gjykata supreme Archives - Albeu.com

Supremja merr vendim të ri për procedurën e gradimit të zyrtarëve policorë
<html><head></head><body>

Gjykata Supreme e ka miratuar si të bazuar kërkesëpadinë e V.Z. kundër Policisë së Kosovës, duke e shpallur të paligjshëm dhe duke e shfuqizuar plotësisht Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë.

Sipas raportimit të “Betimi për Drejtësi”, V.Z. kishte ngritur padi ndaj Policisë së Kosovës për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ, konkretisht të nenit 7, paragrafëve 2, 3, 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë.

Në padinë e saj, V.Z. kishte kërkuar që të shfuqizoheshin pjesërisht dispozitat e nenit 7, paragrafët 2, 3, 4 dhe 5, të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë, të datës 26 maj 2026.

Ky Udhëzim Administrativ kishte vendosur një procedurë të posaçme gradimi, përmes së cilës zyrtarët policorë me të paktën 10 vjet përvojë aktive pune në Policinë e Kosovës mund të aplikonin për marrjen e dy gradave njëkohësisht, pa iu nënshtruar kufizimeve për kohëzgjatjen minimale të qëndrimit në gradën paraprake. Për rrjedhojë, zyrtarët që nuk kishin ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë e gradës së rreshterit mund të konkurronin drejtpërdrejt për gradën e togerit, në të njëjtën procedurë me rreshterët që kishin kaluar fazat e mëhershme të gradimit dhe kishin ushtruar përgjegjësi mbikëqyrëse.

Krahas kërkesës së paditëses, pala e interesit V.S. kishte kërkuar që Udhëzimi të shfuqizohej në tërësi, duke vënë në pikëpyetje procedurën e ndjekur gjatë hartimit të aktit normativ.

Policia e Kosovës, në cilësinë e palës së paditur, deklaroi në përgjigjen ndaj padisë se i kundërshtonte plotësisht pretendimet e V.Z. Sipas saj, këto pretendime nuk mbështeteshin as në interpretimin sistematik të Ligjit për Policinë, as në parimet e drejtësisë administrative dhe as në dokumentacionin administrativ mbi të cilin ishte mbështetur miratimi i Udhëzimit Administrativ.

E paditura argumentoi gjithashtu se Udhëzimi ishte nxjerrë mbi bazën e kompetencave të deleguara nga Ligji për Policinë dhe brenda përgjegjësive që Drejtori i Përgjithshëm ka për administrimin dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës. Sipas këtij qëndrimi, akti kishte për qëllim rregullimin e procedurës së gradimit të zyrtarëve policorë, zhvillimin e karrierës dhe administrimin efikas të burimeve njerëzore.

Me aktgjykimin e nxjerrë më 28 korrik 2026, Gjykata Supreme i vlerësoi si të bazuara kërkesëpadinë e V.Z. dhe kërkesën e palës së interesit V.S. kundër Policisë. Si rezultat, Udhëzimi Administrativ Nr.01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë u shpall i paligjshëm dhe u shfuqizua në tërësi.

Në arsyetimin e saj, Supremja konstatoi se akti i kontestuar binte ndesh me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative. Gjykata vlerësoi se nuk ishte përcaktuar ndonjë problem dhe as nuk ishte arsyetuar nevoja për veprim, pasi procedura e gradimit tashmë rregullohej dhe mbulohej nga Udhëzimi Administrativ Nr.01/2019. Nëse do të paraqitej nevoja, ai akt mund të plotësohej ose të ndryshohej, pa qenë e nevojshme nxjerrja e një Udhëzimi të ri, siç kishte ndodhur në këtë rast.

Sipas Gjykatës Supreme, Udhëzimi i kundërshtuar përmbante një varg problemesh në arsyetimin e nevojave dhe në përcaktimin e çështjes së identifikuar. Po ashtu, ishin evidentuar paqartësi në norma, në kuptueshmërinë dhe qasjen ndaj tyre, në mundësinë që palët e interesit të shprehnin mendimet e veta, si dhe në referimin jo të qartë ndërmjet dispozitave.

