gjykata administrative Archives - Albeu.com

Gjykata Administrative nuk pranoi shqyrtimin e padisë ndaj prokurorit që e hetoi, Veliaj ankimon vendimin në Apel: Çështja shkon përtej interesit tim personal
Bashkia Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e 24 Korrikut të Shkallës së Parë, e cila nuk pranoi që të shqyrtonte në themel padinë ndaj Prokurorit Ols Dado.

Në një komunikatë për mediat, Veliaj thekson se gjykata nuk i dha përgjigje pyetjes nëse një person mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit, kur pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit.

Veliaj pretendon se gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa verifikuar nëse akti i emërimit ishte absolutisht i pavlefshëm.

NJOFTIM PËR SHTYP

Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë që kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit.

Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit? Pikërisht kësaj pyetjeje Gjykata nuk i dha përgjigje. Ajo e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin se, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore përjashtimore që do të lejonin emërimin e tij si prokuror.

Çështja bëhet edhe më serioze sepse pretendohet pavlefshmëria absolute – forma më e rëndë e paligjshmërisë së një akti administrativ. Ligji parashikon që ajo mund të konstatohet në çdo kohë, madje edhe kryesisht nga vetë gjykata. Megjithatë, Gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pikërisht atë që ligji i lejon dhe i kërkon ta konstatojë edhe kryesisht: nëse akti që i ka dhënë Ols Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Pra, përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim.

Kjo çështje shkon përtej interesit individual të Erion Veliajt. Ajo shtron një pyetje themelore për shtetin e së drejtës: a janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, apo prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre?

Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur demokratikisht nga rreth 160 mijë qytetarë të Tiranës, i është nënshtruar pushtetit penal të shtetit, ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij. Përse, atëherë, prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për një pyetje elementare: a e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror? Nëse i zgjedhuri nga qytetarët duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe gjykatës, përse prokurori i emëruar refuzon t’i nënshtrohet të njëjtit standard për ligjshmërinë e pushtetit që ushtron?

Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji.

Pikërisht këtë kërkuam nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe pikërisht këtë kërkojmë sot nga Gjykata Administrative e Apelit: asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin.

lajm ne perditesim…

The post Gjykata Administrative nuk pranoi shqyrtimin e padisë ndaj prokurorit që e hetoi, Veliaj ankimon vendimin në Apel: Çështja shkon përtej interesit tim personal appeared first on Albeu.com.

Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Veliajt për Prokurorin Ols Dado, flet avokati Ndreca: Të vërtetën do të ndjekim deri në fund…
Ditën e sotme, avokati i Erion Velijat, Plarent Ndreca, në një dalje për mediat, deklaroi se ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës Administrative për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut për të prokurorin Ols Dado.

Sipas Ndrecës, ky është një akt prove, ndërsa u tregua se prokurori Dado është emëruar në mënyrë të ligjshme. Ai tha se dhe në këtë rast sistemi nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar.

“Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë.

Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar.

Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar”, u shpreh  Ndreca.

The post Gjykata Administrative rrëzoi padinë e Veliajt për Prokurorin Ols Dado, flet avokati Ndreca: Të vërtetën do të ndjekim deri në fund… appeared first on Albeu.com.

Gjykata Administrative rrëzon padinë e kryebashkiakut Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado
Këtë të premte, Gjykata Administrative, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në procesin që lidhet me emërimin e Ols Dados.

Në vendim, Gjykata u shpreh se Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

“Gjykata vlerëson se paditësi Erion Veliaj ka interes të tërthortë, por jo interes të drejtpërdrejtë. Ndërsa Bashkia Tiranë jo vetëm që nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por nuk ka as interes të tërthortë”, u shpreh gjyqtari Hazbi Balliu.

Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesat për ndërhyrje si palë kryesore në proces të paraqitura nga ish-prokurori Tom Deda dhe shoqata “Asociacioni Kombëtar, Media dhe Drejtësi”.

“Gjykata vendos të refuzojë kërkesën e shoqatës Asociacioni Kombëtar, Media dhe Drejtësi për të ndërhyrë si ndërhyrës kryesor në këtë çështje gjyqësore administrative”,-shtoi gjyqtari.

