gjuha Archives - Albeu.com

IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend, gjuha e përdorur s*ksiste dhe e papranueshme
IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën të bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare në Kuvend.

Në reagimin zyrtar, organizatat ndërkombëtare kritikojnë deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili iu referua Vokshit me numrin “0900”, që sipas tyre përbën fyerje dhe cënim të dinjitetit të një gruaje në detyrë publike.

IDC-CDI dhe WCDI, theksojnë se gjuha seksiste dhe përpjekjet për të poshtëruar gratë në politikë janë të papranueshme dhe u bëjnë thirrje forcave politike në Shqipëri ta dënojnë këtë sjellje dhe të garantojnë respekt në debatin parlamentar.

Reagimi i plotë:

IDC-CDI dhe WCDI (Forumi i Grave të CDI) dënojnë sulmin seksist në Parlamentin e Shqipërisë

IDC-CDI dhe Organizata e Grave e IDC-CDI (WCDI) dënojnë fuqishëm fyerjen seksiste të papranueshme të drejtuar ndaj Albana Vokshit nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë seancës së fundit plenare të Parlamentit të Shqipërisë. Nënkuptimi degradues që i referohej numrit të saj si “0900”, një aludim i qartë ndaj një linje telefonike seksuale, përbën një akt të hapur mungese respekti dhe një sulm ndaj dinjitetit të një gruaje që shërben në detyrë publike.

Një sjellje e tillë është e papajtueshme me vlerat e përfaqësimit demokratik dhe minon integritetin e institucioneve parlamentare. Intimidimi seksist, poshtërimi dhe përpjekjet për të heshtur gratë përmes gjuhës fyese duhet të refuzohen pa asnjë mëdyshje.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Albana Vokshin dhe u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri, veçanërisht atyre që mbajnë pozita përgjegjësie brenda shumicës qeverisëse, ta dënojnë këtë sjellje dhe të sigurojnë që debati publik të zhvillohet me respektin që kërkojnë institucionet demokratike.

Seksizmi, ngacmimi dhe degradimi personal nuk mund të tolerohen në jetën politike. Parlamentet duhet të udhëheqin me shembull në mbrojtjen e barazisë, dinjitetit dhe respektit për gratë.

The post IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend, gjuha e përdorur s*ksiste dhe e papranueshme appeared first on Albeu.com.

“Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht” – një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Presidenti i sapozgjedhur i ShBA-së, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump vizituan zonat e Los Angelesit, të cilat u shkatërruan nga zjarret dhe shumë shpejt në rrjetet sociale filloi të shpërndahej një regjistrim i bisedës së Melanias me një nga viktimat.

Gjegjësisht, gjatë vizitës ata vendosën të bisedojnë drejtpërdrejt me njerëzit që kanë mbetur pa shtëpi. Njëra prej tyre ishte një grua, e cila, duke gjykuar nga gjuha që fliste, ishte me origjinë nga rajoni ballkanik.

Edhe pse mediat amerikane më së shumti shkruanin se bëhej fjalë për gjuhën sllovene, pasi Melania është me origjinë nga Sllovenia, shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale menduan se nuk bëhej fjalë për sllovenishten, por për ndonjë gjuhë tjetër.

Përderisa zonja flet pak më fort ku vihet re se nuk është gjuha sllovene, Melania dukej sikur po ndërthurte gjuhë të ndryshme me një theks të pazakontë.

Në fillim të bisedës së tyre, zonja dëgjohet duke i përshëndetur dhe Melania Trump përgjigjet me “Mirëdita, si jeni?”.

Pas kësaj, zonja i falenderon për ardhjen dhe vazhdon të flasë në gjuhën e saj amtare dhe shprehet se jeton në Cali që në moshën 10-vjeçare. Më pas ajo u përgjigjet pyetjeve të Melanias, duke u shprehur se ka pasur ditë më të mira, i tregon se ku kanë jetuar, prezanton ajo tek burri i saj dhe në fund i thotë se ka dy djem.

Ndërsa disa e siguruan se ai fliste saktësisht gjuhën e tyre, shumica ishin të hutuar. Megjithatë, shumë ishin të kënaqur me lëvizjen e saj humane dhe faktin që ajo iu drejtua viktimave në një gjuhë që ata e kuptonin.

“Nuk është sllovene, ishte ose kroate, serbe ose boshnjake. Nëse më duhej të merrja me mend, mendoj se theksi është boshnjak”, “Nuk dëgjova mirë, por më duket se ajo flet serbokroatisht me theks slloven” “Këta flasin serbisht me të, dhe ajo më duket se e kupton atë”, ishin disa nga komentet.

