gjoba Archives - Albeu.com

MINTI raporton mbi 3,000 kontrolle dhe rreth 600 mijë euro masa ndëshkuese në gjysmën e parë të 2026-s
<html><head></head><body>

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se gjatë vitit 2026 ka avancuar masat për kontrollin e tregut dhe garantimin e të drejtave të konsumatorëve.

Në gjysmën e parë të vitit 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka kryer më shumë se 3,000 inspektime në sektorë të ndryshëm. Kontrollet kanë përfshirë tregun e derivateve të naftës, sigurinë e përgjithshme të produkteve, mbikëqyrjen e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Ndërkaq, mbi 250 inspektime të tjera janë zhvilluar për të verifikuar nëse operatorët ekonomikë përmbushin kushtet minimale teknike.

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga shkeljet e konstatuara gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur gjoba në vlerë të përafërt prej 600 mijë eurosh.

Masat ndëshkuese lidhen me dallimet mes çmimeve në raft dhe në arkë, shitjen e produkteve pa deklaracion, zhvillimin e veprimtarisë pa regjistrim në ARBK, përdorimin e mjeteve matëse me afat vlefshmërie të skaduar, mosrespektimin e afateve të përcaktuara në procesverbalet e inspektimit, tregtimin e produkteve të skaduara dhe vendosjen në treg të produkteve që nuk përputhen me legjislacionin në fuqi.

Për të rritur transparencën dhe për t’u ofruar qytetarëve shërbime më të shpejta, MINTI ka vënë në dispozicion edhe një platformë në Viber për paraqitjen e ankesave të konsumatorëve, në numrin +383 (46) 311-000.

Në kuadër të koordinimit ndërinstitucional, është funksionalizuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Deri në korrik janë mbajtur katër takime me përfaqësues të institucioneve relevante, ku janë shqyrtuar çështjet kryesore dhe problemet që hasin konsumatorët në vend.

</body></html>

The post MINTI raporton mbi 3,000 kontrolle dhe rreth 600 mijë euro masa ndëshkuese në gjysmën e parë të 2026-s appeared first on Albeu.com.

Gjykata e gjobiti me 50 miijë lekë për shkak të mungesës/ Reagon Plarent Ndreca: GJKKO imponoi njëanshmërisht ritmin, u cenua e drejta për mbrojtje të pavarur
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pasi u gjobit nga gjykata për mungesë në një seancë gjyqësore, duke e cilësuar vendimin të pajustifikuar dhe duke sqaruar se mungesa e tij ishte për shkak të një konflikti objektiv oraresh.

Përmes një reagimi publik, Ndreca tha se kishte njoftuar zyrtarisht gjykatën në orën 09:00 se në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në një proces civil që zgjat prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë më herët se seanca penale.

Sipas tij, kërkesa për shtyrjen e seancës ishte shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës.

“Askush nuk mund të jetë fizikisht në dy gjykata në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objektive”, shprehet ai.

Ndreca pretendon se arsyeja e dhënë për gjobitjen ishte se ai duhej ta kishte njoftuar konfliktin e orareve që në seancën e kaluar.

Megjithatë, sipas tij, data dhe ora e seancës ishin caktuar nga gjykata pa u konsultuar me mbrojtësit për angazhimet e tyre të tjera profesionale.

Avokati thekson se kjo nuk është hera e parë që kritikon publikisht mënyrën se si po zhvillohet procesi ndaj Veliajt dhe shpreh dyshimin se masa disiplinore mund të jetë një reagim ndaj qëndrimeve të tij.

Gjithashtu, ai shton se nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e klientit të tij, pavarësisht gjobave apo masave të tjera.

Ndreca njofton gjithashtu se do t’i drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke argumentuar se gjobitja e një avokati gjatë ushtrimit të detyrës përbën një precedent që cenon pavarësinë e profesionit dhe të drejtën për një mbrojtje efektive.

Ai paralajmëron se ekipi mbrojtës do t’i drejtohet edhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke pretenduar se gjatë procesit janë evidentuar shkelje të standardeve kushtetuese dhe evropiane të drejtësisë.

