gjnd Archives - Albeu.com

Kurti: Vendimi i GJND-së i mbylli njëherë e mirë kontestimet mbi shtetësinë e Kosovës
<html><head></head><body>

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kujtuar sot ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinionin e saj këshillues, duke e vlerësuar si një pikë kyçe në rrugëtimin shtetëror të Kosovës.

Sipas tij, me atë akt u vulos fakti që shpallja e pavarësisë nuk përbënte shkelje të normave ndërkombëtare. Kjo, theksoi Kurti, iu dha fund përpjekjeve ligjore për të vënë në dyshim shtetësinë dhe e forcoi më tej pozitën e vendit në planin ndërkombëtar.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ai shkroi se opinioni këshillues hodhi poshtë një nga argumentet juridike më të përdorura kundër pavarësisë dhe mëvetësisë së Kosovës. Kurti nënvizoi se ai riafirmoi një parim me rëndësi botërore: e drejta ndërkombëtare nuk është instrument për të përjetësuar padrejtësi, por një hapësirë ku mund të gjejnë zbatim paqja, liria dhe vetëvendosja demokratike.

“Kur drejtësia interpretohet me ndershmëri, ajo nuk qëndron para lirisë si pengesë, por bëhet mburojë e saj”, shkroi më tej kreu i ekzekutivit në detyrë. Ai shtoi se për Kosovën, ky vendim përforcoi bazamentin e sovranitetit ndërkombëtar, ndërsa për komunitetin e shteteve solli një sqarim thelbësor: shpalljet e pavarësisë si të tilla nuk janë të ndaluara dhe secili rast do të analizohet mbi rrethanat dhe normat përkatëse.

Kryeministri theksoi gjithashtu se trashëgimia e këtij opinioni nuk ruhet vetëm përmes përkujtimit. “Ajo duhet të justifikohet çdo ditë, me institucione që funksionojnë, me sundim të ligjit dhe një Republikë që legjitimitetin e vet e forcon përmes punës, zhvillimit dhe përgjegjshmërisë”, përfundoi Kurti.

Në fund të kumtesës së tij, kryeministri në detyrë kujtoi edhe figurën e gjyqtarit Hisashi Owada, i cili drejtonte Gjykatën në atë kohë. Vitin e kaluar, profesor Owada u nderua nga Universiteti i Prishtinës me titullin “Doctor Honoris Causa”, në shenjë mirënjohjeje për karrierën e tij të gjatë në shërbim të drejtësisë globale dhe paqes.

</body></html>

The post Kurti: Vendimi i GJND-së i mbylli njëherë e mirë kontestimet mbi shtetësinë e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Osmani sjell në kujtesë fitoren në Hagë: Publikon imazhe nga vendimi i GJND-së për Kosovën
<html><head></head><body>

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka risjellë në vëmendje 22 korrikun e vitit 2010, një ditë simbolike kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një postim të shoqëruar me foto nga ajo kohë në rrjetet sociale, Osmani e përshkroi atë si çastin kur Serbia pësoi disfatë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“22 Korrik 2010, Hagë. Mirënjohje për të gjithë ekipin me të cilin punuam bashkë për këtë rezultat historik për Republikën tonë”, shprehet ajo në mesazhin e saj, ndërsa ka ndarë edhe pamje nga Haga për të rikujtuar opinionin këshillues që mbetet një gur themeli në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

</body></html>

The post Osmani sjell në kujtesë fitoren në Hagë: Publikon imazhe nga vendimi i GJND-së për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Haxhiu: Vendimi i GJND-së, shtylla kryesore e njohjes ndërkombëtare të Kosovës
<html><head></head><body>

Albulena Haxhiu, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, ka evokuar sot 16-vjetorin e opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili vlerësoi se shpallja e pavarësisë së vendit nuk cenonte të drejtën ndërkombëtare.

Sipas saj, ky akt juridik i vitit 2010 përbën një pikë kyçe diplomatike dhe ligjore për Kosovën, duke i dhënë asaj mbështetje të fuqishme në skenën globale.

