gjobitja e shofereve Archives - Albeu.com

175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, Policia ndëshkon të pabindurit (VIDEO)
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion të gjerë në rrugët e vendit për të ndëshkuar shoferët e pabindur.

Ndërkohë që një shoferë është kapur të lëvizte me shpejtësi 175 km/h në aksin Kavajë Rrogozhinë.

Në kuadër të këtij operacioni janë pezulluar 24 leje drejtimi dhe janë vendosur dhjetëra gjoba, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë vendosur edhe 54 gjoba nga 40 mijë lekë të vjetra për shkelje më të vogla.

NJOFTIMI I PLOTË:

Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, Policia Rrugore me radarë 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore. Policia Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave në rrugë, duke përdorur mjete të loguara dhe të paloguara, kamera, dronë dhe aparate fotografike. Gjithashtu, të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë dhe qendrat kryesore urbane janë të monitoruara me radarë.

Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre. Policia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional./albeu.com

https://albeu.com/wp-content/uploads/2021/10/244618069_645940120119147_7581596903711061792_n.mp4

The post 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, Policia ndëshkon të pabindurit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Nuk njeh mik”/ Vjen në Shqipëri pajisja që kap çdo shkelje në rrugë, gjoba të vjen në shtëpi (VIDEO)
Vjen për herë të parë në Shqipëri një pajisje e sofistikuar që do të mundësojë identifikimin e shkelësve të ligjit në rrugët e vendit.

Ajo identifikon shkeljet dhe gjoba shkon automatikisht te shoferi që do të shfaqë papërgjegjshmëri gjatë drejtimit të mjetit.

Për me tepër njihuni me informacionin që jep policia dhe ministri i Brendshëm.

Njoftimi i Policisë:

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente, prodhim gjerman, në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin dhe me këtë rast u bëri një apel përdoruesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje “nuk njeh mik!”

“Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, pajisje që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në 4-6 korsitë, nëse do të kemi rrugë me 6 korsi. Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes. Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Është një pajisje e cila mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore”, tha ministri Çuçi.

Sipas tij vetëm gjatë një ore që ka qenë këtu, pajisja ka regjistruar 305 raste shkeljesh të përdoruesve të mjeteve.

“Të dashur përdorues mjetesh, kjo është një aparaturë që nuk të krijon mundësinë që t’i shpëtosh shkeljes, pavarësisht se mund të njohësh ministrin, kryeministrin, deputetin apo këdo qoftë. Kjo është një mënyrë krejtësisht automatike dhe gjoba do të vijë në bazë të regjistrimit të targës, që bëhet nga aparatura, me foto dhe me video, do t’ju vijë në shtëpi, aty ku keni deklaruar dhe adresën, ku keni regjistruar mjetin tuaj. Tashmë nuk ka më mik! Është vetëm kjo aparaturë, punon ditën-natën, punon kudo, në çdo segment rrugor lehtësisht dhe përpunon lehtësisht të gjithë shkeljen dhe gjobën si rezultat i shkeljes, në mënyrë të pavarur, pa asnjë ndikim njerëzor”, u shpreh ministri Çuçi.

Më tej ai paralajmëroi shtetasit që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit, se mund të rrezikojnë heqjen e patentës, sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.

“Kjo na e jep në video, në foto çdo drejtues automjeti, jep location, targën e mjetit, kohën reale kur ka qenë shkelja. Fotot janë me infra, janë për natën, për ditën, kap deri në gjashtë korsi. Pajisja do të jetë 24 orë aktive. Identifikimi bëhet nëpërmjet targës, gjejmë adresën e pronarit të mjetit, dhe ia dërgojmë gjobën së bashku me fotografinë e kundërvajtësit, me ditën, orën, vendin ku është konstatuar shkelja. Ne kemi detyrimin të bëjmë njoftimin me postë brenda 30 ditësh”, tha Veliu./albeu.com

The post “Nuk njeh mik”/ Vjen në Shqipëri pajisja që kap çdo shkelje në rrugë, gjoba të vjen në shtëpi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.