gjukanovic Archives - Albeu.com

“Mister për shumë shtetas të Malit të Zi”, kush është “i panjohuri” që mund të rrëzojë Gjukanoviç nga pushteti
Vetëm disa muaj më parë, pak njerëz mund ta paramendonin se kandidati presidencial në Mal të Zi, Jakov Millatoviq, ishte në rrugën e duhur për të rrëzuar nga pushteti udhëheqësin më jetëgjatë të Evropës të zgjedhur në mënyrë demokratike. Në fakt, ekonomisti 36-vjeçar, i shkolluar në Perëndim, nuk ishte as zgjedhja e parë e partisë së tij për të kandidat për postin e presidentit.

Por, tani ai është pak mbrapa kundërkandidatit të tij, presidentit aktual, Millo Gjukanoviq, i cili doli i pari me vota në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 19 mars.

Por, që nga rundi i parë edhe kandidatët e tjerë të partive të tjera kanë ofruar mbështetje për të, duke sugjeruar se ish-ministri i Ekonomisë mundet lehtësisht të përdorë ndjenjën kundër Gjukanoviqit për të siguruar fitore për veten, nëse presidenti aktual, 61 vjeç, do të mundet disi të ndryshojë kursin përballë pakënaqësive të publikut.

Gjukanoviq, kryetar i Partisë Demokratike Socialiste (DPS), e ka udhëhequr Malin e Zi si president apo si kryeministër që nga viti 1991, por sundimi i tij është njollosur nga pretendimet për korrupsion dhe akuzat për përfshirje në krimin e organizuar.

Një fitore për Millatoviqin, po ashtu, mund të ishte një momentum për partinë e re të formuar para nëntë muajsh, Evropa Tani, para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për 11 qershor.

Por, vetëm dy vjet e gjysmë pasi hoqi dorë nga puna në bankat ndërkombëtare dhe iu bashkua Qeverisë së udhëhequr nga forcat pro-serbe, Millatoviq vazhdon të jetë mister për shumë shtetas të Malit të Zi dhe për të huajt.

Ai u lind në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, në dhjetor të vitit 1986, që atëbotë njihej si Titograd. Ishte po ai vit që Gjukanoviqi iu bashkua presidencës së Lidhjes Socialiste të Rinisë së Jugosllavisë, që më pas i shërbeu si trampolinë për postin e presidentit dhe kryeministrit në periudhën postkomuniste dhe pas pavarësisë së Malit të Zi.

Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Millatoviq kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Ai mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford.

Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si ekonomist në Londër dhe Podgoricë.

Më pas, në zgjedhjet e vitit 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse dhe grupime të tjera, zgjedhje këto që çuan DPS-në e Gjukanoviqit në opozitë, për herë të parë që nga mbajtja e zgjedhjeve shumëpartiake në vitin 1990.

Pothuajse një e treta e banorëve të Malit të Zi identifikohen si serbë, dhe rreth dy e treta adhurojnë krahun lokal të Kishës Ortodokse Serbe. Tensionet me Beogradin janë ulur gjerësisht që kur Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia më 2006, por çështjet lidhur me identitetin kombëtar të Malit të Zi dhe kulturën e përbashkët janë ende pika të nxehta të debatit.

Millatoviq la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe ishte një prej “12 dishepujve” – ashtu siç i kishte quajtur Krivokapiq – në Qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe. Negociatat për koalicionin qeverisës u mbajtën në Manastirin Ostrog, për të vënë në pah kredencialet pro-serbe dhe pro-kishës të Qeverisë së formuar.

Në Qeveri, Millatoviq shumë shpejt iu bashkua edhe ministri i Financave, Millojko Spanjiq.

Që të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve.

Spajiq dhe Millatoviq ishin arkitektë të një skeme stimuluese dhe të reformave që pjesërisht rritën pagat, duke hequr kontributet nga skema e kujdesit shëndetësor në mes të pandemisë së koronavirusit. E quajtur si “Evropa Tani”, plani tregoi rezultate të menjëhershme, duke kontribuar në më shumë se dyfishimin e pagës minimale – nga 222 euro në 450 euro – dhe duke rritur pagën mesatare nga 530 euro në 670 euro.

