mln lekë dëm në buxhet, Prokuroria çon në gjyq Kryeinspektorin e IMT dhe dy vartësit e tij
Prokuroria e Fierit, ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 3 zyrtarëve vendorë të IMT-së së Divjakës, të akuzuar për mosbatimin e 31 vendimeve gjyqësore për ndërtimet pa leje në atë zonë dhe shkaktimin e një dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit me vlerë mbi 11 mln lekë të reja.

Burime zyrtare nga institucioni i akuzës, bënë me dije se të pandehurit për shpërdorimin e detyrës janë Kryeinspektori i IMT dhe 2 inspektorët.

“Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dërgoi çështjen për gjykim kundër të pandehurve: R. L., Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal. S. M., Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal. I. K., Inspektor dhe ish-kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal”, thuhet në dosjen hetimore.

Në lidhje me abuzimin e kryer, institucioni shpjegon se dëmi është shkaktuar gjatë viteve 2021-2022.

“Gjithashtu nuk rezultoi të jenë ndërmarrë veprime për vjeljen e masave administrative, duke tejkaluar edhe afatet e parashkrimit, ç’ka ka sjellë një dëm real në buxhetin e shtetit. Nga hetimi u provua se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore nga mosvjelja e gjobave për periudhën 2021–2022, është në vlerën 11,170,000 (njëmbëdhjetë milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) Lek”, specifikohet në dosjen penale.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Divjakë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.346, rezultoi e provar se në 31 raste të hetuara nga prokuroria dhe të dërguara për gjykim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, dhe të dënuara nga gjykata me vendime të formës së prerë, nga funksionarët e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Divjakë, nuk janë ushtruar përgjegjësitë ligjore për kontrollin e territorit, si detyrë funksionale e tyre.

Rezultoi po ashtu se edhe në rastet e konstatimit të kundërvajtjeve administrative të ndërtimeve pa leje, nuk është ndjekur procedura e rregullt ligjore, sipas parashikimeve të ligjit si konstatimi, vendosja e gjobës, prishja e objektit dhe kallëzimi penal.

Gjithashtu nuk rezultoi të jenë ndërmarrë veprime për vjeljen e masave administrative, duke tejkaluar edhe afatet e parashkrimit, ç’ka ka sjellë një dëm real në buxhetin e shtetit. Nga hetimi u provua se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore nga mosvjelja e gjobave për periudhën 2021–2022, është në vlerën 11,170,000 (njëmbëdhjetë milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) Lek.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dërgoi çështjen për gjykim kundër të pandehurve:

– R. L. – Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

– S. M. – Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

– I. K. – Inspektor dhe ish-kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të punonjësve të shërbimit publik që kryejnë vepra penale të lidhur me detyrën e tyre”.

The post Nuk zbatuan vendimet për ndërtimet pa leje dhe shkaktuan mbi 11 mln lekë dëm në buxhet, Prokuroria çon në gjyq Kryeinspektorin e IMT dhe dy vartësit e tij appeared first on Albeu.com.

Nën akuzë për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim 7 persona, 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT-së
Prokuroria e Vlorës, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 7 persona, 4 prej të cilëve ish zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

Hetimet lidhen me ndërtimet e paligjshme në zonën e njohur si “Kodra e Rrapojve” në Himarë. Sipas organit të akuzës, këta persona, gjatë ushtrimit të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe subjekteve të tjera.

Tre prej të pandehurve, shtetasit M.B, B.M dhe Sh.T akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm”. Katër ish-zyrtarët e IMT-së në bashkinë Himarë, shtetasit R.H, M.N, E.Z, dhe R.K, akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar detyrën sipas ligjit në lidhje me këto ndërtime.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë shtetas, mes të cilëve katër ish zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.704 të vitit 2021, që bën fjalë për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, Himarë, rezultoi se këta shtetas në ushtrim të funksioneve të tyre publike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe/ose subjekteve të tjera.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:

M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”. të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

The post Nën akuzë për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim 7 persona, 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT-së appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin, ish-të dashurën e tij dhe dy të tjerët
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes “Bajri” për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Për gjykim kanë kaluar Safet Bajri, ish-e dashura e tij Eria Ago, Astmer Bilali dhe Behar Bajri (Rustemi) për veprën penale të vrasjes në dëm të Fatbardh Licit.

Për këtë vrasje, ndaj Safet e Behar Bajrit si dhe Astmer Bilalit, SPAK ka ngritur akuzat: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ndërsa Eria Ago akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.

Vrasja është kryer për hakmarrje pas dyshimeve të Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.

Pas kësaj ngjarjeje, Behar Bajri, në bashkëpunim me Safet Bajri dhe Astmer Bilalin kanë organizuar dhe vrarë në shenjë hakmarrjeje xhaxhain e Ibrahim Licit, Fatbardh Licin.

Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë përdorur një mjet Benz të vjedhur për t’u afruar në lokalin e të vëllait të Fatbardh Licit, ku ai po pinte kafen, dhe e kanë qëlluar. Ndaj tij ka qëlluar Astmer Bilali. Pas vrasjes, Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Bilali është larguar drejt Tiranës me Eria Agon, ish e dashura e Safet Bajrit, që SPAK e akuzon për përkrahje të autorit të krimit.

The post Ekzekutimi i Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin, ish-të dashurën e tij dhe dy të tjerët appeared first on Albeu.com.