gjykatësja angleze Archives - Albeu.com

“‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”/ Gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat
Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës, një shqiptar i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar me një vit burg në mungesë në vitin 2022 për përdorim celulari kur ishte në paraburgim e humbi betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia në Shqipëri.

Ky është i kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi, njohur si “Fania Beratit”, ish-bashkëpunëtor i Talo Çelës, i cili i tha Gjykatës në Londër se nëse ekstradohej i rrezikohej jeta pas një tentative të dështuar për ta ekzekutuar po nga Talo Çela në nëntor 2020.

Irfan Azizi, i tha gjykatës së nëse do të ekstradohet ky veprim do të kishte një impakt shkatërrues për bashkëshorten dhe katër fëmijët me të cilët ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

Gjykata ka shprehur habi kur Irfan Azizi deklaroi se kishte paguar 5.000 euro për ta mbyllur këtë çështje, gjë e cila ka shërbyer negativisht në bllokimin e ekstradimit.

Në vendimin e disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, gjyqtarja Annabel Pilling thotë se:

“Unë nuk konsideroj se mund të arrij në përfundimin se ndikimi mbi familjen tejkalon detyrimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe respektin që duhet t’i tregohet dënimit të ligjshëm dhe vendimit të ligjshëm të shqiptuar nga një gjykatë në një shtet tjetër. Duke peshuar interesin e lartë publik që Mbretëria e Bashkuar të respektojë detyrimet e saj dhe kërkesën e bërë nga Irfan Azizi , si dhe faktin që ai korruptoi një gjyqtar me shpresën për ta mbyllur çështjen, kundrejt ndikimit mbi familjen e tij dhe jetën e tyre familjare, balanca anon qartë në favor të ekstradimit”.

Gjyqtarja britanike në pikën 73 të vendimit, nuk i jep peshë dhe nuk e pranoi kërkesën e Irfan Azizit se nëse ekstradohet do tentohet të vritet përsëri.

“Kam arritur në përfundimin se edhe nëse ka pasur një tentativë ndaj jetës të Irfan Azizit në nëntor 2020, e cila mund të mos jetë hetuar plotësisht nga policia në Shqipëri, ai e ka ekzagjeruar nivelin e kërcënimit me të cilin është përballur atëherë dhe që përballet tani. Nuk e besoj deklarimin e tij se ai kishte frikë për sigurinë e partneres dhe fëmijëve të tij. Ata jo vetëm që kanë mundur të qëndrojnë të sigurt në Shqipëri pa të, por kanë qenë gjithashtu në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu bashkuar atij pa u bërë asnjë kërcënim. Pretendimi se policia i kishte thënë të “ikte” ishte një shtesë e vonshme në rrëfimin e tij për atë që kishte ndodhur, në përpjekje për të forcuar provat mbi çdo kërcënim që ai pretendon se ka përballur në Shqipëri”.

Gjyqtarja Pilling, shprehet se duhet të rrëzoj kundërshtinë e të kërkuarit të drejtësisë shqiptare dhe ta çoj çështjen tek sekretarja e shtetit për ta firmosur nga ku e të theksohet se Azizi duhet të gëzoj të drejtën rigjykimit.

Irfan Azizi thotë gjyqtarja britanike ka 14 ditë kohë nga data e vendimit për ta apeluar.

Por për momentin nuk mund të ekstradohet pa marrë përgjigje nga Home Office për kërkesën e azilit që ka bërë.

The post “‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”/ Gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat appeared first on Albeu.com.