Vendimi i Supremes i referohet edhe nenit 55, paragrafit 1, pikës 1.8 të Ligjit për Policinë, sipas të cilit Drejtori i Përgjithshëm nxjerr akte nënligjore për procedurën e gradimit të personelit policor. Megjithatë, Gjykata vlerësoi se, përmes Udhëzimit të kontestuar, Drejtori i Përgjithshëm kishte ndërhyrë në vetë sistemin e gradimit, duke anashkaluar gradimin e rregullt dhe duke shtuar një kategori të re që lejonte marrjen e dy gradave njëherësh.

Supremja theksoi se çështjet materiale dhe substanciale mund të rregullohen vetëm përmes ndryshimeve ligjore, pas kryerjes së një analize të gjerë, veçanërisht pasi sistemi ekzistues është në përputhje me praktikat e regjionit dhe të shteteve të BE-së. Sipas Gjykatës, veprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë përbënte tejkalim të autorizimit dhe ushtrim të diskrecionit jashtë kufijve ligjorë, pasi ligji nuk ia njeh një të drejtë të tillë.

Në aktgjykim u konstatua gjithashtu se Udhëzimi i kundërshtuar e kishte dobësuar peshën e vlerësimit të performancës, ndonëse ai përbën kriter shumë të rëndësishëm në çdo pozitë, e posaçërisht në Polici. Nga 10% që performanca përfaqësonte sipas Udhëzimit të mëparshëm të vitit 2019, pesha e saj ishte ulur në 5% me aktin e ri.

Gjykata Supreme evidentoi edhe diskrepancë ndërmjet kriterit të përvojës ose kohës së kaluar në gradë dhe vlerësimit të performancës, të rregulluara në nenet 6 dhe 7 të Udhëzimit të kontestuar. Sipas saj, kërkesa për 2 vite qëndrim në gradë nuk përputhej me vlerësimin e performancës për 3 vitet e fundit, ndërsa mbetej e paqartë se cili ishte synimi i këtij rregullimi.

Në vendim thuhet se kjo formë gradimi bie plotësisht ndesh me parimet e meritokracisë dhe barazisë. Ajo krijon gjithashtu disbalancë ndërmjet gradave dhe demotivon personat e sistemuar si ushtrues detyre ose në grada në pritje, kur këta konkurrojnë me kolegë që mbajnë grada më të ulëta.

Për këto arsye, Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi në tërësi Udhëzimin Administrativ të kontestuar.

Një nga arsyet ishte mungesa e autorizimit ligjor të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pasi neni 55 rregullon më shumë vetë procedurën sesa ndryshimin e kushteve materiale të gradimit në kundërshtim me hierarkinë dhe sistemin ligjor të gradave.

Gjykata konstatoi se ishte ndryshuar sistemi i gradimit, duke kaluar nga modeli i rregullt dhe në përputhje me Ligjin, ku gradimi bëhet gradë pas grade, në një sistem që mundëson kapërcimin e gradave ose marrjen e dy gradave njëkohësisht.

Si arsye tjetër u përmend cenimi i hierarkisë së akteve juridike, sepse një akt nënligjor, përkatësisht një Udhëzim, nuk mund ta ndryshojë ose ta zgjerojë ligjin.

Supremja evidentoi edhe trajtim të pabarabartë ndërmjet kategorive të zyrtarëve, përkatësisht atyre që ishin graduar sipas procedurës së rregullt dhe atyre që nuk kishin marrë gradë për 10 vite.

Po ashtu, u konstatua mungesë proporcionaliteti, pasi synimi për të kompensuar stagnimin disavjeçar të procedurës së gradimit për disa zyrtarë mund të realizohej me masa më pak kufizuese. Për këtë arsye, qëllimi nuk e arsyetonte mjetin e përdorur.

Për sa u përket kufijve të diskrecionit, Gjykata vlerësoi se nevojat organizative nuk mund të shërbejnë si autorizim i pakufizuar për krijimin e të drejtave materiale.