Deklarata e plotë e Haxhiut:

Sot bëhen 16 vjet nga momenti kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinionin e saj këshillimor në mbështetje të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më 22 korrik 2010, kjo gjykatë hodhi poshtë akuzat se Deklarata e Pavarësisë, e miratuar më 17 shkurt 2008, kishte shkelur parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke konstatuar se ajo nuk binte ndesh me normat universale.

Ky opinion erdhi si pasojë e një kërkese të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila kërkoi një vlerësim mbi ligjshmërinë e pavarësisë. Vendimi i Gjykatës shënoi një etapë me rëndësi të madhe juridike dhe diplomatike, duke konsoliduar pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe duke u bërë një platformë thelbësore për valën e njohjeve që erdhën më pas nga një numër i madh vendesh.

Edhe pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, opinioni i 22 korrikut 2010 qëndron si një nga shtyllat themelore të legjitimitetit ndërkombëtar të shtetësisë kosovare dhe një pikë referimi thelbësore në forcimin e subjektivitetit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

</body></html>

The post Haxhiu: Vendimi i GJND-së, shtylla kryesore e njohjes ndërkombëtare të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Lufta/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin që të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah në Gazën jugore. Sipas GJND-së, Izraeli duhet të ndalë edhe çdo veprim tjetër në Rafah, që mund të përkeqësojë jetesën e palestinezëve në Rafah të Gazës, si edhe të hapë kalimin në Rafah për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.

Vendimi u mor nga një panel prej 15 gjyqtarësh nga e mbarë bota, me 13 vota pro dhe dy kundër. Gjyqtari nga Uganda dhe ai nga Izraeli votuan kundër vendimit. Gjykata tha se Izraeli duhet t’iu ofrojë qasje hetuesve në Rafah dhe të raportojnë brenda një muaji për përparimin e bërë.

Vendimi vjen pasi Afrika e Jugut i kishte kërkuar GJND-së që ta urdhëronte Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah, duke thënë Izraeli po kryen gjenocid dhe se po kërcënon mbijetesën e popullit palestinez.

Izraeli e ka bërë të ditur tashmë se, nëse Gjykata do ta urdhëronte të pushonte ofensivën, nuk do të respektonte urdhrin. Madje pas vendimit, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në qendër të Rafahut. Kryeministri Izraelit do të ketë një komunikim urgjent me ministrat e kabinetit të luftës.

Çfarë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?

GJND-ja, që njihet edhe si Gjykata Botërore, është organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në vitin 1945 për të trajtuar mosmarrëveshjet midis shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), gjithashtu në Hagë, e cila trajton rastet e krimeve të luftës kundër individëve.

Kolegji prej 15 gjyqtarësh i GJND-së merret me mosmarrëveshjet kufitare dhe gjithnjë e më shumë çështje të ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të Traktatit të OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund t’i japë një urdhër një shteti, por nuk e detyron dot atë që ta zbatojë.

The post Lufta/ Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah appeared first on Albeu.com.

GJND refuzon kërkesën që Gjermania të ndalë ndihmën për Izraelin
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Nikaraguas që Gjermania të urdhërohet që të ndalojë ndihmën ushtarake dhe ndihmën tjetër për Izraelin dhe të rinisë financimin për agjencinë e OKB-së për ndihmë në Gazë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se kushtet ligjore për të lëshuar një urdhër të tillë nuk u plotësuan, prandaj kërkesa u refuzua me 15 vota për dhe një kundër.

“Bazuar në informacionin faktik dhe argumentet ligjore të paraqitura nga palët, gjykata vjen në përfundim se rrethanat për të ushtruar një fuqi të tillë për ndërmarrjen e masave të përkohshme nuk janë plotësuar”, tha presidenti i GJND-së, Nawaf Salam.

Megjithatë, paneli prej 16 gjyqtarësh nuk e hodhi poshtë të gjithë rastin, që nënkupton se rasti do të vazhdojë të trajtohet në seancat dëgjimore.