Kritikët kanë thënë se këto veprime ranë ndesh me premtimin e Millatoviqit se Qeveria ishte e “përkushtuar për reforma strukturore” dhe këto vendime dëmtuan aspektin financiar të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe e bënë shtetin të cenueshëm ndaj një “skenari grek” të falimentimit. Millatoviq për dështimin e reformave ia ka lënë fajin mungesës së vullnetin politik, që sipas tij ka penguar po ashtu edhe anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Por, nisma Evropa Tani u dha mbështetje të madhe popullore të dy nismëtarëve të saj.

Duke kritikuar ashpër epokën e Gjukanoviqit, Millatoviq u mburr se “kjo është rritja e parë e rëndësishme e standardit të jetesës [në Mal të Zi] në 30 vjetët e fundit”. Ai sugjeroi po ashtu se shteti mund të arrijë të ketë “një pagë mesatare [mujore] prej 1.000 eurosh në një periudhë të shkurtër kohore”.

Qeveria Krivokapiq nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit në shkurt të vitit 2022. Mocioni u ngrit pas mohimit të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 nga një ministër malazez. Megjithatë, kjo Qeveri qëndroi në detyrë deri në prill të atij viti.

Në qershor të vitit 2022, Spajiq si kryetar dhe Millatoviq si zëvendës i tij, krijuan një parti të re politike, të përshkruar si centriste, pro-BE-së me agjendë kundër korrupsionit, të quajtur Lëvizja Evropa Tani.

Në tetor të vitit 2022, me Millatoviqin që udhëhiqte listën e partisë së tij, Evropa Tani në Podgoricë – qytet ku jeton një e treta e banorëve të Malit të Zi – fitoi 21 për qind të votave, duke premtuar se do të modernizojë fuqinë punëtore dhe do të sjellë prosperitet ekonomik.

Spajiq, që është serb, njoftoi për planet e tij për të sfiduar Gjukanoviqin në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, por pjesëmarrja e tij në garën presidenciale u pengua për shkak se adresa e tij zyrtare e banimit për një kohë të gjatë ka qenë në Serbi dhe për shkak të dyshimeve se ka shtetësi të dyfishtë.

Por, Millatoviq shpejt zuri vendin e tij dhe garoi në zgjedhje.

“Qoftë unë apo Spajiq, vërtet nuk ka rëndësi në këtë moment”, tha Millatoviq në janar, para se Spajiq të tërhiqej nga gara, duke e përshkruar veten “si person që asnjëherë nuk i ik përgjegjësisë”.

Si kandidat, ai ka përdorur përvojën e tij në ekonomi dhe ka mbështetur rrugëtimin e Malit të Zi drejt BE-së, që është ngadalësuar për shkak të dështimit të reformave dhe lodhjes nga procesi i zgjerimit nga anëtarët e bllokut.

Ai, po ashtu, në vazhdimësi ka kërkuar të ketë raporte të ngushta me Serbinë.

Në mes të shtatë kandidatëve, në rundin e 19 marsit Gjukanoviq fitoi pothuajse 36 për qind të votave, ndërkaq Millatoviq 29 për qind. Që nga rundi i parë i zgjedhjeve, Gjukanoviq ka tentuar të mobilizojë votuesit në mesin e minoriteteve kombëtare joserbe, sikurse shqiptarët dhe boshnjakët, që e kanë mbështetur atë në të kaluarën.

Fitimi i 36 për qind të votave nga Gjukanoviqi përbën rënie prej një të tretës së mbështetjes që ai kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2018, kur fitoi në rundin e parë duke siguruar rreth 54 për qind të votave.

Disa orë pasi u mbyllën qendrat e votimit më 19 mars, disa parti të tjera të lidhura me Qeveritë e kaluara të udhëhequra nga DPS-ja u bënë thirrje votuesve të tyre që në rundin e dytë të përkrahin Millatoviqin. /REL

The post “Mister për shumë shtetas të Malit të Zi”, kush është “i panjohuri” që mund të rrëzojë Gjukanoviç nga pushteti appeared first on Albeu.com.

Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, nesër pritet të shpallë datën për zgjedhjet e parakohshme
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shpërndarë Parlamentin më 16 mars dhe sipas Kushtetutës, ai tani duhet që deri më 17 mars të njoftojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garon edhe Gjukanoviqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi u nënshkrua në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviqit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviq nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.