Në mesin e shkaqeve për shfuqizim u rendit edhe mungesa e një veprimi të arsyetuar për nxjerrjen e aktit nënligjor.

Supremja konstatoi gjithashtu se nuk ishin respektuar procedurat dhe kërkesat për hartimin e akteve nënligjore, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative.

Palëve të interesit nuk u ishte dhënë mundësia që të paraqisnin qëndrimet e tyre lidhur me aktin dhe përmbajtjen e tij.

Si problem përfundimtar u përmend mungesa e qartësisë, koherencës, konsistencës dhe kuptueshmërisë së dispozitave brenda vetë aktit nënligjor.

</body></html>

The post Supremja merr vendim të ri për procedurën e gradimit të zyrtarëve policorë appeared first on Albeu.com.

Supremja e zëvendëson burgimin e përjetshëm të Edmond Lajçit me 30 vjet heqje lirie për vrasjen e bashkëshortes
<html><head></head><body>

Gjykata Supreme ka vendosur të enjten që Edmond Lajçit t’i ndryshohet dënimi nga burgimi i përjetshëm në 30 vjet burgim, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Sipas vendimit të Supremes, gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kishin zbatuar si duhet nenin 41 të Kodit Penal, që lidhet me caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 16 prill 2024.

Në pjesët tjera, aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit kanë mbetur të pandryshuara”, thuhet në njoftim.

Supremja ka theksuar se dënimi me burgim të përjetshëm mund të vendoset vetëm kur ka rrethana veçanërisht rënduese, të cilat e veçojnë dukshëm një rast nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale. Sipas saj, një masë e tillë duhet të shqiptohet kur një dënim më i lehtë nuk do të ishte në përpjesëtim me rëndësinë e veprës dhe shkallën e fajësisë së kryerësit.

“Në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se nuk është plotësuar ky standard ligjor”, thuhet në vendim.

Duke iu referuar parimeve të individualizimit dhe proporcionalitetit të dënimit, si edhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Supreme ka arritur në përfundimin se dënimi prej 30 vjetësh burgim i përgjigjet peshës së veprës penale, shkallës së fajësisë dhe rrezikshmërisë së të pandehurit. Sipas saj, me këtë dënim mund të përmbushet qëllimi ndëshkues, si në planin e parandalimit individual, ashtu edhe në atë të përgjithshëm.

Familjarët e Gjyljeta Ukellës kishin kërkuar që ndaj Edmond Lajçit të mbetej në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm.

Në aktakuzë thuhet se Edmond Lajçi më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në banesën e tij në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, e ka privuar me dashje nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gjyljeta Ukella, duke përdorur armë-pistoletë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri kishte pasur probleme të vazhdueshme me viktimën dhe kishte ushtruar edhe dhunë psikike ndaj saj. Një ditë para ngjarjes, ai kishte shkuar në Spital, ku kishte qëndruar pranë nënës së tij që po trajtohej për një sëmundje. Në mëngjes ishte kthyer në banesë, ku ndodhej edhe vajza e tyre T., të cilës i kishte kërkuar të shkonte në dyqan për të blerë diçka, me qëllim që të mbetej vetëm me viktimën.

Siç përshkruhet në aktakuzë, në kohën kur Gjyljeta Ukella po rrinte ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri kishte shtënë në drejtim të saj.

</body></html>

The post Supremja e zëvendëson burgimin e përjetshëm të Edmond Lajçit me 30 vjet heqje lirie për vrasjen e bashkëshortes appeared first on Albeu.com.

Supreme e shpall të palejuar padinë e Ministrisë së Drejtësisë ndaj Odës së Avokatëve për tarifat e regjistrimit
Gjykata Supreme ka vendosur ta rrëzojë si të palejuar padinë që Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, kishte ngritur kundër Odës së Avokatëve të Kosovës në lidhje me tarifat e regjistrimit.