Meqë ra fjala, mediat amerikane më parë shkruanin se Melania Trump në fakt ka një dashuri të madhe për gjuhët e huaja dhe se flet deri në gjashtë gjuhë. Siç duket, ajo ka aftësinë për të mësuar gjuhët shpejt, dhe deri më tani, përveç anglishtes dhe sllovenishtes, ka mësuar edhe frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe serbisht.

The post “Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht” – një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet appeared first on Albeu.com.

Kush po “ia pret krahët” Shqipes? Dauti thirrje VLEN: Boll u nënshtruat, po minoni procese që të tjerët kanë sakrifikuar jetën
Kush po “ia pret krahët” shqipes në Shkup? Është kjo pyetja që ngrihet së fundmi në arenën shqiptarfolëse pas shpërthimit të debatit për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Ilire Dauti,  Sekretare e përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët dhe deputete e këtij subjekti politik në Kuvendin e Shkupit në një intervistë për “Ora News” i bëri thirrje përfaqësuesve të formacionit politik VLEN që të heqin dorë nga politika e nënshtrimit dhe të mos cënojnë procese për të cilat paraardhësit e tyre edhe kanë sakrifikuar jetën.

“Unë besoj se tema të tilla bëhen për të mbuluar dështimet, apo për të fshehur problemin e vërtetë që është largimi i vendit nga BE-ja dhe në fakt duhet të jetë një çështje që duhet të dominojë dhe që të gjithë para kësaj mazhorance e kishin kryefjalën integrimin e vendit.

Madje as temën e përdorur gjerësisht në fushatë të ndryshimeve kushtetuese as nuk guxojnë ta përmendin. Pasi siç e dimë të gjithë që pas kalimit në Kuvend të plani francez tashmë është radha e ndryshimeve kushtetuese që më pas të kemi vendimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe ështe e qartë në raport me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe iu bëjmë thirrje të gjithë eksponentëve politikë, veçanërisht atyre të VLEN, përfshi këtu edhe të deklaratave të z. Mexhiti që në vend të fokusohen për të folur për një dobësi kushtetuese, atëherë duhet të flasin për shkeljet kushtetuese që i bëri vendit Ivanov që nuk nënshkruante ligjin për gjuhët, në këtë rast z. Mexhiti duhet të thotë se avokatin e kujt po bën.

Ndaj kjo temë nuk duhet të drejtohet asesi në këtë aspekt, dhe nuk duhet lejuar as që të mos bëhet debat fare për çështjen e gjuhës shqipe.

Në këtë rast nuk është shqetësuese vetë sjellja e VMRO-së dhe kryeministrit Mickoski, por është shumë shqetësuese edhe sjellja e z. Mexhiti por edhe të të tjerëve të VLEN-it, të cilët kanë bërë një marrëveshje parazgjedhore për të qeverisur vendin para se të bëheshin zgjedhjet.

Dhe kemi parë që për interes të pushtetit shumë përfaqësues janë nënshtruar më pas, por përfaqësuesit e VLEN-it kanë hyrë që në fillim të nënshtruar dhe nuk kanë çfarë të nënshtrohen më shumë.

Ndaj ne iu bëjmë thirrje të kenë kujdes që me deklaratat e tyre të nxituara mund të dëmtojnë procese që në të kaluarën njerëzit edhe kanë sakrifikuar”, u shpreh deputetja Dauti.

The post Kush po “ia pret krahët” Shqipes? Dauti thirrje VLEN: Boll u nënshtruat, po minoni procese që të tjerët kanë sakrifikuar jetën appeared first on Albeu.com.

SHKUPI PO ZIEN/ Mickoski i vendosur për “ta fshirë” shqipen dhe paralajmëron shqiptarët: Edhe mua më pengon “E Veriut”, por… Mos tentoni destabilizimin
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i pyetur sot rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe mundësin e destabilizimit të vendit tha se realiteti ndonjëherë është i hidhur dhe se nuk është “tryezë suedeze”, ku mund të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen.

“Nuk besoj se do të ketë mundësi për destabilizim… Unë jam person që i respektoj ligjet dhe kushtetutën dhe nuk pres që kushdo qoftë që merr pagë dhe shfrytëzon privilegjet e qytetarëve këtu tek ne, të mos i respektoj ligjet e Maqedonisë dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Ndoshta edhe mua më paraqet problem diçka që është bërë në të kaluarën me Kushtetutën, dhe sado që të mos pajtohem dhe të jem kundër, siç është përdorimi i mbiemrit “E Veriut”, unë derisa ta ushtroj këtë funksion do të qëndroj para kësaj shenje, sepse nuk dua që në këtë mënyrë ta lëndoj Kushtetutën e Maqedonisë dhe Ligjet e Maqedonisë, kjo është kjo.

