gjykata speciale Archives - Albeu.com

Juristi tregon arsyet e shtyrjes së aktgjykimit dhe efektet që sjell kjo vonesë
<html><head></head><body>

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se aktgjykimi për katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – do të publikohet më 16 shtator 2026, në orën 10:00.

Gjykata ka sqaruar se përcaktimi i kësaj date lidhet me sasinë e madhe të provave dhe ndërlikueshmërinë e procedurës, çka kërkon një shqyrtim të plotë dhe të argumentuar të rastit.

Për këtë shtyrje ka folur edhe juristi Blerim Bujrani, i cili vlerëson se vendimi është i lidhur pikërisht me numrin e madh të provave dhe me nevojën që çështja të analizohet me kujdes.

Ai thekson se zgjatja e procedurave dhe paraburgimi për një periudhë të gjatë e dëmtojnë besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, ndërsa shpreh pritjen që vendimi përfundimtar të jetë lirues.

“Gjykata mund të bëjë këtë shtyrje bazuar në vëllimin e materialeve, dëshmive, provave që janë prezantuar. Intenca është të ngadalësohet procesi i nxjerrjes së aktgjykimit për shkaqe të një sigurie më të madhe në vendimmarrje.

E dyta, gjykata ka për obligim që në një kohë meritore, pa shmangie, të vendosë me një aktgjykim, pra koha e arsyeshme procedurale si parim i drejtësisë ndërkombëtare apo bazuar në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, nuk duhet të shkelen të drejtat elementare të njeriut.

Kjo gjykatë edhe ashtu nuk ka pasur ndonjë besim në të, sidomos po flas për profesionistët kosovarë. Kjo gjykatë ka vepruar më shumë si ndërkombëtare se sa vendore.

Paraburgimi i gjatë e rrënon kredibilitetin e gjyqësisë në përgjithësi. Mendoj se është dashur me kohë të shpallet aktgjykimi që procedurat tjera të ecin si duhet, por me rëndësi tash duket që të ketë një aktgjykim lirues, andaj edhe mbrojtja apo avokatët e palëve po rrinë të heshtur. Dëshirojnë ta shohin një vendim normal lirues, pa probleme dhe ankesa në stadet tjera procedurale”, deklaroi ai për gazetën “Bota sot”.

</body></html>

The post Juristi tregon arsyet e shtyrjes së aktgjykimit dhe efektet që sjell kjo vonesë appeared first on Albeu.com.

Specialja sqaron bazën ligjore: të paraburgosurit mund të udhëtojnë në Kosovë për motive humanitare
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë sqaruar se legjislacioni në fuqi i këtij institucioni ua lejon personave në paraburgim të paraqesin kërkesa për vizita në Kosovë kur ekzistojnë arsye të forta humanitare.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, institucioni thekson se rregullorja për këto raste është aprovuar nga gjyqtarët në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.

Sipas këtij mesazhi, “Deri më tani, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar 14 vizita të tilla në Kosovë për persona të paraburgosur, ndërsa organizimi dhe menaxhimi i tyre është bërë nga vetë gjykata”.

Sipas sqarimit, këto vizita miratohen në rrethana të posaçme humanitare, siç janë rastet kur një i afërm është rëndë i sëmurë ose kur i paraburgosuri duhet të marrë pjesë në ceremoni mortore dhe të qëndrojë me familjen pas humbjes së një të afërmi.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar gjithashtu se, në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, gjyqtarët kanë autorizuar katër vizita të tilla në Kosovë mbi baza humanitare.

Këto sqarime, sipas institucionit, janë dhënë në lidhje me procedurat dhe bazën ligjore që bëjnë të mundura vizitat e përkohshme të të paraburgosurve në Kosovë.

The post Specialja sqaron bazën ligjore: të paraburgosurit mund të udhëtojnë në Kosovë për motive humanitare appeared first on Albeu.com.

Specialja lë të hapur mundësinë për një tjetër shtyrje të aktgjykimit
Afati i 22 korrikut për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po afrohet, ndërsa mbrojtja dhe njohës të së drejtës vlerësojnë se ky proces është tejzgjatur dhe se mbajtja e vazhdueshme në paraburgim po cenon të drejtat e të akuzuarve.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kishin caktuar këtë datë si afat për nxjerrjen e vendimit të shkallës së parë, por ende mbetet e paqartë nëse trupi gjykues do ta respektojë atë apo nëse do të kërkojë kohë shtesë për ta përmbyllur aktgjykimin.