Në përfundim të reagimit të tij, Ndreca thekson se, “pa avokatë të lirë nuk ka mbrojtje efektive, pa mbrojtje efektive nuk ka proces të rregullt dhe pa proces të rregullt nuk ka shtet të së drejtës”.

Reagimi i plotë:

Sot disa media, që prej kohësh kanë hequr dorë nga objektiviteti dhe janë rreshtuar hapur në krah të akuzës kundër Erion Veliajt, nxituan të publikojnë lajmin se unë jam gjobitur nga gjykata për mungesë në seancë. Natyrisht, harruan të tregojnë arsyen e mungesës.

Ja e vërteta.

Sot, në orën 09:00, me shkresë zyrtare njoftova gjykatën se në të njëjtën orë (orën 10 a.m.) isha në një proces civil, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale. Bashkëlidha provat dhe kërkova shtyrjen e seancës. Askush nuk mund të jetë fizikisht në dy gjykata në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objektive, për gjykatën penale jo.

Sipas kolegëve të pranishëm në sallë, arsyeja e gjobës ishte “se unë duhej ta kisha njoftuar këtë konflikt që në seancën e kaluar”. Ndërkohë seancën e kaluar gjykata vendosi datën dhe orën pa pyetur asnjë avokat. Nuk u interesua nëse mbrojtësit kishin angazhime të tjera, por sot gjobit një prej tyre sepse nuk e paska njoftuar për një konflikt oraresh, që ajo vetë nuk u interesua kurrë as ta pyeste, as ta verifikonte.

Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë nuk do të jetë as e fundit, që kam kritikuar publikisht mënyrën se si po zhvillohet ky proces. Shpresoj sinqerisht që kjo gjobë të mos jetë një reagim ndaj këtyre qëndrimeve. Por nëse dikush beson se me një gjobë, me disa gjoba, me procedime administrative apo edhe penale mund të më bëjë të hesht, gabon. Kush më njeh, e di se nuk jam nga ata që zgjedh rehatinë në kurriz të padrejtësisë dhe është shumë vonë të filloj ta bëj tani.

Po bëhet e qartë çdo ditë e më shumë se në këtë proces edhe pse akoma në fillim, shumë nga argumentet tona, të refuzuara fillimisht, janë pranuar nga gjykata më të larta. Të njëjtin fat do kenë edhe shkelje të tjera përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shumë shpejt do të vihet zyrtarisht në lëvizje me kërkesën tonë. Kauza nuk është thjesht të fitojmë një proces, por nëpërmjet tij të ndërtojmë standarde më të mira kushtetuese dhe evropiane të drejtësisë.

Pikërisht për këto standarte do t’i drejtohem edhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Gjobitja e një avokati në krye të detyrës së tij nuk është një problem individual, por një precedent që prek lirinë dhe pavarësinë e profesionit të avokatit.

Nëse një gjykatë pretendon të diktojë mënyrën se si një avokat organizon veprimtarinë e tij profesionale dhe e ndëshkon kur ajo nuk përputhet me ritmin që gjykata imponon njëanshmërisht, atëherë nuk vihet në diskutim vetëm liria e avokatit, por vetë e drejta për një mbrojtje të pavarur.

Unë besoj në një drejtësi që pranon kondradiktoritetin, debatin, bashkëpunimin, mirëkuptimin institucional dhe e konsideron mbrojtjen një garanci kushtetuese, jo një pengesë procedurale.

Ndaj, as kjo gjobë dhe as ndonjë masë tjetër nuk do të më largojë nga kjo rrugë.

Pa avokatë të lirë nuk ka mbrojtje efektive, pa mbrojtje efektive nuk ka proces të rregullt dhe pa proces të rregullt nuk ka shtet të së drejtës.

The post Gjykata e gjobiti me 50 miijë  lekë për shkak të mungesës/ Reagon Plarent Ndreca: GJKKO imponoi njëanshmërisht ritmin, u cenua e drejta për mbrojtje të pavarur appeared first on Albeu.com.

Mungoi në gjyqin për Veliajn, Gjykata gjobit Plarent Ndrecën, caktohet një avokat kryesisht për kryebashkiakun e Tiranës
Gjykata vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një datë tjetër.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Gjykata vendosi ndaj avokatit Plarent Ndreca një gjobë 50 mijë lekë, sepse në seancën e kaluar ky i fundit nuk ka ngritur asnjë pretendim për datën e seancës së sotme. Gjykata vlerëson që sjellja e tij është bërë shkak për shtyrjen e seancës.

