gjykata kushetuese Archives - Albeu.com

Arrestimi i Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkesën e bërë nga deputetët
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me kërkesën e deputetëve të opozitës që çuan në këtë Gjykatë kërkesën për të shqyrtuar masat e marra nga Gjykata e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në vendimin e zbardhur prej 24 faqesh, anëtarët shumicë të Kushtetueses, theksojnë se deputetët nuk ka paraqitur ndonjë fakt ose argument në lidhje me zgjedhshmërinë e papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre. Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më parë, Gjykata Kushtetuese vlerëson se kur një grup deputetësh vë në lëvizje Gjykatën për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, duhet që ai të argumentojë se është subjekt i parashikuar nga Kushtetuta dhe se i është cenuar një kompetencë e caktuar e parashikuar po nga Kushtetuta. “Gjithashtu, ai duhet të pretendojë se është subjekt në konflikt ose është cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Nëse këto elemente nuk arrijnë të identifikohen në kërkesën e parashtruar përpara Gjykatës, nuk mund të arrihet në një analizë dhe përfundim të qartë se cilit organ i takon të ushtrojë cilën kompetencë, si qëllimi final i shqyrtimit që bën Gjykata në rastin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave”, thuhet më tej. Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson të theksojë se në jurisprudencën kushtetuese interesi i jo më pak se një të pestës së deputetëve nuk është vënë në diskutim në gjykimet e kontrollit kushtetues abstrakt.

Vendimi është kundërshtuar vetëm një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja. “Qasja ime është se qartazi kemi një rast të konfliktit të kompetencave që ka ardhur nga mënyra e interpretimit autonom që organet gjyqësore i kanë bërë normës kushtetuese, i shfaqur në formën e vendimeve që janë kërkuar të pezullohen”, thuhet në vendimin e saj.

The post Arrestimi i Sali Berishës, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkesën e bërë nga deputetët appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja shfuqizon nenin për Policinë: I papajtueshëm me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa pika të nenit 131 për ligjin për Policinë me arsyen se janë të papajtueshme me Kushtetutën.

PJESË NGA VENDIMI:

– Shfuqizimi i nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

– Pezullimi i zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

– Neni 131, i lidhur me nenin 6, pika 29/1, i ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, vendos kufizim të së drejtës kushtetuese të jetës private, duke mos respektuar kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, sipas nenit 17 të Kushtetutës, pasi ligji nuk rregullon në mënyrë shteruese dhe të qartë “masat e veçanta”, që zbaton Policia e Shtetit, duke prekur njëherazi edhe parimin e sigurisë juridike në drejtim të saktësisë së ligjit dhe koherencës së rendit juridik.

Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

Pranimin e kërkesave.

Shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 dhe të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar.

Pezullimin e zbatimit të nenit 131 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi përfundimtar i arsyetuar do të shpallet brenda afateve të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

The post Kushtetuesja shfuqizon nenin për Policinë: I papajtueshëm me Kushtetutën appeared first on Albeu.com.

Takim i fshehtë i Tushës me Sorecën? Kushtetuesja hedh poshtë pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
Vetëm pak minuta pas deklaratës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është takuar në mënyrë të fshehtë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, duke kërkuar edhe përjashtimin e saj nga çështja, ka ardhur edhe reagimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila me anë të një shkrese, hedh poshtë të gjitha pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në këtë shkresë, Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje avokates Adriana Kalaja dhe e sqaron se takimi me Ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme.

Sipas Gjykatës në takim nuk është diskutuar për çështjen e Teatrit, por ka pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbështetjen e veprimtarisë së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Përgjigje kërkesës për informacion

Av. Adriana Kalaja Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Në përgjigje të kërkesës suaj të datës 30.06.2021, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila është bërë publike edhe në media, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen për spekulimet dhe presionet e bëra kohët e fundit ndaj institucionit të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se sipas nenit 12, pika 2/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), Kryetari përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët.

