gjykata e strasburgut Archives - Albeu.com

Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Vrasja ka mbetur pa autor, drejtësia e re të reagojë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Ai ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin.

Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit.

Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse.

Rama tha se tani ka ardhur koha që drejtësia e re të reagojë.

Rama: Është koha që drejtësia e re të reagojë, sepse qëkur ky krim ka marrë rrugët e gjykatave dhe prokurorive të vendit ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë. Leximi i vendimit të Gjykatës është si të lexosh një rrëfim të stërpërsëritur prej nesh në vite. Vendosja e gishtit drejtpërdrejt te autoritetet ekzekutive të kohës është e shkruar e zeza mbi të bardhë, jo vetëm për krimin e vrasjes që ka mbetur pa autor sepse vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por na urdhri që ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër gjykata nënvizon, vë gishtin edhe të krimi i pengimit të drejtësisë. Autoritetet ekzekutive më të larta të vendit kanë penguar në mënyrë brutale drejtësinë që të reagojë dhe të veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi.

Rama tha se nëse 21 janari mbetet në ajër, atëherë edhe themeli i ri i drejtësisë, që sipas tij sapo ka nisur të ndërtohet, nuk e mban dot të gjithë peshën e jashtëzakonshme të misionit që ka drejtësia në një vend demokratik.

Sipas tij, bë vendin tonë askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk mund ta ushtrojë pushtetin e përkohshëm për të marrë jetë njerëzish të pafajshëm.

/albeu.com

The post Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Vrasja ka mbetur pa autor, drejtësia e re të reagojë appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar: Dy shkeljet e kryera nga shteti
Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit.

Kjo gjykatë ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit.

Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse.

VENDIMI I PLOTE

Mes të tjerash Gjykata nënvizon dhe faktin se teksa ka pasur mangësi specifike në hetimin e rastit në fjalë, bëhet thirrje që të identifikohen dhe ndëshkohen ata që janë përgjegjës për krimin.

Po ashtu Strasburgu thekson se ka pasur dhe defekte në ushtrimin e detyrës nga ana e policisë për mbarëvajtjen dhe kontrollin e protestës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se më 21 janar të vitit 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Pas përplasjes me policinë dhe tentativave për të hyrë brenda në Kryeministri, 4 protestues mbetën të vrarë.

Në protestë humbën jetën Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Sakaq, Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

The post Zbardhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar: Dy shkeljet e kryera nga shteti appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e Ardian Fullanit
Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar kërkesën e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në lidhje me padinë e tij ndaj institucionit që drejtonte dhe Parlamentit për shkarkimin e tij.

Fullani pretendonte se për rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe mos dhënien e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Kujtomë se Fullani u shkarkua në 2014 pasi u akuzua për shpërdorim detyre, pas zhdukjes së 713 milionë lekëve. Më pas ai u arrestua dhe gjykata e la në arrest shtëpie. Në dhjetor të 2015, u shpall i pafajshëm nga Apeli.

Njoftimi:

Në vendimin e saj për çështjen Fullani kundër Shqipërisë (kërkesa nr. 4586/18) Gjykata Evropiane e Të drejtat e njeriut e kanë shpallur unanimisht kërkesën të papranueshme. Vendimi është përfundimtar.

Çështja kishte të bënte me vendimin e Kuvendit në vitin 2014 për shkarkimin e z. Fullani nga detyra si Guvernator i Banka Qendrore e Shqipërisë pas arrestimit të tij me dyshimin për shpërdorim detyre. Ai ishte më pas i pafajshëm. Ai ngriti veprime ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe gjykatat në thelb e gjetën atë favor, por hodhi poshtë kërkesën e tij për kompensim shtesë dhe rivendosje.

Gjykata konstatoi se z. Fullani nuk kishte përdorur të gjitha mjetet juridike të brendshme në dispozicion të tij. Në në veçanti, ai nuk kishte paraqitur një ankesë kushtetuese e cila, që nga ndryshimet në

Kushtetuta e vitit 2016, kishte qenë në parim, një mjet efektiv në lidhje me pretendimet e ndonjërit shkelje e të drejtave të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj që kishte është ratifikuar nga Shqipëria./albeu.com

The post Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e Ardian Fullanit appeared first on Albeu.com.