Sakaq, Gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht për Veliajn. Bëhet fjalë për Valentina Teodoreskun.

The post Mungoi në gjyqin për Veliajn, Gjykata gjobit Plarent Ndrecën, caktohet një avokat kryesisht për kryebashkiakun e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Këmbësorët në autostradë gjobiten me 10 mijë lekë, Rrugorja e Fierit: Kaloni vetëm në mbikalime
Policia Rrugore e Fierit po vijon mbikëqyrjen dhe kontrollet në akset rrugore, duke përdorur teknologjinë për të evidentuar kryesisht mënyrën se si këmbësorët respektojnë rregullat në rrugët kryesore interurbane. Këto masa synojnë forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Krahas kontrolleve, vëmendje i është kushtuar edhe ndërgjegjësimit të këmbësorëve për rëndësinë jetike të kalimit nëpër nënkalime dhe mbikalime.

Për shkak të parametrave teknikë të këtyre rrugëve dhe shpejtësisë së lejuar, përplasjet mund të sjellin pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e tyre.

Ndaj këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të vijojë vendosja e masave administrative. Policia Rrugore e Fierit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes dhe ta kalojnë rrugën vetëm në mbikalimet apo vendkalimet e përcaktuara.

Kursimi i pak sekondave nuk mund të ketë më shumë vlerë se jeta dhe siguria. Parandalimi i aksidenteve varet drejtpërdrejt nga respektimi i rregullave, i cili mbetet përgjegjësi e përbashkët.

Siguria rrugore nis nga secili prej nesh.

The post Këmbësorët në autostradë gjobiten me 10 mijë lekë, Rrugorja e Fierit: Kaloni vetëm në mbikalime appeared first on Albeu.com.

Mos procedoni studentët/ Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Jemi në protestë, kërkesat tona janë të qarta (VIDEO)
Teksa Kuvendi vijon punimet në seancën e radhës plenare, qytetarët protestojnë jashtë ambienteve të Parlamentit.

Ndërkohë, studentët kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të protestuar. Ata kanë një thirrje edhe për policinë, për të cilën theksojnë se veprojnë me dy standarde.

“Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qartë kërkesa. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, shprehen ata.

The post Mos procedoni studentët/ Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Jemi në protestë, kërkesat tona janë të qarta (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot se, 65 subjekte janë ndëshkuar deri tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër të masave që po ndërmerr Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, sa i takon respektimit të sigurisë teknike në kantiere.

Sipas njoftimit për medie, në territorin e bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi, prej të cilave 41 me leje nga KKT dhe 178 objekte me leje nga njësia vendore. Në përfundim të rikontrollit, proces që IKMT e kryen në bashkëpunim dhe koordinim me AZHT-në dhe IMT-të, në 45 kantiere ka rezultuar që nuk janë marrë masa, ndaj është proceduar me vendosjen e gjobave dhe pezullim të punimeve.

Në zonën e Golemit, pjesë e bashkisë së Kavajës janë verifikuar në total 73 subjekte, prej të cilave 4 me leje nga KKT dhe 69 me leje nga njësia vendore. Pas rikontrollit, 8 subjekte janë ndëshkuar me gjobë dhe vendim pezullim punimesh.

Kontrollet e IKMT-së kanë filluar edhe në territorin e bashkisë së Vlorës dhe asaj të Himarës. Në Vlorë deri tani janë inspektuar gjithsej 32 objekte ndërtimi, nga të cilat 11 objekte janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga bashkia Vlorë dhe 21 objekte me leje të miratuara nga KKT. Në 12 raste janë vendosur gjoba dhe marrë vendime për pezullim punimesh.

Në territorin e bashkisë Himarë rezultojnë gjithsej 71 subjekte të pajisura me leje të miratuara nga KKT, të cilat janë planifikuar për t’u inspektuar. Deri në këtë fazë janë inspektuar 14 subjekte.

