gjykata e tiranes Archives - Albeu.com

U akuzua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës rrëzon pezullimin dhe rikthen në detyrë kreun e IMT-së Rigers Sheqeri
Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar masën që parashikonte pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Tiranë, Rigers Sheqeri.

Vendimi i gjykatës lejon rikthimin e tij në detyrë, duke anuluar kufizimin e dy ditëve më parë ndaj tij për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Tiranës, bëri me dije në njoftimin zyrtar se masa e pezullimit ishte vendosur edhe për juristin E.P, nën akuzë për shpërdorim detyre.

Ndërsa ndaj shtetasit P.C u vendos masa e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe detyrim paraqitje me akuzën e ndërtimit të paligjshëm.

Sipas Prokurorisë, hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga administratori i kompanisë “AL OIL 2019” shpk, se në pronën e kësaj shoqërie janë kryer punime të paligjshme që kanë shkaktuar dëme.

Nga verifikimet, rezultoi se kompania ndërtuese “Eurocol” sh.p.k. nuk ishte e pajisur me leje ndërtimi për objektin në Njësinë Administrative Farkë.

Prokuroria thekson se; megjithëse inspektorët e IMT-së konstatuan shkeljen dhe mbajtën procesverbal, kryeinspektori, i mbështetur edhe në relacionin e juristit, vendosi mbylljen e procedurës në kundërshtim me ligjin, pa vendosur asnjë masë administrative.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal Nr.337/2026, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A., administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k., i cili pretendoi se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime që kanë sjellë si pasojë dëmtimin e saj si dhe punime ndërtimi pa leje, rezultoi se për punimet e ndërtimit objekt hetimi ndodhur në Njësinë Administrative Farkë dhe e regjistruar pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-Tirana Rurale 1, është e nevojshme pajisja me leje ndërtimi dhe se shoqëria “Eurocol”sh.p.k. nuk ka qenë e pajisur me një leje të tillë.

Po kështu, rezultoi se punojësit e IMT pranë Bashkisë Tiranë, fillimisht kanë mbajtur Proçes-Verbalin për konstatimin e kundërvajtjes Nr. 8331”, datë 29.12.2025, në të cilin është konstatuar një fakt i tillë, ndërsa më pas, Kryeinspektori i këtij institucioni R. Sh., duke u bazuar edhe në relacionin e përgatitur nga juristi E.P., ka vendosur mbylljen e procedurës, në kundërshtim me ligjin, pa marrë ndaj subjektit ndërtues asnjë nga masat administrative të parashikuara nga Neni 5 i ligjit Nr. 9780, datë 16.07.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”. Në këtë rast ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit R.Sh. dhe E. P., kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në rast konstatimi të një ndërtimi pa leje, inspektorët e terrenit evidentojnë shkeljen dhe hartojnë procesverbalin përkatës, praktika i kalon sektorit juridik për verifikim dhe përgatitje të relacionit dhe projektvendimit, ndërsa Kryeinspektori, si autoritet vendimmarrës, shqyrton praktikën dhe merr vendimin përfundimtar, duke vendosur masat administrative të detyrueshme, konkretisht pezullimin e punimeve, vendosjen e gjobës dhe prishjen e ndërtimit, veprime që nuk janë kryer nga shtetasit e mësipërm.

Po kështu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe konkluzionet e aktit të ekspertimit Teknik, rezulton se shtetasi P.C., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal. Këtë vepër penale ai e ka kryer nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme që konsistojnë në ndërtimin e konstruksionit mur – betonarme të përshkruar më sipër pa patur leje ndërtimi për një gjë të tillë.

Ashtu si është sqaruar më sipër, shoqëria në fjalë ka patur një leje punimesh për ndërhyrje në infrastrukturë dhe për vendosjen e barrierave ndaj zhurmave, e cila në mënyrë të shprehur nuk mbulon ndërtimin e objekteve që kërkojnë leje ndërtimi, duke përjashtuar kështu çdo justifikim ligjor për ndërtimin konkret të realizuar.