Sipas Speciales, shtyrja e deritanishme është arsyetuar me vëllimin e madh të lëndës dhe kompleksitetin e saj, duke theksuar se materiali kërkon kohë të konsiderueshme për analizë dhe shqyrtim nga gjyqtarët.

Megjithatë, vetë Dhomat e Specializuara nuk e përjashtojnë mundësinë që ky afat të shtyhet sërish, në rast se gjyqtarët e konsiderojnë të nevojshme. Ndërkohë, Thaçi dhe të tjerët vijojnë të mbeten në paraburgim edhe më shumë se katër muaj pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Sipas njohësve të ligjit, që nga fillimi ky proces nuk ka qenë i drejtë dhe është zvarritur në masë të madhe, duke sjellë shkelje të të drejtave të të akuzuarve. Ata vlerësojnë gjithashtu se ekziston mundësia që vendimi të shtyhet përsëri.

“E ligjshme është, sa i përket e logjikshme për ne që jetojmë në Kosovë është e palogjikshme për shkak se është një zvarritje dhe sipas të gjitha gjasave ndodh, ka shkresa të shumta, edhepse gjyqtarët vazhdimisht gjatë proceseve gjyqësore I kanë shqyrtu, I kanë lexu I kanë dëgju dëshmitarët, prapë ligji I obligon që ti analizojnë të gjitha shkresat një nga një e jot ë gjitha së bashku. E rëndësishme në fund të fundit është vendimi me ardh pozitiv edhe ata me u liru, ndërsa për zvarritje, kanë prit disa vite, le të presin edhe disa muaj se më tepër nuk shkon”, tha për RTK, Skender Musa, avokat.

Se vazhdimi i paraburgimit gjatë kohës që pritet aktgjykimi përbën shkelje të të drejtave të tyre, e thotë edhe avokati Arbër Jashari.

“Me momentin që janë dëgju dëshmitarët e prokurorisë nuk ka asnjë arsye më që ata njerëz të qëndrojnë atje, arsye ligjore e kam fjalën, vet fakti që janë administrua të gjitha provat dhe procesi ka përfundua dhe tash jemi vetëm në pritje të aktgjykimit tregon që kanë pushuar pothuajse edhe ato arsyet minimale me të cilat gjykata mund ta justifikoj atë se këta të dyshuar mund ta pengojnë procesin”, pohoi ai.

Thaçi dhe të tjerët mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Në shkurt, gjatë fjalëve të tyre përmbyllëse, ata deklaruan se janë të pafajshëm dhe se lirimi i tyre do të ishte vendimi më i drejtë.

The post Specialja lë të hapur mundësinë për një tjetër shtyrje të aktgjykimit appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale i quan aksionet e UÇK akte terroriste/ Si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi
Situata u bë edhe më alarmante kur gjatë një procesi gjyqësor, në sallë u lexua nga kryeprokurori i Hagës një letër sekrete e kryeprokurorit serb. Aty flitet për aksionet çlirimtare të UÇK-të që konsiderohen aksione terroriste. Kryeprokurori i Hagës kërkoi dokumente kundër Adem Jasharit, Hashim Thaçit dhe të tjerëve që t’i përdorë gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Duke ju referuar një letre të kryeprokurorit David Schëendeman drejtuar ish prokurorit serb Vladimir Vukqevic ku kërkohej dokumentacion nga Serbia kërkoj me respekt nga zyra juaj të na ofrojë kopje të rasteve të lidhura me terrorizmin nga grupet e armatosura të organizuara e të kryera nga shqiptarët e kosovës gjatë viteve 1981 deri në 1999. Gjykata special ka kërkuar prova dhe dëshmi nga Serbia kundër Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Seanca: Ky është një dokument i TPNJ-së, i sekuestruar nga autoritet serbe. Ky dokument është marrë nga MUP-i serb. Gjykatësi: ne do ta pranojmë këtë dokument.

Në gjykatë pranohet hapur bashkëpunimi me Beogradin. Njeriu që i referohen për marrjen e të ashtuquajturave prova, është as më shumë e as më pak por një nga arkitektët e gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Skandaloze. Gjykata Speciale bashkëpunon me ministrinë e brendshme serbe për të organizuar dëshmitarë që të dëshmonin kundër UÇK-së. Ata i kërkuan bashkëpunim Nebojsha Trajkoviçit, i njohur si lutka zëvendës shefi i njohur drenasit në njësinë OUP të MUP-it brenda ministrisë serbe të Sllobodan Millosheviç. Trajkoviç ishte organizatori kryesor i shpopullimit me forcë të fshatit drenas në maj të vitit 1999.