Ndonjëherë realiteti mund të mos ju pëlqej, por ju duhet ta pranoni atë realitet, në rast se vërtet luftoni për sundimin e së drejtës. Ndonjëherë në jetë gjërat shkojnë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju i dëshironi.

Nuk është kjo një tryezë suedeze që të mund të marrim atë që na pëlqen, ajo që nuk na konvenon ta lëmë anësh”, deklaroi Mickoski

Ai kujtoi edhe njëherë se ekzistojnë disa struktura të cilat për ta mbrojtur kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale janë në gjendje të bëjnë gjithçka përfshi edhe destabilizimin e vendit.

“Ka disa struktura në shoqëri të cilat kanë për qëllim që të mbrojnë kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale, që të shkaktojnë incidente dhe shkaktojnë destabilizim, por në rast se kjo ndodhë ne do të reagojmë në mënyrë objektive në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së vendit tonë”, u shpreh Mickoski.

The post SHKUPI PO ZIEN/ Mickoski i vendosur për “ta fshirë” shqipen dhe paralajmëron shqiptarët: Edhe mua më pengon “E Veriut”, por… Mos tentoni destabilizimin appeared first on Albeu.com.

Shqipja, gjuha e dytë e huaj më e folur në Zvicër
Sipas një studimi të kryer nga Zyra Federale e Statistikave, për herë të parë pas 10 vitesh në Zvicër, më shumë njerëz flasin gjuhën shqipe se atë portugeze.

Për vite radhazi, portugalishtja ka qenë gjuha e huaj e dytë më e folur në Zvicër pas anglishtes. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 rreth 292 mijë njerëz kanë folur shqipen në Zvicër.

Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip. Sa u përket qyteteve, shqipja flitet më së shumti në Zuerich, Winterthur, Basel e St.Gallen.

Në vend të tretë, si gjuhë e huaj më e folur është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.

Kur bëhet fjalë për gjuhën që flitet në shtëpi, portugalishtja është gjuha e dytë e huaj me 3.6 për qind e popullatës në Zvicër që e flasin në shtëpi, ndërsa shqipja pason me 3.3 për qind.

Gjuha gjermane, franceze dhe italiane janë gjuhët zyrtare që fliten më së shumti në Zvicër.

The post Shqipja, gjuha e dytë e huaj më e folur në Zvicër appeared first on Albeu.com.

Begaj: Arbëreshët komunitet unik në botë, sot është detyra jonë të ruajmë një gjuhë kaq të vjetër që mbrohet nga UNESCO
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës të mbajtur në Tiranë, ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit Arbëresh që jeton në Itali, për ruajtjen e gjuhës dhe traditave të vjetra shqiptare.

Në fjalën e tij kreu i shteti theksoi se gjatë vizitës së tij na Kalabri pa se sa mirë ishte ruajtur arbërishtja e vjetër e cila sot mbrohet nga UNESCO pasi konsiderohet si gjuhë e rrezikuar.

Fjalimi i plotë:

Shumë të dashur arbëreshë,

Të nderuar miq e të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Ju falenderoj për mundësinë t’i drejtohem këtij samiti me rëndësi specifike për të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Jam i nderuar të flas në këtë ditë dedikuar arbëreshëve, jo vetëm për faktin që është hera e parë që mblidhemi në një aktivitet të  tillë në kuadër të samitit të diasporës, por edhe sepse para një muaji pata fatin të vizitoja për herë të parë 13 katunde arbëreshe në Kalabri.

Fjalën time do ta filloj duke ndarë me ju disa nga përvojat e jashtëzakonshme që përjetova gjatë vizitës dhe falënderuar Kryetarin e Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, Dr. Ernesto Madeo, si dhe të gjithë kryetrët e komunave që e bënë të mundur këtë vizitë.

Në Falkunara Albanese ndodhet  një shkëmb mbi fshat, ku valëvitej me krenari flamuri kuq e zi. Sipas një rituali të lashtë, të rinjtë e kishin zakon të shkonin te ky shkëmb dhe nën hijen e flamurit kombētar të jepnin besën se do të ruajnë gjuhën, traditat, kulturën dhe identitetin e tyre.

Në Palagorio gjendet një kishë, kambanat e së cilës kanë të gdhendura shprehje shqipe për shendetin dhe janë të drejtuara nga Shqipëria e sa herë që bien, ato iu kujtojnë banorëve origjinën e tyre.

Dhe nuk mbaron këtu. Çdo fshat apo katund, siç e quajnë banorët, ruante veshjet popullore tipike. Çdo pritje ishte si një pamje e magjishme plot me ngjyra të kostumeve popullore.

