gjume i mire Archives - Albeu.com

Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë
Ju keni bërë gjithçka për të përmirësuar gjumin tuaj. Keni hequr pajisjet elektronike nga dhoma, jeni kujdesur që të keni temperaturën e duhur dhe dritën ideale në hapësirën tuaj, por sërish keni probleme me gjumin. Provoni t’i shtoni këto ushqime në dietën tuaj, për të fjetur më lehtë dhe më mirë.

Bajame

30 gramë bajame, pra një grusht, mjaftojnë për të mbuluar 19% të nevojës tuaj ditore për magnez. Konsumimi adekuat i magnezit gjatë ditës përmirëson cilësinë e gjumit, veçanërisht për ata që vuajnë nga pagjumësia. Megjithatë, përveç magnezit, bajamet përmbajnë gjithashtu shumë melatonin, hormoni që rregullon orën tuaj të brendshme dhe sinjalizon trupin tuaj të përgatitet për gjumë.

Kivi

Kivi është i pasur me vitamina dhe ka shumë pak kalori. Një kivi ka vetëm 42 kalori dhe 71% të marrjes ditore që na nevojitet në vitaminë C. Është vërtetuar se ngrënia e kivit ndihmon për të fjetur. Një studim katërjavor shqyrtoi 24 të rritur dhe efektin e ngrënies së dy kivi para gjumit. Në fund të këtyre javëve, pjesëmarrësit ranë në gjumë 42% më shpejt sesa nëse nuk do të kishin konsumuar frutat. Gjithashtu, aftësia e tyre për të fjetur gjatë gjithë natës pa u zgjuar u rrit me 5% ndërsa koha totale e gjumit u rrit me 13%.

Peshku i yndyrshëm

Salmoni, krapi i detit, toni dhe shumë peshq të tjerë me yndyrë të lartë janë unikë për përmbajtjen e tyre të vitaminës D, si dhe omega-3. Kombinimi i këtyre të dyjave është i përsosur pasi që të dyja rrisin prodhimin e serotoninës. Një studim shqyrtoi burrat që hanin salmon 3 herë në javë për 6 muaj dhe u zbulua se ata ranë në gjumë 10 minuta më shpejt se ata që hanin mish pule, viçi ose derri.

Oriz i bardhë

Dallimi i madh midis orizit të bardhë dhe atij kafe është se orizi i bardhë është i përpunuar dhe përmban më pak fibra, antioksidantë dhe lëndë ushqyese. Megjithatë, ai ende përmban një sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe elementëve gjurmë, dhe 79 gramë orizi i bardhë është i mjaftueshëm për të marrë 13% të sasisë së rekomanduar të magnezit që ju nevojitet çdo ditë.

Gjithashtu, orizi i bardhë është një karbohidrat, dhe së bashku me mungesën e fibrave, ka një indeks të lartë glicemik, që do të thotë se rrit shpejt nivelet e sheqerit në gjak. Shumë mjekë rekomandojnë të hani ushqime me një indeks të lartë glicemik të paktën një orë para gjumit për të përmirësuar cilësinë e gjumit. Në fakt, sipas një studimi të kryer mbi të rriturit japonezë, ata që konsumonin më shumë oriz se petë apo bukë, flinin shumë më mirë.

The post Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë appeared first on Albeu.com.

Gjumë i mirë, zemër e shëndetshme. Çfarë duhet të dini për studimin e ri
Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të fjetur mjaftueshëm, ja ku është: përmirëson shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës shtoi kohëzgjatjen e gjumit në listën e saj të kontrollit të shëndetit kardiovaskular. “Life’s Essential 8”, është një pyetësor që mat tetë fusha kryesore për të përcaktuar shëndetin kardiovaskular të një personi.

Përveç gjumit, lista e re përmbante kategoritë origjinale: dieta, aktiviteti fizik, ekspozimi ndaj nikotinës, indeksi i masës trupore, lipidet e gjakut, glukoza në gjak dhe presioni i gjakut.

Kohëzgjatja e gjumit u rendit në listë pasi studiuesit ekzaminuan gjetjet e reja shkencore gjatë dekadës së fundit që zbuluan se gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, sipas Dr. Eduardo Sanchez, shefi mjekësor i AHA-së për parandalimin.