The post U akuzua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës rrëzon pezullimin dhe rikthen në detyrë kreun e IMT-së Rigers Sheqeri appeared first on Albeu.com.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga burgu: Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Shkambi kishte apeluar masën e sigurisë, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda sallës së gjyqit, ku nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi me armë sapo gjyqtari shpalli vendimin për një çështje pronësie ku xhaxhai i tij ishte palë.

Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, Gjon Shkambi, deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, duke u përpjekur të bindte autoritetet për pafajësinë e tij.

Megjithatë, Apeli ka rrëzuar ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim.

Ndërkohë, nipi i tij Elvis Shkambi, i cili mbetet gjithashtu në paraburgim, nuk ka apeluar vendimin për të ndryshuar masën e sigurisë.

Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga burgu: Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim appeared first on Albeu.com.

“Isha në panik e ankth”/ Mori përpara 9 makina duke iu arratisur “Shqiponjave”/ Gjykata e Tiranës lë në burg 31-vjeçarin (EMRI)
Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg Imer Krrashin alias Uka, që shkaktoi kaos dhe dëme teksa tentoi t`i arratisej policisë me armë në makinë.

Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motorr, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.

Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me shpejtësi.

Në pamjet e publikuara nga Policia, shihet momenti kur efektivët i vihen të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete.

Para togave të zeza, ai ka kërkuar falje dhe gatishmëri për të kompensuar dëmet materiale.

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”.

Krrashi rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar në Itali për vjedhje si pjesë e grupit të Edison Pulës.

Edison Pula dhe Imer Krrashi, u arrestuan në shkurt të vitit 2022 teksa i pari në atë kohë 27- vjeç akuzohej për 50 vjedhje në Trentino.

Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjejeve kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

The post “Isha në panik e ankth”/ Mori përpara 9 makina duke iu arratisur “Shqiponjave”/ Gjykata e Tiranës lë në burg 31-vjeçarin (EMRI) appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” për Flodian Plakun, ja çfarë tha para gjykatësve
I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.

42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.

Para gjykatës, Plaku deklaroi: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam përdorur një Golf para 10 ditësh, ndaj ka ardhur policia tek unë”.

Ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

The post I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” për Flodian Plakun, ja çfarë tha para gjykatësve appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryesocialisti Edi Rama, kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha.

Sipas institucionit të drejtësisë, padia e bërë nuk është e bërë mbi bazën e provave e të ligjit.

Kryeministri mund të bëjë ankim të këtij vendimi në shkallën e Apelit, brenda 15 ditëve, duke nisur nga sot.

Në padi, Rama kërkonte dëmshpërblim nga Basha në vlerën e 1 milion Lekëve, duke i pretenduar si të pavërteta deklaratat e bëra nga ish-kryedemokrati më 22 Tetor 2018.

Po ashtu, Rama kërkonte që Basha të paguante shpenzimet gjyqësore dhe ato të avokatëve. Gjykata, pasi ka shqyrtuar çështjen nuk ka gjetur prova për të provuar fajësinë e Bashës.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt: “1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile

V E N D O S I:

1. Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.

2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

3. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Shpallet sot në Tiranë më datë 11 qershor 2025“, njofton Gjykata e Tiranës.

The post Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Tiranës shtyn seancën ndaj Elidon Kotorrit, zbardhen dy akuzat e ngritura ndaj tij
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën paraprake ndaj kriminelit të njohur të viteve 2000, Elidon Kotorri. Gjatë seancës paraprak gjykata ka konstatuar se përveç akuzës së kundërshtimit të policisë prokuroria e Tiranës i ka ngritur akuzën e arratisjes nga vendi i dënimit.

Për shkak se gjykata ka vendosur bashkimin e të dyja dosjeve që do t’i gjykojë në të njëjtën seancë paraprake, prokurori kërkoi kohë të njihet me akuzën e dytë të hetuar nga një prokuror tjetër. Pasi mbylli dënimin me 25 vite burgim për vrasjen e Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazment Zenelit, Kotorri la burgun në 2019. Ndërsa më herët i kishte shpëtuar burgut të përjetshëm pasi Strasburgu gjeti shkelje gjatë gjykimit të 50-vjeçarit.