Kërkesa për ndihmë që prokuroria u kishte drejtuar autoriteteve kompetente serbe i cili përmbante emrat dhe të dhënat personale të qindra dëshmitarëve gjykata speciale dhe prokuroria ishin për bashkëpunim me autoritetet serbe.

I nderuar z. Vukçeviç (kryeprokurori serb) duke vazhduar koordinimin e vazhdueshëm midis.

Gjyqtari: Ne do ta fshijmë emrin dhe ju lutem mos e përdorni atë në publik.

Avokati: Zotëri ky është emiri i dikujt që siç e sqaruam më parë në seancën publike u lavdërua nga Kryeprokurori i Hagës për ndihmën e tij që i dha Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale.

Gjykatësi: Ju po i referoheni dikujt që është zyrtar shtetëror serb dhe ne nuk duam që ky emër të përsëritet në asgjë tjetër përveç seancës private.

A bashkëpunoi zyra e prokurorit me republikën e serbisë në lidhje me hetimin e disa prej rasteve tuaja?

Dëshmitari: Po po në bashkëpunuam me republikën e serbisë.

“Ato prova janë konsideroj të fabrikara sepse nuk mundet me i besu ti policisë dhe policisë që ka luftuar në Kosovë ka kryer krime dhe gjenocid”, u shpreh Skënder Musa, avokat i akredituar në Hage./Top Channel

The post Gjykata Speciale i quan aksionet e UÇK akte terroriste/ Si u bashkëpunua me kriminelët e luftës në Serbi appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale arreston ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Këtë të enjte, Gjykata Speciale, ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj.

Specialja nuk ka dhënë detaje për arrestimin.

Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimin për pengim të drejtësisë.

Në maj të këtij viti, ai u lirua nën kushte të rrepta, por vazhdoi të ngelte si i dyshuar.

Si kusht paraprak për lirim e pati shumën prej 30 mijë eurosh, të cilën duhej t’ia jepte administratores si garanci financiare.

Në korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar, e kishte paraqitur aktakuzën e ndryshuar ndaj tij.

Kilaj u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprat penale; “pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “shkelje e sekretit të procedurave”.

Ai ka qenë edhe kryebashkiak i Malishevës.

The post Gjykata Speciale arreston ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Nisja e “gjykimit special” në Hagë: Çfarë ndodhi në vitin 2023 e çfarë pritet në vitin 2024?
Në Dhomat e Specializuara të Hagës, më në fund, në prillin e vitit 2023 startoi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Pas më shumë se 2 vjet e gjysmë në paraburgim, pa gjykim, procesi filloi në qytetin e Hagës.

Deri në fundin e vitit në proces janë dëgjuar 38 dëshmitarë. Në total, Prokuroria e Specializuar kishte parashikuar dëgjimin e rreth 300 dëshmitarëve. Megjithatë, kjo pritet të vendoset sërish nga trupi gjykues.

Si afat për mbylljen e rastit të saj, Prokuroria e Hagës e ka vlerësuar prillin e vitit 2025, raporton Nacionale.

Nisja e gjykimit në Hagë u përcoll me një marsh masiv që ndodhi në Prishtinë, e me një tjetër marsh në Hagë. Megjithatë, larg protestave, koha i mbeti betejës në gjykatë.

Gjithçka nisi me dhënien e fjalës hyrëse në prill ku Prokuroria e mbrojtja paraqitën dëshmitë e para fillestare të tyre.

Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, në fjalën hyrëse të tyre u deklaruan të pafajshëm. Kadri Veseli nuk kishte pranuar të mbajë ndonjë fjalim më të gjatë.

“Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim, lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë gjithëpopullore sot Kosova s’do të ekzistonte fare. Qytetarët e Kosovës s’donin luftë, ata ishin të përcaktuar dhe kishin vullnetin për paqe. Lufta iu imponua. Ata bënë atë që do ta bënte çdo popull liridashës, për të mbrojtur familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre. Pra ne, Kosova, ishim në anën e drejtë të historisë”, tha Thaçi.

“Pas themelimit të kësaj gjykate, jo rrallëherë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia, gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris, unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por pavarësisht kësaj, unë sot qëndroj përballë jush, me besimin e plotë se në fund të këtij procesi ju do të vendosni në favor të pafajësisë sime”, tha Rexhep Selimi.