Në fshatin Shën Mitër Korona, një vogëlushe 8 muajshe ishte e veshur e gjitha me kostum popullor. Për më tepër, në shumë komuna, sheshet publike mbanin emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Është vërtet mbresëlënës e unikale çdo element që reflekton dashurinë për atdheun.Tek arbëreshët ne shohim veten në pasqyrën e historisë. Ata përbëjnë një thesar të paçmuar për të mësuar jo thjesht kush ishim, por edhe për të kuptuar më mirë se kush jemi.

Eksodi i tyre ishte dramatik, por historia e tyre është histori suksesi. Ata janë shembull i integrimit dhe i zhvillimit të një marrëdhënieje organike midis dy popujve fqinjë. Shqiptarë në origjinë dhe tashmë italianë, arbëreshët ruajtën me krenari traditat dhe gjuhën e të parëve.

Jo vetem kaq, por ata ndërtuan institucione që shkolluan, edukuan dhe diplomuan personalitete të Rilindjes italiane dhe shqiptare, siç është Kolegji i Shën Adrianit në Shën Mitër. Ky kolegj ka nxjerrë shumë figura të cilat kanë kontribuar në shtetformimin shqiptar dhe atë italian. Një prej tyre ishte Jeronim De Rada, ndër personaitetet më të rëndësishme të Rilindjes tonë. Ishte ai i cili botoi të parën gazetë në gjuhën shqipe: “L’Albanese d’Italia” (”Shqipëtarët e Italisë”).

Zonja dhe zotërinj, në botë është e rrallë të ndeshësh një komunitet kaq unik si komuniteti arbëresh, ndaj  ne shqiptarët jemi me fat që kemi një pasuri të ruajtur nga koha çka përbën një thesar gjuhësor, zakonor dhe identitar.

Shumë popuj kanë dokumente të ruajtura, por ne kemi një komunitet të gjallë  që prej  6 shekujsh na sjell nga larg jehonën e historisë tonë.

Arbëreshët na kanë dhënë shumë herë më tepër se çfarë ne mund t’u japim atyre në këmbim. Unik në shembull, ata kanë mbajtur gjallë një pjesë thelbësore të shqiptarisë pa kërkuar asgjë në këmbim.

Prandaj sot pyetja nuk shtrohet se çfarë duhet të bëjme ne për arbëreshët, por çfarë duhet të bëjmë që këtë pjesë të shqiptarisë ta ruajmë, kultivojmë,  ta mbrojmë ta trashëgojmë?

Unë mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të shkruar një kapitull të ri në marrëdhëniet me arbëreshët. Përgjegjësia historike dhe veprimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm. Ai duhet të orientohet në ruajtjen e arbërishtes dhe lëvrimin e saj nga brezat e rinj.

Arbërishtja ka vite që renditet nga UNESCO si ”qartësisht e rrezikuar” në atlasin e ”gjuhëve të rrezikuara të botës”. Kjo do të thotë mes të tjerash se fëmijët arbëresh në shtëpi nuk e mësojnë më arbërishten si gjuhën e nënës.

Mbijetesa e arbërishtes nuk është thjeshtë çështje shkencore. Për ne shqiptarët ajo është thelbësisht çështje identitare dhe si e tillë ajo ka rëndësi për interesat e kombit shqiptar. Në këtë kontekst çmoj iniciativën që arbërishtja të jetë pjesë e kurrikulës në të gjitha shkollat e Kalabrisë.

Gjithashtu  e vlerësoj iniciativën për fillimin e transmetimit të programeve në gjuhën arbëreshe nga RAI Calabria. Po kështu vlerësoj edhe iniciativën që Radiotelevizioni publik shqiptar po ndërmerr me krijimin e një kanali televiziv për diasporën, në të cilin sigurisht do të promovohet edhe gjuha e kultura arbëreshe.

Ndërtimi i një marrëdhënieje të re me arbëreshet duhet të përqendrohet edhe te shkëmbimet e përvojave e ndërveprimet njerëzore. Ne duhet ta vizitojmë më shumë njëri-tjetrin. Është tjetër përvoja personale dhe tjetër ajo çka lexoni apo dëgjoni nga të tjerët.

Ndaj ftoj shqipëtarët që kur të vizitojnë Italinë, të ruajnë një vend për rajonet ku ndodhen arbëreshët.

Në këtë kontekst, ka ardhur koha që shkollat shqiptare të jenë aktive për binjakëzimin me shkollat e arbëreshëve. Kjo do t’i shërbente njohjes dhe edukimit të brezave të rinj me kulturën dhe do të krijonte lidhje ndërpersonale me arbëreshët.

Natyrisht, një marrëdhënie e strukturuar duhet të përfshijë të gjithë aktorët në Shqipëri dhe Itali, si: institucionet akademike, shoqërinë civile, organe të pushtetit vendor dhe qendror, si dhe aktorë të jetës së përditshme kulturore arbëreshe, sepse sfidat janë të tilla që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim.