Po ashtu, u refuzua edhe kërkesa e Tom Dedës për t’u bërë pjesë e procesit.

Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga njoftimi i vendimit të arsyetuar me shkrim.

Gjykata vendosi mospranimin për shqyrtim të padisë, duke vlerësuar se palët paditëse nuk kishin legjitimitet procedural për këtë çështje.

The post Gjykata Administrative rrëzon padinë e kryebashkiakut Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado appeared first on Albeu.com.

Gjykata nuk ia prish qeverisë, kolegji “Mehmet Akif” mbetet i mbyllur, qindra vajza në rrugë
Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë për kolegjin ‘Mehmet Akif’. Ky institucion ishte kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur kolegjin.

Me vendimin e Gjykatës, heqja e licensës së kolegjit mbetet ende në fuqi.

Çfarë ka ndodhur me kolegjin?

Qeveria shqiptare mori vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t’i kthehet shtetit shqiptar. Por ka një “problem”, godina tek ’21 Dhjetori’ në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës.

The post Gjykata nuk ia prish qeverisë, kolegji “Mehmet Akif” mbetet i mbyllur, qindra vajza në rrugë appeared first on Albeu.com.

Gjykata del kundër vendimeve të qeverisë Rama, ndalon të shemben tre pallate në Tiranë
Ditën e sotme Gjykata Administrative e Tiranes ka dalë me një tjetër vendim, i treti ky ne radhe, i cili pengon prishjen e ndërtimeve në Kombinat. Ky vendim bie ndesh me planet e parashikuara të qeverisë, ku sipas tyre janë parashikuar të shemben 23 ndërtesa të tilla, në vijimësi të procesit të rindërtimit.

Me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata bën të ditur se procesi i rindërtimit të objekteve të shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri po ecën jo vetëm me ritme të ngadalta por vendimet për prishjen e ndërtesave kanë ngjallur pakënaqësi te familjet e prekura.

Deri më tani kanë ndodhur dhjetëra protesta të banorëve që kontestojnë procesin si në Shkozë, Kombinat, Vorë dhe Durrës.

NJOFTIMI:

Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të martën pezullimin e çdo veprimi për prishjen edhe të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në Kombinat. Ky është vendimi i tretë dhënë nga gjykata Administrative që pengon prishjen e ndërtimeve në këtë zonë, ndërkohë që sipas planeve të rindërtimit të qeverisë janë parashikuar të shemben 23 ndërtesa të tilla.Banorët e pallatin nr. 145, në rrugën “Sokrat Mosko” në lagjen Kombinat iu drejtuan gjykatës pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur prishjen e ndërtesës me argumentin se objekti ka dëmtime të konsiderueshme.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak në shtator të vitit 2020, por në gjykatë banorët prezantuan prova dhe ekspertizë se vendimmarrja është marrë mbi fakte të pavërteta. Dëmtimet reale janë vetëm të dorës së dytë, më së shumti dëmtime të suvasë, ndërsa në aktin e ekspertimit të Institutit të Ndërtimit thuhet se dëmtimet janë të rënda, duke paraqitur se vlera e riparimit të pallatit është sa 72 % e kostos së rindërtimit.Aktet e ekspertimit të Institutit të Ndërtimit janë kontestuar nga banorët e prekur dhe ky është rasti i tretë është që gjykata vendosi pezullimin e vendimeve administrative për prishjen e ndërtesës deri në gjykimin e plotë të çështjes.

Manipulimi i akteve të ekspertimit

Ka mjaftuar një akt i përciptë ekspertimi nga Instituti i Ndërtimit që një vit më vonë Bashkia e Tiranës ta vendosë ndërtesën në zonën e Kombinatit, në listën e atyre objekteve që duhet të shkatërrohet.Banorët janë njohur me këtë Vendim vetëm kur nisën të shfaqen fadromat në Kombinat.Banorët e zonës iu drejtua avokatëve Dorian Matlija dhe Irena Dule për të mësuar ligjshmërinë e vendimeve, por ajo që u zbulua ndoshta përbën skandalin më të madh të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri. Akti i ekspertimit të Institutit të Ndërtimit, mbi të cilin janë marrë vendimet e Bashkisë së Tiranës, ishte i pasaktë në fakte dhe në shifra.