Sot, 90 ditë pasi janë miratuar ndryshimet në Ligjin për president, në bazë të të cilave Miograd Llekiq u propozua për mandatar të Qeverisë, ky legjislacion u botua në Gazetën Zyrtare.

Llekiq dështoi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Parlamentit dhe të formonte Qeverinë e re brenda afatit të caktuar prej 90 ditësh.

Gjukanoviq kishte thënë se ndryshimet në Ligjin për president ishin kundërthënëse dhe këshilltarët e tij ligjorë e dërguan atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.

Ligji u ndryshua në dhjetor nga shumica parlamentare që përbëhet nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët, Partia Popullore Socialiste dhe Lëvizja URA.

Përmes ndryshimeve ligjore, shumica parlamentare mori autoritetin kushtetues të presidentit të shtetit, pasi Gjukanoviq, për arsye formale, refuzoi që të mandatonte Llekiqin për formimin e Qeverisë së re.

Partnerët ndërkombëtarë, veçmas Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që të mos tentojë të krijojë Qeverinë e re bazuar në ligjin e ndryshuar, duke argumentuar se do të vihej në pikëpyetje legjitimiteti i ekzekutivit. Ata këtë mendim e bazuan edhe në opinionin negativ që dha Komisioni i Venencias sa i përket ndryshimeve në Ligjin për president.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.

Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006./REL/

The post Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, nesër pritet të shpallë datën për zgjedhjet e parakohshme appeared first on Albeu.com.

Rusia plan për të rrëzuar qeverinë moldave? Gjukanoviç: Mali i Zi nuk është i përfshirë
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi se nuk ka indikacione se autoritetet shtetërore apo institucionet e Malit të Zi kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në përpjekjen ruse për të sulmuar Moldavinë, transmeton agjencia e lajmeve, Beta.

Gjukanoviq tha se mund të bëhet fjalë vetëm për “individë ose organizata terroriste që e vënë veten në shërbim të interesave ruse për të destabilizuar vendet fqinje”.

“Ne e dimë se një pjesë e qytetarëve të Malit të Zi, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, për fat të keq demonstrojnë se mbështesin agresionin rus”, tha Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi u takua me Presidenten e Moldavisë, Maja Sandu, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sandu, tha më 13 shkurt se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.

Në ditën kur Sandu shpalli akuzat për ekzistimin e një plani të tillë, nga Moldavia u kthyen tifozët e ekipit të futbollit Partizan nga Beogradi.

Autoritetet moldave nuk kanë njoftuar nëse vendimi për të luajtur ndeshjen pa publik dhe pretendimet e presidentes së vendit lidhur me planin për të rrëzuar udhëheqjen, janë të ndërlidhura.

Ndërsa një ditë më vonë, zyrtarët në Beograd dhe Podgoricë thanë se nuk kishin një informacion të tillë dhe i kërkuan Moldavisë sqarime shtesë në lidhje me pretendimet e saj.

Më 14 shkurt, Rusia hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Moldavia, shtet fqinj i Ukrainës, është përballur me një sërë shqetësimesh të sigurisë, pasi copëza të raketave ruse kanë rënë në territorin moldav.

Moldavia po ashtu është përballur me reduktime të energjisë, pasi Ukraina ndaloi eksportin e energjisë për shkak të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës së saj kritike. /REL

The post Rusia plan për të rrëzuar qeverinë moldave? Gjukanoviç: Mali i Zi nuk është i përfshirë appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, Gjukanoviç ndërpret mbështetjen për qeverinë e Abazoviç
Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit vendosi njëzëri të dielën, më 10 korrik, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.

Arsyeja është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.

Nga partia e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vlerësuan se Qeveria ndryshoi kursin politik për të cilin ishte rënë dakord me formimin e saj.

“Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun profesional, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi”, u tha në njoftimin e DPS-së.

Partia e Gjukanoviqit në Kuvendin e Malit të Zi ka 29 deputetë dhe është forca kryesore politike që ka mbështetur Qeverinë e pakicës së Abazoviqit, e cila nuk ka ministra të saj.