Në bashkëpunim me AZHT-në dhe IMT e bashkisë Durrës, IKMT planifikon fillimin e procesit të verifikimit edhe në territorin e bashkisë së Durrësit.

Respektimi i detyrimeve ligjore për sigurinë teknike në kantiere mbetet një objektiv parësor i Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Në zbatim të planit të punës, kontrollet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin e vendit.

The post Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte appeared first on Albeu.com.

Parregullsi në matien e energjisë elektrike, Kosova paralajmëron gjoba për kompanitë përgjegjëse
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka paralajmëruar gjoba ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), si pronare dhe shfrytëzuese e njehsorëve elektrikë, pasi gjeti parregullsi në disa prej tyre.

MINTI tha se është bërë verifikimi i parë i njehsorëve, pas themelimit të komisionit ad hoc për verifikim, dhe është vërtetuar se njehsorët kanë qenë me afat të skaduar të vlefshmërisë, ka pasur devijime me orë dhe ditë, por “matja e energjisë elektrike kanë rezultuar të jetë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar”.

Verifikimi laboratorik u bë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të MINTI-t.

“Me të marrë raportin e gjetjeve, MINTI do të kërkojë zyrtarisht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për marrjen e masave konform devijimeve të konstatuara”, tha MINTI.

Ndërkaq, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut – që po ashtu funksionon në kuadër të MINTI-t – “do të shqiptojë gjoba ndëshkimore ndaj KEDS-it, si pronar dhe shfrytëzues i njehsorëve, për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të vlefshmërisë së njehsorëve”, u tha në njoftim.

MINTI tha se verifikimet e njehsorëve do të vazhdojnë, teksa komisioni ad hoc veçse ka tërhequr njehsorë elektrikë me orë tarifore të pasaktë.

Ora që shfaqet në njehsorët elektrikë të konsumatorëve në Kosovë është me rëndësi, pasi çmimi i rrymës është i ndryshëm, varësisht se kur shpenzohet.

Në Kosovë ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (këh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

Shqetësimet për devijime në njehsorë fillimisht u ngritën nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe media lokale, Nacionale, që publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në total – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

LDK-ja pretendon se qytetarët janë dëmtuar nga “një skemë e madhe mashtrimi”, meqë ata mund të kenë besuar se e kanë shpenzuar energjinë në orët kur zbatohet tarifa e ulët, por me dallimet në kohë ata kanë shpenzuar shumë më tepër.

Ndërkaq, KEDS-i gjatë një konference për media më 1 prill tha se mospërputhjet janë çështje teknike dhe jo manipulim. Sipas kompanisë për shpërndarjen e energjisë, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë – por, në rast të identifikimit të pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”.

ZRRE, ndërkaq, është zotuar se do të marrë masa në rast të konstatimit të gabimeve në funksionimin e njehsorëve elektrikë.

Debati për parregullsitë në njehsorë elektrikë vjen në kohën kur ZRRE-ja pritet që më 1 maj të shpallë tarifat e reja, që vlejnë deri më 31 mars. Shpallja e tyre ishte paraparë të bëhej më 1 prill, por u shty.

Disa operatorë energjetikë kanë kërkuar rritje të tarifave prej 20 për qind, por ende nuk është marrë ndonjë vendim./REL

The post Parregullsi në matien e energjisë elektrike, Kosova paralajmëron gjoba për kompanitë përgjegjëse appeared first on Albeu.com.

Gjobat nuk ndalen as në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen për deklarim të vonuar
Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e rasteve nuk e ka luksin që të rrijë kaq gjatë pa punë.

Administrata, Po! Ajo ia ka lënë vendin shtetit online dhe vetë pushon e udhëton.

Gjithsesi, shumë fundjava apo ditë pushimi zyrtare nuk kanë qenë të qeta këto kohë, ndonëse pothuajse të gjitha veprimet biznesi mund ti kryejë online.

Ndonjëherë nuk punon self-care, ndonënjëherë nuk ngarkon dot dokumentet për barrëlindjet apo raportet e punonjësve.

Një herë tjetër nuk merr dot nënshkrimin elektronik, që të bllokon tërësisht aktivitetin.

