Gjolekë Pazaj Archives - Albeu.com

EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 67-vjeçari në Fier
Policia ka arrestuar një tjetër anëtar të një grupi kriminal në Spanjë që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. I arrestuari është Gjolekë Pazaj, 67 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjysësore spanjolle e kanë dënuar me burg.

Kujtojmë se disa ditë më parë janë arrestuar dhe dy persona, po anëtarë të kësaj bande.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Member”.

Në kuadër të kësaj faze, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

-Gj. P., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njejtin grup kriminal. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./albeu.com

The post EMRI/ Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 67-vjeçari në Fier appeared first on Albeu.com.