gjoksi silikon Archives - Albeu.com

Implantet për zmadhimin e gjoksit: 5 arsye pse shumë gra po i heqin
Midis viteve 2000 dhe 2006, një numër rekord grash, për shumë arsye, përfshirë këtu edhe frymëzimin nga Pamela Anderson te “Baywatch” e të tjera ikona të ngjashme, vendosën implante për zmadhimin e gjoksit. Pasi Federata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA) miratoi një lloj të ri impanti në vitin 2006, u krijuan kushtet për rritjen e trendit të zmadhimit të gjoksit, duke u bërë procedura më e përhapur në shumë vende.

Mirëpo së fundmi, raportet tregojnë se ka një ulje të dukshme të trendit të procedurës dhe përpos kësaj, shumë gra që kanë vendosur implante, po i heqin. Cilat janë arsyet?

Implantet për zmadhimin e gjoksit: 5 arsye pse shumë gra po i heqin

1. Vetë implantet.

Implantet nuk janë të përjetshme dhe sa më gjatë t’i ketë mbajtur një grua, aq më shumë ka të ngjarë që të ketë nevojë për kirurgji për zëvendësimin ose heqjen e tyre.

2. Kur madhësia ka rëndësi

Për shumë prej nesh, fitnesi është i rëndësishëm. Por implantet tepër të mëdha mund të vështirësojnë vrapin dhe lëvizjet tonifikuese të pjesës së sipërme të trupit.

3. Çështje shëndetësore

As silikoni dhe as implantet cilësore nuk shkaktojnë kancer gjiri, kanë treguar studimet. Megjithatë ekziston një shqetësim përsa i përket mamografisë. Implantet e bëjnë pak më të vështirë kontrollin 100% të indit të gjirit, veçanërisht nëse vendosen në majë të muskujve të gjoksit.

Arsye të tjera janë edhe:

– rrjedhje e implantit

– grumbullimi i depozitave të kalciumit rreth implantit

– përgjigje autoimune ndaj implantit

– nekroza ose vdekja e indeve rreth implantit

– zhvendosja ose lëvizja e njërit ose të dy implanteve

– dhimbje që kanë lidhje me implantet

Implantet shumë të mëdha mund të shkaktojnë probleme me qafën, shpatullat dhe shpinën. Sa më të mëdha të jenë implantet e gjirit dhe sa më shumë të dalin nga trupi, aq më shumë ndryshojnë qendrën e gravitetit dhe aq më shumë forcë ushtrojnë në shtyllën kurrizore.

Gjinjtë mund të bëhen edhe më problematikë pas menopauzës, pasi shumë gra shtojnë peshë në gjoks për shkak të ndryshimeve hormonale.

Implantet për zmadhimin e gjoksit: 5 arsye pse shumë gra po i heqin

4. Ndikimet kulturore

Preferencat kulturore për format trupore hyjnë dhe dalin nga moda. Piktorët e Rilindjes adhuronin gratë me forma të kolme, në vitet ’90 ishin në modë trupat e dobët e kështu me radhë. Në ditët e sotme, emra si Kim Kardashian kanë vendosur theksin te të pasmet e mëdha. Vithet janë si gjoksi në vitet 2000.

5. Ndryshimet e qasjes personale ndaj trupit

Shumë prej tyre ndihen më në formë pa implantet dhe më të sigurta me bikini. Ka ndikuar tepër qasja ndryshe e grave ndaj asaj çfarë është tërheqëse. Shumë kanë kuptuar se të kesh besim te çfarë je dhe ta duash trupin tënd natyral është po aq seksi./Health, Moms.com, PlasticSurgery.org

The post Implantet për zmadhimin e gjoksit: 5 arsye pse shumë gra po i heqin appeared first on Albeu.com.