“Kam qarë kur pashë në një depo materialesh ndërtimore të gjithë ata të vrarë të familjesh Jashari. Adem Demaçi më tha ‘Jakup nuk ka fitore’ pa luftë dhe sakrifica. Unë e dija se ky ishte ‘çmimi i lirisë’. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të fëmijërisë së tyre”, tha Jakup Krasniqi.

Deri më tash në Hagë ka pasur dëshmitarë shqiptarë të cilët janë përgjigjur para trupit gjykues. Pjesa më e madhe e dëshmive kanë qenë të mbyllura për publikun, çka ka shkaktuar reagime në Kosovë lidhur me transparencën.

Ka pasur ish-eprorë të UÇK-së të cilët kanë dëshmuar në Hagë siç është rasti me Rrustem Mustafën apo Sadik Haitjahën.

Ka pasur edhe dëshmitarë serbë të cilët pretendonin se janë ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ka pasur edhe ekspertë ndërkombëtarë siç është rasti me hulumtuesin e Human Rights Watch, Fred Abrahams, apo zyrtaren e OSBE-së, Sandra Mitchell. Secili prej të dyve në fakt, pranoi disa gabime në raportet që kanë hartuar.

Abrahams pranoi se është mbështetur në disa dëshmi të qeverisë e mediave të Serbisë, kurse Mitchell e pranoi se e kishte akuzuar UÇK-në për rastin Panda në Pejë.

Edhe këtë vit, krerët e UÇK-së e patën të pamundur lirimin nga paraburgimi, pasi të gjitha kërkesat iu refuzuan.

Madje, për një kohë atyre iu bllokuan edhe vizitat e telefonatat. Kjo me arsyetimin se Thaçi, Veseli e Selimi kanë treguar detaje të dëshmitarëve për vizitorë. Pas një pritje 10-ditore trupi gjykues mori vendim që të ketë disa kushte strikte për vizita, megjithatë ato u lejuan.

Si asnjëherë më parë, në vitin 2023, pati me dhjetëra, mos qindra, aksione e bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Nuk u kursyen as shtëpitë e familjarët e heronëjve si Fahri Fazliu, Zahir Pajaziti e të tjerë.

U bastisën edhe pothuajse të gjithë ish-këshilltarët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Atyre, pothuajse të gjithëve, iu morën edhe telefonat. Kjo me akuzat për pengim të drejtësisë dhe tentim-ndikimi në dëshmitarë.

Pikërisht nën këto dyshime pati edhe arrestime: u arrestuan Isni Kilaj, Haxhi Shala, Ismet Bahtijari e Sabit Januzi. Të gjithë u deklaruan të pafajshëm.

Përderisa katër u arrestuan me akuzat për pengim të drejtësisë, dy të tjerë u liruan gjatë vitit 2023. Fjala është për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn të cilët u liruan me kusht nga Gjykata Speciale e Hagës.

Gjatë qëndrimit në Hagë, ekipi i Nacionales intervistoi avokatin e Thaçit, Gregory Kehoen. I njëjti tha se mund të mos ketë nevojë të bëjnë mbrojtjen e tij, pasi Prokuroria nuk po paraqet asnjë provë. Ai tha se nëse veç vendosin të paraqesin prova, kanë emra të fuqishëm ndërkombëtarë që do të dëshmojnë në favor të Thaçit.

Po në Hagë, gjatë këtij viti u mor vendimi i Gjykatës së Apelit ndaj Salih Mustafës. Atij iu hoqën 4 vjet nga dënimi prej 26 vjetësh sa ishte fillimisht. Përkundër se nuk u gjet asnjë shkelje sipas panelit të apelit, vendimi i shkallës së parë ishte tejet i lartë dhe trupi gjykues kishte tejkaluar kompetencat.

Mustafa tash sipas ligjeve të Speciales, pritet të dërgohet në një shtet tjetër për ta vuajtur dënimin e shqiptuar.

Në Speciale gjykimi po vazhdon edhe ndaj Pjetër Shalës, ku së shpejti mbrojtja pritet të përfundojë pas marsit me paraqitjen e rastit të saj.

