Gjykatën e Fierit Archives - Albeu.com

Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Pak më parë, Ervin Salianji, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku pritet të nisë seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin me kusht, pasi ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Ish-deputeti i PD-së u shfaq me pranga në duar, në momentin kur doli nga furgoni i Policisë për t’iu drejtuar gjykatës, teksa shoqërohej nga dhjetra efektivë.

Në seancën e sotme Shërbimi i Provës, pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit, la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e dënuar me 1 vit burgim për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

Pasi ka kryer mbi 10 muaj burgim, tashmë Salianji kërkon lirinë, por vlen për t’u theksuar fakti se ai ka si dënim plotësues edhe heqjen e të drejtës prej 5 vitesh për të ushtruar funksione publike.

Ervin Salianji, por dhe Partia Demokratike, e kanë konsideruar dënimin e Apelit për të si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.

Ish-deputeti demokrat, e konsideron veten si një të dënuar politik dhe ka paralajmëruar se çështjen do e ndjekë deri në Strasburg.

The post Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit appeared first on Albeu.com.