Në ushtrim të kësaj kompetence, Kryetari zhvillon takime me personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Dëshirojmë të theksojmë, pa asnjë ekuivok, se në asnjë prej këtyre takimeve nuk është diskutuar për çështje konkrete dhe nuk është bërë asnjë përpjekje, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, për të ndikuar në vendimmarrjen e kësaj gjykate.

Lidhur me çështjet që ju parashtroni në kërkesën tuaj për informacion, në mbështetje të ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije se takimi me Ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme, të cilat kanë pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbështetjen e veprimtarisë së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

The post Takim i fshehtë i Tushës me Sorecën? Kushtetuesja hedh poshtë pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit appeared first on Albeu.com.

Shembja e Teatrit në “Kushtetuese”, Aleanca depoziton kërkesë për përshpejtimin e vendimit
Aleanca për mbrojtjen e teatrit depozitoi këtë të premte një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për përshpejtimin e vendimit mbi padinë e Presidentit Ilir Meta lidhur me çështjen e teatrit.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e Aleancës, Adriana Kalaja deklaron se duhet që Kushtetuesja të japë sa më shpejtë një vendim pasi sipas saj qeveria, përmes akteve normative synon që të “minojë” këtë proces.

Një thirrje, Kalaja e ka dhe për ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim duke i kërkuar që të dalë dhe të prononcohet lidhur me këtë çështje dhe të bëjë presion tek drejtësia shqiptare që të japin një vendim sa më të drejtë.

“Ne duke ditur situatën në Gjykatën Kushtetuese duke marrë informacionin që kjo gjykatë po debaton për vendimin që do thotë për kërkesat e Presidentit. Ne i kërkojmë që të përshpejtojë në dhënien e vendimit se ky akt normativ do të prodhojë akte të tjera ligjore që kanë karakter të dëmshëm. Do doja që të sqaroja se qasja e këtyre institucioneve të cilat në mënyrë shkelin ligjin, ka ardhur edhe nga neglizhenca e Gjykatës Kushtetuese. Ne që në fillim, Presidenti kërkuam marrjen e masave. Vendim nuk u rrëzua por u vendos që të shprehet me vendimin përfundimtar. Unë do bëja një kërkesë ndaj ambasadorëve, sidomos Yuri Kim besoj se është në dijeni të plotë për çdo problem që ka drejtësia shqiptare, ajo duhet të dalë dhe të prononcohet për shembjen e teatrit. Të bëjë një presion institucioneve përgjegjëse. Ne respektojmë ligjin dhe gjykatat, duhet të presim vendimet e gjykatave. Është injorim që të mospresim vendimin e Gjykatës Kushtetuese” – tha Adriana Kalaja.

Lidhur me aktin normativ të miratuar ditën e djeshme nga Parlamenti ku në rishikimin e buxhetit të shtetit, janë alokuar 900 mijë në Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit, Kalaja deklaroi se është një formë presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Është injorim ose presion që institucionet përgjegjëse, që janë pjesë e procesit, është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Fakti që akti normativ ka hyrë në fuqi më datë 22 tregon se nuk ka asnjë lloj problemi. Mediat pasqyrojnë lajmet publike dhe jo ato që duan ambasadorët” – tha Kalaja.

Ndërkohë aktori Edmond Budina e cilësoi aktin normati si një pështymë në fytyrën e drejtësisë shqiptare por bëri me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do tërhiqet nga beteja e saj.

“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave e quaj pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. Pa dhënë një vendim Gjykata Kushtetuese ata nxjerrin akte të tilla. Ne do vazhdojmë luftën tonë. Askush të mos mendojë se ne do tërhiqemi. Ne do shkojmë në instance ndërkombëtare nëse nuk merret një vendim i drejtë. Teatri Kombëtar është një aferë e madhe korruptive që e kemi denoncuar dhe do e denoncojmë” – tha Budina.

The post Shembja e Teatrit në “Kushtetuese”, Aleanca depoziton kërkesë për përshpejtimin  e vendimit appeared first on Albeu.com.