gjykata greke Archives - Albeu.com

U kap me 100 kg drogë bashkë më policin grek, shqiptari: Jam informator, mendoja se merrja pjesë në operacion zyrtar policor
Ditën e djeshme, kanë dalë para Gjykatës së Thesprotisë, dy policë grekë dhe biznesmeni Arben Murto, nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, të arrestuar të premten pas një operacioni anti-drogë në Igumenicë, ku u sekuestruan 102 kg kanabis.

Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga oficeri 41-vjeçar Kostantinos Nakos dhe me pasagjer biznesmenin 41-vjeçari nga fshati Shalës i Konipolit, Arben Murto.

Ata nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por u kapën pasi u përplasën me 3 automjete të parkuara.

Bashkë me ta u arrestua edhe oficeri Dimitrio Oikonomou, 50-vjeç, pasi në momentin e kapjes së mjetit me drogë, ai duhet të ishte në shërbim bashkë me kolegun e tij Nakos, por u gjet në një lokal në Sajadhë, pranë kufirit.

Në seancën e djeshme, e cila ka zgjatur deri pasdite vonë, Arben Murto, është shprehur se besonte se po merrte pjesë në një operacion zyrtar të policisë.

Ai pohoi se me këtë Konstantino Nakon ka pasur bashkëpunim nga e kaluara dhe në fakt, sipas informacioneve që ai ka dhënë, në të kaluarën janë identifikuar sasi të mëdha droge dhe trafikantët e saj.

Sipas Murtos, ai besonte se të premten e kaluar po merrte pjesë në një operacion të ligjshëm policor, për lokalizimin dhe sekuestrimin e sasisë së drogës.

Oficeri i policisë Konstantino Nakos, para Gjykatës ka pretenduar se është përdorues kokaine dhe madje prej kohësh.

Kjo varësi e çoi atë në transportin e veçantë të një sasie të madhe kokaine. Bazuar në të njëjtat informacione, ai ka kërkuar ekspertizë për të vërtetuar përdorimin e kokainës që pretendon.

Ndërsa oficeri Dimitrio Oikonomou pretendoi se nuk dinte asgjë për veprimet e kolegut të tij. Natën që ata ndanë një shërbim, ai i tha se do të largohej për pak kohë për një punë personale.

Ai nuk dyshoi për ndonjë gjë të çuditshme dhe kjo ka qenë arsyeja që ka lënë edhe armën e shërbimit brenda automjetit.

Madje ai pretendoi gjithashtu, se Nako u largua nga lokali pas një debati verbal me klientë të tjerë aty.

Në përfundim të seancës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arben Murton e Konstantino Nakon dhe masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur 2 herë në muaj”, “garanci pasurore” 8000 euro dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për Dinitrio Oikonomou.

The post U kap me 100 kg drogë bashkë më policin grek, shqiptari: Jam informator, mendoja se merrja pjesë në operacion zyrtar policor appeared first on Albeu.com.

Ekzekutoi kunatin pasi i kishte përdhunuar vajzën, gjykata greke jep vendimin për 50-vjeçarin shqiptar
Gjykata greke, ka dhënë sot vendimin për 50-vjeçarin shqiptar Fatmir Tarellarin, i cili vrau kunatin 33—vjeҫar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në burg me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit, e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak, për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Rikujtojmë se 50-vjeçari ka vrarë me armë gjahu kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.

Menjëherë më pas është dorëzuar në polici.

The post Ekzekutoi kunatin pasi i kishte përdhunuar vajzën, gjykata greke jep vendimin për 50-vjeçarin shqiptar appeared first on Albeu.com.

SKANDAL/ Torturuan për vdekje Ilia Karelin, gjykata greke mëshiron gardianët e burgut! Pamjet që llahtarisën njerëzimin (VIDEO)
Gjykata e Apelit të Selanikut ka lehtësuar 12 gardianët e burgurt të Nigritës të dënuar më herët me nga 5 deri 7 vite burg për vrasje përmes torturës së të burgosurit shqiptar Ilia Kareli. Vendimi është marrë mesditën e sotme sipas mediave greke dhe të gjithë ata do të bëjnë nga 3 vite burg.

Gjykata vendosi kështu duke marrë parasysh raportet e administratës së burgut për sjellje të mirë të gardianëve të dënuar, gjë që bëri që ajo të prishte vendimet nga nga 5 deri 7 vite burg për secilin prej tyre pasi u gjetën fajtorë për torturimin deri në vdekje të të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, raporton abcneës.al.

Një i dënuar i 13, pikërisht roja i jashtëm i burgut, i dënuar më herët me tre vite burg, tani thjesht do të jetë i pezulluar nga puna me akuzën e “cënimit të dinjitetit të administratës së burgjeve”.

Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nbga Malandrino.

Kamerat e sigurisë fiksuan gjithçka bënë gardianët e burgut, të cilët përmes torturave i shkaktuan vdekjen shqiptarit të dënuar. Pamjet shkaktuan reagime të forta në Shqipëri, megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për Apelin e Selanikut që t’i marrë me të mirë gardianët torturues deri në vdekje duke i bërë ata që të gëzojnë lirinë shumë shpejt.

Ky është rasti i radhës ku drejtësia greke operon me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve, pasi ka qindra të dënuar shqiptarë që po bëjnë nga 15-20 vite burg në Greqi vetëm se janë kapur me disa gram lëndë narkotike në makina apo trup, ndërkohë që 12 persona, të vërtetuar se ishin fajtorë për tortura deri në vdekje të një të burgosuri, të fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë, mëshirohen me vetëm 3 vite burg. /abcnews.al/

The post SKANDAL/ Torturuan për vdekje Ilia Karelin, gjykata greke mëshiron gardianët e burgut! Pamjet që llahtarisën njerëzimin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.