Salam tha se gjykata “vazhdon të jetë thellësisht e shqetësuar me kushtet katastrofale të jetesës së palestinezëve në Rripin e Gazës, veçmas sa i përket privimit të gjerë nga ushqimi dhe kushteve të tjera elementare”.

Gjatë seanca dëgjimore, Gjermania ka argumentuar se pothuajse nuk ka eksportuar armë në Izrael që kur Izraeli nisi ofensivën në Gazë, pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit më 7 tetor.

Nikaragua, një aleate e kamotshme e palestinezëve, pretendoi se Gjermania po mundëson që të kryhet gjenocid duke dërguar armë dhe mbështetje tjetër për Izraelin.

Vendimi i GJND-së ka të bëjë vetëm me urdhrat paraprak në këtë rast, i cili me gjasë do të marrë vite kohë që të zgjidhet.

Gjermania mohon pretendimet e ngritura nga Nikaragua.

Izraeli, që nuk është palë në rastin mes Nikaraguas dhe Gjermanisë, mohon fuqishëm se sulmi i tij në Gazë përbën akt të gjenocidit dhe insiston se po vepron në vetëmbrojtje.

Rasti i ngritur nga Nikaragua është beteja e fundit ligjore, e ngritur nga një shtet që ka lidhje historike me popullin palestinez, rast që synon të ndalë ofensivën e Izraelit.

Vitin e kaluar, Afrika e Jugut në këtë gjykatë e akuzoi Izraelin për gjenocid.

Rasti në GJND vjen në kohën kur aleatët e Izraelit po përballet me thirrjet që të mos e furnizojnë me armë këtë shtet.

Gjatë një seance dëgjimore në herët gjatë këtij muaji, ambasadori i Nikaraguas në Holandë, Carlos Jose Arguello Gomez, tha se “Gjermania po dështon që të respektojë obligimet e saj që të parandalojë gjenocidin dhe të sigurohet që po respektohet ligji humanitar ndërkombëtar”.

Nikaragua po ashtu dëshiron që Gjermania të rinisë fondet për agjencinë e OKB-së për ndihmë në Gazë.

Ekipi ligjor i Gjermanisë ka argumentuar se pretendimi i Nikaraguas “nuk është i bazuar në fakte apo ligje”.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli thotë se grupi radikal palestinezë ende po mban afër 100 pengje, përfshirë mbetjet mortore të më shumë se 30 personave.

Ofensiva izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Lufta ka detyruar 80 për qind të popullatës së Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe ka shtyrë banorë në veri të enklavës buzë urisë.

The post GJND refuzon kërkesën që Gjermania të ndalë ndihmën për Izraelin appeared first on Albeu.com.

Mosmarrëveshjet për detin, refuzohet njohja e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Dy vendet afrikane, Kenia dhe Somalia janë duke provokuar një precedent me pasoja lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit.

Sipas mediave atje, së fundmi, gjykata ka dhënë mendimin e vet për një ankesë të vitit 2014 nga Somalia për një zonë të diskutuear detare në Oqeanin Indian e cila është administruar tradicionalisht nga Kenia dhe mendohet se ka pasuri hodrokarbures.

Pas vendimit presidenti kenian, Uhuru Kenyatta ka refuzuar zbatimin e tij duke cilësuar se gjykata ka shqyrtuar një çështje jashtë juridiksionit pasi në mungesë të një kufiri ajo ka vijëzuar një të tillë.

Duket se në këtë rast nuk kemi me arbitrazh por me gjykim që po refuzohet. Sipërfaqja në diskutim është 100 mijë km2 dhe pretendohet nga të dyja palët.

Situata na sjell ndërmend problemin tonë me Greqinë në detin Jon dhe ky precedent nuk përjashtohet që të ndiqet nga të tjera në një botë që jo vetëm po konteston rendin ndërkombëtër, por po vë në pikëpyetje institucionet e tij./albeu.com

The post Mosmarrëveshjet për detin, refuzohet njohja e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë appeared first on Albeu.com.