Numri i viktimave që janë pranuar të marrin pjesë në gjykimin e krerëve të UÇK-së është 143. /Besian Beha, nacionale/

The post Nisja e “gjykimit special” në Hagë: Çfarë ndodhi në vitin 2023 e çfarë pritet në vitin 2024? appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale dëgjon sot dëshmitarët
Gjykata Speciale do të mbajë sot një tjetër proces gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot sikurse edhe javën e kaluar do të vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve. Gjatë javës së kaluar për tri ditë radhazi, ka folur dëshmitarja e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët, seanca këto të mbyllura për publikun.

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike, por gjykatësit në disa raste vendosin të kryerjen një pjesë të seancës në privat me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

“Vendimi për t’i kryer seancat në seancë private për të mbrojtur dëshmitarët shqyrtohet me kujdes nga gjykatësit, rast pas rasti. Gjykatësit sigurohen që të ketë balancë midis nevojës për mbrojtje të dëshmitarëve dhe të drejtave të të akuzuarve. Për shembull, edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk është publike, avokatët e të akuzuarve përsëri kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje dëshmitarit nga ana e tyre”, tha zëdhënësi Michael Doyle.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale dëgjon sot dëshmitarët appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Speciales: Salih Mustafa u detyrohet 207 mijë euro viktimave të tij
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerrë të enjten një vendim, me të cilin e detyron ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.

Më 16 dhjetor 2022, Mustafa u dënua me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale, si i akuzuar për këto vepra, që sipas gjykatës janë kryer në vitin 1999, kur në Kosovë po zhvillohej luftë në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit (ZOLL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në shpalljen e urdhrit për zhdëmtim më 6 prill 2023, gjykata konstatoi tetë viktima, të cilave do t’u takojë dëmshpërblimi.

Tri prej tyre konsiderohen viktima të drejtpërdrejta. Përkatësisht, sipas vendimit të gjykatës, ata kishin qenë të ndaluar në një qendër ndalimi në Zllash dhe kishin pësuar dëmtime fizike dhe mendore nga keqtrajtimi.

Sipas gjykatës, atyre iu është shkaktuar edhe dëm material pasi ai keqtrajtim ua kishte ndryshuar rrjedhën e jetës dhe pamundësuar zhvillimin e një karriere.

Për këto viktima, me urdhër të gjykatës, u përcaktua dëmshpërblimi prej 80 mijë, 60 mijë dhe përkatësisht 30 mijë eurosh.

Tutje, në urdhër u përfshinë edhe pesë viktima jo të drejtpërdrejta që janë familjarë të një personi të vdekur në prill të vitit 1999 dhe që vdekja e tij, sipas gjykatës, “mund t’u atribuohet veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Mustafa si komandant i BIA-s”.

Këta familjarë u dëmshpërblyen veç e veç: Tre prej tyre me nga 10 mijë euro, një me pesë mijë dhe një me dy mijë euro.

Sipas vendimit të gjykatës, përgjegjësinë e pagesës së këtyre dëmeve e ka ekskluzivisht Salih Mustafa.

Aktualisht, sipas gjykatës është konstatuar se Mustafa nuk i zotëron mjetet për ta bërë këtë pagesë dhe kështu pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për dëmshpërblim, i cili do të përcaktojë edhe më hollësisht mundësitë financiare të Mustafës për të paguar dëmshpërblimin.

Tutje, buxheti i shtetit të Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë është përmendur si opsion për të siguruar pagesën e viktimave.

Për çfarë është dënuar Mustafa?

Mustafa është akuzuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime është thënë se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Sa i përket akuzës për ndalim arbitar, kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka thënë se të paktën “gjashtë personave u është ndaluar liria në periudhën 1 prill 1999 – 19 prill 1999”.

“Viktimat u arrestuan nga anëtarë të BIA-s, apo anëtarë tjerë të UÇK-së afër Zllashit”.

Kryegjykatësja Veldt-Foglia ka thënë se qendra e ndalimit në Zllash është kontrolluar nga Mustafa.

Për akuzën e torturës, kryegjykatësja ka thënë se të ndaluarit janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese.

Ajo ka thënë se pika e trajtimit mizor është mbuluar nga pika e torturës dhe si e tillë nuk është shqyrtuar më tej.

“Ata janë mbajtur në kushte të mjerueshme, në mes të bajgave të bagëtive”.

“Ata flinin në ujë, në pellgje, në ahur ishte gjithmonë terr, ata nuk kishin ushqim të mjaftueshëm, kalonin dy tri-ditë pa ngrënë”.

“Kur të ndaluarit kërkuan ujë, ushtarët e BIA-s urinuan mbi ta duke thënë, ‘ja uji’”.