Në kërkesën për sigurimin e padisë së dërguar në gjykatë familjet e dëmtuara pretendojnë paligjshmërinë e vendimit të këshillit bashkiak i cili bazohet vetëm mbi aktet e ekspertimit të Institutit të Ndërtimit, që sipas tyre nuk pasqyron realitetin.

” Masa e sigurisë së dhënë sot nga gjykata i jep mundësi gjykimit të vazhdojë në diskutimin e paligjshmërisë së vendimit të Këshillit Bashkiak, para se ky Vendim të ekzekutohet dhe të sjellë pasoja të pariparueshme për ta,-thotë avokatja e çështjes Irena Dule.

Por më shumë se sa një proces i një beteje ligjore në gjykatë, avokatët kanë konstatuar problemë mbi aktet e Institutit të Ndërtimit, mi bazën e të cilave janë vendosur jo vetëm planet e qeverisë për rindërtimin por edhe vendimet e shembjes së godinave.

“Ajo që po vëmë re si rast të përsëritur në zonën e Kombinatit është se aktet e ekspertimit bashkë me oponencën teknike të Institutit të Ndërtimit, ku janë bazuar vendimet e këshillit bashkiak nuk pasqyron realitetin. Kjo e konstatuar nga aktet e ekspertizave private të paraqitura nga banorët dhe të prezantuara para gjykatës, sipas të cilave vlerat e riparimit janë shumë më të ulëta në realitet. Po ju përmend si shembull se në një rast, akti i ekspertimit i paraqitur nga Instituti i Ndërtimit nxjerr si vlerë për riparimin 72% të vlerës së rindërtimit, ndërkohë ekspertiza private e llogarit këtë vlerë në masën 9%. dhe të kemi parasysh se akti Normativ nr 9/2019 përcakton se nëse vlera e riparimit kalon vlerën 70 përqind të rindërtimit atëherë pallati duhet të shembet. Mbi këtë logjikë është vendosur shkatërrimi i ndërtesave dhe pallateve në Kombinat”- shpjegon avokatja Dule.

Nisur nga rastet që kjo studio ligjore ka marrë përsipër të përfaqësoj në gjykatë, Dule thotë se është rasti të bëhet një auditim i të gjitha akteve të dorëzuara nga instituti i ndërtimit.

” Nisur nga fakti që tre çështje që kanë ndodhur në zyrën tonë kanë pasur të njëjtën problematikë na bën të dyshojmë se ky rast mund të jetë i përsëritur në çështje të ngjashme. Në këtë konteksti i bëj thirrje Institutit të Ndërtimit dhe Bashkisë që të rishikojnë aktet e ngjashme për pallatet e tjera ose ftoj banorët që të paktën të jenë skeptik mbi ligjshmërinë e akteve të prodhuara nga institucionet shtetërore, dhe në raste të konstatimit të së njëjtës problematikë të ndërmarrin hapa ligjore në kërkim të së drejtës së tyre”- deklaroi Dule. Procesi i rindërtimit të objekteve të shkatërruara nga tërmeti në Shqipëri po ecën jo vetëm me ritme të ngadalta por vendimet për prishjen e ndërtesave kanë ngjallur pakënaqësi te familjet e prekura. Deri më tani kanë ndodhur dhjetëra protesta të banorëve që kontestojnë procesin si në Shkozë, Kombinat, Vorë dhe Durrës.Pothuajse një vit më parë, Shqipëria siguroi në konferencën e donatorëve të mbajtur në Bruksel nga Bashkimi Evropian mbi 1 miliardë euro zotim për fonde nga vende të ndryshme të botës. Nga këto fonde të premtuara, 295 milionë prej tyre ishin grante dhe 853 milionë premtime për kredi të buta, të cilat parashikonin mbështetje për projekte sociale, trajnime apo dhe pajisje të strukturave të emergjencave.

The post Gjykata del kundër vendimeve të qeverisë Rama, ndalon të shemben tre pallate në Tiranë appeared first on Albeu.com.