Krijimi i Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët ishte një hap në drejtimin e duhur. Në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Akademinë e Shkencave dhe institucione akademike simotra italiane, mekanizma të tillë duhet të krijojnë kushtet për zgjerimin e studimeve albanologjike.

Këtu shfrytëzoj rastin të përgëzoj nismën e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, si dhe të institucioneve akademike të dy vendeve për kandidimin e riteve arbëreshe të pranverës, të njohura si ”Moti i Madh” në UNESCO. Dëshiroj të përgëzoj në veçanti profesorët e nderuar Francesco Altimari e Matteo Mandala për përkushtimin në mbledhjen e kësaj trashëgimie.

Natyrisht që në kuadrin e bashkëpunimit, nuk duhet të neglizhohet edhe bashkëpunimi ekonomik. Ai mund dhe duhet të zgjerohet në fusha si: turizmi e kultura, bujqësia dhe industria ushqimore, si dhe  në fusha të tjera me interes të ndërsjelltë.

Bashkëpunimi i ri duhet ta hedhë vështrimin drejt së ardhmes, por nuk duhet të harrojë historinë. Ka ardhur koha që në Shqipëri të kemi një Muze për Arbëreshët, për këtë histori të jashtëzakonshme 600 vjeçare që ja vlen të tregohet e promovohet.

Kjo është një histori suksesi që përcjell besimin në ideale të larta e fisnike që kanë në themel kultivimin e dashurisë për kombin dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Në mbyllje besoj se ky samit do të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse për projekte konkrete në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar dhe ruajtjes e përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore ndër breza.

Ju falemnderit!

The post Begaj: Arbëreshët komunitet unik në botë, sot është detyra jonë të ruajmë një gjuhë kaq të vjetër që mbrohet nga UNESCO appeared first on Albeu.com.

Student në Gjermani? Ja çfarë duhet të dini
Studimi falas edhe për studentët e huaj ka bërë që Gjermania të jetë një ndër vendet më të preferuara të botës për të ndjekur studimet universitare.

Një vajzë e re futet në zyrën e regjistrimeve të Univesitetit Humbold në Berlin dhe flet me punonjësen.

Mirëdita, kam ardhur të regjistrohem në universitet. Sa kushton?

Nuk kushton asgjë. Regjistrimi është falas, thotë punonjësja.

Studime falas?

Po. Mos u çudisni. Sepse arsimi i lartë në shkollat dhe universitetet publike nuk kushton gati asgjë në Gjermani. Është thuajse falas.

Vajza e re është Hannah Hummel, reportere e Deutsche Welle-s. Ajo është autore e këtij shkrimi për Deutsche Wellen lidhur me kryerjen e studimeve në Gjermani.

Për të studiuar në Gjermani paguhet vetëm një tarifë semestri me vlerë nga 200 deri në 400 euro. Këto para janë për administrimin e studimeve, transportin publik dhe organizatat e studentëve. Përjashtim bëhet vetëm nga landi Baden Vurtemberg.

Gjermania ka 400 shkolla të larta dhe universitete. Universitetet përqëndrohen kryesisht në arsimimin akademik, kurse shkollat e larta orientohen më shumë në praktikë. Megjithatë diplomat që merren si në shkollën e lartë ashtu dhe në universitet janë të njëjta.

Një studim për bachelor zgjat zakonisht gjashtë semestra, pra tre vjet. Një semestër është gjashtë muaj, semestri dimëror fillon kryesisht në shtator, ai veror në mars. Shumë studentëve u duhet më shumë kohë, deri tetë semestra për të përfunduar studimet për bachelor. Kjo nuk përbën problem.

Falas edhe për studentët e huaj

E njëjta gjë vlen edhe për studentët që vijnë nga vendet e tjera për të studiuar në Gjermani. Sepse edhe studentët e huaj nuk paguajnë për të ndjekur studimet në universitetet dhe shkollat e larta gjermane. Kjo ka bërë që Gjermania të jetë një ndër vendet më të preferuara të botës për të ndjekur studimet universitare.

Në Gjermani studiojnë aktualisht gjysmë milioni studentë të huaj, shumica e të cilëve studiojnë në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. “Studentët e huaj ndihmohen me bursa, konsultime dhe përkrahje deri sa të mësohen,” thotë Hannah Hummel, e cila ka kryer vetë studimet në Gjermani.

Siç ka studentë të huaj që studiojnë në Gjermani, ka edhe të rinj gjermanë që shkojnë për studime në vende të tjera.