Këtë fundjavë të gjatë, bizneset po ankohen se po marrin gjoba për deklarim të vonuar, ndonëse afati është shtyrë automatikisht për shkak se e premtja dhe e hena ishin pushim.

Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse afati i deklarimit ose pagesës së taksave bie në një ditë pushimi zyrtar (ose fundjavë), afati shtyhet automatikisht në ditën e parë pasardhëse të punës.

Kjo do të thotë se nëse afati është të shtunën apo të dielën, kalon të hënën. Nëse është festë zyrtare kalon në ditën tjetër të punës. Nuk ka penalitete nëse veprimi kryhet në atë ditë të parë pune.

Ky është një parim i përgjithshëm procedural (zbatohet edhe në ligje të tjera administrative), që garanton që tatimpaguesit të mos penalizohen për ditë kur administrata nuk funksionon.

Megjithatë, bizneset u ankuan pranë Monitor se afati i deklarimit të sigurimeve për shkurtin ishte data 20 mars, që ishte pushim.

Edhe e hëna është pushim, kështu që afati shtyhet në datën 24, jo vetëm për dorëzimin, por edhe pagesën. Por subjektet raportojnë se atyre u janë shfaqur në sistem kamatëvonesat (shiko foton).

Mesa duket dhe vetë sistemi është “çakorduar” nga ditët e shumta të pushimit që ka pasur administrata.

Përvoja ka treguar gjithsesi, që kur ka pasur raste të tilla, gjobat janë fshirë automatikisht. Por, duhet të presim që administrata të kthehet në punë! /Monitor

The post Gjobat nuk ndalen as në ditët e pushimit, bizneset ankohen se ndëshkohen për deklarim të vonuar appeared first on Albeu.com.

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim
Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin noterial në mbarë vendin.

Konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2025 kur ai sapo kishte marrë detyrën, janë kryer 22 inspektime të plota ndaj noterëve, nisur edhe nga ankesat që kanë mbërritur prej qytetarëve, por edhe nga raportime të ndryshme mediatike.

Në përfundim të këtyre inspektimeve, rezulton se ka pasur 12 penalitete, përfshi edhe heqje të licencës.

Ndaj 6 noterëve është lëshuar masa “vërejtje me paralajmërim për heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit”.

Frida Muçmatajt dhe Valentin Lleshit iu është hequr licenca, pasi edhe pse kishin mbushur moshën ligjore të daljes në pension ata vijonin ende të ushtronin profesionin e noterit.

Krahas masave disiplinore dhe heqjes se licencës, janë vendosur gjithashtu edhe disa gjoba me vlerë rreth 6 milionë lekë të vjetra për shkelje të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, edhe në nisje të vitit 2026, ka urdhëruar inspektime të tjera për shërbimin noterial.

Rastet janë ende në proces dhe rezultatet pritet të komunikohen në muajt e ardhshëm.

Roli i Ministrisë së Drejtësisë si organ mbikëqyrës dhe kontrollues i sistemit noterial në vend, konsiston në monitorimin nga pikëpamja ligjore e veprimtarisë së noterëve, në mënyrë që ai të jetë në koherencë me nevojat e shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë së lirë, si dhe në menaxhimin në mënyrë racionale e transparente të ushtrimit të një funksioni publik nga ana e profesionistëve privatë. Besueshmëria, transparenca dhe eficenca janë në themel të këtij profesioni.

The post Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim appeared first on Albeu.com.

Festë dhe gjoba/ Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, procedohen tre persona dhe u bllokohen mjetet
Tre persona janë ndaluar nga policia dhe u janë bllokuar automjetet, pasi kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi:

Kryen manorva të gabuara, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, ndëshkohen me masa administrative 3 shtetas.

Gjithashtu, u bllokohen edhe 3 automjetet e tyre.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa akse të kryeqytetit, konstatuan tek Bulevardi i Ri, tre automjete që po kryenin manovra të gabuara në rrugë, duke krijuar situata të rrezikshme për qarkullimin.

Menjëherë, efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale.

Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor.

Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe çdo veprim që cenon sigurinë publike. Çdo shkelje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës do të ndëshkohet me masa të rrepta, sipas ligjit.

The post Festë dhe gjoba/ Kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, procedohen tre persona dhe u bllokohen mjetet appeared first on Albeu.com.