Frekuencat digjitale, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e kompanisë së Bechettit ndaj Shqipërisë
Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi në 10 maj të cilësonte si të papranueshme një padi të kompanisë AGONSET të biznesmenit kontrovers italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë.

Agonset paditi në vitin 2015 Shqipërinë për diskriminim dhe shkelje të lirisë së shprehjes, për shkak se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk e ftoi në garën për ndarjen e frekuencave të transmetimit dixhital, ku u thirrën vetëm kompanitë me licenca kombëtare transmetimi.

Të njëjtës padi kompania i bashkëngjiti në vitin 2016 ankimin për sekuestrimin e saj, pas akuzave penale ndaj Becchettit dhe personave të tjerë të lidhur me të.

Në arsyetim gjykata shprehet se padia nuk ishte e pranueshme për shkak se kompania nuk kishte shfrytëzuar ankimin në gjykatat shqiptare. Gjykata ka rrëzuar edhe pretendimin e kompanisë se ndjekja e rrugës ligjore në Shqipëri ishte e kotë, duke arsyetuar se vetëm ky dyshim “nuk ishte iarsye e vlefshme” për të mos i ezauruar këto mundësi.

Në vendimin e shkurtër thuhet se gjykata nuk e kishte marrë në konsideratë ankimin kundër sekuestrimit, pasi ai nuk ishte bërë në formën e duhur.

Biznesmeni italian Francesco Beccheti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës në shkurt të këtij viti për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit me 17 vite burgim. Bashkë me të u dënuan edhe ortakë dhe bashkëpunëtorë të tij. Çështja është ankuar në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë Becchetti dhe kompanitë e tij kanë fituar rreth 108 milion euro në dëmshpërblime në gjykata të arbitrazhit. /BIRN

The post Frekuencat digjitale, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e kompanisë së Bechettit  ndaj Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë “të fortit të Vlorës”, shifra që duhet t’i paguajë qeveria Fotaq Zaharisë
Gjykata e Strasburgut ka dhënë një tjetër vendim në disfavor të qeverisë shqiptare.

Fotaq Zaharia ose i njohur ndryshe si i “forti i Vlorës” ka fituar betejën gjyqësore ndaj qeverisë.

Ndërkaq, këtë të mërkurë, 1 Qershor, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të ekzekutuar verdiktin e gjykatës, për t’i akorduar Fotaq Zaharisë shumën 13 000 (trembëdhjetë mijë) euro, për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 (dy mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

“Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 9.12.2021, për çështjen “Fotaq Zaharia kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.45022/16, përfundimtar, në datën 9.12.2021, në shumën 13 000 (trembëdhjetë mijë) euro, për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 (dy mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme”, thuhet në VKM.

Ndërkohë agimi i shumës, do të bëhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

VENDIMI

V E N D I M

PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 9.12.2021, PËR ÇËSHTJEN “FOTAQ ZAHARIA KUNDËR SHQIPËRISË” (KËRKESA NR.45022/16)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 9.12.2021, për çështjen “Fotaq Zaharia kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.45022/16, përfundimtar, në datën 9.12.2021, në shumën 13 000 (trembëdhjetë mijë) euro, për mbulimin e dëmit pasuror dhe jopasuror dhe 2000 (dy mijë) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohen shumat, në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlera e përcaktuar si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit Fotaq Zaharia, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 9.12.2021.

4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesit Fotaq Zaharia, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita, kur vendimi i Gjykatës është bërë përfundimtar.

5. Në rast mospagimi brenda afatit tremujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin margjinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus 3%.

6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2022.

7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe e Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ARBEN AHMETAJ

The post Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë “të fortit të Vlorës”, shifra që duhet t’i paguajë qeveria Fotaq Zaharisë appeared first on Albeu.com.