Në aktvendim thuhet se Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore si përfaqësuese e saj e autorizuar, e ka dorëzuar padinë ndaj OAK më 12 qershor 2026, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë shqyrtimit paraprak, Supremja ka konstatuar se padia e paraqitur nuk ishte e qartë dhe as e kuptueshme sa i përket aktit që kundërshtohej, çka sipas gjykatës e pamundësonte vlerësimin e mëtejmë të bazueshmërisë së saj. Për këtë arsye, MD-ja ishte urdhëruar ta korrigjonte dhe plotësonte padinë.

Më pas, me parashtresën e 18 qershorit 2026, paditësja e ka plotësuar dhe saktësuar kërkesëpadinë, duke kërkuar nga Gjykata Supreme që të shfuqizojë si të kundërligjshme lartësinë e shpenzimeve të regjistrimit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën lëndore të saj.

“Gjatë shqyrtimit paraprak të padisë, u vërtetua se aktin të cilin e konteston paditësja në këtë çështje administrative nuk është akt nënligjor posaçërisht një akt i nxjerrë në bazë të autorizimit të shprehur të një ligji të miratuar nga Kuvendi ashtu siç e percaktojnë edhe dispozitat e LKA-së”, thuhet në vendim.

Sipas arsyetimit të Supremes, në padi kërkohet shfuqizimi i lartësisë së shpenzimeve të regjistrimit, por këto shpenzime janë të përcaktuara te “Kërkesa për regjistrim në regjistrin e avokatëve”, e cila, sipas gjykatës, nuk i plotëson kushtet për t’u konsideruar akt nënligjor normativ.

“Sipas nenit 10 paragrafi 4 të LKA-së, Gjykata Supreme ka kompetencë të shqyrtojë vetëm: revizionet e paraqitura kundër aktgjykimeve të giykatës së shkallës së dytë, të cilat i paraqiten gjykatës së shkallës së parë dhe paditë për shfuqizimin e akteve nënligjore normative, që paraqiten drejtpërdrejt në këtë gjykatë. Andaj, nga peëmbajtja e padisë nuk rezulton se rasti ka të bëjë me ndonjë akt nënligjor normativ dhe as me revizion”, thuhet më tej në vendim.

Si rrjedhojë, gjykata ka ardhur në përfundim se akti i kontestuar nuk përmban elementet e një akti nënligjor normativ. Për pasojë, nuk janë përmbushur kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për shqyrtim të mëtejmë, përfshirë edhe kompetencën ligjore të kësaj gjykate, ndërsa nuk ekziston as ndonjë aktgjykim apo lëndë që mund të trajtohet përmes mjetit të jashtëzakonshëm juridik. Në këto rrethana, padia është hedhur poshtë si e palejuar.

“Gjykata Supreme, në referim të nenit 10 paragraf 4 të LKA-së, vlerësoj se kjo gjykatë, gjykon sipas revizionit dhe si shkallë e parë dhe e vetme, ndaj kërkesëpadive për shfuqizimin e një akti nën-ligjor normativ, të gjitha paditë e tjera gjykohen në gjykatën e shkallës së parë si gjykatë kompetente”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila ka deklaruar se përpjekja e Qeverisë për t’i vënë në pikëpyetje aktet e Odës nuk e kaloi as fazën fillestare të lejueshmërisë procedurale.

“Oda e Avokatëve e Kosovës nuk do të njohë dhe nuk do të zbatojë asnjë vendim, akt apo urdhër të nxjerrë nga organe që veprojnë jashtë kompetencave të tyre ligjore. Çdo ndërhyrje e tillë është juridikisht e pabazuar dhe nuk prodhon pasoja juridike ndaj Odës së Avokatëve”, thuhet në reagim.

The post Supreme e shpall të palejuar padinë e Ministrisë së Drejtësisë ndaj Odës së Avokatëve për tarifat e regjistrimit appeared first on Albeu.com.

Gjykata Supreme e Kosovës shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për përfitimin e pensionit
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar të martën një nen të një udhëzimi administrativ, i cili u kërkonte veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paraqisnin dëshmi se nuk ishin në marrëdhënie pune për të përfituar nga pensioni.

Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2025 i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) kishte vendosur si kusht që veteranët, për të përfituar kompensim financiar, duhet të dëshmonin me dokument nga Administrata Tatimore e Kosovës se nuk janë të punësuar.

Gjykata Supreme ka vendosur se ky kusht është i paligjshëm, sepse ligji në fuqi, neni 16A, paragrafi 5, nuk ua ndalon veteranëve që janë të punësuar në sektorin privat të përfitojnë nga pensioni.

Sipas ligjit, vetëm ata që janë të punësuar në institucione publike ose ndërmarrje publike, pra që paguhen nga buxheti i shtetit, përjashtohen nga përfitimi. Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së, e cila e kishte paditur Ministrinë për këtë udhëzim, e përshëndet vendimin e Supremes në një shkrim në Facebook.

“Ky vendim është një fitore e drejtësisë dhe e ligjit, sepse rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, pavarësisht se janë të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat ligjore të përfitimit nga skema e kompensimeve”, tha kjo organizatë.

Supremja tha se, gjatë shqyrtimit të ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarëve të familjeve të tyre, ka vlerësuar se me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjit është krijuar një “paqartësi dhe konfuzion juridik” në lidhje me ekzistimin ose jo të marrëdhënies së punës si kriter për përfitimin e së drejtës ligjore të kompensimit financiar.

“Në këtë drejtim, Gjykata ka interpretuar nenin 16A, paragrafi 5 të ligjit të ndryshuar, i cili përcakton se: Veteranët e luftës së UÇK-së që punojnë jashtë institucioneve që paguhen nga buxheti i Kosovës, si dhe jashtë ndërmarrjeve publike, do të gëzojnë njëtrajtshëm deri në 50% të shumës së paraparë, por që në total nuk do të kalojë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor”, thuhet në vendim.

Gjykata vendosi se e drejta për përfitim nga kjo kategori ligjore nuk varet nga ekzistenca e marrëdhënies së punës në përgjithësi, por nga natyra e punëdhënësit dhe burimi i financimit të pagës, pra, nëse ai burim është apo jo buxheti i shtetit.

Ajo i kërkoi Ministrisë ta shfuqizojë ose harmonizojë me përmbajtjen e ligjit të ndryshuar të vitit 2017 udhëzimin administrativ të vitit 2015, në lidhje me kushtin që një veteran të mos jetë në marrëdhënie pune për përfitimin e kompensimit.

Veteranët e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilët janë të papunësuar, marrin pension mujor që nga viti 2015. Sipas të dhënave shtetërore, nga rreth 46 mijë veteranë të regjistruar, rreth 37 mijë përfitojnë një pension prej 204 eurosh.

Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, ekzistojnë gjashtë kategori veteranësh: invalidi i luftës, veterani luftëtar, i internuari, pjesëtari, pjesëmarrësi i luftës dhe ushtari i zhdukur i UÇK-së.  Po sipas të njëjtit ligj, vetëm ata që e kanë statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së kanë të drejtë në pension dhe përfitime shtesë, ndërsa kategoritë tjera vetëm në përfitime të parapara me ligj./REL

The post Gjykata Supreme e Kosovës shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për përfitimin e pensionit appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj të moshuarës në azilin në Pejë, Gjykata liron 3 infermieret
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka deklaruar Uka-Lutfiu për Express.

Ato do të mbrohen në liri.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Ndryshe, pamjet që u xhiruan brenda kësaj qendre u bënë virale dhe nxitën reagime të ashpra. Aty shfaqej një infermiere duke e rrahur një të moshuar, derisa koleget e saj qeshnin e argëtoheshin me këtë skenë.