Bashkimi Europian ka organizuar programe siç është Erasmus për t’u mundësuar të rinjve të studiojnë një semestër ose një vit në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Programi ofron përkrahje financiare për studentët që duan të shkojnë në vende të tjera.

“Unë e kam bërë vitin e Erasmusit këtu në Berlin,” tregon Hannah Hummel e Deutsche Welles.

Studimet janë falas, por kostot e jetesës mund të shkojnë deri në 1000 euro në muaj, në varësi nga vendi ku jeton. Këto para duhen për qeranë, ushqimin, librat e shkollës dhe jetesën në kohën e lirë. Kështu që pjesa më e madhe e studentëve punojnë për të mbuluar shpenzimet e jetesës.

Po jetesa e studentëve?

Hannah Hummel na tregon tani për Studierendenwerk, një organizatë që merret me të gjitha çështjet e tjera të studentëve, përveç studimit. Ajo takohet me Jana Judisch. “Arsimi konsiderohet vlerë publike në Gjermani, kështu që kujdesi për studentët shihet si vlerë publike. Ne kujdesemi për studentët duke u marrë me çdo gjë tjetër që nuk ka lidhje me leksionet dhe fushën kërkimore. Ne kujdesemi për banimin, mencën, konsultimet,” tregon Jana Judisch.

Por ajo që shumë studentë të huaj nuk e dinë është se regjistrimi në shkollë nuk ka të bëjë me akomodimin. Marrja e vendit të studimit nuk është e lidhur automatikisht me një vend fjetjeje në konvikt. Shumë studentë të huaj e mësojnë këtë vetëm kur mbërrijnë në Gjermani për të filluar studimet. “Shpesh unë marr E-mail që thonë “Vij javën tjetër, më tregoni ju lutem dhomën. Unë i përgjigjem duke u thënë se ne nuk kemi dhoma këtu që presin të vini ju. Ju jeni një vit e gjysmë me vonesë. Shkoni gjeni një dhomë në tregun e lirë, ne nuk iu ndihmojmë dot,” tregon Jana Judisch nga Studierendenwerk Berlin.

Pra kush nuk merr ndihmë për të gjetur dhomë nga Studierendenwerk duhet të kujdeset vetë për banimin. Pjesa më e madhe studenëve jetojnë në banesa që ndahen mes disa vetëve, për të ndarë shpenzimet. Por banesat janë duke u shtrenjtuar në Gjermani. Mynihu dhe Shtutgarti janë qytetet më të shtrenjta për të studiuar, pasuar nga Berlini.

Qytetet që kanë qenë dikur Gjermani lindore e kanë jetesën më të lirë.

Gjuha të ndihmon

Që të studiosh në Gjermani nuk duhet patjetër të flasësh gjermanisht rrjedhshëm. Sepse shkollat e larta dhe universitetet ofrojnë klasa speciale në gjuhën angleze dhe detyrat studentët mund t’i dorëzojnë në anglisht.

Megjithatë pjesa më e madhe e universiteteve kanë gjuhë kryesore gjermanishten.

Hannah Hummel na jep disa fjalë që mirë është t’i dini kur doni të studioni në Gjermani.

Hörsaal: Ta përkthesh fjalë për fjalë, do të thotë sallë dëgjimi, por në fakt është salla e leksionit.

Mensa: Është menca ku studentët hanë drekën

Ersti: fillestarë! Studentët e semestrit të parë.

Pak histori

Universiteti më i vjetër në Gjermani është ai i Heidelbergut, hapur në vitin 1389. Universitetet e Këlnit dhe Erfurtit janë hapur menjëherë pas tij.

Universiteti i parë në Europë është hapur në Bolonjë, Itali, një mijë vjet më parë.

Arsimi i Lartë ka qenë çështje burrash. Gruaja e parë që ka shkuar në klasë në universitet ka qenë në shekullin e 19-të në Zvicër. Johanna Kappes ka qenë gjermania e parë studente, në vitin 1900. Sot, numri i grave që ndjekin arsimin e lartë në Gjermani është pak më i lartë se sa numri i burrave./dw

The post Student në Gjermani? Ja çfarë duhet të dini appeared first on Albeu.com.

Mos e harroni! Ka disa arsye të forta pse duhet ta lani gjuhën vazhdimisht
Një nga gabimet që bëjmë kur lajmë dhëmbët është se harrojmë të lajmë gjuhën.

Sipas ekspertëve, më shumë se 700 lloje të ndryshme bakteresh jetojnë në gojën tonë. Gjuha vepron si një sfungjer për mikrobet. Edhe pse jo të gjitha janë të rrezikshme për shëndetin, kur bakteret e rrezikshme shumohen në sipërfaqen e saj, ato mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Shikoni tre arsye pse duhet ta lani atë me furçë…

1. Ndryshimi i shijes

Kur nuk e lani gjuhën, një shtresë bakteresh, mbetjesh ushqimore dhe qelizash të vdekura krijohet në sipërfaqe, gjë që bllokon ndjenjën e shijes. Kur ta pastroni gjuhën nga e gjithë kjo, shija do të kthehet gjithashtu.