Sipas kryegjykatëses, të ndaluarit janë rrahur me shkop bejsbolli dhe janë djegur:

“Vetë Mustafa ka marrë në pyetje dhe ka keqtrajtuar dy prej tyre”.

Ajo, po ashtu, ka thënë se vetë Mustafa ka urdhëruar vartësit e tij ta rrihnin një të ndaluar derisa ka humbur ndjenjat.

Sipas saj, të ndaluarit janë keqtrajtuar edhe psikikisht.

“Një dëshmitar ka thënë se ka dëgjuar zëra të njerëzve ‘duke bërë si qen, mace’ dhe nuk kanë mundur të flinin”.

Në pikën për vrasje të paligjshme, Veldt-Foglia ka thënë se vdekja e një viktime në periudhën e fundit të prillit 1999, “mund t’i atribuohet veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Mustafa si komandant i BIA-s”.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për këto krime.

Kryegjykatësja Veldt-Foglia ka thënë para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës.

“Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”.

Në një rast, Mustafa e ka konsideruar gjykatën si “zyre të Gestapos”, referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste./REL

The post Vendimi i Speciales: Salih Mustafa u detyrohet 207 mijë euro viktimave të tij appeared first on Albeu.com.

Dënimi i ish-komandantit të UÇK-së me 26 vjet burg, protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale
Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestuar kundër Gjykatës Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.

Protesta e së shtunës u organizua nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për unitet për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Lufta për liri është shenja që ky është shteti jonë. Damkosja e kësaj lufte është sulm mbi Kosovën e pavarur. Edhe 23 vjet pas çlirimit, çlirimi po ka kosto”, tha ai.

Ai e ka quajtur absurd dënimin e Salih Mustafës.

“Shikoni aktgjykimin e kësaj gjykate ku thotë që duhet të dënohet komandant Cali është nëse viktima është vrarë nga plumbat e ushtrisë serbe. Kjo është e pritshme kur gjykata nuk e ka qëllim drejtësinë, por e ka qëllim dënimin e UÇK-së. Procesi i Speciales na ka nxjerrë edhe një mësim, liria mund të fitohet një herë, por duhet të mbrohet çdo ditë”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se duhet të veprohet tash dhe të mos priten dënime të tjera, por se duhet të rrëzohen edhe dënimi ndaj Mustafës.

“Ne nuk jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë gjykatë, e as fajësuar ata që e kanë votuar këtë gjykatë… Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Nën akuzë e kemi përndjekjen për liri, i kemi themeluesit e UÇK-së, e kemi shtabin e UÇK-së, komandantë të zonave operative, prandaj atyre që u thuhet se nuk po dënohet UÇK-ja, por individët, përgjigjuni thjesht se juve nuk ju intereson as UÇK-ja”, tha ai.

U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se aty gjykohen vetëm shqiptarët dhe jo kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.

“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Gjykon vetëm UÇK-në, duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha ai.

Protestuesit kanë protestuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e protestuesve janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës – Hisen Berisha, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi.

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetë ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty.

Në atë raport janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë./rel

The post Dënimi i ish-komandantit të UÇK-së me 26 vjet burg, protestë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale appeared first on Albeu.com.

Specialja dënoi me 26 vjet burg ish-komandantin e UÇK-së, njohësit e drejtësisë të habitur me vendimin
26 vite burg iu dha Salih Musafës nga Gjykata Speciale. Megjithatë ky vendim habiti disa nga njohësit e ligjit në vend.

Kjo pasi që ata pretendojnë se dënimi maksimal që mund t’i jepej komandant Calit është deri në 20 vite.

Një gjë e tillë duke u bazuar në ligjet e ish-Jugosllavisë, meqë krimet e pretenduara datojnë në atë periudhë.

Medina Kadriu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është e paqartë pse u veprua ndryshe.

Kadriu thotë se dënimi komandant Calit mund të i zvogëlohet vetëm në shkallën e dytë.

E në lidhje me moszbatimin e ligjit të Jugosllavës, avokati Skender Musa jep një arsyetim tjetër.

Musa shton se ndaj të akuzuarve të tjerë, i njëjti mund të përdoret.

Për këtë temë asnjëherë nuk ka pasur deklarim nga Gjykata Speciale./express

The post Specialja dënoi me 26 vjet burg ish-komandantin e UÇK-së, njohësit e drejtësisë të habitur me vendimin appeared first on Albeu.com.