Të moshuarën e kanë larguar familjarët nga qendra, e infermierët janë arrestuar dhe u është revokuar licenca përkohësisht. Ato dyshohen se kanë kryer veprën penale “sulmi”. Gjykata Themelore e Pejës ua kishte caktuar të njejtave masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Caktimin e kësaj mase, Gjykata e kishte arsyetuar me rrezikun e ndikimit në dëshmitarë, që janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe në deklaratën e viktimës. Po ashtu, thuhet se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

“Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake, në vlerësim të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurave konstatoi se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale që ju vihet në barrë ngase ky dyshim mbështetet në provat që janë dorëzuar nga prokuroria dhe se me gjetjen e mundshme të pandehurave në liri ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë të cilët janë pjesë e stafit të shtëpisë së kujdesit shëndetësor ku ka ndodhur vepra penale e të cilët nuk janë identifikuar dhe deklaruar ende, si dhe ndikimit në deklaratën e të dëmtuarës pasi që e njëjta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe nuk është deklaruar ende”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Gazeta Express

The post Dhuna ndaj të moshuarës në azilin në Pejë, Gjykata liron 3 infermieret appeared first on Albeu.com.

Gjykata Supreme konfirmon dënimin prej 12 vitesh burgim ndaj ish-anëtarin e ushtrisë serbe për krime lufte
Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Zoran Gjokiq për shkak të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile, njofton se në seancën e mbajtur me 15 shkurt 2022, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Kështu të njëjtit i është vërtetuar dënimi me burgim prej 12 vitesh.

“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktgjykimin PS.nr.15/2019, të dënuarin Z.Gj. e ka shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vite.

Në procedurën ankimore, edhe Gjykata e Apelit-Departamenti Special, me aktgjykimin APS.nr.22/2021, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe të mbrojtësit të dënuarit Z.Gj., ndërsa aktgjykimin e shkallës së parë e ka vërtetuar”, thuhet në njoftim.

“Gjykata Supreme me aktgjykimin Pml.nr.19/2022, e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e instancës më të ulët, drejt kanë zbatuar ligjin penal dhe se në veprimet e të dënuarit qëndrojnë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor”, përfundon njoftimi.

The post Gjykata Supreme konfirmon dënimin prej 12 vitesh burgim ndaj ish-anëtarin e ushtrisë serbe për krime lufte appeared first on Albeu.com.

“Godet” ASh: Drejtësia do t’i godasë edhe arushat e mbrojtura të BDI-së
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut për refuzimin si të pabazë të padisë për shpifje të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit ndaj Sllobodan Bogoevskit, lidhur me dëshminë e këtij të fundit për rastin Maxhar Telekom.

Nga kjo parti thonë se edhe përkundër vendimit të Gjykatës Supreme, ende vlerësojnë se gjykatat në vend janë të politizuara.

Por ata shtojnë gjithashtu se do i vijë radha edhe personazheve të BDI-së për t’u goditur.

“Kujtojmë se akuzat për shpifje kanë qenë drejtpërdrejt për dëshminë e Bogoevskit në Gjykatën e Nju Jorkut, që nënkupton se gjykata i ka dhënë të drejtë Bogoevskit dhe ka refuzuar dy të akuzuarit, Ahmetin dhe Xhaferin. Ne mbetemi në qëndrimin se gjykatat në vend janë të politizuara, por kësaj radhe sharra ju zuri në gozhdë, sepse përballë kanë drejtësinë amerikane. Kësaj drejtësie nuk do të mund t’i ikni, ndërsa përveç politikanëve të korruptuar, së shpejti përgjegjësi do të mbajnë edhe ata gjykatës e prokurorë që kanë zvarritur, fshehur e amnistuar krimet e tyre. Këto ditë, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, paralajmëroi se lista e zezë amerikane do të plotësohet edhe me emra të tjerë të politikës nga vendet e Ballkanit. Të jeni të bindur se nga kjo drejtësi nuk do të mund të ju shpëtojnë as Sëarovski dhe as Luis Viton gjykatësit e prokurorët. Drejtësia do t’i godet edhe arushat e mbrojtura të BDI-së nga regjimet e njëpasnjëshme në vend”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët./albeu.com/

The post “Godet” ASh: Drejtësia do t’i godasë edhe arushat e mbrojtura të BDI-së appeared first on Albeu.com.