Çfarë llogaritet si gjumë i shëndetshëm?

Të rriturit duhet të flenë shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë. Megjithatë, njerëzit duhet të kenë gjumë cilësor për të marrë përfitime. Pra nuk mjafton vetëm kohëzgjatja, por edhe një gjumë i mirë.

Një person kalon nëpër cikle të shumta gjumi. Ka tre faza të gjumit dhe në të tretën futeni në gjumë të thellë.

Nëse zgjoheni vazhdimisht, kjo do t’ju pengojë të shkoni në fazat pasardhëse. Kjo mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe rritje të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që lidhet me diabetin dhe obezitetin, tha ai. Në këto kushte shëndetësore, shëndeti i zemrës dobësohet ndërsa rritet risku për pasoja të rënda. Ku artikull duhet t’ju bëjë t’i rimendoni edhe një herë, oraret e gjumit, edhe nëse jeni në moshë të re.

The post Gjumë i mirë, zemër e shëndetshme. Çfarë duhet të dini për studimin e ri appeared first on Albeu.com.

Zgjidhni një nga këto 3 pije dhe do të flini mirë dhe pa mundime
Të flesh herët e për rrjedhojë të plotësosh të gjitha orët e gjumit që i duhen një njeriu është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni organizmit.

Por kjo jo gjithmonë është e mundur edhe kur keni disa minuta të shtrirë në shtrat me sytë e mbyllur. Ndjesia e pagjumësisë në ato momente dulet sikue nuk ka zgjidhje dhe nuk do të mbarojë kurrë.Për të hequr dorë nga kjo rutinë e bezdisshme që mund t’i ndodhë kujtdo, provoni këto katër pije para se të shkoni për të fjetur.

Turmeriku apo Shafrani i Indisë siç njihet ndryshe në vendin tonë, është një nga antinflamatorët më të fuqishëm që mund të keni në shtëpinë tuaj, për shkak të përmbajtjes së kurkuminit.

Kjo do të thotë gjithashtu një aktivizues i fuqishëm tretës për stomakun dhe qetësimin e tij.Mund të uluë nivelin e sheqerit në gjak, i cili promovon gjumë më të gjatë dhe më të thellë.

Kështu çdo natë para se të flini përziejeni qumështin tuaj me një lugë pluhur turmeriku dhe konsumojeni për të fjetur më mirë.

Çajrat mund të ndihmojnë trupin dhe mendjen të kryejnë më mirë një sërë procesesh.

Në veçanti kamomili i cili njihet si një nga kurat më të mira natyrale që promovon gjumin e mirë. Është zbuluar se ky efekt i thellë qetësues vjen nga një antioksidant i quajtur apiogiena. Ky antioksidant lidhet me disa receptorë specifikë në trurin tuaj që njëkohësisht ulin ankthin dhe nxisin gjumin.

Mënyra më e mirë për gjumë të thellë është ta lini çajin të lëshojë sa më shumë ekstraktin e tij në ujë dhe sigurisht të jetë kamomil i freskët.

Një nga pijet më të dashura të fëmijëve, por jo vetëm.

Zgjidhni çokollatë të shkrirë apo një kako të ngrohtë pa sheqer dhe konsumojeni çdo darkë që gjumi të trokasë në sytë tuaj.  Kjo  një nga alternativat natyrore më të mira për gjumë të thellë, është një mënyrë e shijshme dhe relaksuese, ndërkohë që ju jep përfitime shëndetësore në trup. Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, shtimin e acideve yndyrore të shëndetshme dhe lehtëson çdo stres mendor që mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës.

Pra mjafton vetëm një filxhan çokollatë dhe do të flini gjatë gjithë natës. Melatonina dhe serotonina janë shumë të rëndësishme për gjumë të thellë dhe çlodhës.  Mungesa e tyre është pikërisht përse netët tona kthehen në nje mankth përsa i përket gjumit të qetë, prandaj bëjini sa më shumë pjesë të dietës tuaj./AgroWeb.org

The post Zgjidhni një nga këto 3 pije dhe do të flini mirë dhe pa mundime appeared first on Albeu.com.