Në vjeshtën e 2024 pasi një e afërme e tij njoftoi policinë për konflikt mbi pronën, Eldion Kotorri nuk pranoi të shoqërohej në komisariat dhe për këtë arsye policia e arrestoi dhe i referoi dosjen në prokurori për kundërshtim. Gjykata e liroi duke i ndryshuar masën nga burg në arrest shtëpiak.

Prokuroria e Tiranës hapi një hetim të dytë ndaj Elidon Kotorrit pasi u gjet jashtë banesës dhe u konstatua se e kishte thyer arrestin shtëpiak. Në të njëjtën kohë Kotorri u hetua për dy akuza, duke ju dorëzuar gjykatës penale për dy akuza që u bashkuan në një të vetme nga gjyqtari paraprak, i cili pritet të vendosë ta kalojë në gjykim themeli.

The post Gjykata e Tiranës shtyn seancën ndaj Elidon Kotorrit, zbardhen dy akuzat e ngritura ndaj tij appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Gjykata e Tiranës miraton formularin për votuesit nga diaspora (Dokumenti)
Ditën e nesërme në Parkun Olimpik, nis paketimi i 245,953 seteve zgjedhore që do u shpërndahen emigrantëve në 85 shtete të botës, ku ata janë regjistruar për të votuar për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit.

KQZ bën me dije se në 20 tavolina të ndryshme, do të paketohen zarfe të personalizuara për çdo votues, të cilat do të grupohen sipas shteteve. Secilit votues do t’i shkojë fleta e votimit për qarkun të cilit ai i përket në Shqipëri.

Brenda 1 jave, zarfat e parë më fletë votimi pritet të mbërrijnë në Europë para datës 22 prill, ndërsa në Amerikë ose kontinent tjetër, pakoja zgjedhore mund të kërkojë disa ditë më shumë, deri në 25 prill.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës, ka miratuar sot formularin e ankimimit për votuesit shqiptarë jashtë territorit të vendit, të cilëve nuk u është pranuar aplikimi për regjistrim në listën e zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ata mund të ankohen deri më 11 prill (30 ditë para zgjedhjeve) në portalin e dedikuar enkas për ta në KLGJ.

Sipas detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka ngritur me një vendim të 6 marsit një platformë elektronike për të gjithë zgjedhësit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit.

Kërkesat e zgjedhësve për të votuar, do të dërgohen në adresën diaspora@gjykata.gov.al e më pas brenda 48 orësh Gjykata e Tiranës, duhet t’i marrë në shqyrtim.

Sipas listës paraprake të KQZ-së për emigrantët që do të votojnë më 11 maj, numri i të regjistruarve zyrtarisht në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808.

Si të votoni?

Kur të hapë zarfin zgjedhor, votuesi do të gjejë brenda: një zarf tjetër plastik kthimin e votës, një numërator me kontaktet e postës së shpejtë, sipas shteteve, të cilin duhet ta telefonojë në fund për t’i dorëzuar zarfin, një udhëzues i detajuar se si duhet të plotësohet fleta e votimit, zarfin e jashtëm B, që ka një kod të personalizuar të zgjedhësit, shtetin ku jeton dhe qarkun të cilit i takon në Shqipëri.

Brenda zarfit B, është Zarfi A, i cili është një lloj për të gjithë e nuk ka asnjë shenjë dalluese e mbi të cilin nuk duhet bërë asnjë shënim. Brenda në zarfin A, është fleta e votimit.

Votuesi duhet të lexojë udhëzuesin, të plotësojë fletën, ta fusë brenda në zarfin A, ta mbyllë mirë zarfin A, pastaj ta fusë në zarfin B, e në fund në zarfin e plastik të postës që ju ka ardhur gati nga KQZ. Adresa nuk ka nevojë të shkruhet, sepse është e shkruar paraprakisht në zarf.

Në fund duhet të telefonojë korrierin e postës sipas numrit të telefonit që gjen në numëratorin, brenda në zarfin e mbërritur nga KQZ.

Postieri dhe votuesi dakordësojnë një orar dhe korrieri vjen dhe e merr vetë votën në shtëpinë e zgjedhësit. Procesi duhet bërë i gjithi individualisht nga secili zgjedhës. Diasporës i sugjerohet që të votojë brenda 3 ditësh nga marrja e zarfit dhe ta postojë për në KQZ, pasi çdo zarf që vjen pas orës 19:00 të datës 11 maj, nuk do të numërohet.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Gjykata e Tiranës miraton formularin për votuesit nga diaspora (Dokumenti) appeared first on Albeu.com.

