Gjykata e BE-së Archives - Albeu.com

Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian
Bashkimi Evropian e intensifikoi luftën për sundim të ligjit në Poloni më 5 qershor, kur gjykata më e lartë e bllokut evropian e konfirmoi se Varshava nuk i kishte respektuar rregullat e BE-së për pavarësi të gjyqësorit.

Lidhur me këtë akuzë, Polonia, anëtare e BE-së, tashmë ka humbur mbi gjysmë miliardë euro në gjoba.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të hënën se reforma e drejtësisë e Polonisë e vitit 2019 ka shkelur ligjin e BE-së pasi Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut evropian, pretendoi se Gjykatës së Lartë polake i mungonte pavarësia dhe paanësia.

“Me vendimin e sotëm, Gjykata e lë në fuqi veprimin e Komisionit”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian lidhur me reformat gjyqësore në Poloni ka kohë që kanë filluar.

Më 27 tetor të vitit 2021, Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte vendosur që Polonia t’i paguante një milion euro në ditë për shkak se refuzoi ta pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Polonisë u shtuan në tetor të vitit 2021, kur Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi që të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, në çështje të caktuara gjyqësore.

Gjykata Kushtetuese kishte thënë se disa nene të traktatit të BE-së nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Polonisë. Dhe, sipas saj, gjykatësit polakë nuk duhet ta përdorin ligjin e BE-së për të vënë në dyshim pavarësinë e kolegëve të tyre.

Vendimi shkaktoi një kundërshtim të ashpër nga Brukseli dhe zyrtarë të lartë të BE-së i kujtuan Polonisë se “një nga shtyllat e BE-së është përparësia e ligjit të BE-së”./REL

The post Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian appeared first on Albeu.com.