Qeveria e Dritan Abazoviqit u formua më 28 prill, pasi në shkurt të këtij viti u rrëzua Qeveria e mëparshme e Zdravko Krivokapiqit me iniciativën e Dritan Abazoviqit, i cili ishte zëvendëskryeministër në atë ekzekutiv.

Menjëherë pas njoftimit të DPS-së, ka folur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka përshëndetur vendimin e kryesisë së DPS-së.

“Është përgjegjësi kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën mos e vështirëso situatën. Do të shohim se cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Abazoviq inicioi dhe zbatoi procedurën me të cilën u miratua teksti i Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe përkundër paralajmërimeve nga partitë partnere në pushtet, në radhë të parë DPS-së, Partisë Socialdemokrate dhe një pjesë të partive të pakicës, si dhe opozita Socialdemokrate, për dëmin e asaj marrëveshjeje për interesat e Malit të Zi.

Gjatë diskutimit në Qeveri, Abazoviq ka pranuar se pjesë Marrëveshjes Themelore nuk janë harmonizuar plotësisht me ligjet dhe Kushtetutën e Malit të Zi, por ka insistuar në miratimin e saj.

Pas Qeverisë së Malit të Zi, marrëveshja duhet të miratohet nga Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe, dhe më pas Abazoviq dhe Patriarku Porfirije i Kishës Ortodokse Serbe duhet të bien dakord për datën dhe vendin e nënshkrimit.

Ndërsa Partia Socialdemokrate, zyrtarë të së cilës janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, ka paralajmëruar fillimin e procedurës për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi. /REL

The post Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, Gjukanoviç ndërpret mbështetjen për qeverinë e Abazoviç appeared first on Albeu.com.

Abazoviç: Korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan
Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, thotë Dritan Abazoviç në intervistë ekskluzive për DW. Ndër to janë vazhdimi i rrugës evropiane dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik.

Shoqëria malazeze është ende e polarizuar, thotë në një intervistë për DW, Dritan Abazoviç, zëvendëskryeministër në mandatin e qeverisë së kaluar dhe kandidati kryesor për kryeministër të ardhshëm malazez. Ai do të dëshironte që Mali i Zi të jetë plotësisht i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025.

Abazoviç vlerëson se në 14 muajt e qeverisjes së Zdravko Krivokapiçit janë iniciuar shumë gjëra pozitive, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se aty janë arritur rezultate konkrete. Ai thekson se ndryshimet në administratën publike janë një proces gradual dhe pohon se tashmë është shfaqur një “valë e re njerëzish”. “Ne jemi këtu për të treguar se kohezioni social është i mundur”, thotë Abazoviq, duke theksuar se do të bënte gjithçka për të parandaluar ekzistencën e “dy shteteve paralele në Mal të Zi”.

“Ne e mposhtim DPS-në më 30 gusht”

Akuzave se ai po punon në shërbim të disa faktorëve të huaj, “si për shembull, për Serbinë apo të tjerë”, Abazoviç u përgjigjet se kjo është retorikë e atyre që pëlqejnë përçarjet në Mal të Zi. Ai e sheh veten si një politikan që “doli nga klishetë e deritanishme”. “E mposhtëm Partinë Demokratike Socialiste (DPS) më 30 gusht” dhe tani “duhet të ndërtojmë institucionet e sistemit”. DPS e ka “kopjuar” mënyrën e qeverisjes së saj në shumë institucione dhe kompani, e kjo tani është kapërcyer.

Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, ndër të cilat më kryesoret janë “zhbllokimi i rrugës europiane”dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik. Abazoviç i quan këto si detyra “kryesore” dhe beson se ato janë shumë specifike, të diferencuara qartë dhe të zgjidhshme. Sidomos nëse Mali i Zi “gjen veten në një kuptim pozitiv” – bashkohet dhe çon përpara çështjet që janë në interes të “shumicës dërmuese të qytetarëve”.

Qeverisë së kaluar i mungonte mbështetja e një parlamenti funksional dhe një shumicë funksionale parlamentare. Kjo duhet të zhbllokohet tani. Por jo duke bërë zgjedhje të reja pa reformë zgjedhore. Është koha për të dalë nga një “perceptim primitiv i realitetit politik”, thotë Abazoviç, duke theksuar vazhdimisht nevojën për “pajtimin e Malit të Zi”.