Zhvati pacientët me COVID te Sanatoriumi, Gjykata e Tiranës liron Tire Alldervishin
Ish-sanitarja e spitalit të Senatoriumit në Tiranë, Tire Alldervishi, do të lërë qelinë ku vuante dënimin prej 4 vitesh burg, duke u liruar 11 muaj përpara se të plotësonte dënimin e plotë.

Gjykata e kishte dënuar Tire Alldervishin për veprën penale të “Mashtrimit”. Ekzekutimi i këtij dënimi fillon ditën e ndalimit të saj, kryer në datën 12.01.2021, për llogari të këtij proçedimi penal.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj), dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet e pandehura, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, e pandehura detyrohet të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe sistematike me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.

Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, e pandehura detyrohet të marrë pëlqimin e zyrës së shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, për lëvizjet jashtë vendit, si dhe ato të shpeshta brenda vendit. Afati i provës fillon nga e nesërmja që ky vendim të marrë formë të prerë.

Tire Alldervishi, paraqitej si infermiere dhe i mori 8 milionë lekë të vjetra familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus.

Alldervishi u merrte paratë, në këmbim të shërbimitimit që do t’i bënte të sëmurës.

The post Zhvati pacientët me COVID te Sanatoriumi, Gjykata e Tiranës liron Tire Alldervishin appeared first on Albeu.com.

Mjeku Edmond Gashi iku me vrap, reagon Gjykata e Tiranës: Doli nga dera e gjyqtarëve, u largua i pashoqëruar nga efektivët e Policisë
Gjykata e Tiranës, ka reaguar pasi la në fuqi masat e sigurisë për 8 të arrestuarit e skandalit të onkologjikut. Reagimi vjen pasi mjeku kirurg Edmond Gashi me t’u njohur me masën e sigurisë arrest shtëpie, ka dalë nga Gjykata dhe është larguar me vrap.

Gjykata Penale e Tiranës, sqaron se Edmond Gashi, ka dalë nga hyrja e autorizuar për gjyqtarët duke përfituar nga hapja e derës në mënyrë rastësore nga një punës i gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata e Tiranës, thekson se Gashi është larguar i pashoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët duhet të bënin dërgimin e tij në shtëpi.

“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit“, thuhet në reagimin e Gjykatës.

Reagimi:

Referuar interesit të shfaqur mediatik, nëpërmjet disa komenteve dhe pamjeve filmike të shfaqura ditën e sotme, në disa portale/media on line, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

1. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 1585, datë 19.06.2024, ka vendosur, ndër të tjera: “Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E. G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal. ………. “.

2. Me vendimin Nr. 1651, datë 27.06.2024 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, ka vendosur ndër të tjera: “Miratimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E. G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal”.

Referuar vendimeve të sipër cituara, ndaj personit nën hetim E. G., është cktuar nga Gjykata, masa e sigurimit personal shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim E. G., do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit.

Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit.

The post Mjeku Edmond Gashi iku me vrap, reagon Gjykata e Tiranës: Doli nga dera e gjyqtarëve, u largua i pashoqëruar nga efektivët e Policisë appeared first on Albeu.com.

Vrau kolegun se e bullizonte, Gjykata kalon për gjykim çështjen e ish-efektivit Lundjan Zaimit
Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen e ish-efektivit Ludjan Zaimi.

Zaimi vrau kolegun e tij Caush Valiasi në ambientet e komisariatit Nr.3 pasi ky i fundit e kishte bullizuar.

Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë që 25-vjeçari zgjodhi të heshtë. Gjykasi që e la në burg kërkoi një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, pasi dyshohej se ai mund të vuante nga probleme mendore dhe kështu mund t’i shpëtonte dënimit, por sipas ekspertizës i riu rezultoi në gjëndje normale./albeu.com

The post Vrau kolegun se e bullizonte, Gjykata kalon për gjykim çështjen e ish-efektivit Lundjan Zaimit appeared first on Albeu.com.