2. Era e keqe e gojës

Era e keqe e gojës është problemi kryesor për dikë që nuk e pastron gjuhën. Kjo është për shkak të përhapjes së baktereve që zakonisht “fshihen” në pjesën e pasme të gjuhës. Prandaj është e rëndësishme të lani gjuhën tuaj duke vendosur furçën e dhëmbëve ose mjetin special për pastrimin e gjuhës sa më shumë që të jetë e mundur.

3. Sëmundja periodontale

Një përqendrim i tepërt i baktereve në gjuhë mund të prekë dhëmbët si gingiviti apo inflamacioni i mishrave të dhëmbëve, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të çojnë në periodontitis. Përveç humbjes së dhëmbëve, e cila është një rrezik i madh, sëmundja periodontale shoqërohet me një rrezik të shtuar të atakut në zemër, goditjes në tru dhe abortit. /albeu.com

The post Mos e harroni! Ka disa arsye të forta pse duhet ta lani gjuhën vazhdimisht appeared first on Albeu.com.

Cila është gjuha më e vjetër në Evropë?
Verën e kaluar, arkeologët në veri të Spanjës ishin të emocionuar për të zbuluar një objekt të sheshtë, në formë dore, të bërë prej bronzi nga një vend gërmimi jo shumë larg nga Pamplona.

Por vetëm më vonë, kur filluan procesin e kujdesshëm të restaurimit, doli në dritë domethënia e vërtetë e dorës: Pas pastrimit të sedimentit dhe papastërtive shekullore, studiuesit zbuluan rreshta teksti të gdhendura në gjithë objektin, të cilin ata e quajtën Dora e Irulegi.

Ekspertët besojnë se fjalët i përkasin një gjuhe që i paraprin baskishtes moderne, e njohur gjithashtu si Euskara. Fjala e parë në dorë, sorioneku, i ngjan shumë fjalës baske zorioneku, që do të thotë “fat”.

Arkeologët dyshojnë se dora e varur mbi derën e një shtëpie me tulla balte rreth 2000 vjet më parë, ka të ngjarë si një “amulet mbrojtjeje”, siç shkruan Joseph Wilson për Associated Press.

Studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të përputhin asnjë nga tekstet e tjera të dorës me fjalët e njohura baske, por ata planifikojnë të vazhdojnë analizën e tyre.

Zbulimi jo vetëm që është i rëndësishëm për të kuptuar evolucionin e gjuhës baske, por ai gjithashtu hedh dritë të re mbi Vascones, një fis i vonë i epokës së hekurit që studiuesit besojnë se i dha origjinë kulturës baske. Familja Vascones jetonte në atë që tani është rajoni i Navarrës në Spanjë.

Arkeologët kishin supozuar më parë se Vascones nuk përdornin shkrim përveçse për qëllimin e krijimit të monedhave, derisa romakët prezantuan alfabetin latin. Por 40 personazhet e gdhendura në Dorën e Irulegit thonë të kundërtën.

“Kjo pjesë e kthen përmbys atë që deri më tani mendonim për baskët dhe shkrimin”, thotë Joaquín Gorrochategui, një filolog në Universitetin e Vendit Bask, në një deklaratë nga Shoqëria Shkencës Aranzadi, e cila ka gërmuar vendin që nga viti 2017. “Ne ishim pothuajse të bindur se baskët ishin analfabetë në kohët e lashta.”

Krijuesi i dorës përdori një teknikë të njohur si stippling, e cila përfshin krijimin e shumë pikave të vogla për të krijuar një formë ose imazh. Megjithatë, para se të bënte pikat, autori fillimisht gjurmoi shkronjat me një instrument të mprehtë, një teknikë e njohur si sgraffito. Këto metoda janë “praktikisht të panjohura në të gjithë epigrafinë e lashtë të botës perëndimore”, thotë në deklaratë Javier Velaza, një filolog në Universitetin e Barcelonës.

Dora ka të ngjarë të mbijetojë kaq gjatë, sepse dy grupe ndërluftuese romake i vunë zjarrin vendbanimit të lashtë gjatë Luftës Sertoriane, e cila zgjati nga viti 80 deri në vitin 72 PES.

The post Cila është gjuha më e vjetër në Evropë? appeared first on Albeu.com.

Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon
Shpejt shkoni para pasqyrës dhe me kujdes shikoni gjuhën tuaj, sepse ky organ është radar i vërtetë për zbulim të hershëm të sëmundjeve. Madje edhe kur ndiheni mirë në mëngjes, nuk do të thotë që disa sëmundje të fshehura nuk kanë filluar në organizmin tuaj

Nëse nuk keni kohë të shkoni në kontrollim mjekësor sistematik, kjo është diçka që mund ta bëni vetë. Thjesht, shikoni mirë gjuhën tuaj.

Pra, në qoftë se vëreni se ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, më së miri është që të këshilloheni me mjekun., transmeton Telegrafi.

Njolla të bardha

Janë shumë të ngjashme me shtresën e bardhë të qumështit, e cila hiqet lehtë me lugë: fjala është për infeksion. Më së shpeshti paraqitet te fëmijët e vegjël apo te personat e moshuar, ndërkaq e shkakton Candida albicans.

Mund të paraqitet në situata të ndryshme: me rastin e marrjes së antibiotikëve apo të kortizonëve, sëmundjeve siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut dhe mungesa mbrojtjes imunologjike. Shërohet në mënyrë lokale, ndërsa në rastet serioze me barna.

Gjuha e bardhë

Shtresa e bardhë në të përhimët në sipërfaqen e gjuhës mund të tregojë problemet me lukthin dhe me zorrët dhe me tretjen e vështirësuar për shkak të prodhimit të zvogëluar të lëngjeve të lukthit. Shërohet me antimikoticinë.

Gjuha e bardhë mund të bëhet edhe te leukoplakia – gjendje tek e cila vjen deri te krijimi i njollave të bardha në gavrën e gojës. Fjala është për lezionet të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillimin e karcinomeve.

Gjuha ngjyrë gështenje dhe “me qime”

Në majën e gjuhës paraqiten fije ngjyrë gështenje, ngjashëm me qimet, në gjatësi prej disa milimetrash. Ndryshimet e tilla mund t’i shkaktojnë pirja e duhanit, mirëpo edhe Candida albicans ose Aspergillus nigera, gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë.

Shërohet me barna, për përdorim lokal dhe oral, mirëpo në qoftë se ndryshimet janë të vogla, mjafton lyerja me thartinë retine (thartinë e vitaminës A) në një koncentrim të ulët. Si preventivë është mirë fërkimi çdo ditë me brushën e dhëmbëve.

Nëse në gjuhë shfaqen njolla ngjyrë të gështenjtë apo të errët, patjetër shkoni të bëni një kontroll mjekësor, sepse mund të jetë fjala për ndonjë formë të kancerit të lëkurës – melanomë.

Gjuha sikur dredhëza

Mund të jetë fjala për fruthin e keq – infeksion streptokok me ngritje të temperaturës së trupit.

Gjuha e kuqe e purpurt

Ngjyra e kuqe e purpurt është tipike për mungesën e vitaminës B2, si pasojë e absorbimit të dobët në zorrë, për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale, të shkaktuar gjatë shërimit afatgjatë me antibiotikë. Majat janë të ënjtura, andaj gjuha ka pamjen sikur të jetë e mbushur me zallë.

Gjuha e vijëzuar

Fjala është për anomalinë e lindur, ndërsa gjuha është më e madhe se normalja, me një vijë të thellë në sipërfaqe. Nuk ka shërim, por vetëm duhet të sforcohet higjiena e gojës, përkatësisht shpëlarja me ujë të rrjedhshëm menjëherë pas ngrënies, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i ushqimit në rrudhat e gjuhës.

Gjuha e zverdhur

Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen. Mungesa e vitaminës B12 është shkaktare e gjuhës së zverdhur, të lëmuar dhe të shkëlqyer. Shkaktarë janë mungesa e ushqimit, posaçërisht te personat të cilët hanë pak mish dhe te vegjetarianët.

Në raste të tilla duhet të merren si shtesë vitamina B12 dhe vitamina B9, të cilat gjenden në spinaq, në sallatë të gjelbër, në pjepër, banane, limon, mish dhe në mëlçi. Vitamina B12 më së shumti gjendet në mish, në qumësht dhe në vezë.

Gjuha e ënjtur

Gjuha e ënjtur më së shpeshti është pasojë e reaksionit alergjik – urtikaria e fuqishme e mukozës së gjuhës dhe të gojës. Është e rrezikshme, sepse po nuk u shërua me kohë, mund të shkaktojë ngufatjen.

Kjo sëmundje është trashëguese, ndërsa e shkakton mungesa e enzimave, ose mund ta shkaktojë edhe thumbimi i insekteve.

The post Kanceri, diabeti, anemia, fruthi i keq: Ngjyra e gjuhës zbulon sëmundjet dhe çka ju mungon appeared first on Albeu.com.