Nacionalizmi dhe korrupsioni

Mendime të tilla si ajo se malazezët dhe serbët nuk mund të funksionojnë së bashku në vend janë pjesë e mendimeve të vjetra: “Unë qëndroj pas tezës se korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan”.

Abazoviç kujton gjithashtu se deri më tani ka pasur shumë kontakte me”bashkësinë ndërkombëtare”. Ai i kërkon asaj mbështetje, por jo në kuptimin që bashkësia ndërkombëtare të rregullojë marrëdhëniet e brendshme në Mal të Zi. “Kjo është detyrë ekskluzive e përfaqësuesve legjitimë të popullit,” thotë Abazoviç, i cili nga bashkësia ndërkombëtare pret që “të mbështesë përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së dhe që Mali i Zi të ruajë kursin e tij politik properëndimor.”/DW

The post Abazoviç: Korrupsioni dhe krimi i organizuar fshihen pas çdo nacionalizmi në Ballkan appeared first on Albeu.com.

Gjukanoviç për DW: Mali i Zi po përballet me agresionin serbomadh
Interesi më i madh i Malit të Zi është të ketë një qeveri të përgjegjshme. DPS do të ofrojë mbështetje për qeverinë e pakicës, thotë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, në intervistë ekskluzive me DW.

“Ne do të mbështesim çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të Malit të Zi, do të promovojë demokracinë multietnike dhe do të kontribuojë në zhvillimin dinamik ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”, thotë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, në një intervistë për DW.

Ai pohon se vendi i tij tani është “në proces të konsolidimit të pushtetit” dhe se interesi më i madh i Malit të Zi është që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.

„Nuk do të jemi pjesë e qeverisë“

Gjukanoviq thotë se Partia (e tij) Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.

Sipas Gjukanoviqit, qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, “njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”.

Kurse sot sipas presidentit malazez “ne themi: ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e pakicës – pra, koalicionet që kanë natyrë qytetare, që duan të ndihmojnë Malin e Zi të ecë drejt Evropës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim një qeveri të tillë,por nuk do të marrim pjesë në të. Padyshim që u deshën 14 muaj përvojë të pasuksesshme si kjo për t’u kthyer tek propozimi ynë fillestar”, thotë Gjukanoviq. “U desh kohë për të kuptuar se jo çdo ndryshim do të thotë ndryshim për mirë. Ndryshimi mund të jetë edhe për të keq. Mali i Zi tani ka pësuar një ndryshim për të keq. Por kjo nuk do të thotë qëDPS do të kthehet automatikisht në pushtet.Nuk do të thotë po ashtu se do të kthehet ashtu siç ka qenë kur është larguar nga pushteti. Ne e kuptuam shumë saktë mesazhin e votuesve, kemi punuar shumë prej një viti për të eliminuar dobësitë, për reforma në parti”, thotë Gjukanoviq dhe konstaton: “Mendoj se Mali i Zi ka nxjerrë një mësim tjetër dhe se tani, pas kësaj eksperience, do të marrë vendime më të mençura për të ardhmen.”

Kthimi i DPS?

Duke folur për partinë që ai drejton, Gjukanoviq thotë se DPS në 14 muajt e fundit ka treguar se mund të merret me politikë të përgjegjshme edhe nga opozita. “Mendoj se falë nesh, falë opozitës shtetformuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit. Pas 30 gushtit përjetuam një ofensivë shumë agresive nga Beogradi. Nacionalizmi serbomadh nga Beogradi kuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit “Bota Serbe”. Kjo nuk ndodhi sepse kishim një opozitë me përgjegjësi shtetërore të drejtuar nga DPS”.

Sa i përket planeve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Gjukanoviq thotë: “Ne besojmë në veten tonë, në reformat që kemi bërë në parti dhe do të kthehemi, nuk ka dyshim për këtë. A do të jetë tani? Në një vit, dy, tre? Nuk ka asnjë nxitim… Por ne po tregojmë përgjegjësi edhe nga bankat e opozitës.”/DW

The post Gjukanoviç për DW: Mali i Zi po përballet me agresionin serbomadh appeared first on Albeu.com.