gjuha shqipwe Archives - Albeu.com

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut flasin më mirë anglisht sesa shqip
Janë të shumtë fëmijët e arsimit fillor të cilët po shfaqin pengesa dhe ngecje në të lexuar dhe të shprehurit mirë në gjuhën amtare.

Këtë e konfirmojnë mësimdhënësit, të cilët thanë se është për të ardhur keq kur në orën e gjuhës shqipe nxënësit flasin një gjuhë të huaj që komunikimi mes tyre të bëhet më i lehtë. Mësuesja, Imrane Bajrami tha se në këtë ka ndikuar përdorimi i gjatë i celularëve dhe humbja e interesit për të lexuar libra shqip.

“Këto vitet e fundit vërtet kemi një ngecje të leximit, nuk është leximi i rrjedhshëm sikur ka qenë viteve të mëhershme. Fëmijët disi e kanë humbur dëshirën për të lexuar dhe me të vërtet ne si mësimdhënës kemi një vështirësi për ti dhënë kurajo fëmijëve të gjeneratave në vijim apo të reja. Është e vështirë se shumica e fëmijëve sikur nuk kanë përqendrim në orë. Teknologjia është me siguri ajo që fëmijët kanë ngecje aq të madhe në të shprehurit me shkrim apo lexim. U është bërë një përzierje e gjuhës amtare gjuhës angleze…se ato gjysmën e ditës tjetër e kalojnë me gjuhën angleze”, tha Imrane Bajrami, mësuese e gjuhës shqipe.

Gjatë qëndrimit tonë në shkollën fillore “Skënderbeu” në Haraçinë, nxënësit e një klase të shtatë thanë se të shprehurit në gjuhë angleze e kanë më të lehtë pavarësisht që gjuha e nënës është gjuha shqipe.

“Mundohem të lexoj por kam pak stres te leximi edhe ndonjëherë i ngatërroj pak fjalët. Gjuhën angleze e di, komunikoj shumë edhe shumë më pëlqen. Kur duhet të shprehesh, më mirë shprehesh në gjuhën angleze apo shqipe? Në gjuhën angleze. Pse? Nuk e di, më vjen më lehtë”, tha një nxënëse.

“Gjuha shqipe është shumë e mirë si lëndë dhe e preferoj. Gjuhën angleze e kam të preferuar. Shprehesh më mirë anglisht se shqip? Po. Pse? E kam mësuar prej e vogël dhe e di më mirë”, shtoi një nxënëse tjetër.

“Krahasuar me një gjuhë tjetër gjuha shqipe më vjen më e lehtë. Nuk kam probleme kur shprehem ose lexoj ndonjë libër ose lektyrë. Ka ndodhë ndonjëherë të shprehemi më lehtë në anglisht për ndonjë fjalë që nuk e kuptojmë shumë mirë në shqip”, u shpreh një nxënës./Alsat

The post Nxënësit në Maqedoninë e Veriut flasin më mirë anglisht sesa shqip appeared first on Albeu.com.